Ishte njė rastėsi kur unė u njoha me pikturat e Manjola Hoxholli.
Nė fillimet e para ku mora kontaktet me pikturat, ato mu dukėn si foto
aparati me ngjyra. Dhe, pas disa rishfaqjeve para syve nė ekranin e
monitorit tė kompjuterit nė opsionin "Piktura", me vėmendje ndoqa ciklin e
pikturave tė cilat mė dhanė ndjesi e shije tė veēanta. Korsia i pikturave tė
kėsaj piktore tė re, tė hedhura edhe nė facebook, pėr nga numerikja janė
pak, por brendia e tyre dhe mėnyra stilistik- estetik qė na paraqesin ato,
kanė dimisione shumėplanėshe dhe ngjyra tė ndezura si zjarri vullkanik qė
burojnė nga shpirti i vetė piktores. Talenti i piktores sė re Manjola
Hoxholli, vjen si njė "meteor" qė zbret nga qielli i shpirtit tė saj, e si
tė tillė, pikturat e derdhura nė telajo janė tė ngrohta e vezulluese pėr
syrin e vizitorit nė pėrgjithėsi, e nė veēanti pėr ata qė adhurojnė
pikturėn. Pikturat e saj kanė "magjiken" e tyre, sepse qysh me shikimin e
parė ato tė rrėmbejnė e tė bėjnė pėr vete. Mėnyra e tė pikturuarit te
Manjola Hoxholli ėshtė veēantė. E themi kėtė sepse aty gjen pak "Van Gogh",
apo "Pikaso" pra, te ngjyrat e pėrdorura plot diell e prush zjarri qė
pėrcjell pėr te publiku nėpėrmjet pikturės.
Manjola Hoxholli ka lindur nė qytetin e Lushnjes. Nė vitin 2007
martohet nė Elbasan dhe ka dy fėmijė tė mrekullueshėm. Qysh e vogėl Manjola
spikati talentin e saj si letrare por edhe piktore. Me lapsin karbon
skiconte nėpėr fletoret e shkollės, saqė njė ditė mėsuesi i vizatimit i tha
se do bėhesh piktore nė tė ardhmen e afėrt. Por, edhe mėsuesi i letėrsisė
shkoj mė tej duke i thėnė se ke dell tė shkruash prozė.
Kjo e befasoj mė shumė vajzėn e talentuar, saqė kėto mendime e
fjalė e nxitėn mė tej talentin e sapo lindur qė i buronte nga thellėsia e
shpirti pėr tė vazhduar rrugėn e bukur, por tė vėshtirė tė artit.
Pėrveē atyre qė i jepnin kurajo pėr tė vazhduar talentin e saj,
Manjola u ndesh nė rrugėtim e sipėr pėr ti ngjitur shkallėt e artit edhe
me mediokrit e kohės, tė cilėt e shikonin talenten e re me njė pėrbuzje e
indiferentizėm sepse gjoja ajo ska talent nė letėrsi e pikturė. Kėto e
shumė mentalitete tė tjera virusale qė manifestoheshin te mediokrit, vajzėn
e talentuar tė Myzeqesė se thyen dot. Pėrkundrazi, i dhanė impulse e forcė
deri nė "Diamantin" e shpirtit tė zemrės ku mbretėronte talenti i saj.
