Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - NĖ DITĖN E SHĖN VALENTINIT

Shkruan: Sotir ATHANASI

ROMEO, ZHULJETA DHE SECURITY

(Nė ditėn e Shėn Valentinit)

(PARAMNEZI)

 

          Se dehja nga dashuria, ia kalon tė gjitha llojeve tė pijeve. Ajo nuk ėshtė lėng. E njė gjė qė s'ėshtė lėng dhe ti e do, ėshtė shpirt qė shpirtin tėnd kėrkon. Prandaj edhe thuhet pėr njė rioshe tėrheqėse: "ishte e bukur si shpirt", QĖNIA"! Dhe kur ky shpirt tė do, siē edhe ti e do, atėhere vjen dehja. Pas saj dashuria, hyn nė garė me ēmėndurinė. Nė finale asgjė s'mund tė parashikohet.

 

 

  

          Buqeta me lule qėndronte ende mbi tavolinė. Atė nuk e meritoi as tregimi i fundit qė bėnte fjalė pėr sakrificėn ditėn e Shėn Valentinit. Njėzetė kilometra rrugė tė pėrshkuara me kėmbė pėr tė takuar tė dashurėn, u lanė mėnjanė e tregimi u rreshtua pranė tė tjerave tė rėna tashmė  poshtė si gjethe nga buqeta.

          Arsyetimi pėr t'a vlerėsuar ishte jo vetėm llogjik, por edhe i thjeshtė: Maratonomaku bėri 42 km. e kusur. Vėrtet ai shpuri nė Athinė lajmin e fitores, por tė takosh tė dashurėn nė distancė, mos vallė ėshtė mė pak triumfuese?

          Kėtė dėshmi pranuar nga tė gjithė, por edhe raskapitjen e "Maratonomakut-dashnor", e rrėzoi dikush. Shkaku? Gradiacion i pamjaftueshėm, - tha njėri nga ne qė, vazhdimisht metaforat i destilonte pranė shishes sė rakisė.

          - Sepse tė ka ndihmuar hapi i parė qė duhet tė ketė qėnė si i ēmėndur, por veprimi s’qe prej tė marri, - tha njė i dytė, gjithashtu profesionist nė tė pirė, por qė, kundėrtinė e gjėrave tė dy e nuhasnin dhe dinin t'a argumentonin nga pozicioni i tyre qė ua kishte zili ēdo mashkull esėll. Rrėzimi pra, ishte llogjik. Kėrkohej e padėgjuara.

          Ishim pesė burra dhe tė gjithė kishim rrėfyer historitė tona. Secilit nga ne i qe dukur se do tė tejshpinte caqet e konturimit nė kuotėn e buqetės me lule pėr heroizmin karshi tė dashurės sė tij.

          Kur erdhi ai qė do t’a meritonte vėrtet kėtė trofe-simbol, (tė cilin unė mezi e prisja), tė gjithė, thuajse e harruan shkakun pse ajo orkide zbukuronte dhe ermonte trapezėn tonė. Klientela qė vinte nė lokal do tė kthente, mepatjetėr kryet nga ne. Zilia e sidomos lakmia pėr t’a pasur atė qe si njė fqinjė e dashur pėr kėdo, tundonte gjithkėnd.

          Se ishte dita e Shėn Valentinit dhe kjo ndjehej kudo, sidomos nė atė lokal mbushur me rini. Veēse...

          Dikush madje, i kėrkoi njė lule kamarjeres dhe kur ajo, ngrijti supet e hutuar, ai i tha:

          - Tė paktėn sillna njė buzėqeshje t'a vėmė mbi tryezėn tonė. Se ėshtė dita e Shėn Valentinit.

          Por ajo u hutua edhe mė shumė pėr momentin. Kur e kuptoi, u zgėrdhi, gjė qė nuk kėnaqi askėnd, aq mė pak klientin. E qeshura e saj ngjante me njė trėndafil zhgaravitur nga shiu e   flakur rrugė.

 

          Gjithsesi....

          Ajo qė do tė dėgjoni, nuk mund tė shpėrblehet vetėm me njė orkide.

          Jo. Madje, asnjė kopsht i tėrė me lule nuk e pėrmbush dot kėtė rekord tė ri e tė paarritshėm.

