Jashtė lokalit tepėr tė ngushtė, klientėt
prisnin rradhėn mbi ca frona tė vegjėl. Ashtu bėra dhe unė.
Kėpucari ngutej tė pėrcillte njerėzit,
porosia e tė cilėve, ishte kryer. Njė vajzė e re, mbase studente, erdhi dhe
iu afrua me ndrojtje, njė tė moshuari. Ajo i kėrkoi 50 cent atij (sa pėr njė
gjysmė bilete urbani ) dhe duarbosh, u
ndal te njė tjetėr e moshuar pėr ti provuar bujarinė. Kėsaj here,
gjithashtu e moshuara ishte grua. Ajo diē nxorri nga ēanta dhe ia la nė dorė
sė resė. Kjo u pėrndes disi nė fytyrė, gjė qė tregonte kėnaqėsinė e saj. Tė
gjithė e ndoqėm me vėshtrim tė heshtur kėtė skenė si tė qe njė valė
rrėqethėse ku pėrziheshin nė njė raporti i mirėkuptimit me solidaritetin.
Dhe e ndoqėm me sy largimin e saj, si tė dialogonim nė heshtje vetėm me
vėshtrim. Mė nė fund, dikush me dhimbje e psherėtimė, tha:
Pu ftasame! ( Ku mbėrritėm! ).
Njė zotėri me ēantė zyrtari qė e kishte ndjekur
me shumė interes kėtė dialog tė heshtur sysh, me tonin e njė shėrbestari
kishe, tha:
Ėshtė neuroza e shpirtit tė kohės. Kė e zė
pėrfund, vėshtirė tė ngrihet.
Unė tunda kryet dhe pėshpėrita si me vete: Iu
hoq kuptimi jetės.
Tė tjerėt heshtėn si pėr tė miratuar thėnien se
edhe heshtja flet.
Rrahja e ēekiēit, nga mjeshtri i gozhdimit nė
kėtė qetėsi kishe, seē kishte diēka tė pėrbashkėt me shėrbimin e fundit mbi
kapakun e njė arkivoli. Kjo ritmikė mortore, u meh nga zėri i mjeshtrit pėr
pagesėn nga klienti i rradhės. Njeriu me ēantė tė zezė, mu afrua dhe nisi
tė mė thotė:
Zotėri i nderuar, nė qoftėse mė lejohet, unė
merrem me njė studim dhe e kuptoj se nuk ėshtė aspak momenti oportun pėr
tiu pėrgjigjur njė ankete e cila do tė na kėrkonte, padyshim, shumė kohė,
ashtu siē edhe nuk ėshtė kurrsesi vėndi i pėrshtatshėm pėr tė cilėn, jam i
bindur se ndajmė tė njėjtin mendim sipas sė cilės: ta racionojmė brilantin
me emėrin kohė dhe tė mos e shpenzojmė vėnd e pavėnd. Qoftė edhe duke
konsumuar ajkėn e inteligjencės sonė tė pėrbashkėt. Prandaj, do tė mė
mjaftonte thjesht numri Juaj i celularit pėr tė ndarė sė bashku, nė njė
tjetėr hapėsirė rezultatet e shtrirjes sė komunikimit tonė, ku: tė
shpalosnim filozofinė e re sociale tė kohės sonė, domethėnė tė shoqėrisė
sonė tejet, po ekstremisht skajshėm tė sėmurė.
Unė qė isha marrė me tregti e kuptoja fare mirė
gjuhėn qė pėrdori Ai dhe natyrisht qė smund tė bija kurrsesi dakord me atė
duzinė fjalish e atė mullar fjalėsh. Njeriu me ēantė e zotėronte mjaft mirė
atė qė quhet Kompliancė, e cila: sėshtė gjė tjetėr veēse njė lloj ndikimi
social ku njė individ e ndryshon sjelljen e vet, pėr shkak tė kėrkesės sė
drejt pėr drejtė nga njė tjetėr individ. Shtoi kėsaj edhe dozėn e
lajkatimit, qė te njeriu me ēantė zotėrohej me tepri dhe synimi ishte i
garantuar.
