Nga nektari i urtėsisė mistike
Si djalė i vetėm, siē thuhet "hasreti" nė familjen time,
gjithnjė kam qenė i edukuar me mėsimet e traditės patriarkale. Babai, e
posaēėrisht nėna, pėrherė mė kanė bombarduar me mėsimet religjioze, duke ma
imponuar bindjen se njeriu ėshtė krijesė mė madhėshtore e Perėndisė, i
ndėrtuar nga dheu si trup qė vdes dhe shpirti i pavdekshėm hyjnor. Deri nė
kohėn e pubertetit, e posaēėrisht tė adoleshencės sime tė vonshme, kėto
mėsime fetare tė prindėrve tė mi i absorboja ashtu sikurse ishin: standarde
shabllonesh metafizike tė bartura brez pas brezi si dije tradicionale
fetare. Nga tėrė kėto mėsime tė cilat unė me njomėsinė time pa pėrvojė
intelektuale, atėbotė i thithja si ligjėrime autoritare, kureshtjen nė kėtė
fushė, mė sė tepėrmi e sfidonte etika fetare, e posaēėrisht ajo e parimeve
universale hyjnore, e, qė, nė tė ardhmen, gjatė formimit tim si personalitet
i kompletuar, do tė jenė bazė fondamentale e orientimit tė kureshtjes sime
tė pangopshme intelektuale, drejtė shtegtimit kah labirintet e errėta dhe tė
panjohura tė anės tjetėr tė qenies sonė tė quajtur SHPIRT.
Sa mė shumė rritesha dhe formėsohesha si
personalitet nė vete, aq mė tepėr kėrkoja e kėrkoja, duke gjurmuar varėsisht
nga mundėsitė reale tė qasjes nė literaturat mė tė avancuar pėrkatėse, dhe,
kuptohet, aq sa mė lejonte (pėr kohėn) niveli im i njohurive dhe aftėsive tė
arritura intelektuale nė kėtė fushė shumė specifike. Gjatė kėtij shtegtimi
tė kėrkimit tė visarit tė dijes mistike nėpėr labirintet e pashtershme tė
jetės, kam hasur nė mjaft libra, literaturė tė ndryshėm, siē i quajmė sot-
alternative, njerėz tė shumtė bashkudhėtarė kurioz si unė...
Brodha ashtu dhe tėrėsisht i humbur nė jetė,
pėrplot hamendėsime, strese, trauma dhe dėshpėrime tė njėpasnjėshme ...por,
sfida e pėrhershme dhe kėmbėngulėsia nė mua drejtė pėrjetimit tė asaj
ndjenje adekuate se "mu kjo ėshtė ajo se ēka unė kėrkoj", nuk mė ėshtė
zhdukur kurrė.
Sot, nuk nguroj aspak tė pranoj se tek pas dyzet
viteve e zbulova formulėn e parė tė urtėsisė fondamentale tė arritjes deri
te caku i pagabueshėm qė do tė mė shpinte kah lumturia e jetės. Kah rruga e
dritės! Formula ishte e thjeshtė, por gjeniale: ZOTI ekziston dhe ėshtė nė
mua. AI nuk ėshtė shumė larg, diku nė qiell, ku unė isha mėsuar gjithmonė ta
kėrkoj. Ishte kjo ajo pikėnisje e parė qė mė orientoi kah binarėt e rrugės
sė vėrtetė tė dritės. Rrugės qė kaherė isha nisur dhe dėshiroja qė me ēdo
kusht tė arrija nė cak...por, cak nuk kishte! Vetė rruga ishte cak! Vetė
kėrkimi ishte cak!
Instalova veten nė binarėt e kėsaj rruge tė
pakthyeshme tė jetės, dhe, mė nė fund, zbulova se kush isha unė nė tė
vėrtetė... dhe... njė ditė brohorita: E u r e k a! Nga thellėsie e qenies
sime, njė zė i sė vėrtetės shpalosi nė vetėdijen time. Nė krahasim me
kapshmėrinė e rėndomtė shqisore, ky zė pėr mua ishte njė kumte e
tejpėrtejshėm jashtėshqisor, jashtėdimenzional dhe transadental: "Ti je
realiteti i kėsaj bote. Ti je shkėndija e zjarrit tė madh tė Perėndisė qė
ndizet pandėrprerė dhe quhet jetė..."
A nuk e krijoj Zoti njeriun nga dheu dhe ia dha
shpirtin si shkrėndi e dritės sė vet?
Kėshtu sė paku thuhet nė librat e vjetra
religjioze. Figurativisht, ėshtė ky konstatim plotėsisht me vend, sepse
njeriu si krijesė fizike racionale ėshtė njė KOSMOS nė miniaturė dhe nė
pėrbėrjen e vet ka tėrė strukturėn substanciale tė kėsaj bote materiale.