 

          - Ėshtė rradha jote tė tregosh sakrificėn pėr Shėn Valentinin, - i thashė unė shokut tonėt tė sapo mbėrrijtur.

          Ai mė hodhi njė vėshtrim i befasuar.

          - Vėrtet s’e keni marrė vesh?

          - Jo. Pse? Ēfarė duhet tė dinim?- bėra tė paditurin dhe u bashkova me tė tjerėt qė do tė mėsonin se ē’kishte ndodhur edhe sepse ai e dinte qė Sekuritivi i porsaardhur, ishte baxhanaku im dhe bėnte pjesė prej kohėsh nė shoqėrinė tonė, ndonėse i njė tjetėr profili ai qe.

          - Vėrtet nuk e dini, apo kėrkoni t’ua them unė? - pėrsėriti pyetjen ai dhe iu drejtua tė tjerėve.     Kėsaj here, mesadukej, kėrkonte tė bindej qė, sekreti nuk kishte dalė nga unė. Dhe nuk u gabua.

          Pėr atė ngjarje, krejtėsisht tė pazakontė, pėr tė mos thėnė tė jashtėzakonshme, duhet tė fliste vetė i zoti. Se kot nuk quheshim shoqėria xingografia.

          Tė gjithė ngrijtėn supet dhe e siguruan se nuk dinim asgjė tė veēantė pėr 'tė.

          - Kėtė buqetė me lule do ta shpinit mbi varrin tim nė qoftėse ditėn e Shėn Valentinit tė vitit qė shkoi, do tė qe realizuar kurthi qė mė ngrijti, ish i burri i asaj qė unė dashuroj dhe qė tashmė, presim tė dy tė ēelebrohemi.

          Mėnjanė hatėrmbetjes pse kishte heshtur njė vit tė tėrė.

          Kaq mjafton qė tė lėmė, jo vetėm gotat, por edhe mbllaēitjen. Tė mprehim veshėt e tė dėgjojmė.

          Gara qėndron ende e hapur pėr fitoren e orkides.

          Porositė akoma nuk kanė ardhur dhe ne kemi gjithė kohėn e mjaftueshme pėr tė dėgjuar historinė. Ishim tė ndėrgjegjshėm se pėr emrin e sė dashurės, burri i vėrtetė, ėshtė i heshtur si shkėmbi. Nė rastin konkret, edhe pse mund tė bėhej pėrjashtim, ne nuk ia kėrkonim atė. Veprimin po. Nė kėtė qėndronte kėmbėngulja jonė dhe ai,  s’kishte pse t’a mbante tė fshehtė.

 

          - Agjensia turistike ku punonte e dashura, ndodhej nė katin e shtatė.

          Kurse, studioja ime e pikturės, siē edhe e dini, ėshtė njė kat mė sipėr, por nė njė pallat dy kuadrate mė tutje.

          Pėr dashurinė tonė, (kėshtu kujtonim ne ) nuk kishte dijeni njeri tjetėr nė atė godinė, pėrveē sekuritivit nė hyrje.

          Edhe ky rastėsisht, tek po dilte nga takimi me mikeshėn e tij qė punonte nė njė OJQ-ė, nė tė njėjtin kat, na pa duke u puthur teksa ajo po mė pėrcillte nė ashensor.

          Buzėqeshi dhe u largua.

          Unė, me ‘tė nuk ėshtė se kisha ndonjė shoqėri, edhe sepse rastistte ndonjėherė tė uleshin nė njė trapezė, si sot. Kjo mė bėnte qė, gjatė hyrje - daljeve, nuk ia kurseja pėrshėndetjet e mirėsjelljes me buzėqeshje, si vėrsnikė rioshė e tani, si tė dashuruar rishtas.

          Veēse, mė duhet tė pohoj qė tė dyve nuk na pėlqeu kjo..., flagrancė, tė themi. Se, nė fund tė fundit e tillė ajo qe.

          Sekuritivi e kishte komshie atė dhe fatmirėsisht, kur zbrita, do tė mė tregonte, se burri i saj kish njė egėrsi lindur, - kėshtu do t’a emėrtonte ai. Prandaj pėr fqinjėn time, qe e mirėpritur dashuria  juaj, z. piktor, - do tė pėrfundonte fjalinė.