Kėtu, lejomėni tė hap njė parantezė. Ndikimin e
kėsaj teze, duhet ta ketė provuar mbase ēdo qytetar dhe sidomos, ēdo
emigrant. Bie fjala: me agjent tė sigurimeve, apo kompanive telefonike,
kur vijnė nė shtėpitė tona pėr tė mbushur formularėt e kontratave, janė tė
zakonshme biseda tė kėtij lloji:
Mbiemri Juaj tingėllon disi i veēantė. Nga Ju
kemi, nė qoftėse mė lejohet? -Jam nga Shqipėria. Ēudi! Ju nuk dallohen
fare nga gjuha tė cilėn e flisni shumė mirė.
Ėshtė pėr tė qeshur, por ne vetė e dimė sa
mirė e flasim gjuhėn kur edhe mbas shumė vitesh (pėr moshat e mėdha) nuk
dimė kur duhet ta pėrdorim me vėnd termin Ena dhe kur Mia. Se tė dya bėjnė
fjalė pėr numurin Njė.
Po le t'i kthehemi tregimit tonė.
Unė, megjithėse i dija tė gjitha kėto, pėr ta
hequr qafe ia dhashė numurin tim tė celularit dhe u ngrijta nė kėmbė me
faturėn nė dorė. Mjeshtri sa e pa, gjeti menjėherė sandalet dhe mi dha: -
Urdhėroni, zotėri. Merrini! Janė tė paguara.
Njeriu me ēantė i qe drejtuar tė moshuarit qė
aty mė parė kishte pėrcjellė duarbosh vajzėn pėr 50 cent dhe po shėnonte
numurin e tij tė celularit. Mua veshi mė kapi shprehjen dhėnė si pėrgjigje
nga plaku:
Po. Mė ka shkuar ndėrmėnd, por mė ėshtė
dhimbsur plaka.
Vetėvrasja, po i shpjegonte ēantėmbajtėsi
atij, ėshtė njė akt...
Nuk desha ta dėgjoj mė atė zė pėshpėrime. Se
nuk qe ligjėrim. Por edhe nuk e di si mund te quhet pėrveēse diē
ndjellakeqe. Mbase edhe sepse ai zė ngjasonte me ritualin e priftit nė
pėrcjelljen e fundit qė shoqėrohej me kujisjet e pjesėtarėve e tė afėrme tė
orėligut. Ndaj u largova.
Kur hyra nė rrugėn Ermu, diku pranė njė dyqani
me rrangullira, njė grua e thyer nė moshė, veshur e tėra nė tė zeza, po
qėndronte si e pėrhumbur. Qe ulur nė njė karige tė vjetėr. Sipėr kokės sė
saj, nė xhamin gjysėm tė hapur tė portės, ishte ngjitur njė Fletė
pėrkujtimore. Fotografia nė qėndėr tė saj,
tregonte moshėn rreth tė pesėdhjetave tė tė ikurit nga kjo Botė. I afrohem
moshėthyerės dhe i lė nė prehėr buqetėn me lule. Merri, nėnė. Janė tė
freskėta. Isha nisur pėr nė Maruzi, por Elektriku (domethėnė treni
elektrik), qėnkėrka nė grevė dhe ndėrrova mėndje pėr ku isha nisur. Do tė
shkoj njė herė tjetėr. Lulet nuk mė duhen mė.
Ajo i pranoi me kėnaqėsi:
Faleminderit dhe qofsh mirė, manari im! mė
tha.
Unė me vėshtrimin nga afisha e pyeta:
Djali?
Po, tha ajo.
Nga se, nėse mė lejohet, zonjė e nderuar?
E hėngri angthi, levendi im. Se ishim mbytur
nė borxhe. Nga ana tjetėr, banka kėrkonte shlyerjen e kredisė dhe na
kėrcėnonte me ankandin e lokalit. Nuk duroi mė dhe mė la mua tė mjerės si
kėrcure.
Ajo u pėrlot. Ndėrsa unė pėrpėlita sytė se diē
mė sėmboi nė zemėr.
Nesėr ka tė dyzetat, mundi tė thotė pėrmes
ngashprimeve. Lulet tuaja do ti fus nė
ujė dhe nė mėngjes do tia shpie tim biri qė mė pret tė mė kėrkojė falje.
