Para pak ditėsh takova nė Strugė njė mik tė
vjetėr, koleg tė Universitetit tė Prishtinės me origjinė nga Struga. Mė ftoi
pėr kafe. Aty, gjatė bisedės, nisur dhe nga debati i nxehtė i kohėve tė
fundit nė media nė pasqyrim tė dy konceptimeve tė ndryshme (njėri kozmopolit
dhe tjetri kombėtar) mbi mitin, ai nuk hezitoi tė shpaloste disa mendime mbi
ndėrtimin, vlerėn, rolin dhe ndikimin e mitit nė shoqėrinė shqiptare.
Pikėrisht nė rreshtat e mėposhtėm do tė pėrpiqem tė pėrmbledh thelbin e asaj
ekspozeje (pjesėn e pėrgjithėsuar tė saj), pa ndalur te ndonjė emėr i
pėrveēėm.
Por, ēėshtė miti?
Shoqėria shqiptare, ashtu si shoqėri tė tjera nė
transformim tė shpejtė, ka nevojė pėr mite, qofshin ato tė vjetra ose tė
reja. Janė ata qė synojnė tė kalibrojnė njė formė tė treguari mbi
evolucionin shoqėror, tė natyrės e njeriut, njė shikim bazik mbi botėn,
njėfarė historie tė transmetuar nė breza, njė rrėnjėzim kulturor tė disa
aspekteve natyrore dhe praktikave fetare, ndryshimeve kryesore psikologjike
e sociale, idealeve tė larta njerėzore, modeleve pėr tu ndjekur. Me pak
fjalė, mitet sendėrtojnė besimet e pėrjetimet tona mbi origjinėn,
funksionimin e botės e shoqėrisė, mjaft tradita historike etj. Burim nė
ndėrtimin e miteve ka qenė edhe personifikimi i objekteve jo tė gjalla, i
forcave tė ndryshme natyrore. Nėpėrmjet miteve pėrshkruhen nė trajtė
alegorike natyra e dukuri tė saj, por dhe mjaft koncepte shpirtėrore e
filozofike. P.sh., miti i Apolonit pasqyron dritėn, diellin; ai i Pozeidonit
- ujin; ai i Athinasė - gjykimin e menēur, i Afėrditės - dashurinė,
dėshirėn, bukurinė etj. Duke klasifikuar mitet, disa studiues i ndajnė ato
nė mite: primitive (histori mbi natyrėn), pagane (tregime greke e romane nė
ndėrveprimin njeri-perėndi); tė shenjta (tė lidhura me fetė kryesore),
shkencore (tė lidhura me krijime shkencore); kurse studiues tė tjerė flasin
pėr: mite kozmike (mbi lindjen apo fundin e botės); mite fetare (si
portretizime perėndish); mite pėr heronj tė veēantė (si himnizime individėsh
tė tillė, p.sh., Akili); mite qė lidhen me vende tė caktuara, p.sh., Teba,
Kamelot (Camelot) etj
Miti shpesh identifikohet me legjendėn (qė nuk
ka pėrmbajtje fetare e mbinatyrore, qė i mėshon historisė mė shumė se
kuptimit ose vlerave filozofike e morale); me folklorin (qė ka tė bėjė mė
shpesh me ngjarje fiktive me shtrirje tė kufizuar gjeografike); me fabulėn
(qė pėr mishėrimin e njė morali, si te fabulat e Ezopit, pėrfshin deri tė
folurėn e kafshėve). Sė fundi, krahas miteve mė universale, ndėrtohen edhe
mite tė tjera qė mishėrojnė veprimtarinė tonė ditore, dashuritė e
kėnaqėsitė, xhelozitė e urrejtjet, inatet e ambicien, intrigat e pėrplasjet,
grindjet e betejat tona. Ata, gradualisht, mund tė bėhen pjesė e ushqimit
dhe shoqėrizimit tonė!

