 |
Eqrem Ēabej |
Sipas shumė studiuesve
eminentė tė huaj e shqiptarė, siē janė: Meyr, Ēabej etj, gjuha shqipe, mė
shumė se ēdo gjuhė tjetėr ballkanike, ruan emėrtesat e lashta, tė huazuara
nga latinishtja, pėr ditėt e javės e qė kryesisht lidhen me emra planetėsh
qė janė emėrtuar sipas perėndive, siē janė: Marsi, Mėrkuri, Saturni, Dielli
dhe Hėna. Gjatė hulumtimeve qė janė bėrė pėr emrat e ditėve tė javės nė
gjuhėn shqipe, ėshtė ardhur deri te presupozimi se nė shqipen e lashtė java
ka filluar me tė martėn (Ēabej), pra, Marsin perėndinė e luftės, qė lė tė
nėnkuptohet se Marsi mund tė ketė qenė edhe perėndi e shqiptarėve. Kjo ka
shumė tė ngjarė tė jetė kėshtu, pasi qė edhe nė kalendarin e vjetėr romak
viti fillonte me 1 mars.
Deri tek ky pėrfundim
ėshtė arritur gjatė pėrpjekjeve pėr shpjegimin e ditėve tė javės: e enjte
dhe e premte. Meqė ditėt e tjera kanė huazime tė lashta latine si: e diel
dies Solis dita e Diellit; e hėne - dies Lunaea dita e Hėnės; e martė
dies Martius; e mėrkurė dies Mercuri; e shtunė - dies Saturni, ditėt
e enjte dhe e premte, me sufiksin te, dalin mė tė errėta pėr shpjegim.
 |
Marsi Perėndia e luftės tek romakėt e vjetėr |
Emrin e enjte, Mjeda e
krahason me greqishten e vjetėr, ené e treta ditė, dita e pasnesėrme si
njė numėror rreshtor. Kėtė version e pėlqen edhe Ēabej si mė tė arsyeshėm,
mė tė afėrt dhe mė tė mbėshtetur nga tė gjitha krahasimet tjera, edhe pėr
faktin se ditėt e javės edhe nė shumė gjuhė tjera indoevropiane shėnohen
shpesh me numėrorė rreshtorė, si: s.kr. vtornik e martė (e dyta), ćetvrtak
e enjte ( e katėrta), petak e premte (e pesta); gr. e re: dheftera e
hėnė (e dyta), triti e martė (e treta), detarti e mėrkurė (e katėrta)
etj. Kur tė krahasohen edhe emrat e muajve, gjithashtu me prejardhje latine,
september shtator, octomber tetor, november nėntor, december dhjetor
qė janė emėrtuar sipas numėrorėve rreshtorė: i shtati, i teti, i nėnti, i
dhjeti, si rrjedhojė e muajt tė parė tė vitit, qė nė periodėn romake
fillonte me 1 mars, atėherė supozimi i mėsipėrm se java te shqiptarėt e
lashtė do tė ketė filluar tė martėn, dhe se krye-Hyji shqiptar do tė ketė
qenė Marsi, ėshtė i plotkuptimtė.
Emėrtimin Mars e hasim
nė dy kuptime: te grekėt, qė e identifikuan me perėndinė e tyre tė luftės
Ares, dhe tek romakėt, tė cilėt nė fillim e njihnin si perėndi tė vegjetimit
tė tokės e tė maleve,e mė vonė si perėndi lufte. Prandaj, edhe fillimi i
vitit tek romakėt fillonte me muajin mars, me 1 mars, nė muajin e ekunikosit
(barasnatės) tė pranverės, nė muajin e ringjalljes sė natyrės, qė marrė
realisht, ėshtė shumė mė e natyrshme sesa fillimi i viti, sipas kalendarit
tė krishterė, me 1 janar.