          Sekuritivi, i kishte vėnė re duke u grindur edhe tek zbrisnin nga ashensori. Ai e sillte dhe e merrte vetė nga vėndi i punės. Xhelozia e tij e linte ku e ku atė qė kemi parė tek Otello.

          Tė gjitha kėto, nuk ėshtė se nuk i dija. Mbasi m'i kishte thėnė edhe e dashura.

          Por sidoqoftė, vėrtetonin fjalėt dhe shkaqet e saj, pse s'mund tė vazhdonte jetėn me atė njeri.

          - Ji i kujdesshėm, por mos iu trėmb, se ai ėshtė frikacak dhe, atė qė nuk ka guxim tė t’a bėjė ty, i zbrazet asaj qė ti dashuron. Prandaj, mbroje.

          Kjo qe porosia e Sekuritivit.

          Qė kishte dorė, edhe unė e dija. Por, s’mund t’i dilja hapur nga qė ai zyrtarisht ishte i shoqi dhe serioziteti e kėrkonte, tė zhbėhej si i tillė. Ajo konsiderohej ende grua e martuar pavarėsisht se jetonin tė ndarė secili nė dhomėn e vet, brėnda njė kulmi.

          Kėrcėnimi se do t’a vriste, po t’a gjente nė shoqėrinė e dikujt, e tmerronte, me tė drejtė, vajzėn. (Se, lavdi Zotit, ende nuk kishin fėmijė).

          Kėsaj i trėmbej ajo deri nė panik.

          Gjyqi do tė zhvillohej pas dy ditėsh, dhe unė nuk dėshiroja nė asnjė mėnyrė, qė ajo t’a humbte atė proces tė cilin e kishte thuajse tė fituar pėr faj tė tij.

          Dhe ishim nė vigjilje tė ditės sė Shėn Valentinit.

 

          Tė nesėrmen, unė kisha vajtur aty nė kohėn e drekės.

          Nė dorė, siē ėshtė e kuptueshme, mbaja njė orkide si kjo qė keni vėnė kėtu mbi tavolinė.

          Nuk kishim kėmbyer ende mirė pėrshėndetjet dhe puthjet e para, kur mė bėn zile Sekuritivi me tė cilin sapo isha ndarė nė hyrje, pėrpara se tė merrja ashensorin. E hapa celularin dhe dėgjoj zėrin e tij qė foli shkurt, por i alarmuar:

          - Avulloju se po vjen nga shkallėt drejt teje!

          S'ishte e nevojshme tė pyesja se kush. Dihej pėr kė bėhej fjalė.

          Gjėja e parė qė mė ra nė mėnd ishte: mė paska pėrgjuar dhe mė ka ndjekur nga pas. Xhelozia ēfarė nuk bėn. S’kishte kohė pėr fluturime filozofike. Kėrkohej shpejtėsi, fshehje tė provave fluturimthi, nga unė, kėrkohej.

          Prandaj, sė pari rrėmbeva ngutshėm, buqetėn e luleve nga tryeza e punės sė tė dashurės dhe e vendosa tek ajo e bashkėpuntores tjetėr karshi qė, pėr momentin ishte larguar me shokun e saj, si gjithė personeli nė atė godinė zyrash, se qe  DITA E SHĖN VALENTINIT.

          Pėrvoja nė shumėkatėshin ku banoj, mė kishte bėrė qė tė mbaja ēelėsin qė e hap portėn e kafazit tė ashensorit kur ai difektohet me njerėz brėnda. Nuk duroja dot thirrjet dhe alarmin e banorėve tė bashkėmbyllur nė atė kabine metalike. Fakti qė gjithė ditėn e kaloj nė studion time, mė bėn tė dėgjoj, ndonėse jo shpesh, komplet rastet difektoze tė atij mekanizmi qytetėrues.

          Angari, por falė asaj pėrvoje tė bezdisshme, gjeta ganxhėn e shpėtimit.

 

          Ēėshtja e sė dashurės sime me burrin ligjor, zgjidhej nesėr dhe rregullohej kėshtu njė gabim biologjik.

