Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - KURTHI  I MĖNDAFSHTĖ I DASHURISĖ

Shkruan: Pėrparim HYSI

      

KURTHI  I MĖNDAFSHTĖ I DASHURISĖ

Tregim

 

       Por kot nuk thonė: dashuria nuk ka moshė. Dhe kėshtu ndodhi me tė vėrtetė. Rashė nė dashuri si njė vajzė adoleshente. Dhe ai qe moshatar. Ne qemė tė dy si fajtorė pa faj.

  

 

 

            Unė qė po tregoj kėtė histori, jam Rozi. Emėri im i plotė ėshtė Rozeta, por shkurt mė thėrresin Rozi. Por pėr ē'do tregoj, nuk ka rėndėsi fare as emėri (i gjatė apo i shkurtėr) dhe as mbiemėri. Tek zė tė rrėfej,  e ndiej njė lloj pėrskuqje mbi fytyrė, se nuk ėshtė dhe aq lehtė qė tė heqėsh petėt e njė lakrori tė tillė. Shkurt: sado mezogrua, kam rėnė nė dashuri. Natyrisht, kushdo qė mė njeh, do zėrė e kushedi se  ē'thashethem do tjerrė mbi shtėllungėn e vėnė mbi furkė. Por unė nuk stepem: i kam marr parasysh tė gjitha. As qė mė shkonte nė mendje qė do ribija nė dashuri. Kur them  do ribija, kuptohet qė unė e kam kaluar me kohė Rubikonin. Me dashuri e mora timshoq dhe  kemi bėrė dy fėmijė: ēupė e djalė qė, tani, kanė krijuar familjet e tyre. Nuk ėshtė hiē e morlashme qė nė kėtė moshėn time (gati pėr tė dalė nė pension), rashė nė kurthin e mėndfashtė tė dashurisė. Rashė dhe shkoi e vate. Nuk e kuptoj dot se si ndodhi.

            Me timshoq kemi  shkuar mirė dhe kurrė nuk jemi grindur. Vaj fare jo (se ku ka shtėpi pa "sherre" tė vogėla?), por e kam fjalėn kurrė nuk kemi patur zėnka nga ato qė shkaktojnė ftohje mes ēiftesh apo dhe ca mė keq: ndarje. Imshoq ėshtė i butė  si njė qingj dhe, nė ka vend pėr "mėkate, po tė shprehem kėshtu, mėkatarja jam unė. Ai kurrė nuk ma ka prishur qejfin dhe unė, siē duket, ngopur nga ky trajtim kaq familjar, duket u "vela" dhe po  kėrkoja "mera" tjetėr pėr kullotė. Kėshtu duhet tė jetė, patjetėr. Nuk kam se si  i vė faj atij. Por, nė fund tė fundit, a jam fajtore vėrtet?

 

                                                       *      *    *   

            As do mė shkonte nė mendje se do ndodhte kjo tronditje familjare nė njė moshė si imja? Por kot nuk thonė: dashuria nuk ka moshė. Dhe kėshtu ndodhi me tė vėrtetė. Rashė nė dashuri si njė vajzė adoleshente. Dhe ai qe moshatar. Ne qemė tė dy si fajtorė pa faj. Pa menduar se i bėj qejfin vetes, ende mbahem mirė. Ende i shoh ata sy qė mė ndjekin. Nuk kam rendur shumė pas kozmetikės dhe fytyra ruan po atė freski qė nuk u ka lėnė vend rrudhave. Jam si njė tokė e shėndoshė qė, ende, ka nevojė pėr plug. Kėtė "tokė e shėndoshė qė ka nevojė pėr plug", ma  tha  ai. Eh, se si ėshtė nga goja! Brisk! E thotė fjalėn dhe ja tek tė ngulet si ato peronat nė mur. Jo. Nuk ėshtė nga ata qė tė vardiset dhe tė lehė si ato konet: ham-ham. Ėshtė i kursyer, por...