Miti, legjenda e rrėfenja
Miti i jep vlerė njė sistemi fetar, praktikave
tė kultit, leximit njerėzor tė dukurive natyrore, shkallėzimit episodik
historik, evolucionit shoqėror etj. Nė njė farė mėnyre, ai mund tė
konsiderohet si ideologji e treguar, njė transmetim popullor brez pas
brezi (pra dhe i pėrpunuar i ngjarjeve historike), njė personifikim alegorik
i njė dukurie njerėzore e natyrore, njė tipizim perėndie ose heroi
mbinatyror, njė shpjegim rituali (Nė fakt, njeriu primitiv besonte nė magji
por, me humbjen e besimit ndaj tyre, ai shpiku mitin mbi perėndinė dhe
ritualet e mėparshme tė magjisė u shndėrruan nė rituale fetare, kurse mitet
u shpikėn pėr ruajtjen e tyre). Vetė miti si njė transmetim i idealizuar
pėrvojash, ndihmon nė ndėrtimin e njė modeli veprimi dhe sjellje. I ndeshur
nė dy pamje tė ndryshme - si histori tradicionale apo si diēka imagjinare -
ai lidhet ngushtė me legjendėn e rrėfenjėn popullore. Veēse, ndryshe nga
miti, rrėfenja nuk ka pėrkatėsi konkrete vendi e kohe, madje nė shoqėritė qė
e tregojnė atė ajo nuk konsiderohet as e vėrtetė, as e shenjtė. Kurse
legjenda, njėlloj si miti, konsiderohet si histori e vėrtetė, edhe pse shumė
mė e hershme. Ajo mishėron mė tepėr veēori njerėzore, ndryshe nga tipizimi
mitik qė ėshtė mė tepėr mbinjerėzor. P.sh., kur njė mit e humb statusin
fetar dhe merr pamjen e njė rrėfenje, karakteret mė parė tė shenjta
shndėrrohen nė gjigantė, nė zana, nė heronj me pamje njerėzore. Nė shumė
kultura ėshtė e vėshtirė vendosja e njė vije ndarėse midis mitit e
legjendės, deri duke bėrė njė klasifikim mė tė thjeshtė: nė rrėfenjat
popullore dhe nė kombinimin mit-legjendė. Po ashtu, njė histori (e parė si
mit) e konsideruar si e vėrtetė nė njė bashkėsi, nė njė bashkėsi tjetėr ajo
mund tė vlerėsohet fiktive (si rrėfenjė). Kjo dhe pėr arsyen e thjeshtė se
mitet, si tregime me origjinė nė ngjarje reale, nė transmetimin oral tė tyre
e deformojnė, e zbukurojnė tė vėrtetėn, deri duke u dhėnė disa figurave
njerėzore statusin e perėndisė
Mitet garantojnė stabilitet e vazhdueshmėri nė kulturė
Mitet garantojnė stabilitet e vazhdueshmėri nė
njė kulturė. Ata farkėtojnė vlera e kohezion, gjenerojnė lidhje e
perspektiva. Nėpėrmjet tyre ne bashkohemi me njėri-tjetrin, me historinė
tonė dhe tė parėt tanė, me natyrėn qė na rrethon, me bashkėsinė e shoqėrinė
ku jetojmė. Kurse mitet me tematikė dhe arketipa mė universalė na
kontaktojnė me kultura tė tjera, mundėsojnė ndėrveprimin midis tyre.
Prandaj, mitet justifikojnė dhe mjaft veprimtari kulturore. Ato sendėrtojnė
edhe linja orientuese nė jetė, krijojnė modele. Kėshtu, jo vetėm fėmijėt
ndėrtojnė heronjtė e tyre apo karaktere arketip si p.sh. supermeni, por dhe
tė rriturit, nė mite, gjejnė prototipat ose modelet e tyre mbi vendosmėrinė,
kurajėn, gatishmėrinė etj.