          Kurse, nderi i saj, me patjetėr, duhet tė mbrohej sot dhe mbante tė pastėr e tė mbrojtur karakterin e saj moral.

          Futa dorėn nė xhep dhe u sigurova se ēelėsi i ashensorit, ndodhej aty.

          Sfida kėrkonte ēmėndurinė. Unė e pranova atė.

          Prandaj, instiktivisht me ngut e njė shpajtėsi-rrufe, hapa portėn e kafazit tė ashensorit dhe u futa brėnda. E mbylla atė dhe u kapa nė kapriatat metalike. Dija qė aty, njė ganxhe mund t'i ndryshonte drejtimin dhe t'a  pengonte ashensorin tė ngjitej deri tek unė. E bėra, por a do tė funksiononte?

          Ēėshtja ime rrosh, a tė mos rrosh, vendosej nga ai ēast, menjėherė, aty...

          Nga ai pus hekurash, shihja makaranė e ēelniktė, tek ulej nė njėrin krahė dhe kabinėn metalike qė ngrihej nė krahun tjetėr.

          Gjarpri po zbriste poshtė si tė tė donte tė ushqente pėrbindėshin i cili po ngjitej lart, drejt meje.

          Zemra po mė rrihte me aq shpejtėsi, si tė ishte kthyer nė njė kundramekanizėm qė do tė qe nė gjėndje tė merrte nė dorė fatin e jetės sime.

          Tė kryente atė qė s'bėnin dot as mėndja dhe as krahėt e mi.

          T'a ndalonte atė kosh metali.

          Nė njė ēast, me tė dhjetat e sekondit, arsyetova: mjafton qė unė tė pėrqėndroj shikimin te ajo masė gjigante e cila nė njė dekikė tė vetėm, mė ngjau se nisi rrotullimin mbrapsht. Po. Ndaloi dhe vetėm atėhere, kraharori im u mbush me frymė.

 

 

          Ē’kishte ndodhur? Ndonjė difekt...? Apo ishte numurimi kryengulthi i sekondave tė jetės sime? Nga njė tjetėr plasaritje, (gjithmonė nė tė dhjetat e mbase qindtat e sekondės) pashė tė gjithė procesin gjyqėsor qė do tė zhvillohej tė nesėrmen.

          Fitoren  e tė dashurės qė mori divorcin pėr shkak xhelozie.

          Dhe jo tradhtisė qė mėtonte i shoqi i saj si shkakun e ndarjes.

 

          Pas kėsaj, vėrtet ashensori u rinis dhe mua nuk mė doli zemra nga kraharori,  veēse tani, shpresėmadh te e pandodhura deri mė sot, po e shihja me sy tė zgurdulluar qė ai tė ndalej.

 

          Dhe... - e ndėrpreu ai rrėfimin.

          - Dhe? - pyetėm tė gjithė ne me gjak tė ngrirė.

           O Zot, i madh! Ai u ndal njė herė e mirė nė katin e gjashtė. 

          Kjo vinte pas dy stacioneve dhe ishte e treta, e vėrteta.

          Frenimi i tij i beftė, ēuditėrisht mė ngjau me hingėllimėn e njė duzinė kuajsh tė stėrlodhur, qė tėrheqin njė karrocė dhe qė ndalen njėherėsh, pėr tė mos shkelur njeriun qė u ka dalė befas pėrballė. Madje, unė kisha ndjesinė edhe tė zmbrapsjes sė tyre si shkakun e asaj hingėllime-protestė.

          Thuhet se kuajt nuk e shkelin kurrė me dėshirėn e tyre njeriun.

          Aq mė pak, kur nuk e ndjejnė rrezikshmėrinė e tij.

          Tė jetė kjo diēka hyjnore, a si njė mbrrojtje e veēantė pėr tė pėrballuar tė papriturat e jetės? Mundet qė t'i ketė paisur Qielli kėto qėnie tė ēuditshme edhe me cilėsi tė tilla huazuar nga njeriu? Apo ėshtė zhballancim qė bėn natyra pėr tė kompensuar tė keqen qė mund tė detyrohemi tė pėrballojmė nga frymorė tė tillė mostra?