 

 

 

            Me profesion dhe ai, si unė, ėshtė mėsues. Jemi tė njė dege. Tha ai, kur qemė nė njė seminar kombėtar: - Mua dhe ty (pra,e kish pėr mua, Rozin, fjalėn) na ka bashkuar "kėnga popullore". Ju kujtohet qė qe njė grup muzikor "Na bashkoi kėnga popullore", kėshtu dhe mua me atė. Se dhe kjo historia e dashurisė qė po e tregoj, ėshtė pak e lashtė. Po pse po e kujtoj atė, seminarin? Se aty lindi dhe  shkėndija qė u zhndrrua nė zjarr dashurie. Seminari zhvillohej nė njė nga auditoret e institutit "Aleksandėr Xhuvani" (tani quhet universitet), por unė dua tė jem e sinqertė, tek tregoj.  Seminari zhvillohej pėr normat e drejtshkrimit nė punėt me shkrim nė shkollė. Do diskutohej, nė do qėndronin ashtu  siē  ishin botuar apo kish nevojė pėr korrigjime. Seminarin e drejtonte njė specialist profesionist  jo vetėm njohės i mirė i lėndės, por me shumė autoritet. Autoritet qė e kish fituar me punė Me njė punė skrupuloze. Dhe kish njė pėrkim: inspektori i ministrisė kish qenė shok shkolle (bėhet fjalė pėr shkollėn e mesme)  me kėtė "kolegun" tim. Kėtė pra me tė cilin mė zuri qymyri. As mos qeshni fare. Nodhi si vetvetiu. Po nuk kishte se si mos ndodhte? Se desh e humba fillin. Tek seminari qė e drejtonte ai ish-shoku i shkollės sė kolegut tim. Kishin vjete pa u parė me njėri - tjetrin dhe, ndėrsa ky "imi" (sa mė pėlqen ky pronori imi, kur  e pėrdor pėr atė!), e mbante mend mirė, ky, bėrė i madh tani, as qė e kujtonte. Sidoqoftė, ky "imi" as qė tentoi t'i kujtonte shoqėrinė e vjetėr. Fare, fare. Tek ma tregonte kėtė njohje qė kishte "vdekur", unė fillova ta shikoja me njė sy tjetėr. Qe krenar dhe nuk ia kishte kujt as pėr pesė. E vėreja kėtė tipar tė tij dhe me mendje shkova tek ai "qingji" im qė e kisha lėnė nė shtėpi. Mosprishėsqejf dhe as qė e bėnte qejfin qeder. Thosha (po me vete, sigurisht, se nuk qeshė cipėplasur unė!), po sikur  tė kisha kėtė "krenarin" pėr short, ashtu do mė kish shkuar kungulli mbi ujė? Tek po sillja dhe pėrqasja kėta dy tipa (ne kishim dalė nė pushimin e parė tė seminarit qė vazhdonte  dy ditė), ndiej qė dikush qė e njihte ta pyeste kėtė kolegun tim:

            - Po ja ti, Adhurim (se Adhurim e quajnė,de!) , ē'mendim ke pėr kėtė seminarin? Dhe Adhurimi (po ku ia bėnte syri tėrr atij) fare pa teklif, megjithėse pa qė eprori nga ministria qe nė atė grupin nga vinte pyetja, ia priti, si me kėngė:

            Kemi patur njė kėngėtar nė fshat qė kėndonte: "Njė behar tė tėrė/ Unė pėr ty punova/ Sandale kėrkove/ sandale tė solla... Grupi shpėrtheu me tė qeshura, por inspektori (ish-shoku, pra), u bė dhe mė tepėr serioz dhe me njė zė autoritar prej zyrtari, iu drejtua:

            - Ju, shok, nga cili rreth vini?  

            Unė u skuqa sikur kjo pyetje tė mė ishte bėrė mua. Por Adhurimi... e po ku pyeste ai?

            - Se nga jam unė, nuk ėshtė vendi pėr ta thėnė.

            - Siiiiiiiiiiiiiiiiii?- gjėmoi inspektori. Tė bėra njė pyetje dhe ti duhet qė tė pėrgjigjesh.

