SI PO IA ĒON, MOJ DASHURI E PARĖ?!!!
Sado qė kemi vjete e vjete qė jemi ndarė, vjen
njė moment qė zė e tė kujtoj. Kjo ndodh jo se do zhbėjmė atė qė ndodhi, por
nuk ke se si u shpėton ca asosacioneve qė, ashtu kur nuk i pret, vijnė dhe
vėnė domenin. I mundur nga kėto, ua lėshon kapistallin kujtimeve dhe, si nė
njė fi lm me metrazh tė gjatė, bie peng aq sa zė e mbresohesh. Befas, e
shkuara, sado e shkurtėr, tė vjen para sysh dhe tė bėhet sikur po e pėrjeton
tani atė qė ka mbi pesėdhjetė vjet qė ka ndodhur. Mbresa, sado e largėt,
bėhet e prekshme dhe tė sėmbon. Tė sėmbon sikur heq korėn e njė plage dhe,
sa e heq kėtė korė sado metaforike, ndjen dhimbje. Njė dhimbje paksa tė
ėmbėl, por edhe tė dhimbshme.
* * *
Ne u deshėm. Kjo dashuri lindi ashtu tak-fap,
sapo u pamė sėpari. Atėherė ti ishe si njė lule e brishtė, me ca sy tė zinj
qė unė gjetkė nuk i kisha parė. Sa u takuam, lėshove njė buzėqeshje dhe mua
mu duk se ti dije tė qeshje mė bukur se kushdo nė botė. Pra, nga njė lule e
brishtė, ti u zhdrrove nė njė engjėll apo si njė diell qė shndrisje vetėm
pėr mua. Natyrisht, unė hesapet i bėja pa pyetur hanxhinė. Po, mė thuaj, moj
e dashur, cili nga ata qė dashuron ėshtė racional? Qė atė ēast, unė tė desha
dhe aq i vendosur qeshė, sa thosha: - Po duket qė atje tej qė edhe ajo mė
do. Qeshė apo nuk qeshė afėr tė vėrtetės, kėtė do ta tregonte koha, por unė
ama e kisha tė mbushur mendjen top: ti nuk kishe se si tė mė thoshe: jo. Se
nuk kishe arsye, - mendoja unė. Se... epo ku kish mė tė bukur se unė?!!!!
Dhe, tek tė shkruaj sot qė jam mendjekthjellėt, skam se si mos vė buzėn nė
gaz me atė «bukurosh tė pashokė». Pėr ta bėrė mė tė plotė «portretin tim tė
bukur», nuk lashė vazo me brilantinė nė dyqan, pėr tė shtruar flokėt e mi si
gjėmbairiqi tė asaj kohe, tė kėsaj koke, sot me thinja, qė nuk duronte
krėhėr. Nga natyra, tėrė jetės kam qenė rebel dhe dukej dhe fl okėt qenė si
tel. Nuk kishte krėhėr qė ti shtronte. Brilantina kish bėrė punėn e saj
dhe, tek shiheshim, ti mė hidhje sytė dhe ia jepje tė qeshurit. Zor se vije
vetėm nė ato pak raste. Pranė teje, njė shoqe pak mė e madhe se ti nė moshė.
Kjo kish dhe pėrvojė nė kėtė fushė ku ne sapo shkelnim. Ajo qe e fejuar dhe
qe si «tutore» pėr ty. Ti qe dy klasė mė poshtė se sa unė, por vendi ku
takoheshim, qe konvikti. Qemė tė dy konviktorė dhe, po ti zije besė
«horoskopit» tim (aso kohe as qė njihej fjala horoskop!), unė «lexoja»
kėshtu: jemi nga njė rreth dhe kjo ėshtė njė arsye qė ti tė mė doje. Aq i
bindur qeshė nė kėtė arsyetim, sa nuk kish burrėnėne, tė ma rrėxonte bindjen
time. Konviktorė: po ne qemė si vėllezėr e motra. Po tė mendoje kėshtu,
atėherė si mund qė tė mė doje? Po unė e ngarkoja mushkėn mė shumė kėtej nga
ana ime dhe thosha: - Pse mos jam ai Halili i «Visareve tė Kombit» qė
thoshte: - Tanė ēikat e Jutbinės ku janė/ bash si motra po mė duken. Jo, mor
xhan, - i bėja vetes qejfi n, - ēmotėr e kam. E dua dhe pikė. E dua dhe
pikė ishte pak. Por betohesha: - Dhe ajo mė do.
