Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegëza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZËRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRË

ZËRI I AMERIKËS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHËNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturë 6 - MALLKIMI I PENSIONISTIT

Shkruan: Përparim HYSI

Tregim

MALLKIMI I PENSIONISTIT

 

      Unë kam vjete që pi kafe tek ky klub. Vetëm sivjet janë ndërruar  gati 5 banakiere, se  sa për kamerierët, as që i mbaj mend se sa janë. Unë vij shpejt dhe, shpesh, duket sikur unë e hap klubin. Pra, shpesh,edhe shkëmbej edhe ndonjë muhabet me banakieret.


 

 

           Me Bardhyl Grëmallarin jemi shokë të vjetër. Kemi qenë kolegë (që të dy punnonim në arsim) dhe, pasi ai iku në Tiranë, këtu e tridhjetë vjet më parë, shiheshim rrallë. Kur, para 5-vjetësh, dhe unë erdha në Tiranë, i vendosëm prapë lidhjet dhe, të paktën, dy herë në javë pimë kafe me  të. Kur them pimë kafe me të, kjo nuk është si puna e asaj shprehjes shkodrane " më ka çue nana, me la gojën", por një e vërtetë e pakontestueshme. Se, si pensionistë që jemi, kaq  e kemi atë "vrapin e harxheve". Dhe jo vetëm kaq, por tek klubi që kafen e ka ose 50 lekë apo e shumta 60-lekë, se ndryshe nuk na del hesapi. E kemi gjetur këtë klub dhe nuk e ndërrojmë. Tek gjerbim kafetë si me nge (sikur të gjitha punët i kemi në terezi), zëmë e bluajmë në  mokrat e kujtesës, kujtimet e qëmotshme. Se, me të vërtetë, në moshën e tretë, përveç kujtimeve, çfarë do të molloisësh tjetër.


 *   *   *

           Sot atë e gjeta hundë e buzë dhe sikur i kish ngrënë gomari bukën. Tek e pashë ashtu, e zgjata bodecin dhe sulmova:

           -Ore,- i thashë,- a i ke mirë nga shtëpia se, siç e shoh, sikur nuk qenke ai i pardjeshmi?

           -Nga shtëpia,- më tha,- i kam mirë, por në më sheh në këtë derexhe, e kam nga mendja. Mendja më ka lënë dhe dua që kokën  ta përplas pas murit,që ta thyej e ta bëj copa!

           - E ke dëgjuar atë shprehjen: bjeri drejt se ke lehtësira,- ndërhyra unë. Mos m'u merr me rrotulla fjalësh, si punë e atij që  tha:- Mirë, o mirë, mulliri me  erë, po ujtë nga i futet ?

           Tek jepnim  e merrnim, me hidh e prit, ai filloi të shpjegohej.

           Dëgjo,- më tha,- ti më duket e ke treguar atë historinë e  asaj gjellës së nxehtë.

           Unë bëra të paditurin dhe ai tregoi:

           Punonte babai me dy djemtë aty rrotull shtëpisë dhe, kur erdhi dreka, të uritur u ulën të hanin. Tasi i gjellës lëshonte avull, po djali futi lugën se nuk i durohej dhe tak: jo vetëm mbeti me gojëhaptë, por lotët filluan të vareshin nga sytë.

           Babai, i shqetësuar nga ç'pa tek i biri, pyeti:

           - Por çfarë të gjeti që po qan?

           I biri qe tip i djallëzuar dhe në vend t'i tregonte se gjella qe shumë e nxehtë, i tha:

           - Por, ja, o baba, m'u kujtua ai vëllai që vdiq vjet dhe nuk durova dot!

           Babai, për ta qetësuar të birin, i tha:- Po i vdekuri me të vdekurit, o bir dhe mos qaj më. Ndërkaq, futi lugën në gjellë dhe, nga e keqja, goja i shkoi vesh më vesh. Mbasi e kuptoi rrengun e të birit, mallkoi:

           -Ytvëlla, vjet! Kurse ti, sivjet!!!

           Sado që këtë rrëfenjë e njihja, nuk e mbajta të qeshurit.

           -Po pse mos qeshësh ti?- ndërhyri ai, por  me gojën vesh më vesh kam mbetur unë dhe tani ma dëgjo të plotë, atë punën e gjellës së nxehtë.

 

 

           Unë kam vjete që pi kafe tek ky klub. Vetëm sivjet janë ndërruar  gati 5 banakiere, se  sa për kamerierët, as që i mbaj mend se sa janë. Unë vij shpejt dhe, shpesh, duket sikur unë e hap klubin. Pra, shpesh,edhe shkëmbej edhe ndonjë muhabet me banakieret. Ore,- më tha, -  sa mirë e kanë patur ata  që shkruanin tek autobuzi:- Mos i fol shoferit! Ja, kështu, të ish shkruar dhe në klub:- Mos i fol banakieres dhe aq!

           Më duket, -ndërhyra unë,- e paske blerë belanë me para!

           Jo e bleva, por e pagova sa frëngu pulën.

