Gjakovė,Mejė,27.04.1999
Atė ditė tė kobshme tė njėzetė e shtatė prillit 1999, Fusha e
Mejės, nė vend tė luleve ishte e mbjellė me kufoma, e lagur me gjak. Ploja
ishte apokaliptike, e pamendueshme, e madhe, gjaksore, e egėr, mizore,
barbare e kafshėrore. Vepėr e paramilitarėve, policėve dhe ushtarėve serbė.
Shkaku: Gjoja gjaklarja pėr pesė policė serbė tė vrarė nga UĒK. E vėrteta:
Urrejtja egėr shovene kundrashqiptare, spastrimi etnik i Kosovės, me zjarr e
hekur, me ēdo mėnyrė e mjet. Faji i vetėm: Ishin shqiptarė dhe luftonin pėr
liri. Ēmimi ishte vėnė i lartė: Jeta e njė polici serb me atė tė njėqind
shqiptarėve. Njė me njėqind! Le tė dridhej foshnja nė barkun e nėnės!
Gjuetia u nis nė fshatrat e rrethinės sė Gjakovės, Rekėn e Keqe, Junikun e
Deēanin dhe pėrfundoi nė Koronicė dhe fushėn e katundit tė vogėl tė Mejės. U
masakruan pesėqind vetė, u shuan pesėqind jetė njerzore. Nė thertoren e
fushės fatkeqe, qė tashmė quhet me emrin e trishtuar Lėndina e
pikėllimit, vdekja mbolli kufomat e treqind e shtatėdhjetė e shtatė tė
vrarėve e te masakruarve, tė mitraluar me plumba, tė therur me kama e
bajoneta, me thyerje kafkash dhe eshtrash, tė gjuajtur nga avionėt, tė
shtypur nga zinxhirėt e tankeve. Pėr njė pikė gjak serb, njė lum gjaku
shqiptar. Fėmijė, tė rinj, burra e, pleq, pa dallim moshe, ishin rrėzuar
pėrdhe jetėfikur nė qėndrime tė ēuditshme: Pėrmbys, nė brinjė, nė shpinė, tė
mbledhur kruspull, me krahė tė hapur apo tė mbledhur pas koke, me gjunjė tė
pėrthyer, me sy tė hapur, ku pasqyrohej tmerri dhe gjithēka qė sjell dhimbja
e fundit, kur kishin dhėnė shpirt. Ndjehej duhma e gjakut dhe e trupave, qė
kishin filluar tė prisheshin. Pėrmbi kėtė zezonė, pėrmbi fushėn e vdekjes,
nė atė ditė tė zymtė e padritė, qė qielli tė mos shihte atė qė kishte
ndodhur, nė qiell silleshin tufat e zeza tė korbave me krokamėn e kobshme e
ngjethėse. Rreth kufomave vėrtiteshini luzmat vėzhėllyese tė mizave. Ishte
si nė fundin e botės. Kush shpėtoi mori arratinė. Pas i ndiqte breshėria e
plumbave.
Pėr tė mbuluar gjurmėt e krimit, ushtria serbe tė vdekurit i hoqi me
kamionė pas dy ditėsh dhe i varrosi larg, nė varre masive. Aty mbeti gjaku,
qė nuk e lajnė as shirat e njėqind vjetėve. Meja martire ishte Srebrenica e
Kosovės, haraēi i gjakut nė themelet e Kosovės sė lirė, pagesa e shtrenjtė e
ēmimit tė lirisė. Krimi i llahtarshėm i fundshekullit.
*
* *
Mė njėzet e nėntė prill, patrulla e Shqiponjave tė bardha, u
kthye nė vendin e krimit. Duke shkelur mbi pellgjet e gjakut, po bėnte
kqyrjen pėrfundimtare tė spastrimit tė fushės. Duhma e rėndė u zinte frymėn,
u dukej se nga nėndheu vinin rėnkime dhe ofshama, prandaj u ngutėn tė
largoheshin. Kur po bėheshin gati tė hipnin nė makinė, njeri syresh, nė
skajin verilindor tė Mejės, pa njė fjollė tymi tė bardhė, qė dilte nga
tymtari.
