ADEM ZAPLLUZHA SI DRONI DRITHĖRUES NĖPĖR QIELLIN
ARBĖROR
Kur miku im mė besoi prezantimin e vėllimit tė
ri poetik "Nė kujtesėn e pemėve", pra shpirtin e tij, skisha sesi ta
refuzoja edhe pse e dija qė pėr mua ishte njė poet i veēantė, paksa i
ndėrlikuar, herė hermetik dhe herė simbolik, rryma qė kanė qenė prej kohėsh
jashtė preferencave dhe shijeve tė mia tė tė shprehurit. Por qė nė
vėshtrimin e parė, kuptova se skisha gabuar aspak. Tė lexosh vargje, si mė
poshtė, ku poeti shpreh shqetėsimin e tij mė madhor si qytetar dhe artist,
ske sesi mos tė mrekullohesh:
Sishe nė gjendje tė mė kuptosh.
Jetova shtatėdhjetė vjet
Me njė plagė tė pashėruar,
Po dhe ti me shpirt tė drobitur jetove
E zemėr tė pėrvėluar.
Atdheu im,
Tregomė si mund ti shpėtojmė rrėmetit,
Si mund ti shėrojmė plagėt e Gjergjit?
E nė vazhdim, pata rastin tė pėrfundojė befas
nėpėr labirintet e legjendave me rrėnjė mijėravjeēare, nė thellėsi tė
magjisė sė bjeshkėve, nėpėr episode historike tė largėt e tė afėrt mes tė
cilėve ka kaluar vendi, tė jetojė dhimbjen e dhimbjeve, atė tė fatit tė
Atdheut, tė admirojė trajtimin artistik tė tolerancės dhe mirėkuptimit tė
popullit pėrpara diversitetit tė feve, tė ndjejė plagėt e emigrimit tė
pėrshkruar me njė dhimbje qė tė trondit, por dhe qė tė jep forcė dhe
optimizėm, tė humbas nė njė botė qė lėviz, herė brenda shpirtit tė poetit,
herė brenda mureve tė mykur tė shtėpive tė braktisura, tė bujtinave gjysmė
tė errėta, herė rrugicave tė mėhallėve pa emėr, por qė dihen se cilat janė
dhe herė ēative qė blegėrojnė aty kėtu mes fushės, ku kanė zėnė tė
shpėrthejnė lastarėt, ku bari i fishkur ngre kokė e ku sndalen britmat e
gurėve.
Sinqerisht me orė tė tėra kam medituar nė
heshtje mbi ato vargje. Dhe Adem Zaplluzha mė ngjau me njė dron drithėrues,
qė fluturon lart, mbi qiellin arbėror, shumė lart dhe qė, sa mė shumė i
afrohet tokės, aq mė shumė tė bėn tė mendohesh gjatė pėr ta kuptuar dhe
zbėrthyer filozofinė e tij pozitive plot tė vėrteta drithėruese, por dhe
ngazėlluese, shpesh herė. Vargje sa tė rralla aq dhe tė sinqerta kėto tė mė
poshtmet:
Nėse tė harroj,
Moj Shqipėri e maleve tė Naimit,
Mbi varrin tim mbiftė bar i keq,
Mu shteroftė palca e kurrizit!
Nėse tė harroj u shndėrrofsha nė
zvarranik
E mallkimi mbi brezat e fisit ti
u trashėgoftė si prikė!
Por kur droni vjen e tė ulet pranė, tė
entuziazmon, tė mbėshtjell, me lloj-lloj vellosh, dasme apo morti qofshin,
tė fut e tė mban nė njė botė nga ku sdel dot mė, pa e shijuar e pėrpirė tė
tėrėn. Duhen orė tė tėra qė ti komentosh tė gjitha poezitė qė pėrfshihen nė
vėllimin Nė Kujtesėn e Pemėve. Do tė mbushej, madje, njė libėr i tėrė nga
fillimi, nėse do tė ndodhte kjo. Akoma mė shumė po tė ndaleshe nė vargje tė
veēantė dhe nė figura tė veēanta, tė admiroje shumėsinė e tyre nė ēdo poezi,
nė ēdo varg, nė ēdo shprehje. Po kėtu sėshtė as koha dhe as vendi pėr ta
bėrė kėtė imtėsisht
Ndaj, le tia lemė kėtė me gjithė zemėr lexuesit.
Durrės ,12 Maj 2015
Poezi nga libri i autorit Adem Zaplluzha "Nė kujtesėn e
pemėve"
NJĖ ZOG PREJ DRITE
Nėpėr qiellin me nėntė plagė
Tė Kosovės martire,
Sėrish fluturojnė disa lloje zogjsh
Prej atyre me shpirt tė plagosur,
Zogj tė kaltėr prej drite tė pasosur.
Dikur banonte sterra nė kėto anė,
Kurse sot
Njė flakė e zjarrtė prej flatrash,
Me dashuri tė padėgjuara i mat
Hapėsirat e kaltėrsive tė fituara.
Kėtu tani kujtimet maten me dashuri.