Nuk ėshtė e rastit qė mite antike, duke u
pėrjetėsuar nė kulturėn tonė apo nė ndėrveprimin e saj me kultura tė tjera
(p.sh. atė greke) mishėrohen edhe nė shprehje tė tilla si: kutia e Pandorės,
kompleksi i Edipit etj. Pra, kur njė mit bėn fjalė pėr veprimtarinė apo
sjelljen e Zotit (ose tė superheroit) pėrmbajtja morale e kėtij miti
sendėrton edhe pritshmėrinė shoqėrore pėr njė veprimtari apo sjellje tė
ngjashme, deri duke ndėrtuar standarde konkrete, qė duhen respektuar nė
shoqėri. Pra, njė nga funksionet e mitit ėshtė ndėrtimi i njė modeli
sjelljeje. E thėnė ndryshe, miti jo vetėm pasqyron disa situata arketip, por
dhe mishėron opsione konkrete, qė sugjerohen tė pėrzgjidhen nė ato situata.
Tė rėndėsishme janė perceptimet, vlerėsimet dhe nderimet e duhura, pėrfshirė
dhe pasojat konkrete tė lidhura me kėto pėrzgjedhje. Mbi tė gjitha,
nėpėrmjet njė autoriteti tė krijuar dhe transmetuar nė breza, mite tė
caktuara, sė bashku me karakteret bashkėshoqėruese, krijojnė e ndėrtojnė
zakone, rituale, rregulla, struktura sociale, hierarki fuqie, pretendime ose
synime territoriale, krijime arti, deri dhe ngjarje tė veēanta e festa,
forma konkrete nė gjueti, luftė etj.
Mitet i japin kuptim jetės duke e parė individin
nė njė ndėrveprim dinamik me qeniet e tjera, madje, nė raste tė veēanta,
duke i lexuar veprimet tona brenda skemave mbinatyrore ose hyjnore. Kėshtu
p.sh., njė individ nė vėshtirėsi bėhet supersticioz, madje nė rastin e
ndonjė sėmundjeje tė rėndė, aksidenti etj., e konsideron atė si pasojė tė
njė magjie, syrit tė lig apo fuqisė sė djallit, dhe jo si pakujdesi, mungesė
pėrkujdesjeje shėndetėsore, mosrespektim rregullash etj.
Mitet, po ashtu, janė metaforike, madje, nė disa
raste, vlera e tyre nuk lidhet patjetėr me saktėsinė historike e shkencore,
por me atė metaforike. Edhe mitet kulturore janė shpesh pjesė e kulturės, tė
pasioneve, ėndrrave e vizioneve tona. Si arketipa me forcė universale ato
shfaqin ndikimin e tyre nė formėsimin tonė. Po ashtu, nė mungesė tė njė
shpjegimi shkencor, mitet tentojnė tė shpjegojnė tė pashpjegueshmen, tė
ndėrtojnė mistere pėr fatin pėrtej vdekjes, tė krijojnė arsye pėr kriza e
mrekulli apo gjėegjėza tė tjera. Ata kėnaqin, kėshtu, nevojėn tonė pėr tė
kuptuar botėn. Natyrisht, nė shkencėn e sotme, ofertat shkencore, si p.sh.
teoria e Big Bang-ut, teoria e evolucionit, i pakėsojnė mundėsitė pėr tė
ndėrtuar mite tė ngjashme me ato tė dikurshmet. Nga ana tjetėr, edhe shkenca
gjeneron mitet e veta. Pra, edhe nė botėn e sotme tentohet tė krijohen mite,
sepse pa mite bota bėhet e pakuptimtė, e largėt, e huaj, e shpėlarė, me njė
ndriēim tė ftohtė. I tillė ėshtė sot miti i Nėnė Terezės si njė shenjtėri e
bamirėsisė, ai i Albert Ajnshtajnit (A. Einstein) si perėndi e intelektit
dhe imagjinatės, ai i Bill Geit (Bill Gate) si zot i internetit etj. Edhe
media luan rolin e saj nė zgjerimin e proporcionit mitik pėr disa individė.
