Abdullah KONUSHEVCI 1958-2013
KUR VRITET BIRI I MADH
Fadil Tallės
Fytyra e tij e qeshur
mė ndjek kudo
-
Pate acar tė madh nė zemėr
Kur vemjet i mbushėn rrugėt
Ti dole dhe i talle bishat
Qė hynin me nxitim nė arenė
Zogj tė hekurt
Na kėrcėnonin nga sipėr
Kur i binim varrit
Dhe tė kėrkonim ndjesė
Pėr jetėn e kėputur
Ata nuk e dinin
Se ti na mėsove ta tallim vdekjen
Ti qė s'ishe as njėzet vjeē
Dhe ishe aq i madh-
Tė zije vend
Ndėrmjet tokės e qiellit
SKICĖ PĖR NJĖ ELEGJI
Ja
Kjo shtėpi
Ka njė tė vrarė
Dhe kjo kėtu
Dhe kjo pranė saj
Dhe kjo tjetra
Dhe kjo dhe kjo dhe kjo
Ja
Dhe ajo shtėpi
Ka njė tė vrarė
Dhe ajo atje
Dhe ajo pranė saj
Dhe ajo tjetra
Dhe ajo dhe ajo dhe ajo
Agim RAMADANI (1963-1999)
EMĖR LIRIE
Kolė Mirditės
Ta them me njė emėr
Liri, o fjalė e tokės ilire.
Ēdo fjalė e ruaj pėr ty dėshmori im
Tė vetmen uratė e mbaj kujtim.
Kur pranverat tė sollėn aromė lulesh
Sa i deshe se janė aromė kose e malėsorėve
Si dielli i nėnės rritur tė kanė kėto kėngė,
Shqip mė thuaj, dashurinė pėr cilėn mike ma fale
Pėr cilin atdhe e puthe si kujtim pėr besė e fe e atdhe?
Eh, si ecnim bashkė me pulėbardhat e detit
Me shqipet fluturuam nėpėr secilin cep atdheu
Kaluam gjithandej atdheut e luteshim pėr uratėn
Njė ditė tė bjerė vetėm shi,edhe shi ėndrrash.
Sa bukur tani rrimė sė bashku pranė lapidarit tėnd tė lirisė
Jemi bėrė tė dytė lule edhe aromė lirie e dashurie.
Pėr secilėn mike, pėr secilin vėlla ēam sot kam mall
Sot po udhėtoj pak mė ndryshe se ti dėshmori im.
Rruga e kombit tani tė pret nė supet e mia, nė sytė tuaj
DIĒKA E NĖMUR PARA BJESHKĖVE
Le tė shkrihet terri kur marshojmė drejt majės
Duke hapur shtigje nė bjeshkė e nė shpirt
Pranvera e djegur zgjohet nė vargun e Nėntorit tė tretė
Me plumb filluam nokturno tė shkruajmė
Pėr gjymtyrėt e mbetura nė fushėbeteja me ujin e ashtit tonė
Pėr kohėn e Skėnderbeut e shuajmė etjen
Trimėria nė kulmin e ėndrrave hėna u flakėron
Lartėsia e mendimit tejkalon breshėritė e plumbave
Kokrrat e mėdyshjes kaherė u bluan
Ndėrmjet shtėpive tė kallura tė Dukagjinit fusha tė minuara
Nė kurriz fėmije bėrrylat e kohės thyhen
Dridhet gėzhoja e lėbyrur e mendimit
Para bjeshkėve tė bekuara diēka e nėmur po fshihej.
Agim VINCA
LIRIA
... se njeriu qenka njė pleh
e liria lule...a
Mbiu si njė lule erėmirė
Erdhi si njė ėndėrr e bardhė.
Ajo qė aq shumė e pritėm
E ujitėm me lot e gjak.
Nga dritė e saj na u morėn sytė.
Zemrat gufuan, u bėnė mal.
Flamuri i kuq sakaq nė shtizė
Skuqi si asnjėherė mė parė.
Emrin e saj Pol Elyari
E shkroi nė tokė e nė qiell.
Nė gjoks si medaljon e vari
Adem Jashari zemėrdiell.
Erdhi si njė puhizė e lehtė
Pėrftoi prajshėm si njė pėrrallė.
Ne qė dikur digjeshim pėr tė
U sulėm kush mė shumė tė marrė.
Nga dritė e saj na u lėbyrėn sytė.
Zemrat gufuan, u bėnė mal.
Flamuri kuq e zi nė shtizė
Skuqi si asnjėherė mė parė.
VDEKJA E LUFTĖTARIT
Thonė se ndėrsa po vdiste
nga plagėt e marra nė fushėbetejė
diku rrėzė Ēiēavicės
komandanti Fehmi Lladrovci
paskėsh thėnė veē njė fjalė:
Po shkoj te Ademi. Te Adem Jashari!
Dhe paskėsh mbyllur sytė i qetė,
siē i ka hije njė luftėtari.
Lamtumirė Fehmi!
Lamtumirė Adem!
Lamtumirė kapedanė!
Me ju Kosova u bind se kishte bij,
me ju e ndjeu veten Nanė!
Nėntor 1998
Poezi nga Antologjia poetike "Lulėkuqet e lirisė"

|