Unė miratova me krye idenė e saj dhe
bashkėbisedimi me tė ikurin e mora pėr komunikimin e shpirtrave. Se ashtu
duhet tė jetė.
Si ju quajnė bir, se e kemi zakon tė pėrmėndim
emėrin e atij qė dėrgon lule. Siē ju thashė, janė tė dyzetat dhe shpirti i
tij ėshtė aty rrotull.
Njė shqiptar jam, zonja ime dhe ndjehem mjaft
i prekur.
Tė paftė e tė ndiftė, ZOTI! E u ruash
prindėrve tė tu!
Unė nxora shaminė dhe si resita sytė, u ndava
nga ajo e moshuar fatkeqe.
U ktheva pėr nė shtėpi i pezmatuar. Ajo ditė
kishte shkuar kryengulthi.

Pas njė jave, pėr njė parkim tė gabuar (fare tė
ēastit, punė minutash), te fshirsja e xhamit gjeta njė fletė-gjobe tė
policisė bashkiake. Veē kėsaj, edhe pse parkimi nuk pėrbėnte ndonjė
rrezikshmėri shoqėrore, mė kishin hequr edhe targat. E ndjeva veten me
prapanicė pėrpjetė. Shava e mallkova dhe isha gati tė ulėrij nga zėmėrimi.
Duhet tė punoja njė javė tė tėrė qė tė shlyeja kėtė detyrim krejt tė
pakuptimtė e inatēor tė tipit bizantin. Dhe, nė kulmin e kėtij mllėfi, mė
bie zilja e celularit. Ishte njė zė i ngeshėm burri qė nė gjėndjen tėnde mė
tė qetė e mbase edhe mė tė gėzuar, do tė tė prishte ekuilibrin e do tė tė
ngrinte qimet e kokės pėrpjetė. Qetėsia dhe sidomos ngadalėsia e tonit tė
atij zėri, si dy faktorė loznin rolin e strallit me uruarin. Pėrplasja e
tyre, kuptohet qė do tė nxirrnin shkėndija. Kėshtu mė ndodhi edhe mua, miqtė
e mi:
Ēfarė dreqin kėrkoni nga unė, more zotėri!
I sokėlliva. Por nga ana tjetėr, mė kishte dalė si me porosi dikush qė tė
zbrazja gjithė mllėfin e grumbulluar pėr gjobėn. Madje, mė ngjante se ky
njeri ishte mė i pėrshtatshmi. Nė fund tė fundit, edhe pa njė shkak tė
tillė, kisha gjithė tė drejtėn e ZOTIT, tė mos isha i detyruar tė dėgjoja
dėrdėllitjet e tij zvarritėse. Dhe, si pėr ironinė time, edhe ēudinė ndaj
cilitdo, pikėrisht kjo situatė e dėshpėruar, e ky ujė i turbulluar, pėrbėnin
kushtin e shitjes sė produktit e pėr pasojė: sigurimin e mbijetesės sė
njeriut me ēantė. Se, si tregtar mėndsh e
idesh, Ai nisi njė Kompliancė tė re.
Qė ta ndjeni si dhe unė, pėrfytyrojeni si njė
prift me zė tė ulėt dhe me tonin si pėrpara arkivolit, tek thotė fjalėt e
fundit nė ēastin e mbramė, pas sė cilit hidhen lopatat e dheut. Le ta
lexojmė sė bashku atė:
Nuk keni faj, zotėri i nderuar! Ėshtė neuroza
e shpirtit tė kohės. Rrotullia ka marrė rrotullimėn, zotėri. Kė e zė
pėrfund, vėshtirė tė ngrihet pėrsėri.