-Shikoni, -u tha shokėve tė krimit - Nė atė shtėpi ka njerėz!
Dikush i ka shpėtuar hakmarrjes. Si thoni, u bėjmė njė vizitė mirėsjellje?
Makina u ndal para portės. Shtėpia dykatshe ishte e qarkuar me
avlli tė lartė.
Paramilitarėt trokitėn fort, duke e goditur portėn me qytat e
armėve, tė shoqėruara me thirrjet e forta: Hapeni, hapeni, nuk keni ku tė
shkoni!. Kur panė qė porta nuk po hapej, e shkallmuan dhe hynė nė oborr me
armėt gati pėr zjarr dhe shkrehėn njė breshėri nė ajėr.
Nga shkallėt zbriti me ngut e i tromaksur i zoti i shtėpisė, qė
sapo ishte veshur. Ai nė kėmbėt e zbathura kishte arritur tė vishte njė
palė shapka. U ndodh para ushtarėve dhe nuk arriti tu thoshte as
mirmėngjes, sepse e kapėn pėr krahėsh dhunshėm. Ai vetėtimthi u hodhi njė
vėshtrim: Ishin pesė mjekrosha, tė ngėrdheshur sykėqinj, me kostume
kamuflazhi, bereta tė kuqe, me fytyra tė lyera pėr maskim, llėrėpėrveshur si
kasapė, me automatikė dhe revolver e thika tė mėdha tė varura nė rripat e
mesit. Kutėrbonin alkool.
- Ēfarė bėn ti kėtu? Pse nuk ke ikur me tė shumtit?
- Jam nė shtėpinė time. Nuk kam ku tė shkoj.
-Si tė quajnė?
-Besart. Besart Dreni.
-Me cilė jeton kėtu?
-Me bashkėshorten dhe djalin.
I kėrkuan dokumentat e identitetit. Pasi i pėrsollėn nėpėr duar,
ai qė duhet tė ishte i pari i tyre, i tha tė sillte edhe gruan dhe djalin,
por nuk e la Besartin tė ngjitej nė katin e dytė dhe dėrgoi njerin nga
ushtarėt. Ai e kishte vėnė pėrpara nėnėn e re me tė birin nė krahė dhe e
shtynte me tytėn e automatikut.
-Pa shikoni, o trima se ēfarė thėllėzė fshihej nė kėtė ēerdhe,
-tha oficeri dhe u ngėrdhesh, duke lėpirė buzėt -Si quhet nusja bukuroshe?
-Flaka.
-Duhet tė djegė si zjarri! Njė e tillė nevojitet pėr ne, qė kemi
kohė tė ndarė nga gratė! Po nejse, punė qė pret.
Flaka u llahtaris dhe u ngjit pas tė shoqit, dyllė e verdhė dhe
duke u dridhur, po shihte Besartin nė dritė tė syrit.
-Mos u tut ,-i tha ai -Mė ke mua kėtu!
-Besart Dreni. Ti je terrorist, si gjithė shqiptarėt, qė
pėrkrahin UĒK. Ke marrė pjesė nė pritėn, qė u ngrit kėtu afėr dhe ke vrarė
Milutin Prashqeviēin.
-Unė jam mėsues, zotri, i mėsoj nxėnėsit tė duan jetėn dhe jo
vdekjen.
-E dimė. Tė duan Shqipėrinė dhe tė urrejnė Serbinė. Duart pas
koke, shpejt! Eja me ne! Merreni, -u dha urdhėr ushtarėve.
-Jo, nuk do tė vijė me ju! Mos e merrni -klithi Flaka dhe i doli
pėrpara Drenit. Fytyra e bukur iu egėrsua, sytė i shkėndijonin, u bė bishė.
Djali nisi tė qajė, por ajo si kushtoi vėmėndje.