Ndėrsa emėrtimi i
Marsit me emra zotėrash lufte, ka tė bėjė me ngjyrėn e kuqe qė posedon ky
planet. Pėr njerėzit e lashtėsisė kjo dukje e kuqe e tij lidhej me forca tė
panjohura qė zakonisht posedonin fuqi tė mėdha mbinatyrore. Pasi ngjyrė tė
kuqe ka edhe zjarri dhe gjaku, ky planet merrej si simbol i luftėrave,
shkatėrrimeve, djegieve etj. Dhe, po tė shfletohet kronologjia botėrore e
krizave tė luftės, dallohet qartė se shumica e sulmeve ėshtė ndėrmarrė mu nė
muajin mars! Po i pėrmendim vetėm dy rastet mė tė fundit: sulmi i pėrbashkėt
i SHBA-sė dhe britanezėve ndaj Irakut qė filloi mė 20 mars tė vitit 2003, si
dhe sulmi terrorist qė ndodhi me 11 Mars 2004 nė kryeqytetin e Spanjės,
Madrid, ku vdiqėn qindra dhe u plagosėn mijėra vetė. Por, ne do ta
pasqyrojmė kėtu vetėm njė historik tė shkurtėr tė historisė sonė qė ka
lidhshmėri me fillimin e luftėrave dhe kryengritjeve tė armatosura nė muajin
mars:
- Mė 27 mars 1881,
qeveria e Stambollit dhe ajo e Athinės nėnshkruan marrėveshjen e re
kufitare, qė i mundėsoi Portės sė Lartė veprime ushtarake ndaj autonomisė
shqiptare. Po nė atė muaj, ajo organizoi njė ekspeditė ushtarake tė pėrbėrė
nga 40 batalione nė krye me Dervish Pashėn qė sulmuan forcat tona nė krye me
Sulejman Vokshin.
- Mė 18 mars 1908
forcat turke, pas vrasjes sė komandantit turk tė xhandarmerisė nė
Gjirokastėr, nisėn ekspeditėn ushtarake kundėr luftėtarit tė lirisė, Ēerēiz
Topulli, qė njihet si Lufta e Mashkullores.
- Mė 24 mars 1911
filloi kryengritja e madhe e udhėhequr nga Dedė Gjo Luli qė shumė shpejt u
shtri nė gjithė Malėsinė e Shkodrės. Pas dy javė luftimesh tė suksesshme,
ata arritėn qė mė 6 prill, ta ngritin flamurin shqiptar nė majėn e Bratilės
sė Hotit.
- Mė 22 mars 1913,
Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr, vendosi tė copėtojė rėndė trojet
shqiptare duke shkėputur nga Shqipėria gjithė Kosovėn dhe Ēamėrinė si dhe
viset tjera shqiptare, si: Tetovėn, Dibrėn, Gostivarin etj, qė pati si
pasojė kryengritje tė shumta tė armatosura.
- Mė 7 mars 1914,
arriti nė Durrės, si princ i Shqipėrisė, gjermani Vilhelm Vid, i zgjedhur
nga fuqitė e mėdha nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr.
- Mė 7 mars 1919,
delegacioni i qeverisė shqiptare qė shkoi nė Konferencėn e Paqes, qė u mbajt
nė Paris (1919-1920), ia paraqiti kėsaj konference propozimin qė nė krahinat
shqiptare qė kishin mbetur jashtė kufijve tė vitit 1913, tė vendoseshin
forcat e SHBA-sė pėr ti administruar ato (90 vite mė vonė forcat e NATO-s,
tė udhėhequra nga SHBA-ja, u vendosėn nė Kosovė).
- Nė mars 1920, u
krijuan disa komitete tė Mbrojtjes kombėtare pėr ēlirimin e krahinave tė
pushtuara nga Italia dhe Mbretėria Serbo-Kroate-Sllovene. Disa muaj mė vonė
filloi sulmi i kryengritėsve shqiptarė nė krahinėn e Vlorės qė sė shpejti u
shndėrrua nė njė kryengritje tė tė gjithė popullit shqiptar.
