Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen pėrmes
shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime,
mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė
cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim
dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e
Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės,
duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik
tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e
shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u
bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi...
nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni,
Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė
kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė
nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Sabir KRASNIQI
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
LEBIT
MURTISHI
Hyrje
Lebit
Murtishi lindi mė 01 korrik 1955 nė Ladorishtė tė Strugės.
Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, ndėrsa
shkollėn e mesme pėr mėsues tė muzikės, nė Prizren.
Punoi si mėsues i muzikės qė nga viti 1979-1992
nė shkollėn fillore tetėvjeēare tė Ladorishtit Hashim Agushi.
Me pėrpjekjet e tija tė pa ndėrprera, arriti me
sukses hapjen e paraleleve tė ndara tė Gjimnazit Hajdar Dushi tė Gjakovės
nė Ladorisht, sepse pushteti sllavomaqedon veē i kishte mbyllur shkollat e
mesme shqipe. Edhe kėtu punoi si mėsues i muzikės prej vitit 1991-1994.
Me 15 qershor 1992 herėt nė mėngjes rrethohet
dhe sulmohet shtėpia e tij nga njėsitė e shumta policore, ku me mjete te
rėnda e tė blinduara dėmtojnė edhe shtėpinė, arrestojnė Lebitin dhe e
keqtrajtojnė nė pranin e familjes dhe fėmijėve. Aktpadia ishte: Armė mbajtje
pa leje dhe sulm ndaj personit zyrtar.
Pas dy muajsh qėndrimi nė paraburgim dhe
keqtrajtimit fizik dhe psikik, lirohet i sėmurė nga keqtrajtimet dhe i
infektuar nga verdhėza (virusi Hepatiti B), pėr tė vdekur nė shtėpi, si
shumė raste tjera tė kėsaj natyre, qė tani mė pushteti shovinist sllav
kishte pėrvojė, pėr tė hequr pėrgjegjėsinė pėr vdekjet e shqiptarėve nga
torturat qė i ushtronin me rastin e arrestimit apo qėndrimit gjatė
hetuesisė nėpėr qelitė e burgjeve!
Dy vite qėndroi nė Shqipėri 1994-1996 duke u
pėrpjekur me u mjekuar, dhe pėr ta marr veten.
Qė nga 21 i muajt Korrtor 1996 jeton nė Zvicėr.
Nė Zvicėr ka zhvilluar aktivitete, kryesisht,
kushtuar ēėshtjes kombėtare dhe krijimtarisė letrare nė poezi, prozė e
publicistikė.
Ėshtė autor i 15 veprave.
PĖRSHKRIM!
Lisat
I ka krahė mali,
Shkėmbinjtė kraharor,
yjet
i ka sy,
pėrrenjtė i ka lot,
qė tė mbijetoj rrufetė,
n`kraharor pret zjarret
lisat bėn`theror
16.07.2006
Durrės
JANINĖS
O nder
I lashtė Shqipėrie,
o gjak
damarėsh qė mė rrjedh,
Janinė zemėr Ēamėrie,
Janinė - Shpirt
nė gur i mbjellė!
O mall
I mbetur nėpėr kėngė,
o mall
i gjakut tim tė lashtė,
o mall
qė ec me Shpirt ndėr dhėmbė
nėpėr qemerė tė kalasė
10.03.2007
Bern
MUJO ULQINAKU
Qepur
I ka sytė
Mbi vaporė
E s`flet,
Kujton
emanuelėt 1)
tė djegur
mbi det
Mujo Ulqinaku
Ē`devėr vallė pret!..
16.07.2006
Durrės
1) ushtarėt fashistė italianė.
AI
(Adem Jasharit)
Ai
Njėherė pat thėnė:
do vdes siē linda
mė kėmbė,
s`do ketė
nė botė zinxhirė
as perandor
tė mė lidhė,
Ai
qė plumbat rrebeshė
i priti me gjoks
e me dhėmbė,
edhe nėn varrin e errėt
qėndron si bjeshkė
mė kėmbė
06.07.2006
Bern
O TOKĖ KOSOVE
As vragė
as mezhdė
s`tė mbeti pa varr,
o tokė e tė parėve
mbjellė me prush e zjarr,
s`tė mbeti pėllėmbė
njė plagė pa marrė,
o tokė e tė parėve
mbjellė me lapidarė
27.07.2006
AGIMI YNĖ
Do tė lindė
Agimi ynė
Po t`i falim
Nga njė rreze,
Do tė bėhet
Zot mbi qiej
Po t`i japim
Krahė ne
Do tė lindė
Agimi ynė
Po i shtruam
Shtratin ne,
Se nuk lindin
Oqeanė
Pa rrebeshė
E pa rrėke
25.07.2006
|