E kisha marrė me mėnd, por besoj se edhe ju,
miqtė e mi, e keni kuptuar se bėhet fjalė pėr ēantėziun. Ky, po mė
katranoste shpirtin mė zi se roja i asfaltit nė trotuar. Shpirti mė kishte
ardhur ndėr dhėmbė dhe sigurisht qė nuk do tė mė dilte, por tani konfliktin
e kisha me veten time. Kėtij tipi, unė i gjindur bosh, i kisha dhėnė fare
lehtėsisht, numurin tim tė celularit, me mendimin se e shmanga. Kjo mė
bėnte qė pėr tė barassjellė nė ajar pakujdesin time, iu turra me
agresivitet:
- Ēdo tė thotė e gjitha kjo zotėri. Nuk mė duket
se jeni kaq tuaf sa tė mos kuptoni qė po flisni me njė njeri i cili, sapo
ka dalė nga rrobat (Shprehje kjo karakteristike greke). Me njė njeri tė
sapo ballafaquar me veprime satanike. Diēka qė tė nxin jetėn e tė kthen nė
skllav. Qė tė mos pranosh kėtė, do tė thotė tu pshurish tė gjithave nė kėtė
Botė tė Qelbur. Me ca Policė edhe mė tė Ndyrė e fare pa tru. Mirė gjoba
gjobė e goxha e madhe se kėshtu e thotė ligji. Po ēke qė vete dhe heq edhe
targat!?! Ēke, o Ēmontues i lėvizjeve jetėsore! Apo nuk e di se edhe vetė
ke dalė kundra ligjit kur jep dy ndėshkime pėr njė gabim?
Tjetri qė dėgjonte, apo sdėgjonte tė gjithė
kėtė frazeologji, madje pa shumė lidhje logjike, si dhe matanė gjėmimėrisė e
pranė lebetisė, e i sapo dalė nga thonjtė e banditėve, tjetri pra, me atė
zėrin e tij prej shėrbestari tė pėrvuajtur, nisi formulimin e tij:
Vetėvrasja, biri im, ėshtė njė akt...
Kush foli kėtu pėr
vetėvrasje, zotėri? iu ēorra unė.
Kurkush. Por e latė tė nėnkuptohet, zotėri! Se
shprehje tė tilla qė fillojnė me fjalėt:
TU PSHURISH tė gjithave, nė kėtė BOTĖ TĖ
QELBUR, e tė tjera e tė tjera, sjanė gjė tjetėr, biri im, veēse shtegu pėr
nė paradhomėn e Shėn Pjetri. Pra: rruga e VETĖVRASJES. Dhe, lejomėni miku
im tu parashtroj, se Shoqata jonė me kėtė merret. E ka si tė thuash Lėndėn
e Parė.
Dhe si quhet Shoqata juaj?
Neosamaritanėt.
Nė sekondė mė ranė nervat. Madje mė erdhi edhe
pėr tė qeshur. Nga qė kisha dėgjuar pėr: NEOANDERTALĖT, NEODARVINISTĖT ,
NEOFRODIANĖT, NEOGOTIKĖT, NEOIMPRESIONISTĖT, por pėr NEOSAMARITANĖT, ishte
hera e parė qė dėgjoja. Kėshtu qė, kurioziteti mė shtynte tė dija pėr tė.
Jo, pėr tė ecur pėrpara me kėtė shoqatė, por pėr tu mbrojtur prej saj. Pa
tė shohim?
Zotėri, Shoqata juaj e NEO ...
SAMARITANĖVE, - plotėsoi zėri matanė
celularit.
Ju lutem, qė tė merremi vesh. Mos mė
ndėrprisni! Pra: Shoqata juaj do tė ketė tė bėjė me
SAMARXHINJTĖ E RINJ, siē do ta quanin
andej nga anėt e rrėnjėve tė mia?
Ajo pėr tė cilėn mendoni Ju, edhe kėtu nė
Greqi, ka tė njėjtin kuptim: samaras.
Atėhere zotėri, kini mirėsinė tė mė shpjegoni
sė pari ēfarė janė SAMARITANĖT.
Kuptohet kėtu dallimi nga SAMARAS. fola unė
butė, qetė dhe natyrisht jo pa kėrshėri. Dhe pastaj zotėri, na thoni edhe
pėr Neot, domethėnė pėr Shoqatėn tuaj.
Me kėnaqėsi zotri, tha dhe Ai vazhdoi me
furēėn: Vėrej se intelekti juaj ėshtė pėr tu lavdėruar. Pėrveē kėsaj, nė
ligjėrimin tuaj tepėr elokuent dhe ekuivalente e mendimit elegant, ka
tableta tė pashkrira por tė tretėshme humori.
