Migrena ėshtė kokėdhembja qė e pėrfshinė gjysmėn
e kokės, prandaj edhe mjeku Galen (nė shek. II tė erės sė re) kėtė sėmundje
ndryshe e quajti si hemicrane (nga greq. Hemi - gjysmė dhe cranin - kafkė).
Migrena paraqitet mė tepėr te personat e rinj,
kurse rrallė tek tė moshuarit.
Mė e shpeshtė ėshtė te femrat se sa te meshkujt
(3:2). Gjatė marrjes sė anamnezės familjare ėshtė vėrejtur se nė njė familje
mund tė gjejmė 2 - 3 tė sėmurė nga migrena (nėna, motra, vėllai); prandaj
mendohet se migrena ėshtė sėmundje trashėguese.
Etiologjia e sėmundjes
Njė numėr i madh i autorėve, migrenėn e quajnė
si kokėdhembje alergjike, pasi qė ekzistojnė tė dhėna tė shumta qė flasin
pėr natyrėn alergjike tė kėsaj sėmundjeje. Tek tė sėmurėt qė vuajnė nga
migrena shumė shpesh vėrehen edhe reaksione tė tjera tė natyrės alergjike
p.sh.: astma bronkiale alergjike, rrufa e polenit, sėmundjet alergjike tė
lėkurės, tė traktit gastrocin - tensinal etj. Tė shumta janė rastet kur
kokėdhembja migrenoze ėshtė nė lidhshmėri me pėrdorimin e ndonjė lloji tė
ushqimit.
Migrena ėshtė kokėdhembje tipike vaskulare ku nė
fazėn e parė tė sulmit dominon ngushtimi i enėve tė gjakut tė trurit (vazokonstikcioni),
kurse nė fazėn pėrfundimtare tė sulmit paraqitet zgjerimi i enėve tė gjakut
tė trurit (vazodilatacioni), pėr kėtė migrena shoqėrohet me dhembje nė formė
pulsative (shpuese).
Kėto ndryshime qė paraqiten nė enėt e gjakut tė
trurit janė si pasojė e reaksionit alergjik qė zhvillohet nė organizėm, me
tė cilin rast lirohen tė ashtuquajturit mediatorė tė reaksionit alergjik (histamina)
tė cilėt ndikojnė nė paraqitjen e ndryshimeve nė enėt e gjakut tė trurit dhe
nė paraqitjen e dhembjes sė kokės.
Nė paraqitjen e kokėdhembjes migrenoze rol tė
rėndėsishėm luajnė edhe fokuset e ndryshėm infektivė nė organizėm. Kėta
fokus paraqesin burime kronike tė alergjinave bakteriale.
Ėshtė e njohur se migrena te shumė te sėmurė
paraqitet nė cikle tė rregullta p.sh. pas zgjimit nga gjumi.
Ndonjėherė ndodh qė sulmi i kokėdhembjes ta
zgjoj tė sėmurin nga gjumi, qė shfaqet mė shpesh gjatė fazės REM.
Si faktor predispozues pėr
paraqitjen e kokėdhembjes migrenoze janė: shqetėsimi, nervoza e madhe,
lodhja, pagjumėsia, hipoglikemia (ulja e sheqerit nė gjak), mandej marrja e
ushqimeve qė pėrmbajnė aminet vazoaktive (yndyrėrat e rėnda, ēokollatat,
portokajtė, djathi i freskėt etj.). Edhe konsumi i alkoolit mund tė
shkaktojė sulmin e migrenės.
Tė sėmurit nga migrena zakonisht janė njerėz
rigjidė, shumė precizė nė punė, por janė tė ndjeshėm edhe nė ērregullimet mė
tė vogla tė planeve tė tyre.
Tabloja klinike
Migrena zakonisht fillon nė moshėn e
adoleshencės dhe atė shumė mė shpesh paraqitet te femrat se sa tek meshkujt,
gjė e cila na bėnė tė mendojmė pėr ndikimin e faktorit endokrin nė
paraqitjen e kėsaj sėmundjeje.
Nė favor tė kėsaj flet fakti se sulmet e
kokėdhembjes migrenoze shpeshherė fillojnė gjatė menstruacioneve,
shtatzėnisė apo laktacionit (dhėnies gji).
Para sulmit tė migrenės shpeshherė mund tė
paraqitet euforia, rritja e oreksit, ndjenja e freskisė psikike apo
depresioni dhe lodhja.
Ėshtė karakteristike edhe paraqitja e aurės te
migrena e cila manifestohet me skotome (defekte nė fushėn vizive), me
ndjenjė tė pranisė sė rrjetės sė merimangės para syve ose si bie borė. Pėr
dallim nga ajo epileptike aura migrenoze zgjat mė tepėr.
Vetė kokėdhembja lajmėrohet pas aurės dhe
pėrfshin gjysmėn e kokės (hemicrania), por ndonjėherė ajo mund tė jetė e
dyanshme. Dhembja mund tė ndihet thellė mbrapa syve ose nė kėndet e
brendshme tė syve, por shpesh mund ta pėrfshijė regjionin fronto - temporal.
Kokėdhembja zakonisht fillon si dhembje e
topitur e cila mė vonė mund tė ketė karakter shpues.
Intensiteti i dhembjes rritet gradualisht dhe
pėrforcohet gjatė uljes sė kokės.
Kokėdhembja migrenoze zakonisht pėrcillet me
mundime, vjellje, me tė ėnjtur tė kapakėve tė syve, me hiperemi tė
konjukturave (skuqja e syve). Pėr shkak tė fotofobies (frikė nga drita), tė
sėmurėt e tillė tėrhiqen nė dhoma tė errta. Sulmet e kokėdhembjes migrenoze
zgjasin disa orė, e nė raste mė tė rėnda edhe disa ditė. Me kalimin e viteve
sulmet rrallohen dhe bėhen mė tė lehta, e nė menopauzė shpeshherė
intensifikohen.

Mjekimi
Duke marr parasysh faktin se edhe vetė
etiopatogjeneza e migrenės nuk ėshtė sqaruar definitivisht, edhe mjekimi
etiologjik i saj paraqet vėshtirėsi tė mėdha.
Parimet kryesore tė mjekimit etiologjik tė
migrenės janė:
a). Mėnjanimi i faktorėve tė cilėt mund tė kenė
rėndėsi pėr manifestimin e kokėdhembjes migrenoze (llojet e ndryshme tė
ushqimit, ērregullimet gastrointestinale, pirja e tepruar e duhanit, e
alkoolit etj.).
b). Zbulimi dhe mėnjanimi i faktorit direkt
etiologjik i cili shkakton sulmet migrenoze. Nė kėtė aspekt duhet hulumtuar
anamnezėn, duke bėrė teste tė ndryshme pėr verifikimin e pranisė sė
hipersensibilitetit (alergjisė), duhet zbuluar fokuset infektivė eventualė
tė organizmit dhe duhet shėruar ato me antibiotikė.
Nė raste kur migrena ėshtė nė lidhshmėri me
menstruacionet, duhet dhėnė preparatin me emrin progesteron.
Sot mjekimi bashkėkohorė i migrenės bėhet me anė
tė hipnozės, akupunkturės si dhe me pėrdorimin e barėrave antimigrenoze.
Prej barėrave antimigrenoze mė tepėr pėrdoren: Stugeroni, Avamigrani,
Sandomigrani, Deserili, Migristene, Ditamini etj.
Pėrshkrimet e barėrave, dozimin dhe mėnyrėn e
pėrdorimit duhet ta bėjė mjeku.
|