...Dhe ja si shprehet pėr kėto Manjola Hoxholli:
"Pasioni pėr pikturėn kam filluar shumė herėt, pothuaj nė tė
njėjtėn kohė kur fillova tė mbaj lapsin nė dorė, tė mėsoja e tė bėja
grepat nė abetare. Nuk mbaj mend shkakun apo shkėndijėn qė ndezi tek unė
pasionin pėr tė riprodhuar, ēdo gjė qė shikoja, nė letėr. Gjithmonė mbaja
njė fletė, dhe sa herė qė bėja detyrat, pėrvidhesha tek fleta si nė njė botė
tjetėr, ku mė lejohej tė modeloja apo riprodhoja imazhe, ide. Ishte njė botė
e imja, e ruaja me xhelozi, pa lejuar kėnd tė hynte nė tė. Mbaj mend, se
herė pas here dilja prej kėsaj bote hipnotike, me "dhune", pasi ishte mami
ajo qė mė pėrmendte dhe mė risillte nė realitetin e detyrave. Jo vetėm
piktura ka qenė pasioni im, arti i tė shkruarit gjithashtu, mė tėrhiqte nė
kėtė botė tė "fletės" ta quajmė kėshtu. Krahas viteve qė rridhnin,
kultivohej dėshira pėr tė shkruar e pikturuar. Duke parė kėtė pasion kaq tė
thellė e shpėrthyes, mė filloi tė mė jepte njė farė drejtimi, qė unė tė
angazhohesha mė tepėr. Filloi botimi i parė i njė vjershe nė njė gazetė
lokale kur isha nė moshėn 8-9 vjeēe. Emri i gazetės nuk mė kujtohet, por mė
kujtohet zhgėnjimi i parė qė mora, pasi qė, vjershės sime i ishte bėrė njė
redaktim absurd, pėrveē titullit nuk kishte asnjė strofė, e madje asnjė
fjalė nga origjinalja. Ky dekurajim mė stepi, por nuk mė frenoi, dhe shumė
shpejt fillova tė shkruaja njė novelė. Dhe rreth moshės 15-16 vjeēe e
pėrfundova novelėn me titull "Legjenda e vilės buzėdetit", duke i veshur njė
kopertinė tė realizuar prej meje, si dhe ilustrimet. Nė vitin 2000 kjo
novelė pėrfundoi nė shtėpinė botuese "Dita 2000" dhe botimi u realizua nė
saj tė Eva Lenės. Gėzimin mė tė madh e ndjente ime ėmė. Kisha filluar tė
shoqėrohesha me shkrimtarėt e tjerė tė rrethit dhe tė merrja pjesė nė
promovime tė ndryshme. Po aty pashė hipokrizinė qė derdhej lumė pėr ēdo tė
ri qė promovonte njė vepėr tė tij. Hipokrizia ishte e atillė pėrsėritėse, sa
i mėsova pėrmendėsh ligjėratat e secilit prej tyre. Shumė shpejt u largova
dhe kėtu e ndėrpreva karrierėn time si njė shkrimtare, ndėrsa piktura
vazhdoi tė mė shoqėronte ēdo ditė".
Vėrtet Manjola Hoxholli nuk ka mbaruar akademinė e arteve, por
me talentin e saj natyral, tė lindur, por dhe kėmbėngulja e pasioni pėr
pikturėn, e ka "Diplomuar" veten tashmė si njė piktore me "Pasaportėn
akademike tė pikturės", duke realizuar me njė mjeshtėri e kolor ngjyrash nė
gjithė zhanret e pikturave , e sidomos tė portretit e tė peizazhit. Pikturat
qė kanė dalė nga dora e saj dhe peneli mbi telajo qė derdh larmi ngjyrash,
ngjasojnė si njė foto aparati me ngjyra. Kėtu qėndron edhe befasia e kėsaj
piktore tė re, qė tashmė po afirmohet ēdo ditė e mė shumė te publiku qė do
artin e nė veēanti pikturėn. Nga vetė natyra Manjola ėshtė e thjeshtė,
fjalėmbėl e komunikueshme me tė tjerėt, kėto cilėsi e virtyte ajo i shpreh
edhe nėpėrmjet pikturės. Vetė pikturat janė si njė kartolinė qė e mban nė
dorė dhe e shfaq para syve si njė ekran qė eksploron natyrėn. Po tė
vėshtrosh peizazhet e kanioneve tė lumit Osum qė janė pikturuar nga
Manjola Hoxholli, me tė vėrtetė tė magjepsin, sepse ajo ka lėnė mbi telajo
ngjyrat e shpirtit tė saj. Natyra, ngjyrat dhe shpirti plot kolor, na sjell
para syve tanė copėza nga vendlindja jonė Shqipėri. Ajo shpėrthen si
vetėtima qė del nga Mali i shenjtė Tomorri e na thotė: ''Eja dashamirės i
artit dhe pikturės tė marrėsh pak ''oksigjen'' nė kėto piktura ku ėshtė
natyra jonė e bukur shqiptare!".
Sa bukur! Ujėvara e shpirtit derdhet si zanė mbi shkėmb, dhe nga
''loti'' i ujėvarės merr freskinė e jetės ku natyra ''puthet'' me ndjenjat
tona .
Nė gjithė rrafshin e tyre, pikturat e Manjolės kanė freski e
gjallėri. Aty merr udhė njė lule, njė gur i gdhendur, njė pemė me lule e
fruta, portrete njerėzish qė mbartin me vete midis tė tjerave edhe botėn e
brendshme psikologjike tė tyre.
Piktura mė ėshtė bėrė pjesė e jetės sime,- na thotė me krenari
Manjola Hoxholli.