Qėnkėrka skllav i kompliancės dhe mjeshtėr i
lajkatimeve, po thosha me vete, kur Ai, rifilloi:
Mė lejoni tu them biri im, se SAMARITANĖT,
janė organizatė Vullnetare e themeluar, nė Angli nga i pėrndershmi
VERAH CHOD, pėr tė dėgjuar nė telefon e
pse jo, edhe sy mė sy, ata qė duan tė vetėvriten. Ose thjesht kanė rėnė nė
njė gjėndje tė dėshpėruar. Ata organizuan pėr kėtė qėllim njė shėrbim
njėzetė e katėr orėsh nė rreth dyqind qėndra nė tė gjithė Britaninė e Madhe
dhe punėsuan njėzetė e tre mijė vullnetarė tė kualifikuar ...
Unė po dėgjoja dhe tė gjitha kėto mė dukeshin
motive mobilizuese pėr shlyerjen e gjobės e cila nuk qe gjė fare krahasuar
me pėrvojėn e ardhur nga vėndi i Darvinit, shkencėtarit qė e njeh Planeti
pėr SELEKSIONIMIN E LLOJEVE, teori kjo siē edhe kuptohet, tejet frymėzuese
pėr pėrshtatjen nė racėn njerėzore.
Dhe ju jeni?
- NEOSAMARITANĖT, - plotėsoi bashkėbiseduesi im.
Duke vėzhguar hallet dhe problemet e njerėzve tė cilat, ngjajnė kaq shumė me
letrat higjenike. Pse do tė thoni ju, zotėri? Sepse ju tėrhiqni njė pėr tė
kryer punė, ato dalin dy tre, katėr e nė ndonjė rast edhe mė shumė. Tė
tilla janė edhe hallet. Sapo mbyllet njė telash, me tė ėshtė hapur edhe njė
tjetėr. Kėtu qėndron edhe arsyeja qė iniciativė domosdoshėm njė Shėrbim
Anonim Dėgjimi (SH.A.D.)
Organizata jonė afron sidomos ndihma me telefon.
Por edhe sy mė sy pėr tė prirurit drejt VETĖVRASJEVE.
Ju kuptova!
Ju kujtoj biri im, se jemi ende nė hapat e
para. Nė tė ardhmen do tė kemi edhe njė numėr telefoni pa pagesė tė tipit:
11880.
Edhe njė pyetje, zotėri.
Urdhėroni!
Ju i mėnjanoni, apo i nxisni VETĖVRASJET?
Ju kuptova, biri im! Kjo pyetje bėhet pėr tė
preēizuar funksionin e organizmit tonė. Veēse, njė gjė duhet tė vini nė
bazė tė asaj pėr tė cilėn edhe mund tė pyesni. Faktin e thjeshtė qė ne
sjemi SAMARITANĖT, por NEOT. Qė do tė thotė se ēdo gjė qė pėrsėritet vjen
me spirale. Pėr shėmbėll: Vetėvrasja nė rrugėn PERSEOS 195, kishte kohė qė
po pėrgatitej. Madje shtypi nė letėr ka shkuar pėr tė dhe e ka konsideruar
si rastin mė klasik nė historinė e re tė vetėvrasjeve. Sepse, siē edhe
pohohet edhe nga oponentėt tanė (si djepi i demokracisė qė jemi) edhe nė
kėtė fushė, duhet tė tregohemi tė tillė. Mė ndiqni me kujdes ju lutem!