            Dikush pėr t'i ardhur nė ndihmė kolegut tim, ndėrhyri:

            - Shoku Agim, nuk rri dot ai pa bėrė shaka. Mirėpo kjo ndėrhyrje, nė vend qė ta shuante atė atmosferė gati prej zjarri, bėri efekt tė kundėrt. Qe Adhurimi qė i hodhi benzinė zjarrit: - Vėrtet qė unė di tė bėj dhe shaka, kur vendi ėshtė pėr shaka, por di dhe tė bėj dhe biseda akademike aty ku ėshtė vendi dhe jo shesheve ku njerėzit dalin sa pėr t'u ēlodhur.

            Inspektori sikur u kthiell dhe zu ta shikonte thellė atė "timin". Bobo, - mendova. Kaq e pati ky "imi". Sa tė mbėrrijė nė Fier dhe prapa e ka mandatėn.  Pushimi nuk zgjati shumė dhe po futeshim nė auditor. Aty secili nga rrethi do diksutonte. Pėr rrethin tonė, do fliste Adhurimi.

            Sa u ulėm, filluan dhe diskutimet. Folėn disa qė qenė dhe mė tė moshuar se sa ne. Pas nja tre-katėr diksutantėve, u ngrit Adhurimi.

            - Unė vij nga Fieri, quhem Adhurim....

            Ti, - e ndėrpreu inspektori,- je Adhurimi dhe nuk mė thua. Po ne kemi ngrėnė bukė nė njė konvikt..