Ushtarėt e mbėrthyen Drenin nga krahėt, ndėrsa oficeri iu kthye
Flakės.
-Qetėsohu bukuroshe, ti e ke radhėn mė pas tė na rrėfesh hiret e
tua dhe pastaj do tė lemė tė gjallė, qė nė dashtė zoti, tė lindėsh njė serb
tė vogėl bjond!
Pastaj, me njė lėvizje tė beftė, i grisi bluzėn dhe asaj iu
zbulua gjoksi i bukur, borė i bardhe. Ajo e pėshty nė fytyrė dhe i dha njė
shuplakė surratit. Besarti, qė u shpėtoi nga duart ushtarėve, iu turr
oficerit ti merrte armėn, por nuk arriti. Njė breshėri e thatė automatiku u
preu jetėn tė dyve, burrė e grua. Ranė pėrtokė si kallzat e grurit, kur i
korr drapri, tė larė nė gjak. Oficeri qė tė sigurohej se u ishte fikur jeta,
i qėlloi edhe me nga njė plumb revolveri nė kokė, i pėshtyu me mllef dhe tha
si tė fliste me vete:
-Besoj se u bėnė pesėqind. Tash shpirti i vėlla Milutinit dhe
shokėve tanė do tė prehet nė paqe, - arsyetoi ai, duke pėrdorur aritmetikėn
e llahtarshme tė vdekjes.
Djali i vogėl, qė sa i kishte mbushur tre vjeē, i tromaksur nga
tė shtėnat e armėve, i llahtarisur, duke thirrur O nanė, o babe!, me tė
qarė tė ethshme e me gulēima, ra mbi trupat e pėrgjakur tė prindėrve.
Faqeve i rridhte currili i lotėve.
Ushtari nxori revolverin:
-Shef, po me klyshin ēfarė tė bėjmė,ta vrasim?
Oficeri hezitoi njė valė herė.
-Jo, ka pėr ta vrarė tmerri, qė pėrjetoi. Le tė jetojė e ta
mbajė mend sa tė jetė gjall, kjo pamje ti shfaqet si makth dhe ėndėrr e
frikshme nė gjume, tua tregojė edhe tė tjerėve, qė tė na frigohen gjithė
jetėn!

Pasi u shua uturima e makinės, ra njė qetsi e rėndė, mortore.
Asgjė nuk pipėtinte. Djali qante me zė dhe lotėt i rridhnin ēurk. Nuk
kuptonte se ēfarė kishte ndodhur me prindėrit. Po gjithė ai lėng i kuq, qė u
rrodhi nga trupi, ētė ishte vallė? Edhe ai ishte pėrlyer, duart i kishte
tė llangosura me tė kuq, lėngu ishte i trashė aq sa po i ngjiteshin gishtat.
Ai e kishte pare, kur i kishte shpuar gishtin gjembi i manaferrės, kur po
mblidhte kokrrat e arrira. I kishte dhembur dhe kishte dalė njė pikė lengu i
kuq. Nana i tha se ai ishte gjak. Po atij i kishte dalė vetėm njė pikė,
kurse nana dhe baba ishin larė nė gjak. Pas krismave tė armėve i pa, qė u
rrėzuan dhe i zuri gjumi. Tani priste qė ata tė zgjoheshin, oh sa gjatė qė
po flinin! O nanė, o babe! Zgjohuni Priste qė baba tė ēohej, ta merrte
hopa nė krahė, ta hidhte lart e ta priste dhe ti thoshte si gjitmonė Loēka
e babės. As nana nuk po zgjohej. Kur tė zgjohej, ajo do ta rrokte ngrykė,
do ta puthte nė sy, nė faqe, nė gushė, do ti merrte erė, do ti ledhatonte
flokėt dhe do ti thoshte me zėrin e ėmbėl e ēuēėritės sa shumė e donte. Ai
do tė tulatej nė gjoksin e saj ermirė, si zogu nėn krahėt e klloēkės. Pastaj
do tė shkonin tė milnin lopėn, qumėshti do tė shkumėzonte nė kovė dhe
pastaj do tė mblidhnin vezėt nė furrikun e pulave dhe do tė hanin sillėn,
por ata nuk po zgjoheshin nga gjumi i rėndė.