Mitet janė tė nevojshme nė ēdo bashkėsi
Nuk mund tė mohohet se mitologjia ėshtė e
pranishme nė ēdo bashkėsi (familje, klub social e profesion, kulturė e
nėnkulturė, organizim fetar, grup etnik e nacional etj.). Ajo ndryshon me
ndryshimet kulturore, nga njė gjeneratė nė tjetrėn, nga njė administratė nė
tjetrėn, nga njė dekadė nė tjetrėn. Pra, me ndėrgjegje ose pa ndėrgjegje, ne
krijojmė mitet tona, ndėrtojmė modelet, heronjtė e perėnditė tona. Sidomos
nė situata ndryshimesh tė thella, ēdo bashkėsi ka nevojė qė tė projektojė
dhe propagandojė arketipin e heroit, ti bėjė mė frymėzuese e romantike
pengesat dhe sakrificat, tė tipizojė ngjarje tė rėndėsishme kapitale pėr
kėto ndryshime. Mite tė kėtij lloji janė krijuar, p.sh., nė ndėrtimin e SHBA-ve
apo pėr rolin e Uashingtonit (George Washington) si themelues dhe President
i parė i SHBA-ve, nė ēlirimin e Francės nga ushtria naziste dhe pėr gjeneral
De Golin (Charles de Gaulle), nė ēlirimin e Kosovės nga pushtimi serb dhe
pėr mitin e Adem Jasharit si njė nga arkitektėt e UĒK-sė, tė sakrificės sė
tij sublime, individuale e familjare etj
Kundėr kėtij mitizimi historik, nė njė shtrat
tejet kozmopolit, diku anarkik e diku liberal-demokratik, ndeshen edhe dy
patologji. Njėra ėshtė ajo e tė hedhurit poshtė apo tė interpretuarit
pseudo-shkencor tė mitit (jo rrallė edhe me nuanca fyese), dhe tjetra e
tejdeformimit apo tė interpretuarit tė skajshėm politik tė tij (jo rrallė
edhe pėr tė krijuar avantazh tė njė grupi brenda shoqėrisė, apo tė njė
shoqėrie brenda njė grupi kombesh). Nė fakt, edhe mitet e kohės sonė duhen
vlerėsuar pėrtej kėtyre patologjive, duke i shėrbyer historisė, shpjegimit
tė ngjarjeve, dhe jo interpretimeve individuale dhe, mbi tė gjitha, duke i
dhėnė pėrmbajtje, pse jo dhe shpirt, botės rrethuese nė tė cilėn jetojnė.
Madje, me kėtė sy, ato duhet tė shihen mė shumė si tė vėrteta morale e
piedestale simbolike, sesa ligjshmėri e fakte aktuale tė historisė. Prandaj,
vlen tė mbėshteten, tė amplifikohen, tė propagandohen, tė jenė pjesė e
emisioneve televizive, e kinemasė, teatrit, lojėrave elektronike etj. Sepse,
nė kushtet e sotme, ndryshe nga tradita e dikurshme orale e transmetimit tė
mitit nė hapėsira tė vogla, transferimi i tij sot duhet tė kapė audienca
gjithnjė e mė tė gjera. Nė kėtė mėnyrė, jashtė pėrfitimit kohėshkurtėr
politik, ēdo mit bėhet, gradualisht, pjesė e bashkėsisė, e kulturės sė saj;
njė shprehje konkrete e qėllimeve tė asaj shoqėrie, projeksionit dhe
ambicieve, ėndrrave, evolucionin konkret, preokupimeve kryesore, optimizmit,
ngėrēit apo frikės etj. Nėpėrmjet tij sendėrtohet njė pjesė tjetėr e jetės
dhe historisė sė kėsaj bashkėsie tė veēantė, duke ndihmuar nė kohezionin
kolektiv tė saj. Parė me kėtė sy, a nuk duhen mbėshtetur mitet e reja nė
bashkėsi apo organizime tė sapondėrtuara, siē ėshtė p.sh. shteti i Kosovės?
Pa dyshim qė po! Njė mijė herė qė po!
|