Kam dėgjuar njėherė - po vdiste njė njeri; ishte
mjaft plak, e kishte jetuar tė veten dhe as qė kishte nevojė tė brengosej
pėr vdekjen. Ishte koha e perėndimit tė diellit. Nata lėshohej ngadalė
anekėnd. Njeriu i hapi sytė dhe e pyeti gruan, e cila i qėndronte pranė, nga
ana e djathtė e krevatit: Ku ėshtė djali i madh?
ai ėshtė ulur pranė teje. Mos u brengos pėr tė,
mos u brengos pėr asgjė. Ti vetėm qetėsohu dhe lutu! mirėpo njeriu sėrish
pyet: E ku ėshtė djali i dytė?
Ai ėshtė afėr tė madhit - ia ktheu gruaja.
Plaku, i cili ishte buzė vdekjes, provon qė tė ngritėt nga shtrati. Gruaja e
pyet: Ēbėn ashtu? Ai i pėrgjigjet: Shikoje ku e kam djalin e tretė.
Gruaja dhe djemtė pėr njė ēast menduan se sa dashuri ndien ai pėr ta. Edhe
unė jam kėtu, baba. Ti, vetėm qetėsohu, tė gjithė ne jemi kėtu. Plaku
vazhdon pa e zgjatur: Tė gjithė rrini kėtu dhe kėrkoni nga unė tė
qetėsohem! E kush punon nė dyqanin tonė?
Nė momentin e vdekjes ai brengoset pėr dyqanin e
tij. Vdekja sjell nė sipėrfaqe tė gjitha vetitė tua themelore.
Njė njeri po ashtu po vdiste, ishte mjaft i
pasur. E gjithė familja i qėndronin pranė. Befasisht djali i madh pyet: Ēdo
tė bėjmė kur tė vdes? Duhet ta gjejmė njė veturė qė ta dėrgojmė nė varr.
Djali i ri tha: Ai gjithmonė ėndėrronte Rols Rojsin ose Fordin. I
madhi ia ktheu me tė shpejtė: Ti je ende i ri dhe nuk i kupton mirė kėto
gjėra. Trupi i vdekur mund tė bartet dosido. Unė e njoh njė njeri qė ka
traktor. Mė tė do tė ishte mė lirė. I riu nuk pėrmbahet: Unė nuk mund ti
toleroj tė gjitha kėto marrėzi. Nuk ėshtė e nevojshme qė tė brengosemi pėr
Rols Rojs, Ford apo traktor. Mos e dėrgojmė nė kurorėzim? Ai duhet tė
varroset. Ne do ta gjuajmė nga shtėpia nė vendin ku hedhen mbeturinat.
Shėrbimi komunal mbi transportin e mbeturinave do ta marr menjėherė, ndėrsa
ne nuk do tė kemi kurrfarė shpenzimesh. Nė kėtė moment plaku i hap sytė dhe
shpėrthen: Ku i kam kėpucėt? Ata pyesin me habi: Ētė duhen kėpucėt? Ti
vetėm qetėsohu! Mirėpo plaku ngul kėmbė. Djalit tė madh nuk i durohet: Ai
ėshtė kokėfortė. Ndoshta dėshiron tė vdesė me kėpucė? Silljani kėpucėt!.
Pasi ia mbathin ato, plaku thotė: Sduhet tė brengoseni pėr shpenzime
pėrderisa mė ka mbetur edhe pak jetė. Do tė shkoj vetė deri te varri.
Shihemi atje! Do tė vdes pikėrisht nė varr. Mė lėndon ekstravaganca juaj.
Unė vetėm kam ėndėrruar Rols Rojsin. Tė ėndėrrosh nuk kushton shtrenjtė.
E thėnė e bėrė, dhe plaku shkoi te varrezat. Pas tij shkuan edhe djemtė, tė
afėrmit dhe shokėt. Dhe saktėsisht, me tė mbėrrirė nė varreza, plaku vdiq.
Kėshtu i kurseu paratė.
Ideja e fundit e njeriut, qė manifestohet nė
momentin e vdekjes, ėshtė karakteristikė pėr tėrė jetėn e tij, tėrė
filozofinė e tij, religjionin e tij.

Djaloshi shkon me tė atin nė kopshtin zoologjik,
ku e panė njė luan tė tėrbuar nė kafaz. Djali u frikėsua sė tepėrmi. Ai
skishte mė shumė se nėntė vjet. Sakaq e pyeti tė atin: Baba, nėse
rastėsisht ky luan del nga kafazi dhe tė vėrsulet ty, a mund tė mė tregosh
se me cilin autobus mund tė kthehem nė shtėpi? Nė gjendje tė tillė ai
parashtroi njė pyetje relevante. Ai as qė mund tė marr me mend se nėse diēka
e tmerrshme i ngjet tet mund ti ngjajė edhe atij po ashtu; mirėpo nėse i
ngjet vetėm tet e ai mbetet gjallė, atėherė ai duhet tė dijė numrin e
autobusit qė tė kthehet nė shtėpi.
Njohuria mbi vdekjen befasisht heq nga ti tė
gjitha maskat, hipokrizitė, dhe ti pėr njė ēaste bėhesh i vetėdijshėm se je
vetėm dhe se raportet tua me tė tjerėt janė vetėm njė mashtrim, njė mėnyrė
qė tė harrosh vetminė tėnde - nganjėherė madje edhe krijon familje vetėm qė
tė mos ndihesh i vetmuar. Por, ja qė vdekja zbulon ēdo gjė. Ti do tė vdesėsh
vetėm, si i huaj, pa emėr, pa autoritet, pa respekt, pa fuqi, i zhveshur i
tėri.
Koha ėshtė diēka qė nuk mund tė ndalet, diēka qė
nuk mund tė mbrohet, qė nuk mund tė kthehet. Ajo ėshtė njėdimensionale. Njė
ditė e gjithė rėra do tė bie nė orėn e rėrės dhe ti bėhesh i zbrazur. Pėr
kėtė edhe vdes. Interesohu mė tepėr pėr vdekjen (kohėn). Ajo ndodh
pikėrisht tash dhe kėtu. Kur njėherė fillon tė merresh me tė, atėherė edhe
vetėdijesohesh pėr vdekjen.
Tė duash jetėn ėshtė epsh i thellė, ndėrsa tė
jesh i gatshėm pėr vdekje, me domosdo ėshtė jo e natyrshme. Dhe vėrtet,
vdekja ėshtė gjėja mė e natyrshme nė botė. Ajo ėshtė shumė mė e rėndėsishme
se jeta. Jeta ėshtė e thjesht, sipėrfaqėsore. Vdekja ėshtė shumė mė e
thellė. Pėrmes vdekjes ti arrin nė jetėn e vėrtetė... pėrderisa pėrmes jetės
ti arrin vetėm deri te vdekja, asgjė mė shumė.
OSHO Vdekja - trillimi mė i madh
|