- Mė 25 mars 1939,
qeveria italiane ia paraqiti Ahmet Zogut njė traktat pėr nėnshtrimin e
Shqipėrisė. Dy javė mė vonė trupat fashiste italiane sulmuan Shqipėrinė.
- Mė 11 mars 1981, nė
kryeqytetin e Kosovės, Prishtinė, filluan demonstratat e studentėve pėr
lirinė e popullit shqiptarė tė Kosovės dhe tė viseve tjera shqiptare nė
Jugosllavi e qė u pėrhapėn nė shumė qendra tė tjera tė Kosovės, si mė 26
mars nė Prizren etj.
- Mė 23 mars 1989,
Kuvendi i Kosovės, me direktiva nga Serbia, miratoi amendamentet kushtetuese
nėpėrmjet tė cilave u hoq plotėsisht subjektiviteti politik dhe ekonomik i
Kosovės. Popullata shqiptare e revoltuar nga kjo tradhti (meqė prej 136
delegatėve shqiptarė nė kėtė kuvend, vetėm dhjetė prej tyre refuzuan kėtė
miratim) vėrshoi rrugėt me demonstrata masive qė u shuan me gjak nga
okupatori serbomadh.
- Mė 26 mars 1990,
populli i Kavajės, pėr herė tė parė, pas njė periudhe tė gjatė nėn regjimin
komunist, mori guximin dhe shpėrtheu nė njė demonstratė tė fuqishme
antikomuniste, qė u shtyp me dhunė, por qė ndikoi dukshėm nė ndryshimet
pluraliste nė Shqipėri, tė cilat pasuan njė vit mė vonė.
 |
Adem Jashari |
- Mė 5 mars 1998,
forca tė mėdha ushtarako-policore serbe rrethuan Prekazin legjendar.
Epiqendėr ishin kullat e Jasharajve ku u zhvilluan luftime tė rrepta pėr tri
ditė e net rresht mes forcave tė UĒK-sė, tė udhėhequra nga Komandanti
Legjendar, Adem Jashari, dhe makinerisė sė rėndė serbe. Nė kėto luftim ra
heroikisht komandanti, Adem Jashari, dhe 47 anėtarė tė tjerė tė lagjes
Jasharaj.
- Mė 24 mars 1999,
NATO filloi sulmet ajrore mbi ushtrinė, policinė dhe forcat paramilitare
serbe, si kundėrpėrgjigje ndaj dhunės dhe masakrave qė zhvillonin ato mbi
popullatėn shqiptare dhe, pas tre muaj bombardimesh, e detyroi Beogradin tė
kapitullojė dhe e detyroi atė qė ti tėrheqė tė gjitha forcat e armatosura
nga Kosova.
- Mė 17 mars 2004
shpėrthyen trazirat nė Kosovė ku humbėn jetėn me dhjetėra dhe u plagosėn me
mijėra protestues. Shkaktar i kėtyre trazirave ishte mbytja e tre fėmijėve
shqiptarė nga fshati Ēabėr nė lumin Ibėr, si pasojė e kėrcėnimit dhe
ndjekjes nga ekstremistėt serbė, si dhe bllokimi i aksit rrugor Prishtinė
Shkup nė Ēagllavicė, po ashtu nga ekstremistėt serbė.
- Mė 8 mars 2005
Kryeministri i Kosovės dhe luftėtari i lirisė Ramush Haradinaj, bashkė me dy
bashkėluftėtarė tė tij, akuzohet nga Tribunali i Hagės pėr krime lufte, dhe
me 9 mars 2005, ai shkon vullnetarisht nė Hagė.
A ėshtė kjo lidhshmėri reale, qė
besohej edhe nga popujt e lashtė, tė cilėt mu pėr kėtė edhe e kanė emėrtuar
Marsin me emra zotėrash lufte, apo ėshtė kjo vetėm rastėsi? Pyetje qė hapė
debate e polemika tė shumta! Pėrgjigjja, megjithatė, mungon!
|