Njė farė FILIPI PINDESKOPULOS, ėshtė krejt
tjetėr ai qė e njohim jo vetėm ne grekėt, por edhe tė gjithė kombet e
kulturuara tė Planetit tonė tė Sėmurė, qė quhej FILIPPIDES. Pra ky
PINDESKOPULOSI te PERSEOS 195, donte tė bėhej patjetėr Maratonomak, sepse
kishte dėshtuar nė tė gjitha fushat me tė cilat qe matur. Edhe pse qe
gjashtėdhjetė e kusur vjeē pėrzgjodh enkas mė tė vėshtirėn. I jepte kėsisoj
kuptim edhe hapit tė tij tė mbramė: finales me vetėvrasje. Kėshtu, ai me
kokėfortėsi, pa dėgjuar aspak bashkėmoshatarėt pėr tėrheqje, vajti diku,
aty nga Kodrat FILOPAPU. Por pa kryer as pesė a gjashtė kilometra, nga 42 qė
duhet tė bėnte, u shtri. Fjeti gjithė natėn dhe tė nesėrmen kur u gdhi,
zbriti te kafeneja ku e prisnin romuzet e bashkėmoshatarėve qė ia kishin
marrė vesh heroizmin e tij rrėzė Kodrave tė Akropolit. I prekur nė sedėr, ai
nuk mund tė duronte atė pėrqeshje. Tė nesėrmen me ēiften e tij, se dikur
kishte patur merak gjuetinė dhe ia kishte edhe ngenė asaj, nga qė ia mbante
edhe xhepi, ia hoqi vetes.
Ku ėshtė kėtu, ndihma juaj zotėri?
Hėm! Ju kujtoni se gjėrat janė tamam siē i
dėgjojmė?
Jo, nuk kujtoj kėshtu, iu pėrgjigja nė vėnd.
Se e ndjeva qė e gjitha kjo ishte njė farsė. Shkaku i vėrtetė duhet tė qe
gjetiu.
Megjithatė, duke vlerėsuar fantazinė Tuaj (i
bėra dhe unė njė furēe) edhe pse e merrja me mėnd qė diē e pa pėlqyer do tė
mė bėnte ta mbyllja celularin, do tė dėshiroja tė dija problemin e tij tė
vėrtetė i cili fshihet aq bukur pas asaj farse tė mirėmenduar. Tani edhe
unė dilja nė personalitetin tim tė parė. Nė atė tė SHKRIMTARIT dhe jo tė
UNIT ( TĖ PERSONAZHIT ). Ai shpjegoi:
Ky farė FILIP PINDESKOPULOS nuk kishte pasion
vetėm gjuetinė. Por edhe bixhozin nė kazino. Nė familje e dinin se shkonte
pėr gjueti nė pyjet e AHAJASĖ, (diku nė periferi tė Patrės ). Nė tė vėrtetė
ēiften e linte nė hotel dhe shkonte nė KAZINO. Siē merret me mėnd, nė rastin
e fundit, kthehet me rrobat e trupit dhe gishtin nė gojė. Kishte lėnė aty
peng shtėpinė. Qė do tė vriste veten ishte e vetmja zgjidhje. Por, kapaku i
arkivolit duhet tė qe dinjitoz. Shkurt erdhi tek ne qė i dhamė drejtimin te
Kodrat e FILOPAPIT pranė Akropolit.
Mua mė befasoi fantazia e ĒANTĖZIUT. Si thoni,
miqtė e mi? Ky tip ishte nisur pėr shkrimtar dhe kishte pėrfunduar nė tallės
e varrmihės? Por, ju lutem ndiqni vazhdimin:
Nuk ėshtė fjala vetėm te njė farė FILIPI, biri
im, tė cilin e shpėtuam nga njė lloj diskreditimi, jo. Ky u bė preēedent, a
si njė pre eminence. Shėmbullin e tij nisėn ta ndjekin edhe tė tjerė. Jo
vetėm vrapues, por edhe politikanė nė moshė tė thyer. Madje, mos qeshni, por
siē edhe mund tė keni parė, kanė dashur tė bėhen edhe balerinė. Kulmin e
arrin dikush qė e gėnjen mėndja se do tė bėhet shkrimtar nė moshėn
shtatėdhjetė e kusur vjeē.
Ja ku ngrė krye Peronaliteti im i parė dhe jo
UNI ( Personazh ). Kėtė frikė kisha dhe u vonuva qė tė mos e dėgjoja. Nė
fund tė fundit pse tė mos e mėsoja nga ky tip mendimin e vėrtetė pėr
shkrimtarėt qė, pėr njėmijė e njė arsye lėvrojnė krijimtarinė e tyre nė
moshė tė thyer?
Zėri fantazmė i Neosamaritanėve mė nxiste ende
tė dėgjoja.