Kur e pyesim pse nuk vazhdove akademinė e arteve, ajo na thotė
se miopėt e kėsaj bote tė izolojnė. Kėshtu, me vėshtirėsi e sakrifica ajo
vazhdoi studimet e larta nė universitetin "Aleksandėr Xhuvani" nė Elbasan
pėr gazetari. Nė vitin 2008 mbaroi studimet e nivelit tė parė Bachelor pėr
gazetari; e mė pas niveli dytė Master pėr "Ekonomia dhe e Drejta pėr
Administratė Publike". Nė vitin 2012 mbaron Masterin e dytė nė fakultetin
Ekonomik tė Elbasanit.
Po ti vėshtrosh me kujdes pikturat e punuar nga dora e saj, tė
cilat tashmė janė bėrė pjesė e shpirtit e pronė e tyre tė shumė qytetarėve
qė adhurojnė pikturėn, kėto tė punuara me laps e bojėra vaji nė telajo. Te
kėto piktura me pėrmasa tė ndryshme, ajo ka dhėnė njė pjesė nga bota e saj
shpirtėrore si nėnė, por edhe si piktore. Te koleksioni i pikturave pėr
kanionet e Osumit, kėtė mrekulli qė na i ka falur natyra, ajo i ka punuar
me njė mjeshtėri tė rrallė, saqė natyra pėrreth e gjithēka ku ajo ka
pikturuar brenda sfondit tė telajos, nė ēdo detaj, spikatin tė qarta
elementėt e peizazhit tė ngjyrave qė ajo ka
pėrdorur.
Ky ėshtė njė gėrshetim mjeshtėror tė ngjyrave qė ka pėrdorur
kjo piktore e re, tė cilėn e bėn tė dallueshme nga piktorėt e tjerė, sepse
ngjyrat e pėrdorura dhe stili i kėndvėshtrimit artistik, na japin para syve
tanė pamje tė gjallė e nė lėvizje; por njėkohėsisht dhe mbushje shpirtėrore
qė tė afron impresione me realen natyrė.
Tė njėjtėn gjė e gjejmė edhe nė pikturėn "Ura e Kasabashit" mbi
lumin Osum (Monument kulture), tė cilėn pėr nga pėrqasja me ambientin
rrethues tė peizazhit e ngjyrave qė ka pėrdorur kjo piktore, e bėn pikturėn
tė jetė nė lėvizje si vetė lumi qė kalon poshtė kėsaj ure etj.
-Po pėr portretin?
Tė flasėsh pėr portretin e pikturuar nga Manjola Hoxholli ėshtė
pak e vėshtirė. E themi kėtė, sepse ajo tė befason me atė vizatim e ngjyrim
prefekt, madje do tė thosha "magjik", tė cilėn na e jep tė gjallė qė me
shikimin e parė. Piktura ka shumė elementė nė vetvete, e si e tillė pėr te
portreti (njerėzish) kėrkon, jo vetėm stilin e mėnyrėn e veprimit piktoral,
por ai kėrkon pėrmasa e shtysa tė tjera tė elementit artistik; pra edhe atė
psikologjik e tė mendimit sė botės sė brendshme, qė njė gjė tė tillė e bėjnė
vetėm ata njerėz tė artit qė kanė botė tė madh brenda vetes. Pa kėtė
zbėrthim tė botės sė brendshme psikologjike tė portretit e tė elementėve tė
tjerė teknik e artistik, nuk mund tė realizohet njė portret i mirėfilltė i
arrirė nga ana vizionale artistike.
Kjo piktore e re, por vizionare ka mundur tė thyejė ato barriera
pėrgjatė punės sė saj, e tė dali triumfatore duke na dhėnė portrete tė
mirėfillta sa artistike aq sa edhe tė gjalla e duken sikur na flasin. I
tillė ėshtė portreti i njė fėmije qė ka realizuar kjo piktore.
Me tė drejt mund tė themi pa frikė sepse peneli dhe bojėrat qė
pėrdor mbi telajo Manjola Hoxholli tė mahnitin. Kėto di ti pėrdori vetėm
njė artiste e vėrtetė qė ka njė botė tė madhe nė gjithė qenien e saj, ku rri
zgjuar si njė lule zambaku i bardhė arti nė pėrgjithėsi dhe nė veēanti
piktura.
Shumėkush qė ka parė nga afėr pikturat e Manjola Hoxholli ėshtė
shprehur hapur, qė njerėz tė tillė me talent tė veēantė duhen pėrkrahur nga
organet kompetente tė qeverisė lokale e qendrore, nga gjithė shoqėria pėr
ti dhėnė mundėsinė e zhvillimit tė talentit nė dobi tė artit e kulturės
sonė kombėtare.
Durrės, 21 tetor 2015
Piktura qė tė japin mesazhe jete
Manjola Hoxholli Elbasan

Kanionet e Osumit Skrapar

Ura e Kasabashit - monument kulture

Portret

Portret
|