Ditėt e janarit janė tė
ftohta!... Edhe kur rrezaton dielli, pėrveē shkėlqimit qė reflektohet mbi
borė e ngrica, acari mbetet sunduesi i heshtur dhe i plotfuqishėm i kėtij
muaji. Ndryshe nga rrezet e diellit pranverorė, kur gjithēka frymon, merr
jetė... kjo gjallėri ėshtė e zbehur nė kėtė muaj tė akullt. Dhe kjo
atmosferė e zymtė shtresohet edhe nė qenien time nė trajta tė lloj-llojshme
duke provokuar lojėn e dhembjes por edhe tė mallit. Megjithėse fjalėt nuk
arrijnė ta zgjidhin asnjėherė enigmėn e shpirtit, unė do tė vazhdoj ti
rendis ato mbi letėr tė bardhė, si udhėrrėfyese tė ndjesive mė tė thella
shpirtėrore... Thellėsitė shpirtėrore janė tė pafundme mu sikurse edhe
universi... ndoshta edhe vet shpirti ėshtė univers nė vete - pa fillim e pa
mbarim!
Renditja e shkronjave nuk
ėshtė edhe aq e lehtė, sepse shpeshherė dora rrėmbehet nga emocionet e
ēastit dhe ndjek plagėt e zemrės, plagė tė pashėrueshme... Dhe derisa
lundroj me shkronja mbi valėt e kujtimeve, nuk mund ti ik ndjesisė sė
mallit... sa mė thellė qė depėrtoj, aq mė e fuqishėm bėhet edhe kjo ndjesi e
cili papėrshkrueshėm pushton gjithė qenien time... Pėrpiqem e pėrpiqem me
gjithė fuqinė qė kam pėr ti kapur ato copėza tė shpėrndara nėpėr vite e pėr
ti vendosur nė mozaikun e dikurshėm, pėr ta pėrmbushur sėrish atė - spaku
virtualisht! E nė kėrkim tė shtigjeve pėr zgjidhjen e kėsaj enigme
shpirtėrore, vėrtitėm pafund nė labirintin e ngatėrruar tė jetės.... pa
shtegdalje...
Nuk kam frikė e as nuk vuaj
nga temperamenti mashkullor! Jo, jo, as nga komplekset e gjinisė sė fuqishme
e as nga mentaliteti patriarkal. Unė jam ky qė jam dhe nuk mund ta mohoj as
ndryshoj realitetin, andaj as nuk dua ti fsheh dhembjet e zemrės... para
askujt - ndjej mall! Po a ka ndonjė mendje tė ndritur qė nuk e ka ndjerė
peshėn e mallit, ju lutėm mė thoni?!...
...dhe lexoj vargje tė Ēajupit:
Doje dritė
o qiell more dritėn time
dhe ma mbushe jetėn plot me hidhėrime
Tani rroj pa shpresė ndaj s'dua tė rroj
Se dhe perėndinė tani s'e besoj.
Pastaj edhe tė Kadaresė:
Ca pika
shiu ranė mbi qelq
Dhe unė pėr ty seē ndjeva mall...
...edhe tė Agollit:
Trupi mu
nda nga shpirti pak e nga pak.
Tani tė dy
jetojmė mė vete me ditė e me net,
Trupi
djersitet, ecėn nė rrugė, ha nė tryezė e prehet nė shtrat,
Shpirti me
ėndrrat, mendimet e dhimbjet flet...
Ah vargjet e Fatosit:
Unė e desha
pėrtej vdekjes,
Ashtu
dashurova unė
Edhe prapė
s'ia fal dot vetes:
S'i s'e desha
pak mė shumė...
... e kėshtu me radhė valėvitėm mbi
vargje si njė varkė nė mes tė stuhisė!

Por malli nuk ėshtė dukuri
organike, edhe pse pasojat e tij reflektohen fuqishėm nė botėn materiale,
malli ėshtė ndjenjė, ndjenjė e thellė shpirtėrore, dhembje dhe dashuri
njėkohėsisht!... Kot mundohet ta fsheh ndokush mallin, ai shpėrthen nė
brendi me fuqinė e vullkanit dhe llava e derdhur prej tij ėshtė
pėrvėluese... Atė e ndjen, e pėrjeton secili nė botėn sekrete tė unit tė
tij, pavarėsisht kamuflimit qė mundohet tia bėj!...
Edhe ky vit qė kaloi,
sikurse edhe tre vitet e tjerė, pėrveē zgjimit tė
kujtimeve pėr kohėn e kaluar, pėrfytyrimeve imagjinare dhe bredhjes nėpėr
to, nuk e lehtėsoi aspak mungesėn e pranisė sė saj... por unė, megjithatė,
provoj ta mbajė ritmin e tingujve tė shthurur. E di se ato nota nuk mund ti
kap e rendis mė asnjėherė sipas dėshirės sime nė pentagramin e jetės, por
pėrpiqem tė ndjek valėzimin e pakoordinuar tė tonalitetit tė tyre! Thjesht,
ti vė nė lojė ndjenjat - ti gėnjej ato!!! Tė aktroj nė teatrin e jetės pėr
hir tė engjėjve tė dritės. E keni parė ylberin?! Fenomen qė tė mahnit me
ngjyrat e bukura tė tij... dhe sado qė tė mundohemi, ne nuk do tė arrijmė
kurrė ta prekim madhėshtinė e atyre nuancave!
Koha lėviz nė procesin e
vet tė pandalshėm... ajo nuk ėshtė e varur prej nesh! Ne po, ne jemi nė
varėsi tė saj! Ne numėrojmė sekonda, minuta, orė, ditė, vite... Disa thonė
se koha shėron plagėt, por kjo nuk mė duket e qėndrueshme: sa mė tepėr qė
koha kalon, aq mė e ndjeshme bėhet dhembja e tyre... por pėr njė gjė u
binda nė kontekst me kohėn: Ajo na bėnė ta kuptojmė se sa i fuqishėm ėshtė
malli i dashurisė.
Mall i pėrjetshėm...
Mė
tė dashurės sime qė kaloi nė amshim mė 20 janar 2006
Kreuzlingen , janar 2010
|