Ai skishte mė fuqi tė qante. Burimi i loteve iu shterr, vetėm
ofshante e psherėtinte. Dielli ishte ngjitur lart. Po afrohej koha e drekės.
Ai ndjeu ta kaplonte uria dhe etja. Baba dhe nana tani duhet tė zgjoheshin.
Vuri re se baba i kishte sytė ēelė. Sa mirė, baba u zgjua! Tė nanės nuk i
shihte, se ajo kishte rėnė pėrmbys. U pėrpoq qė ta kthente mbarė, por nuk
mundi. Sytė e babės nuk lėviznin, nuk shihnin, ishin si tė ngrirė, tė ftohtė
e tė akullt. O babe! A mė sheh? Mė shih dhe mė folė. Nuk tė vjen keq pėr
mua qė jam kaq i vogėl? Por baba nuk fliste, gjumi ishte i rėndė. O nanė!
Kam etje, ēohu dhe mbush ujė te bunari, tė pi dhe tė lahemi nga gjaku! Nana
nuk bėzante, siē dukej nuk dėgjonte, se ai fliste ngadalė, por ētė bėnte
nuk kishte fuqi tė fliste mė fort, zėri kishte shterrur. Ēudi, -mendoi
djali, kur pa njė mizė tė madhe me ngjyrė mavi qė i fluturonte babės rreth
ballit. Kur ajo u ul, baba nuk lėvizi dorėn qė ta zbonte, -Kaqė i rėndė tė
ishte ky gjumė? Ai e zboi mizėn, por ajo fluturonte rrotull dhe vinte
pėrsėri, pas saj erdhėn dhe tė tjera. Ai u lodh duke i trembur, pastaj mori
shaminė e nanės dhe mbuloi kryet e babės. Mizat shkuan te pellgu i gjakut tė
zi e tė mpiksur. Ai deshi tė ngrihej, tė bėrtiste, tė kėrkonte ndihmė, tė
shkonte te shtėpitė e tjera, te dajat, te mixhat, por ato ishin larg dhe ai
nuk mund ti linte vetėm babėn dhe nanėn.
Nė degėn e manit tė oborrit cicėrinte njė zog. O zog -i tha
djali. Ec te shtėpia e dajave dhe thuaju se baba dhe nana janė keq, nė
gjumė tė rėndė dhe nuk po zgjohen Zogu fluturoi. Po a thua do tė shkonte? I
foli dhe iu lut diellit dhe erės, po a thua po e digjonin? Rrotull ishte
fare qetė, si nė shkretėtirė. Gjethet e manit tė oborrit fėrfėrinin lehtė.
Fluturoi njė tufė flutura krahėbukura, si ato qė ai ndiqte, duke fuguar pėr
ti kapur nė livadh. Fluturuan mbi trupat pa jetė dhe si tė tmerruara nga
pamja, ikėn pėr kushedi se ku. Nė haur herė pas herė pėlliste lopa, qė
kishte mbetur pa mjelur. I lodhur, i tronditur, i uritur dhe i etur, ai si
bėri dot ballė kapitjes sė gjumit. U shtri midis prindėrve, e vuri kryet
te gjoksi i pėrgjakur i nanės dhe ashtu, duke rėnkuar e dėnesur e zuri
gjumi.
* * *
Njėsiti i vogėl i UĒK, qė kishte dijeni pėr masakrėn e Mejės dhe
Koronicės, zbriti nga bjeshkėt buzėmbrėmjes, pėr ti parė gjėrat nė vend.
Ecnin pa folur, me kujdes, sy e veshė, me gishtin nė kėmbėz. Merreshin vesh
vetėm me shenja.