Nga rėra e ēmendur e detit
I ngritėm spirancat e vuajtjeve
Dhe sot si zogjtė e parajsės
Fluturojmė pash mė pash galaktikės.
Para dhe pas nesh
Kemi lėnė ngordhėsirat.
Kundėrmojnė si kurrė mė keq.
Njė zog prej drite nė fillim tė tunelit,
Depėrton nė palcėn e shėruar tė atdheut.
NUK NDALEN AS BRITMAT E GURĖVE
Njerėzit vijnė e shkojnė,
Shkojnė dhe sėrish vijnė
Si somnambulėt,
Por kėtu gjejnė po ato murana
Tė vdekura, siē i kishin lėnė dikur.
Njė hije e brishtė sheh pėrtej mjegullave.
Krakėllimat e erės sė shthurur
Asnjėherė nuk pushojnė.
Zogjtė e skalitur tė mendjes
Rrallė herė fluturojnė
Nėpėr fushat e djegura tė mėllenjave.
Nga njė lis i gjatė trung prerė,
Kanė zėnė e po shpėrthejnė lastarė
Nė qindra degė pemėsh tė shpėtuara.
Njerėzit si zogjtė qenkan ulur
Dhe i vajtojnė varret e dhunuara.
Nuk ndalen as britmat e gurėve.
Kėtu edhe bari i fishkur ngre kokė.
Larg, diku mbi bjeshkė, dėgjohen jehonat
E thirrmave tė gjyshėrve krenarė.
Dėgjohen si nėpėr balada ligjėruar
Hingėllimat e frerėve tė robėruar.
NJĖQIND VJET FOLĖM NĖ ERĖ
Nėpėr lagje tė braktisura
Kalojnė njerėz me sy tė mjegulluar,
Pa emėr dhe mbiemėr,
Me parathėniet e dhembjeve kapluar.
Turtujt mė nuk shihen nėpėr degė.
Janė tharė kujtimet mė tė hershėm.
Asnjė njeri i njohur nuk kalon
Rrugicave tė mėhallės sonė.
Kam mbetur si njė kėrcu nė shi.
Ky shpirt i ēmendur i erės
Po i thyen drurėt nėpėr male.
Zoti e di kur do pushojnė dhembje e halle.
Mos mė thuaj asnjė fjalė sonte.
Mbase, as qė kanė rėndėsi fjalėt.
Njėqind vjet folėm dhe iu lutėm engjėjve.
Lutjet tona asnjėherė nuk i dėgjoi perėndia.
Mė lini kėtu mbi kėtė cung.
Dua ti numėroj gabimet e mia gjatė viteve,
Por edhe tuajat, qofshi ėndėrrimtarė.
Mos harroni, tė gjithė ne jemi mėkatarė.
NUK ISHA I VETMI ATĖ DITĖ
Ky lis i vjetėr mes nesh,
Ndan ditėn nga nata e trishtuar.
Turtujt u pėrngjajnė
Zogjve shtegtarė pa shpresė:
Herė ikin e herė kthehen nė atdhe tė pėrmalluar.
Nuk isha i vetmi atė ditė.
Pas meje vinin drurėt ngarkuar me gjethe.
Vinin edhe frymėmarrjet e erės.
Gurėt rrotulloheshin tėrmal pyjeve,
Rrotullohej qiellit dhe kaltėrsia e pranverės.
Gjėrat dukeshin si njė ėndėrr,
Nuk ishin tė prekshme
Si vegimet.
Anija e jonė rrėshqiste nėpėr rėrė,
Rrėshqiste deri nė fundosjen e fundit.
Mbi kokėn time tė thinjur,
Pėrpos tė lehurave, asgjė tjetėr nuk dėgjohej.
Kurse mjegullat i krahasoja me ēafkat
Qė pandėrprerė krakėllinin
Hapėsirave tė grisura tė atdheut tim, qė nxinin.
ZĖRI I SAJ BURONTE NGA RRĖNJĖT
Pėr befasinė time dhe tė tė tjerėve
I paskam harruar emrat e drurėve.
Nuk jam duke i njohur as speciet e barit.
Ēfarė po ndodh kėshtu me mua?!
Dje isha njė tjetėr njeri.
Njė pemė e egėr bisedonte me trishtilin.
Zėri i saj buronte nga rrėnjėt,
Kurse nga degėt e fishkura si trishtimi,
Pikonin dhembjet e mjegullave.
Pėr befasinė e erės, unė e ndjeja ringjalljen.
Dy duar tė lodhura pėrshėndesin zogjtė.
Fluturimet janė tė rralla nė fshatin tim.
Vetėm ēatitė e lodhura
Ndodh ndonjėherė tė blegėrojnė.
Mbase imitojnė yjet klandestinė
Dhe fluturimet e shpeshtė tė lejlekėve.
Mbrėmė binte njė shi i trullosur
Nėn mėshteknėn e vjetėr.
Nuk po ndalen zogjtė e verbėr
Nė kėtė mal sdashka tė pushoj furtuna.
|