Kėta tipa ...
Cilėt?- e ndėrpreu unė.
Shkrimtarėt biri im, janė optimist tė
pandreqshėm. Tani pėr tani me studimin e tyre po merret njė degė e Shoqatės
sonė. Kėtyre biri im, mund tu afrojmė sponsorizime pėr shpenzimet e librave
tė tyre.
Me ēkusht?
Tė na propagandojnė ne. Kėto ndihma janė pėr
njė tė mesme tė afėrt. Se, pėr njė tė ardhme mė tė largėt, ne u ofrojmė edhe
shpenzimet e varrimit qė siē dihet, janė tepėr tė papėrballueshme qoftė edhe
pėr njė varr provizor. Se pėr njė tė tillė definitiv, konsiderohet luks i
tepėrt. Tė mos harrojmė se jetojmė kohėn e VERESIEVE. Kėto nuk merren vetėm
pėr tė mbyllur fundin e muajit. Por kanė filluar tė bėhen modė edhe pėr
funeralet. Dhimbja qė ndjeja pas kėsaj luftonte me dėshirėn pėr ta flakur
tutje celularin. E megjithatė, dora po mė dridhej. Tentimi pėr ta vėrvitur
tutje aparatin, mė tundonte. Ajarin e mbante ende gjallė dėshira e
shkrimtarit pėr ta ēuar deri nė fund analizėn e tipit.
Po shpėrblimin pėr zotin PINDESKOPULOS si e
morėt?
Ishte pako gjė. Njė kioskė e harruar nė
periferi tė Athinės, dhe shtoi: harrova tu them se Krematoriumi nė Rumani
ka ēmimet mė tė lira nė gjithė Europėn.
Pėrfundimisht, ne ofrojmė shumė pėr shkrimtarėt,
mjaft qė ata tė propagandojnė idenė tonė tė VETĖVRASJES. Edhe diēka tjetėr.
Kėtu nuk hyn fare njė krahasim qė bėri dikush midis Salierit dhe Moxartit.
Se, derisa nuk ka Moxartė, nuk mund tė ketė as Salierė. Ka vetėm
NEOSAMARITANĖ.
Kuptohet. Ky tip se kishte fare haberin pėr
GENIN e SHKRIMTARIT qė snjeh moshė. Aq mė pak tė merrte vesh pėr KUSHTRIMIN
E TĖ PARĖVE. Dhe nuk e dinte se mbase njė tjetėr GEN (keqbėrėsi) e udhėhiqte
atė nė kėto fėlliqėsira antihumane me vetėvrasje. Ndėrsa shkrimtarin, nga
akumulimi nė dekada e bėn mė produktiv, ashtu si kėta varrpėrgatiturit mė
hiena.
Po mė buēisnin veshėt nga fjalėt: ka vetėm
Neosamaritanė. Ai jo vetėm qė ishte i vetėdijshėm pėr atė ēka bėnte, por
edhe mburrej me tė.
Thua tė jetė e vėrtetė se tipa tė tillė janė
bėrė palė me djallin dhe kalėrojnė me fuqinė e tij djallėzore pėr tu
mbushur mėndjen njerėzve qė tė shesin shpirtin pėr groposjen e trupit?
Gjithsesi, doja qė me gojėn e tij, tė pranonte
vetėdemaskimin. Prandaj e pyeta:
Nuk mė thoni z.NEO, gjithė kėto bamirėsira,
me ēfarė fondesh i pėrballoni?
Fonde... Nuk ėshtė dhe aq e lehtė grumbullimi
i tyre. Por, sidoqoftė, falė dhuratave me...
Tė paluejtėshmet?
Akrivos. (Egzakt).
Domethėnė banesat qė lėnė tė vetėvrarėt?
Eh... Jo tamam ashtu, por edhe kėshtu.
Po pėr shkrimtarėt?
Siē e thamė, pak a shumė.
U bleni shpirtrat pėr tė groposur trupat.
Eh...! Jo tamam ashtu, por edhe kėshtu.