           E, që thuaj ti, para dy muajësh erdhi një banakiere e re. Çupë aty nga njëzet e pesë a kusur dhe veshur  me të zeza. Kamerieri nuk kish ardhur, një ditë, dhe kafen ma shërbeu ajo.

           E pyeta:- Përse je  veshur me të zeza?

           Ah, mor gjyshi,- foli ajo e pikëlluar,- më vrau motrën e martuar makina. E ngushëllova dhe u ndjeva keq. Aksidentet me makina më brengosin. Kur, pas nja tri javësh, nuk erdhi ajo në punë. Pronari më shpjegoi:- E more vesh? Denisës i vrau makina nënën!!!

           Bobo,- bëra! Se ç'është ky mallkim kaq banal: motrën të re dhe nënën , pas dy javësh, e vret makina. Natyrisht, kur erdhi  e ngushëllova banakieren, se m' u dhimbs sikur një nga mbesat e mia. Sa kaluan ato ditët që bëhen për të vdekurit dhe babai i Denisës, iku  në Greqi.   Se atje dhe punonte.

           Denisa, pra: kjo e banakut, mbeti vetëm.

           -Si ia bën?- pyeta unë.

           Kam marrë shtëpi me  qera, andej nga Lapraka,- më tha. Po jam në pallat dhe mes njerëzve. Sado që m'u dhimbs, nuk e shtyva muhabetin më tutje. Por, në fund të fundit, ç'më duhej mua në ishte a në nuk  ishte mes njerëzve. Por kot nuk thonë që breshka shkoi tek nallbani dhe kërkoi t'i ngulnin gozhdë.

           -Më duket,- shpejtova unë,- se ma paske ngrënë "djathin e hoxhës?!!".

           Jo, të ngrënë, por kaq sa krahu,- foli tërë mllef ai.

 

*     *    *

           - Po si ndodhi?- nuk po më durohej mua.

           Lëre- lëre, se aty do dalë, se kot nuk thonë: mendja bën kala; mendja bën hata!

 

*    *   *

           Qe ditë e dielë, si kjo e sotmja. Hyj,si zakoisht, dhe në klub asksush veç meje dhe  asaj. E gjeta të përlotur dhe, tek u bëra gati t'i shprehja ndonjë fjalë ngushëllimi, (ajo, natyrshëm, e priste një gjë të tillë), më tha:-Ah, mor gjyshi, çfarë më ka gjetur!!! Vetëm nga makina, mos qoftë, lëshova pandehmën time.

           -Por përsëri?- ndërhyra me pyetje unë.

           -Jo.Jo. Po pronari më kërkon lekët e qerasë sot dhe, ky, pronari i klubit ka ikur dhe pas dy ditësh vjen. Çfarë do bëj, unë, korba?!!!

           -Lekët t'i jap unë dhe, kur pronari i klubit të vij dhe do të të japë rrogën, m'i kthe.

           -Të faleminderit, gjyshi!- tha ajo.

           E ndihmova dhe e ndjeja veten qeshqek: e shpëtova nga një siklet. Thosha: kurrë mos i ndodhtë kështu çupës sime.

           Pas dy ditësh, qenka  kthyer pronari dhe, të nesërmen e "xhymertllëkut tim" ( më mirë: gomarllëkut tim),"çupa e gjyshit" kish ikur në "drejtim të paditur!!!".

           E qava  këtë "hajvanllëk" timin, por mbaja veten me gajret:- Nuk është e mundur që të bëjë një mashtrim të tillë.

           Doja mos ia hiqja petët lakrorit (të mos i dlinin lakrat), po, kur e pashë që nuk mbante më ujë pilafi, i thashë:

           - Ore, se mos ke ndonjë numër të asaj, Denisës?!

           Ou,- bëri ai. Do të ketë marrë para? Mos të mori shumë?

           Unë, por si ai GOBSEKU  i Balzakut që i ra floriri nga xhepi dhe, kur dikush i tha:- Zotëri, ju ra ky floriri nga xhepi.

           Gati me lot në sy, i tha:- Ku mund të kem flori unë!!!

           Edhe unë:- Po ç'para, more vëlla? Ku i gjeti paratë një pensionist si unë? Ama gati të kruaja kokën sikur më kish zënë qerja. E mora në telefon dhe ajo, ngaqë nuk e dinte numrin tim, u përgjigj:- Nesër më prit se do t'i sjell. Prita nesër dhe psasnesër: allafrënga dhe allaturka, po shkoi  e vate!  Hajde kap lepurin që t'i veshësh opingat. Shkoi e vate pensioni për "mbesën e gjyshit".

           Pas një jave, telefonova, por tani "mbeska" kish nxënë dhe tak e mbyllte. Epo ku  qëllon plaku, del dhe gjaku. E marr me një numër tjetër dhe tani nuk prita as për neser dhe as për pasnesër, por lëshova mallkimin:

           -Të vraftë makina! ty!- bërtita...

                                              

Tiranë, 22 janar 2017