Me respekt dhe pėrkushtim, tė gjithė atyre qė na
mėsuan: shkronjat, tė lexojmė, ta ngasim biēikletėn, tė luajmė futboll, tė
notojmė, ta respektojmė mė tė vjetrin, ti kėrkojmė falje Zotit, ta duam
rrugėn e ndritur, ta duam pėrjetėsisht mėsuesin e shokun, si dhe pėrskaj
gjithė kėtij vargani tė begatshėm: TA DUAM DHE TA RESPEKTOJMĖ ATDHEUN.
Kah pėrfundimi i klasės sė gjashtė, Betimi sikur
nėpėr mjegulla e kėrkonte vrullin e tij tė dikurshėm, mbase shkakun e kėsaj
degdisje nė plogėshtim as vetė nuk e dinte. Pllakosja e kėsaj hije tė rėndė,
atė e kishte shoqėruar edhe gjatė pėrmbylljes sė asaj dite tė fundit tė
vitit shkollor. Ndonėse i tėri ishte mbėrthyer me njė mallėngjim tė zjarrtė,
qė ishte shoqėruar me amulli e ligėshti nė ditėt qė do tė rridhnin, ndoshta
mund tė parandiente diēka, por i tėri ishte i hutuar prej kėsaj gjendjeje
rraskapitėse, mbase gjeneza e kėsaj mjegullnaje, pėr muaj tė tėrė do tė
mbetej nėn thundrėn e sė panjohurės.
Ishte traditė e hershme, qė nė ditėn e fundit tė
vitit shkollor tė gjithė nxėnėsit, sė bashku edhe me arsimtarėt e tyre, tė
tuboheshin nė njė klasė dhe nė njė vullnet tė njėsuar, qė sa mė kėndshėm
tia vendojnė kapakun atij udhėtimi, atij konglomerati i cili ishte i
stėrmbushur me vlera tė llojllojta, vlera qė lulėzonin nė sfondin e quajtur
dituri, korrje kjo e frytshme qė do tė zhvillohet nė njė atmosfere festive,
mbase pėr vite tė tėra do tė pėrshkohej si njė kremtim i hareshėm, ndonėse
po lihej pas njė betejė e mbushur pėrplot ngadhėnjime, betejė qė
paralajmėronte fitoren e asaj lufte, mposhtjen e injorancės, ngadhėnjimin e
diturisė dhe shporrjen e pėrtacisė, kėshtu duke hapėruar drejtė
veprimtarive, qė si synim i kishin majat mė tė larta tė suksesit.
Pas vallėzimit dhe humorit tė mbushur pėrplot
shije, vinte momenti aq shumė i padėshiruar nga tė gjithė, nuk kėnaqeshin me
faktin se i priste njė pushim tre mujor, pushim ky qė pėrkonte me stinėn mė
tė mirė tė vitit, ku ēarēafi i gjelbėr sipėr tokės me energjinė dhe bukurinė
e tij, do ti kėnaq tė gjithė krijesat nė tokė, stinė qė sapo kishte larguar
njė ēarēaf me njė ngjyrė e me njė shije tjetėr, qė krijesat nėn atė mbulesė,
veēmas krijesa e quajtur njeri nuk e admironte edhe aq. Madje ajo kėnaqėsi e
asaj dite, mes tjerash ia kujtonte edhe anėn tjetėr tė medaljes, ku pėrgjatė
tėrė vitit kishin qenė tė mbėrthyer me kolorit vėshtirėsish dhe mundimesh,
por tė gjitha kėto tė pėrshkuar me korrje tė begatshme dhe shpresė pėr ditė
mė tė ndritura.
Rėndomė, kėshtu kishte ndodhur edhe me
gjeneratat e tjera. Gjatė gjithė vitit shkollor pėrjetonin aq raste e
evenimente mbresėlėnėse, saqė i gjithė ky mozaik vlerash, sikur rrėnja e
etur qė kėrkon ujin, me ngulm e kėrkonte pjesėn e kujtesės afatgjate, duke i
hapur kėshtu shtigje nė tė ardhmen edhe nostalgjisė, ngaqė pėrmes saj mė
lehtė dhe mė denjėsisht do tė mund ta ruanin tė freskėt tė sotmen e ėmbėl.
Pjesė nga romani "Mėngjesi i hershėm"

|