 

          (Ndėrhyn autori pėr tė shpjeguar paqartėsinė dhe hutimin e Personazhit):

 

          - Po, miqtė e mi. Personazhi ynė, tė cilin le ta quajmė Romeo, se dashuria e tij, thuajse njė fat tė ngjajshėm e njė fund tragjik i kishte rezervuar. Ėshtė pėr kėtė arsye qė, ai me ndėrgjeje e priste kėshtu, t'ia sillte fantazia e tij e trazuar nė tru, pėrfundimin allogjik.

          - Thashė unė, - ndėrhyri shoku ynė i metaforave me pije. - Vetėm njė i ēmėndur nga dashuria, mund bėjė veprime tilla.

          Se dehja nga dashuria, ia kalon tė gjitha llojeve tė pijeve.

          Ajo nuk ėshtė lėng. E njė gjė qė s'ėshtė lėng dhe ti e do, ėshtė shpirt shpirtin tėnd kėrkon. Prandaj edhe thuhet pėr njė rioshe tėrheqėse: "ishte e bukur si shpirt", QĖNIA"!

          Dhe kur ky shpirt tė do, siē edhe ti e do, atėhere vjen dehja.

          Pas saj dashuria, hyn nė garė me ēmėndurinė.

          Nė finale asgjė s'mund tė parashikohet.

 

          - E vėrteta, miqtė e mi - nisi sėrish autori, - ishte krejt ndryshe. Dhe ja sepse:

Otello (le t'a quajmė kėshtu personazhin tjetėr, xhelozin tonė, si mbeturinė e sė shkuarės).

          - Atavist, - ndėrhyri e tha dikush, Otello pra, nuk kishte marrė thikė me vete.:Se atė ia kishte lėnė adashit tė tij me ngjyrė, por trim.

          Otellua ynė, kishte dinakėrinė e Odisesė. Prandaj, hapat e tij, tejet tė vrullshme, frenuan te portat e pėrgjimit.

          Aty nis e merr flatra dinakėria e Odisesė. Sapo qe njohur me metodėn e nxjerrjes se njerėzve nga ashensori, qė praktikonte ky piktor humanist. Si pasojė, mėndja e tij kishte pėrpunuar likuidimin e kundėrshtarit duke pėrdorur, pikėrisht aftėsinė e tij shpėtuese.

          Diallėzia pėrherė ka bashkėudhėtuar me mirėsinė, nė mos pėr t'a zhbėrė, tė paktėn pėr t'a baltosur atė, tė cilėn e quante marrėzi.

          - Akoma s'ka lėnė, bashkė me shpirtin edhe kockat, pranė asaj qė dashuron? - kishte thėnė ai me vete dhe e mori ashensorin nė katin e dytė. U nis nga shkallėt, pėr t'a rimarrė nė tė katėrtin dhe tė gjashtin. Aty, i mbushur me vetėsiguri pėr ēfarė do tė bėnte, mori shkallėt pėr nė tė shtatin. 

          Ky ishte edhe vėndi i ekzekutimit.

          Kur vajti nė zyrėn e gruas sė tij nė dorė mbante tufėn me lule, pėrzgjedhja e sė cilės i pėrkiste buqetave qė shpien nė funerale.

          Nė fytyrė, kishte maskėn e shpėrfillėsit pėr atė qė pritej tė ndodhte. Qe pėrzierja me njė buzėqeshje deri nė skaj tė shtirjes.

          - Je gati e dashur? - I tha ai dhe i dha tufėn e luleve. Ironia e atij shikimi pėrkthehej nė fjalėt:

          "Ke kuriozitetin shikosh fundin, a budallallėkun e bandillit tėnd qė do tė zgėrlaqet?

          Jargavitja nė tė folur dhe shtirja si ėmbėlsi, tek ajo pėrkthehej nė ftesė pėr ekzekutim.

          Shpirti i saj, atė sekondė iu pėrgjigj:

          "Po. Jam gati vetėm hiqesh sysh". Por u pėrmbajt. Tjetri s'qe i denjė as pėr 'to.

          Prandaj, e zbehtė nė fytyrė e mori buqetėn dhe si e hodhi nė koshin e mbeturinave shkresore i tha:

          - Pse erdhe qė sot, apo nuk tė durohet deri nesėr ku do tė shihemi nė gjyq?