* * *
Askujt nuk i kisha thėnė qė tė doja. E bukura
ėshtė se as ty nuk tė kisha thėnė gjė. Pra, qe si njė «fi lm pa zė». Qe,
sipas meje, njė fshat qė dukej dhe fshati qė duket, nuk ka nevojė pėr
kallauz. Mos kujto se fl ija rehat, sado qė ty nuk tė kisha thėnė. Prisja
momentin. Se, pa ardhur koha, as edhe njė gjė nuk realizohet. Pėr tu bėrė
mė prezent, dalė e ngadalė po ndryshoja «luk». Nga dollapi i rrobave nxora
kostumin dhe i nxora ujtė e zi, sado qė i shkreti babai im, shoqen, vjen,
vjedhurazi nė shtėpi. Hap derėn me ēels se nuk do tė zgjoj tė shoqen. E hap,
kur ndjen qė dikush kėrceu nga dritarja. -Ou, - u alarmua, ai. Ēqe ai qė
iku?- i bėrtiti tė shoqes. Ajo gėrfėr, medemek nė gjumė (pse kot thonė qė
gruaja futi shejtanin nė shishe?! ) . -Moj tė pyeta kush qe?- i mshoi zėrit
ai. Ajo, sikur sapo u zgjua, dhe... -O tė keqen, o Solli, oh, sa e ka marrė
malli Sijen tėnde pėr ty dhe zgjatet nga i shoqi i jep duarėt dhe e tėrheq
mbi vete. U ndez ditėziu Solli dhe harroi atė hamshorin e ikur. Ne ramė
pėrmbys nga tė qeshurit, se ky dreq ingjinieri tregonte si tė qe atje dhe
kur vinte nė rolin e Sijes e shkėrbent zėrin si ajo dhe, pėr vete, as qeshte
as qante: veē tregonte dhe aq. Ngjarja sa na gajasi, aq dhe na shpoi, se tė
gjithė, i kishim lėnė ato Sijet tona nė shtėi pėr 17 ditė e net. Kaq qe. E
nisi igjinieri dhe na ndodhi se atje me «Dekameronin»: secili do tė tregonte
diēka. E mori fjalėn Leci. Ky qe i vetmi shkodran (me punė e banim nė Fier,
qė zborin e bėnte tek ne). A e dini ēa ka ndodh nė Shkodėr?I ka pas thanė
njana nji shoqes sė vetė: -Moj Mari, ēa mka gjetė?-Ēa tka gjetė , o e
lumja unė?-Po ma lyp drejtori!!-Mirė boll, moj rrezike, . nepja drejtorit se
ka me tmbajt si ujtė e bekuem. E tė nesrmen: -Moj Mari ēa mka gjetė?-Ma ka
lyp shefi ?-Po nepja, moj shefit, se ke lehtsina. -E prapė: -Moj Mari ēa
mka gjetė?-Po ma lyp brigadieri. Mirė boll, moj, nepja se ai ti jep
metelikėt e veē qarė ke prej tijna. E sė fundi: -Moj Mari ēa mka gjetė?-Po
ma lyp edhe buuuurri?-Buuurri?A je e marrė apo shtihesh. Kur don dhe burri
me ba qejf... Tani ena jonė nuk mbajti mė. U thye dhe u bė copa... se nuk
kish ku tė vinte mė. Dhe buuuurri dhe e zgjtanim kėtė sikur, secili, vinte
nė»hellin» e gjykimit, tė shoqen e vete. E, Lec, Lec, ēna kėnaqe!
Pjesė nga libri " "Lotėt" e kumurisė"

|