            - Po pse do tė thosha? - vazhdoi Adhurimi. Jeta na ka degėdisur larg: ndėrsa ti ke arritur apogjeun, unė larg e larg nga qyteti, si shterpari i Naimit. Auditori, pėr njė ēast "shkriu" nga kjo batutė e Adhurimit, por ai vazhdoi: - I dėgjova kolegėt qė folėn pėr normat dhe ja tek e them fare hapur: jam kundra me kėto vlerėsime. Si  ka mundėsi,- vazhdoi ai tė mbronte fjalėn e vetė,- qė nxėnėsi nė diktim mund tė marrė notėn dhjetė kur tė mos bėjė asnjė gabim? Po e theksoj: asnjė gabim! Unė propozoj: ma jipni tekstin e njė diktimi dhe do t'jua lexoj juve pjesėmarrėsve, me hapat e breshkės, dhe, po qėlloi qė ndonjėri nga ju nuk do bėjė asnjė gabim, unė me shpenzimet e mia do t'i heq drekė mu tek "Turizimi". Auditori ra pėrmbys dhe inspektori nuk e mbajti tė qeshurit. Sa i zoti qė m'u duk Adhurimi! Qė aty fillova qė ta dua. E harrova atė "qingjin" qė kisha lėnė nė Fier. Ai mė dukje i ftohtė- akull, ky "imi" shpuzė. Pse kot i priste gjuha hekur? Aq e humba pusullėn pas tij, sa harrova fare pėr seminarin. Veē njė gjė e mbaj mend mirė: pėr normat pati koefiēent korregjimi. Dhe kjo u arrit nga guximi i Adhurimit. Dhe njė gjė tjetėr: kur mbaroi seminari, pashė inspektorin me Adhurimin qė shkuan pėr kafe. Unė  prisja,  se me tė dhe do ktheheshim nga kishim ardhur. E pyeta:- Po si arrite ta bėsh pėr kafe, atė, inspektorin? Ai mė tha: - Dėgjo, Rozi! Nė jetė dhe nė punė duhet tė ruhesh vetėm nga i paafti. I afti (inspektor Agimi ėshtė nga mė tė aftėt qė ka ministria) kurrė nuk tė hyn nė hak. Tė vlerėson ashtu siē je. I paafti ta bėn kurrizin vrimė. Sa m'u bė qejfi qė dhe nė kėtė "ndeshje", ky "imi" (kėshtu e quaja tanimė, sado qė nuk i kishim kėmbyer "kredencialet), doli faqebardhė. Mezi prisja qė tė merrnim rrugėn pėr nė qytetin tonė. Hipėm nė tren. Fati i madh qe, qė, ndryshe nga zakonisht, me kėtė tren tė mbasiditės nga Elbasani nė Tiranė, nuk kishte shumė njerėz. Qenė ata vagonat polakė qė nė njė gabinė uleshin tetė veta. Qėlloi qė qemė vetėm. Mua mė kish "zėnė" tanimė, por u hoqa si "qoti": gjasme e lodhur nga seminari dhe mbėshetta kokėn mbi atė "trapezkėn" e gabinės. Ai, "imi", qe pėrballė. Kokėn mbi atė "trapezkėn", por mezi prisja "sulmin". Tani do tė shoh,- thosha,- se nuk jam ai, inspektori unė. Nuk zgjati shumė hamendėsia ime, se... epo, pėr ē' t'ju betohem, pa thėnė as edhe njė fjalė, tak mė kapi kokėn, ma tėrhoqi drejt tij dhe, pa pyetur fare, mė puthi.  Moj mama, - sa nuk thirra,- moj mama! Po ky dika qė tė puth dhe jo ai "qingji" qė kam nė shtėpi. Kėshtu thashė, po atij,"timit" iu lėshova: - Po ti, - i them,- mos mė pandehe si ato normat e drejtshkrimit qė kanė nevojė pėr korregjim?! I thashė kėshtu pėr ta vėnė nėn presion, po pyeste ai? Nė vend tė stepej, mė tha ato fjalėt qė lakova mė lart: - Ti je tokė e papunuar qė ke nevojė pėr plug! Kėsaj i thonė: me inat i fola, me inat m'u pėrgjigj. Epo  dhe mua, sikur nuk po mė haheshin hudhėrat! E shkurt: rashė brenda, e tėra. Mandej, kjo "betejė" vazhdoi gjatė. Vazhdoi gjatė, por sipas atij "avazit": vraj  e pri, po gjak mis nxirr! Unė po u fanepsa fare pas tij. Ai,"qingji" qė kisha nė shtėpi, mė dukesh si ata shqerrat qė i ka zėnė purtha, kurse ky, si njė dash qė dinte ta tundėte kėmborėn. Sa trim dhe i gojės qė qe, aq dhe i nxehtė nė ato "punėt e rėnda". Tek unė, sikur kish filluar njė rinim i dytė. Mė tha njė ditė (ky,"imi", de): - Dėgjo Rozi, ti sikur je zėnė nė njė ēaire me jonxhė. Se jonxhėn,- tha, - sa mė tepėr ta korrėsh, aq mė shumė jeshilon. Tė tėra analogjitė i bėnte me shėmbuj nga fshati. Kur ia them kėtė, thotė: - Po qyteti a nuk ka ardhur nga fshati? Dhe unė qė dua tė hahem me fjalė me tė. Hahem nuk hahem, por nga ai nuk ndahem. Kurdoherė ėshtė pranė meje. Aq jam i "lidhur" me tė, sa "qingji" ka harruar tė blegėrijė. Se ky, "qingji" dhe kur qe nė vaktin e tij djaloshar, "blegėrinte" kur e ndillja unė, kurse ky, tjetri, ka nevojė pėr fre. Ja, kėshtu ka ndodhur dhe, pasi ju tregova pėr kėtė dashurinė time nė moshė pak tė vonė, duket sikur  tė kem hequr njė peshė tė madhe. Kjo peshė e madhe qė vetėm mėkat nuk ėshtė. Ėshtė i mėndafshtė kurthi i dashurisė. I butė si kadife. Kadifesė nuk i ngjiten qimet! E kush nuk ra  nė kėtė kurth?!...

 

            * me shumė abnegacion pėr mikun tim tė mirė,  tė ndjerin AGIM  SINANI! Nė gjithė kohėn e gjatė si inspektor nė ministri, ka lėnė gjurma me vlerė tė pakompensueshme.

 

            Tiranė, 6 tetor 2014