Prandaj, shpeshherė nė literaturėn ezoterike dhe filozofinė antike, kjo
komponentė racionale ndryshe emėrtohet edhe si "MAKROKOSMOS", ndėrsa pjesa
tjetėr irracionale (metafizike) e saj si trup, ndryshe cilėsohet si shkėndi
hyjnore, frymė e Zotit, potencial i pastėr, dritė...etj.

Ta konkretizoj kėtė konstatim me njė tregim
metaforik nga visari i pashtershėm i urtėsi sė lashtė indiane: Pasi Zoti e
krijo njeriun, me kohė vėrejti se ai gjithnjė, lypte diēka, ankohej pa
ndėrpre, nuk ėshtė i kėnaqur me shumėēka....dhe ishte mėrzitur seriozisht
nga kėto veprime tė krijesės sė vetė. Kėshtu, njė ditė, AI vendos qė ta
braktis njeriun dhe tė fshihet diku. Po ku se? E dinte Zoti, qė kudo tė
fshihe, njeriu do ta gjente. Kėshtu, duke shėtitur njė ditė nė mendime,
rrugės e takon njė tė urtė. Ai e pyet: - "Zoti im i madh, sot ju shoh pak sa
tė brengosur dhe nė mendime? - Po- i pėrgjigjet Zoti tė urtit, dhe ja
shpalosur problemin qė kishte. - Mos u brengos Perėndi i madhėruar - ja
kthen i urti - unė tė tregoj se ku tė fshihesh. Hynė nė brendinė e zemrės sė
njeriut dhe ai kurrė nuk do tė kėrkoj aty.
Nėse pra, e pranojmė se, Zoti, kėsaj krijese tė
pėrsosur, ia dha frymėn e vet, atėherė, logjikisht, AI ėshtė nė ne dhe
askund tjetėr. Ėshtė pjesė e jona si tėrėsi, edhe pse ne jemi mėsuar ta
kėrkojmė larg e mė larg, diku nė qiell ose kudo qoftė tjetėr.
Ēdo religjion mėson se ēka ėshtė ZOTI dhe jep
konceptin e pėrgjithėsuar pėr ZOTIN si gjithėpėrfshirės. Nėse AI ėshtė
gjithėpėrfshirės, atėherė, aspak nuk duhet tė kemi dyshim se ėshtė prezent
edhe nė ne. Por si ta dallojmė kėtė baraspeshė tė dy tė kundėrtave qė janė
njė; kėtė interakcion reciprok mes nesh dhe Zotit bashkė?
Thjeshtė tė jemi nė tė tashmen.
Kjo ėshtė esenca. Tė jemi kėtu dhe tani. Nė kėtė
moment dhe nė kontakt me thellėsinė e qenies tonė. Vetėm nė kėtė gjendje dhe
tek atėherė jemi nė ZOTIN.
Por, praktikisht, mendja e jonė kurrė nuk ėshtė
nė tė tashmen. Ajo gjithnjė hamendet ndėrmjet sė kaluarės dhe sė ardhmes.
Pėrherė jemi tė padurueshėm, nga aspekti i sė ardhmes, ose brengosemi nė
lidhje me tė kaluarėn. Gabimi i ynė mė i madh qėndron aty se, tė gjitha
brengat tona kanė tė bėjnė me tė kaluarėn, e cila ka perėnduar dhe nuk
ekziston mė, dhe i tėrė padurimi ėshtė pėr tė ardhmen, e cila ende nuk ka
arritur. Ta kesh mendjen nė tė tashmen ėshtė diēka me tė vėrtetė e thellė.
Momenti i sė tashmes ėshtė:"tani, tani, tani...". Andaj duhet ta kemi tė
qartė: ZOTI ĖSHTĖ BASHKIMI I PREZENCĖS DHE SĖ TANISHMES.
Sa herė qė ēdo qelizė apo atom i trupit dhe
mendjes tonė zhytet nė prezencėn e sė tashmes, ju pėrjetoni diēka, ta quajmė
si ekstazė, diēka qė ėshtė jashtė kėtij realiteti tė aktivitetit tonė tė
zakonshėm. Mu ai moment i sjelljes sė mendjes nė tė tashme, ėshtė ajo qė do
ta cilėsojmė tė jemi me ZOTIN. Me pjesėn tonė tė vėrtetė. Mjafton njė
minutė, vetėm njė minutė nė ditė tė jesh me veten dhe asgjė tjetėr.
Tė jesh njė minutė nė ditė me veten, nė qetėsi
pa mendime, ėshtė tė jesh njė minutė me ZOTIN.
Kjo ėshtė me tė vėrtetė madhėshtore...!
|