Cili ėshtė qėllimi juaj nė jetė?
Ēfarė shpresoni tė arrini me jetėn tuaj?
Ēfarė shikoni si rezultat pėrfundimtar tė jetės suaj?
Mendoni pėr njė ēast pėr synimet dhe shpresat tuaja. A janė
ato tuajat apo janė rezultat i atyre ēfarė presin tė tjerėt nga ju? Nė qoftė
se nuk janė tuajat, a mos janė rezultat i programimit nga agjensi jashtė
vetes tuaj si prindėrit, institucionet fetare dhe arsimore, miqtė, mėsuesit,
qeveria ose media? A mos programimi qė ju kanė bėrė ata, ju ka futur nė njė
rrugė tė ndryshme nga ajo qė do tė dėshironit tė ishit?
Vlerėsoni tani ato qė bėni dhe ēfarė ju ndodh pėr
shkak tė veprimeve tuaja aktuale. Kėto veprime i ēojnė mė tej apo i pengojnė
synimet e jetės tuaj? Ju jeni bekuar me dhuratėn e vullnetit tė lirė.
Modelet e pėrcaktuara nga njerėz tė tjerė vetėm se ndėrhyjnė nė kėtė
vullnet. Programimi juaj i shkuar influencon mbi sistemet tuaja tė besimit
ēfarė jeni ju, kush jeni ju. Besimet, kornizat e referimit me tė cilat
jetoni, vijnė nga figura autoritare dhe bazohen nė besimin ndaj kėtyre
figurave, tė cilėt nė pėrgjithėsi janė prindėrit tuaj. Pėrderisa njė besim
ju lejon ju qė tė pranoni vetėm atė informacion qė mbėshtet atė besim dhe qė
bėn qė ju tė mos pranoni informacionin qė bie nė kundėrshtim me tė, pranimi
i besimeve tė programuara nga tė tjerėt do tė thotė heqje dorė nga vullneti
i lirė. Sepse, nė qoftė se ju pranoni vetėm informacionin qė mbėshtet
besimin tuaj dhe, nė qoftė se ky besim ėshtė formuar nga njė individ tjetėr,
atėherė nuk jeni ju qė krijoni realitetin tuaj, por ėshtė, nė fakt, personi
qė ka instaluar atė besim te ju.
Nė qoftė se jeta juaj dhe stili i jetės suaj janė
ashtu siē do t'i dėshironit ju tė ishin, atėherė programimi i shkuar i juaj
ka qėnė i mirė pėr ju dhe ju nuk do tė dėshironit ta ndryshonit. Mendoni pėr
njė ēast. A jeni i kėnaqur me pozicionin aktual tė jetės suaj? Merrni nė
konsideratė pikėt pozitive, gjėrat e mira nė jetėn tuaj. Tani merrni nė
konsideratė pikėt negative, gjėrat e kėqija nė jetėn tuaj. (Nė fakt gjėrat
thjesht ekzistojnė, nuk ka nė tė vėrtetė gjėra tė mira dhe tė kėqija; ato
janė gjėra qė ekzistojnė. Ato bėhen tė mira ose tė kėqija nga raportet qė
kanė me ju. Ėshtė perspektiva juaj, qėndrimi juaj, pikėpamja juaj qė i bėn
tė mira ose tė kėqija. Zjarri ėshtė i mirė kur me tė gatuan ushqimin tuaj,
por ėshtė i tmerrshėm kur ju djeg shtėpinė. Shiu ėshtė i mrekullueshėm pėr
fermerin, por i tmerrshėm pėr njė gjynahqar tė cilin e ka mbėrthyer nė rrugė
pa ēadėr). Por ē'mund tė na thoni pėr pikėt tuaja pozitive dhe negative?
Keni mė shumė tė mira apo tė kėqija? Shikojeni jetėn tuaj aktuale sa mė
objektivisht. Ē'mendim keni pėr jetėn tuaj aktuale? Pra, ne flasim kėtu pėr
egon e jetės dhe egon individuale. Egua juaj individuale ėshtė opinioni juaj
pėr veten tuaj kurse egua e jetės ėshtė opinioni mbi jetėn tuaj aktuale.
Nė qoftė se nuk jeni i kėnaqur me jetėn tuaj, nė
qoftė se mendimi juaj pėr tė ėshtė negativ, atėherė, ka mundėsi qė njė nga
arsyet tė jetė programimi juaj i shkuar. Le tė shohim nė se mund t'i thyejmė
barrierat qė ju mbajnė ju nė atė pozicion. Le tė zbulojmė nė se mund tė
bėheni mė i ndėrgjegjshėm pėr personin qė mund tė jeni, pėr personin siē do
tė dėshironit tė ishit. Hapi i parė ėshtė tė fshini programimin e shkuar,
modeluar nga tė tjerėt. Hapi i dytė ėshtė tė riprogramoni veten tuaj sipas
synimeve tuaja.

Programimi i shkuar ėshtė si njė digė qė nuk lejon
rrjedhjen e lirė tė rrymės sė jetės suaj. Ashtu siē programohet
(kontrollohet) njė lumė me anėn e njė dige, ndėrtuar nga agjensi tė jashtme
pėr tė drejtuar energjitė e lumit sipas interesit te tyre, ashtu, kėto
agjensi, ju drejtojnė dhe ju kontrollojnė nėpėrmjet programimit.