Pas kėsaj, skisha jo vetėm durim, por edhe
nojma pėr tė vazhduar bisedėn me atė njeri dhe..., me atė celular qė: sikur
ky tė ishte fajtori e flaka tutje me forcė dhe celulari ra nė kėmbėsoren
pėrballė.
Dikush, qė kishte pėsuar tė njėjtin
dėnim-kontravajtje me fletėn e tij tė gjobės dhe celularin tim nė dorė,
erdhi dhe mė tha:
Ky celulari juaj paska qėlluar i fortė, dhe
ma la atė mbi letrėn qė mbaja ende nė pėllėmbė. Pastaj, me pamjen e tė
penduarit, shtoi: Si thoni? Jeni pėr vajtjen tani nė rajonin e policisė
qė ėshtė kėtu pranė dhe tė paguajmė gjobėn? Shpėtojmė kėshtu gjysmėn e
vlerės sė saj? E mbase mund tė na japin edhe targat?
Mua vetėm tani mė erdhi nė vėnd fytyra e
egėrsuar dhe buzėqesha njėkohėsisht duke e falėnderuar tė panjohurin. Tani
kisha dalė nga lėkura e shkrimtarit (personazh) dhe isha qytetari shofer qė
ka thyer rregullat e qarkullimit. Dashamirėsia e kėtij njeriu mė uli
plotėsisht nervat edhe pse ende e kisha njė mėdyshje shkaktuar nga frymori
ME ĒANTĖ TĖ ZEZĖ.
Tjetri e kuptoi gjėndjen time dhe si tė
njiheshin prej kohėsh, shtoi ėmbėlsisht:
Nuk u pėrmbys bota e as u nxi dielli. Njė
kondravajtje kemi bėrė.
Jo po... do tė vrasim veten, nuk e sheh?
Ēthoni kėshtu, zotėri? Si u vritkėrka vetja
pėr njė gjė kaq qesharake?!? Europa (nė Greqi kjo fjalė ėshtė ende e
rrėnjosur si mentalitet sikur tė mos bėnin pjesė nė Bashkimin Europian)
pra, Europa tė dėnon edhe vetėm pėr njė bisht cigareje tė hedhur gabimisht
nė rrugė e jo mė tė hypish makinėn nė trotuar siē kemi bėrė ne tė dy.
... U nisėm si dy bashkėfajtorė pėr nė rajonin e
policisė. Nė mėndje vinin e plekseshin shumė gjėra: Kazakistani, Uoll-Striti
Milienumi i Ri, dhe ja tani Maltusėt*) e rinj me emrin tingėllues:
NEOSAMARITANĖT. KĖTA DON KISHOTĖ E BISNESMENĖ - MASHTRUESA tė mijėvjeēarit
tonė.
* * *
Te kryqėzimi kaloi njė auto-ambulancė.
Sirenat e saj u tretėn tutje. Ndėrkohė trafiku ne tė gjitha drejtimet, u
ndėrpre. Njė polic qė vėzhgonte kalimin e mjeteve dhe ndėrrimin e
shenjėdhėnėsave rrugorė, u vetėvu nė drejtim. Me bilbilin e tij, bllokoi tė
gjitha lėvizjet dhe lejoi vetėm kalimin e makinave tė dasmės, boritė e tė
cilave binin me TRIUMF. Se nė mesin e tyre ishte... Kush?
AJO:
NUSJA,
GĖZIMI,
DASHURIA
dhe...
DJEPI I JETĖS!
Paramnezi*) = Pėrzierje e realitetit me trillin
artistik
*) Malthus Thomas Robert: (1766 1834 )
Ekonomist dhe klerik angles. Ishte ndėr themeluesit e Shkencės sė Ekonomisė
Politike. Ishte i njohur pėr teorinė e tij, siē edhe ėshtė parashikuar nė
Essay on Populacion (1798 ), sipas sė cilės, ritmet e rritjes sė
popullsisė, priren tė jenė nė shpėrpjestim me rritjen e mjeteve tė jetės.
Masat pėr tė mbajtur nėn fre rritjen e popullsisė, nėpėrmjet pengimit tė
shtatzėnėsisė, janė tė domosdoshme pėr parandalimin e katastrofės.
Athinė, 1, Janar, 2019!
(1)
|