          Atij nuk i bėri pėrshtypje ky refuzim, ose u shtir si i tillė, se me padurim priste t'i thoshte tjetėr gjė.

          - Bashk pėr ksi punėsh kam ardh'. Me tė dhanė shkresėn e Xhyēit pėr mos me mungue. Se e di se ti je ADALET femre dhe s'pyet as pėr asni xhyēsh.

 

          (Ndėrhyn sėrish autori pėr tė spjeguar gjuhėn e tipit):

 

          - Miqtė e mi. Nė arsyetimet e kėtij personazhi mos u ēuditni kur shihni karakteristikat e njė tė dehuri. Jo. Ėshtė normal dhe ka gjuhėn e tyre qė, tė diktuar nga rakia, kur duan tė thonė ALAMET, pėr njė femėr, gjuha e tyre shkon si metatezė e thonė "ADALET femre".

 

          - Faleminderit, - tha ajo.- por s'ishte aspak e nevojshme se ma solli posta dhe unė mezi pres tė tė shoh nesėr, nė atė XHYĒSH (e talli ajo tė folurėn e tij).

          Ai vazhdimisht me atė panatyrshmėrinė e tij tė pasuksesshme kėrkonte tė fshihte, por edhe tė kapardisej me kurthin e ngrijtur fshehtėsisht dhe sidomos djallėzisht, pėr tė pangjarėn deri tani.

          - Marrim ashensorin dhe aty kam me t'a rrėfye NJI SURPRAIZĖ.

          Ajo qeshi me sarkazėm, tejet therėse. "Do tė mė mburret, mbase me krimin e pėrgatitur",- mendoi ato ēaste dhe bashkė me dridhjen e zemrės ndjeu edhe njė urrejtje e bindje tė re nė drejtėsinė e vendimit tė saj pėr ndarje. Pėrbuzja pranė kėsaj pretence qėndronte, neveria gjithashtu.

 

          - Dhe, miqtė e mi, (u ngut tė marri fjalėn autori e tė jepte njė shpjegim mė lehtėsues pėr atė qė do tė ndodhte mė pas).

          - Otello iu drejtua ashensorit e madje shtypi edhe butonin e tij, qė ai tė vinte nga kati i gjashtė, si armėn vrasėse nga qelia.

          Asaj mė shumė i klithi zemra, se sa zėri ndonėse me tė gjithė fuqinė e shpirtit u mundua t'a lėshojė.

          Se pėr 'tė, mbėrrijta e ashensorit nė atė kat, qe baraz me zhbėrjen e tė dashurit, me humbjen e tij, me vdekjen e saj.

          - Jo! Jo thashė! - qe thirrja me sa kishte nė kokė.

          - Do tė ngjitem me kėmbė nė..., atė GJYĒIN E MADH.

          Dhe... - sėrisht ndėrpritet tregimi.

          - Dhe? - qe pyetja bashkuar me ankthin tonė.

          - Dhe heroina u kthye zyrė.

          Nuk arriti t'a mbylli portėn, qė mbeti pėrgjysėm hapur.

          Mėndjen e kishte te bisturia me tė cilėn do tė priste damarėt e dorės dhe do tė shtrihej menjėherė e zalisur nė dysheme.

          Gjaku nuk e mbajti mė nė kėmbė.

          Qe e sigurt se nuk do tė dėgjonte ulėrimėn e tė dashurit tė sajė, kur t'a zinte si nė ēark ajo masė e hekurt. Prandaj, parapėlqeu njė fund tė tillė, tė butė pėr vete.

 

          Nga dritareza e portės sė ashensorit dukej koridori i gjatė qė ishte gjysmė i ndriēuar, si zakonisht.

          Tani isha i bindur se njė kat mė poshtė tij, qėndronte i pa lėvizur, ashensori, - do tė shpjegonte Romeo.

          Mrekullia ndodhi. Ajo nuk ishte e ujqėrve, siē kemi dėgjuar tė ketė ngjarė njė, a dy shekuj mė parė pėr tė shpėtuar nga "ujqėrit e bardhė" njė zonjė tė vėrtetė aristokrate.

 

          Romeo jonė pas asaj britme tė sė dashurės sė tij, nė vėnd qė t'i gėzohej kėsaj mrekullie, shqetėsohet dhe mundohet tė shohi nga dritarja pas atij kafazi ku burgosi vetveten.