Shumė shtėpive u ishte kallur zjarri. Nė oborre dukeshin pellgje
gjaku, por tė vdekur nuk kishte. Ushtria serbe dhe romėt vendės i kishin
hequr. Nė tė dalė tė fshatit, rrėzė pyllit, u doli para njė shtėpi e
vetmuar. Ndalėn hapat. Prej andej vinte njė e qarė me zė tė mekur e tė
ngjirrur. Dukej si zė fėmije.
-Prisni -u tha Mihrija, pjesėtare e njėsitit -Kėtu diēka ka,
duket si e qarė fėmije. Po hyj e para nė oborr, mė ndiqni pas.
Kur hyri brenda oborrit, ajo u pataks e u trondit: Njė fėmijė,
qė mund tė ishte rreth tre vjeē, qėndronte ulur midis dy tė vrarėve, njė
grua e njė burrė, qė duhet tė ishin prinderit e tij, pa e kuptuar se ēka
kishte ndodhur me ta. Ajo kishte parė dhe herė tė tjera tė vrarė, por kjo
ishte si goditje rrufeje, qė i dogji shpirt e zemėr. I vogli ishte i pėrlyer
i tėri me gjak. Nė faqe, lotėt qė kishin rrjedhur, kishin ēelur brazda midis
gjakut. Flokėt, qė i binin mbi ballė, ishin tė zhyera dhe kishin ngrirė nga
gjaku i mpiksur. Sytė ishin si tė padritė, buzėt tė rreshkura e plasaritura
nga etja. Duart tė pėrgjakura. Ishte si njė ėngjėll, qė bėnte roje dhe
derdhte lot mbi trupat e prindėrve tė pajetė. Mihria u pėrkul qė ta ngrinte.
Kur pa armėn, djali u tut dhe u zbraps. Ajo ua dha armėn shokėve. Djali e
pa vajzėn midis perdes sė lotėve. Ajo ishtye e bukur, si mami i tij. Si zana
e librit tė prrallave.
Mihrija nxori pagurin dhe i dha ujė. Djali pinte e skishte tė
ngopur. E kishte djegur etja. Pastaj i zgjati dorėn:
-Ma jep dorėn, eja me mua se do tė marr hopa. Si e ke emrin?
Thuaja motrės se tė dua shumė. Mos qaj mė. Tashmė nuk je vetėm. Mė ke mua,
na ke ne -i tha dhe i fshiu lotėt.
-Ti je zana? -e pyeti ai zėshuar e shpresėngjallur.
-Po pra, Zana jam. Kemi ardhur pėr ty. Eja! Pse nuk vjen?
Mihrija u pėrgjunj dhe filloi ta kontrollojė, por djali nuk
kishte plagė. Gjaku ishte i prindėrve.
Djali tregoj me dorė prindėrit. Baba,nana -belbėzoi. Ai donte
edhe ata, qė tė iknin bashkė.
Luftėtarėt e njėsitit u ngjitėn nė katin e dytė, morėn batanije,
gjetėn binarė dhe sajuan dy vigje, ku vendosėn Besartin dhe Flakėn tė
mbuluar me ēarēafė tė bardhė.
-Shkoni pėrpara, -u tha shokėve -Varrosini nė varrezat e
fshatit. Ngutuni se skemi kohė. Sė shpejti erret.
Me djalin nė krah ajo shkoi pas tyre.
Ky fėmijė fatkeq, do tė ishte biri nė shpirt i gjithė Kosovės sė
lirė. Gjaku i prindėrve dhe lotėt e tij, do tė ishin trėndafilat dhe
zambakėt nė kurorat e martirėve tė Mejės, rubinėt e kuq dhe diamantėt e
ndritur nė kurorėn e Kosovės sė Lirė.
Kjo ngjarje, nė Mejė tė Gjakovės, pėr Mihrijen, qė luftoi dy
vjet nė radhėt e UĒK, mbeti njė pėrjetim dhe moment i paharruar qė do ta
kujtojė gjithė jetėn.
Njerėz, mos harroni!
Tiranė, shtator 2012
|