Pėr tė hequr qafe programimin e shkuar dhe tė
padėshiruar, uluni nė njė vend tė rehatshėm, qetėsohuni plotėsisht duke
shkarkuar trurin nga ēdo mendim tjetėr, dhe pėrfytyroni digėn si njė bllokim
i programuar. Pėrfytyroni sikur diga pėrfaqėson tė gjitha ato besime qė ju
pengojnė ju nė arritjen e atyre gjėrave qė doni tė arrini. Ēlirojeni kėtė
masė uji duke pėrfytyruar ēarjen dhe prishjen e digės. Pėrfytyroni se si
rrjedh uji lirshėm duke u kthyer nė njė lumė tė zakonshėm. Uji qė rrjedh
lirshėm pėrfaqėson mendimet tuaja, mendjen tuaj. Mendimet tuaja, qė tashmė,
pas drejtimit qė u jepni ju, rrjedhin lirshėm, ju lejojnė ju papritur qė tė
jeni nė kontroll. Ju mund tė mos jeni nė gjendje tė kontrolloni ato besime
tė cilat ju i mendoni si absolute, por ju mund tė kontrolloni besimet kur ju
e kuptoni se keni aftėsinė pėr ta bėrė kėtė, thjesht duke i drejtuar ato (si
ujin). Mendja juaj do tė jetė nėn kontrollin tuaj. Agjensitė e jashtme do tė
bėjnė sugjerime, por tashmė ju vetė vendosni nė duhet pranuar ose refuzuar
njė programim i ardhshėm.
Pas pėrfytyrimit, vendosni pėr njė ndryshim qė
doni tė bėni nė jetėn tuaj. Por fillimisht bėni njė pakt me veten tuaj
lidhur me pėrpjekjet nė tė ardhshmen tė agjensive tė jashtme pėr t'ju
programuar ju. Mbyllni menjėherė sytė dhe pėrsėrisni kėto fjalė, "Unė do tė
reagoj vetėm ndaj sugjerimeve konstruktive". Ndėrsa i pėrsėrisni kėto fjalė,
pėrqėndrohuni mbi to. Dėgjoni zėrin tuaj ndėrsa shqipton ēdo fjalė.
Pastaj, pėrgatituni qė tė pėrcaktoni programimin
tuaj. Ēfarė do tė donit qė tė ndryshonit nė jetėn tuaj. Programimi juaj fut
energjitė nė punė pėr ju; ai dėrgon mesazhe energjie nė univers. Pėrfytyrimi
e pėrforcon kėtė energji dhe i jep krahė. Ē'gjė ėshtė ajo me tė cilėn nuk
jeni i kėnaqur? Ku do tė dėshironit tė ishit? Jeni ju tashmė ai qė
kontrolloni dhe tani ėshtė koha mė e mirė pėr tė riprogramuar jetėn tuaj?
Ē'stil tė jetės do tė dėshironit tė kishit? Pėrfytyrojeni veten tuaj me kėtė
stil jete. Pėrfytyroni veten tuaj duke e shijuar kėtė stil jete.
Riprogramimi ėshtė thjesht marrja e njė rruge
tjetėr pėr tė ecur nė njė drejtim tė ndryshėm. Nė qoftė se nuk jeni i
kėnaqur me jetėn tuaj aktuale, ka mundėsi qė tė jeni nė rrugė tė gabuar.
Pėrfytyroni sikur jeni nė njė udhėkryq, ku rrugė tė ndryshme tė ēojnė nė
vende tė ndryshme. Pėrfytyroni secilin vend ku tė ēojnė rrugėt. Pėrfytyroni
rezultatin final tė rrugės ku jeni. Pėrfytyroni rrugėn qė ju ēon atje ku
doni tė jeni.
Si e merrni rrugėn e duhur? Ju bėni njė ndryshim.
Mund tė jetė njė ndryshim kryesor, p.sh. tė lėvizėsh ose tė mos lėvizėsh; tė
blesh apo tė shesėsh; ta ndryshosh punėn ose jo etj. Ose mund tė jetė njė
ndryshim i vogėl, p.sh. ndryshimi i zakoneve tė tė ngrėnit ose rregullimi i
shtėpisė ose i zyrės. Por cilidoqoftė ndryshimi, bėjeni atė dhe jeta bėhet
mė e lehtė. Nė qoftė se jeta bėhet mė e kėndshme, atėherė ėshtė e qartė se
po bėni diēka ashtu siē duhet. Ky ėshtė njė mesazh qė ju thotė: "E kapėt
idenė. Vazhdo tė bėsh atė qė po bėn". Nė qoftė se e bėni pėrsėri pėr ta ēuar
mė pėrpara ndryshimin dhe jeta bėhet akoma edhe mė e mirė, atėherė ky ėshtė
njė tjetėr mesazh pėr ju, mesazhi qė ju i bėni gjėrat siē duhet dhe se duhet
tė vazhdoni atė qė po bėni.
Nga libri i Vladimir Marku Bota drejt barbarizmit dhe
Profetėt
|