          Vėshtrimin atje e kishte mbajtur vijueshmėrisht e megjithatė, nuk kuptonte ē'kishte ngjarė.

          I shqetėsuar pėr Zhuljetėn, (le t'a pagėzojmė me kėtė emėr qė i pėrafron fati i saj), Romeo, pas asaj thirrje, si klithėm e ndėrprerė, hapi menjėherė kafazin dhe kur doli jashtė, pėrplasi portėn qė u mbyll me rrapėllėmė.

          Ndėrkaq, mbėrrijti Sekuritivi.

          Tė dy u turrėn menjėherė brėnda zyrės dhe u befasuan:

          Zhuljetėn ishte shtrirė nė dysheme.

          Gjaku i kishte bėrė njė njollė tė madhe mbi pantallona nga dora qė s'rreshtte tė rridhte dhe qė ajo e kishte vėnė mbi kėmbė.

          Pranė, ishte bisturia.

          Nė sytė e saj si tė ngrirėi qe pasqyruar fytyra e  burrit ligjor qė: si njė heshtė vrasse qėndronte me kapardisjen e pėrhumbjen e njė dudumi.

          Ai nuk ngjante gjithaq me njė kriminel. Mbase me njė gabim biologjik ai shėmbėllente. Dhe juridiksioni nuk e dimė nėse ka ligje pėr raste tė tilla.

          Fytyra e tij e zbehtė si meit, nuk shprehte asgjė, edhe pse qe motivi i njė krimi.

 

          Romeo me njė lėvizje tė shpejtė, mėnjanoi dudumin dhe ndėrsa hoqi nxitimthi kėmishėn, e shqeu atė me dhėmbė siē do tė dėshironte tė bėnte me shkaktarin e kėsaj drame dhe i lidhi dorėn ėndrrės sė tij tė nėpėrkėmbur. Trėndafilit zhgaravitur shi!

          Kur u sigurua se pulsi nė dorėn tjetėr punonte mirė, e mori Zhuljetėn pėrpara krahėve tė tij pėr tė zbritur nga shkallėt.

          Por, s'qe e domosdoshme. Sekuritivi qe lėshuar prej tyre rrufe dhe qe rikthyer nė katin e shtatė me ashensor.

          Kuptohet nga lexuesi ynė i vėmėndshėm se: nuk kishte ndodhur asnjė mrekulli.

          Heroi nė kėtė mes ishte Sekuritivi.

          Ai e kishte ndjekur rrugėn e Otellos me dinakėrinė e Odisesė, por me njė qėllim tejet human.

          Ai kishte kujdes qė ashensori tė mos e kalonte katin e gjashtė.

          Nė kėtė pikė, ai uli automatin e siguresave, tė cilin e ngrijti kur zbriti poshtė dhe mundi tė vijė sėrish nė katin e shtatė.

          Romeo me Zhuljetėn pėrpara duarve, bashkė me Sekutivin u futėn nė ashensor.

          Edhe natyra bėn gabime.

          Burri  ligjor ishte njė shėmbėll i gjallė.

          Ai mbeti pėrjashta dhe mori shkallėt e zbritjes.

          Shtatė kate nuk janė shumė. Se mund tė ishin edhe shtatėdhjetė e shtatė.

 

          Buqetėn e luleve ne menduam se i takonte jo vetėm Romeos, por sidomos Zhuljetės, tė cilėn pas kėsaj, dėshironim t'a njihnim dhe t'a bėnim pjestare tė trapezės sonė krijuese, emėrtuar XINGOGRAFIA.

          Financa jonė fondin e saj nuk e kalon  mė shumė se njė orkidė si shpėrblim.

          Prandaj ia dhamė Romeos me kushtin qė t'ia shpinte Zhuljetės. Pak nuk ėshtė?!?

          Kurse Sekuritivit, i takonte fjongua e saj.

          Tek e fundit, detyrėn e mbrojtėsit tė jetėve njerėzore ai ka. Dhe atė, ai bėri shkėlqyeshėm.

 

Athinė, 7 Shkurt 2016

Redaktuar: 29, jan, 2017!