Kėngėtimi poetik i Adem Zaplluzhės, pasqyrim i
botės reale
Kur flasim pėr vargun poetic tė poetit Adem
Zaplluzha, kemi parasysh se kemi tė bėjmė me njė krijues tė mirėfilltė, i
cili deri mė tani ka botuar 103 vepra. Kėngėtimi i tij poetik nė veprėn
letrare Lėreni zėrin tim ėshtė pasqyrim i botės reale, preokupimi i poetit
dhe shqetėsimi pėr gjithēka qė e rrethon atė shoqėrinė dhe popullin nė
pėrgjithėsi.
Nisur nga titulli i kėtij vėllimi Lėreni zėrin
tim shihet qartė se kemi tė bėjmė me porosi tė veēanta pėr lexuesin.
Motivet dhe temat e trajtuara nė kėto lirika janė tė llojllojshme, e qė
shumė sish vejnė nė pah brengėn, mllefin, dashurinė, mallin pėr gjithė atė
qė rrethon botėn njerėzore. Pra zėri i tij protestues, shfaqet me nota
dhembshurie, dhe tė ashpra, me qėllim qė pėrmes vargut tė ndikoj nė mendjet
e atyre qė me vetėdije hapėn plagė tė pashlyeshme nė jetėn njerėzore. Se
vėrtet Adem Zaplluzha ėshtė zė kryengritės nė kėtė vėllim poetik dhe ėshtė
vetė shpirti i popullit flasin edhe vargjet nė vijim tė poezisė Vargu im:
Vargu im kryeneē
Sa shumė i pėrngjan shpirtit tė popullit
Saqė pa tė kurrė nuk mund tė qėndrojė
aq fort nė kėmbėt e veta
Mė tej poeti ligjėron pėr dėrrasat e mykura tė
kujtesės, drerin e pikėlluar e anijet e mbetura nė mol. Te poezia: Shirat e
njė vjeshte vargjet e thurura me mjeshtri dhe tė gdhendura me mature flasin
qartė pėr origjinalitetin poetik si nė lirikat vijuese:
Sonte po troket vetmia
Po troket si dikur shirat nė xhamat e kujtesės.
Ose, kur thotė:
Eja miku im eja ,kjo natė ka zėnė e po i.
kafshon mollėt.
Revoltėn kundėr dukurive negative dhe atyre qė
shkelin mbi tė pafajshmen poeti Adem Zaplluzha e vė nė pah me figura
stilistike qė e ngritin veprėn nė nivel tė lartė ideoartistik.
Ja si ligjėron poeti:
/Ndoshta vetėm juve/ U takojnė privilegjet
tė jeni tė trishtuar/ nėn mėngėt e kėmishės/ asnjėherė spushojnė sė
kafshuari /erėrat e ēmendura tė jetės/
(Te poezia Loti) si pėr shumė poet tė tjerė edhe
pėr Adem Zaplluzhėn plaga e azilkėrkuesve ėshtė plaga e pashėrueshme, ku ai
me mjeshtri poetizon nė poezinė Kur kthehen /Miqtė e mi azilkėrkues/
Pėrherė janė tė trembur/ Netėt iu kalojnė nėn ndonjė urė/ Ku urinojnė zogjtė
e natės/
Ndėrkaq mosha e fėmijėrisė poetit i sjell
ngrohtėsi dhe nostalgji pėr tė, ku me lirizėm shprehet:
/Po ikėn fėmijėria/ po largohet si hije pa
ngjyrė/ po kėputen degėt e mėllagės sė kuqe/
Lirikat e poetit Adem
Zaplluzha lexuesin e bėjnė pėr vete.
Mbresa tė veēanta tė lėnė ato tė dashurisė,
veēanėrisht te poezia Mė prit se unė do tė vij, sidomos vargjet: /Mė
prit te shelgjishtet/ unė do tė vij/ hape kraharorin /hape zemrėn tėnde tė
madhe/ pėr shpirtin tim tė vogėl/
Siē shihet e poetit shpėrfaqet jo vetėm shpirti
i trazuar, por edhe i gjithė popullit, ndaj me tė drejtė mund tė thuhet se
pėrmes brendisė shpirtėrore tė poetit lexuesi e kupton brendinė shpirtėrore
tė popullit Shqiptarė.
Prishtinė, 2 prill 2014
|