Jeta e fshehė magjinė dhe
artin e vet... ishte kjo fjalia e fundit qė e lexova nė librin qė po e
mbaja nė duar. Shkova pranė dritares ku zakonisht mbėshtetem kur e ndjej se
duhet tė pushoj pakėz dhe ashtu e heshtur shikoj. Fjollat e kristalta tė
borės binin lehtas, ngadalė e pa u ndier. Ashtu heshtas dalėngadalė
mbėshtjellin gjithēka me bardhėsi. Edhe pse e ftohtė, e akullt tė duket nė
shikim tė parė, kjo tė bėn pėr vete!!! Ēdo fjollė qė bie, bashkė me tė, mė
duket se thellohet e mė mbėshtjell qetėsia, paqja dhe prehja... Duke i marr
kėto ndjesi nga jashtė, e kthej vėmendjen brenda dhomės dhe dėgjoj kėrcitjet
e drunjve qė ndizen dhe e ngrohin krejt ambientin. Kėsaj atmosfere tė
ngrohtė dimėrore i shtohet edhe vija e avullit tė ngrohtė qė gjarpėron duke
lėshuar njėkohėsisht valė arome mjaft tė kėndshme. Tė gjitha kėto janė
shenja qė tregojnė se stina e dimrit, jo qė ka trokitur, por edhe ka
arritur. Ėshtė muaji i fundit i vitit. Muaji dhjetor i vitit 2009.
Janar, Shkurt, Mars, Prill,
Maj, Qershor, Korrik, Gusht, Shtator, Tetor, Nėntor dhe tash jemi nė muajin
Dhjetor. Kėshtu po i rinumėroja edhe njė herė muajt - muajt e kėtij viti.
Duke e ndjekur shprehinė time nė prag tė ēdo viti tė Ri, kur unė ulėm dhe i
hapė shtigjet e mendjes, i shpushurisė copėzat e kohės, i kapė momentet mė
tė gėzuara apo mė tė mėrzitura qė i kam kaluar gjatė muajve tė kaluar. Duke
hedhė hapat e mi nėpėr rrugėt qė i kam kaluar, mundohem tė nxjerrė pėrgjigje
pėr shumė pyetje qė i kam pėrgatitur nė kėtė fundvit. Dhe sa herė qė i kam
llogaritur kėshtu pra, nė fundvit momentet e gėzuara dhe ato pak mė tė
mėrzitura, dhe kur nė ndonjė muaj kanė peshuar ma shumė momentet paksa me tė
zbehta, nė njė farė mėnyre e kam arsyetuar edhe vetveten se me siguri se ka
pas edhe ēaste shumė tė mira, porse, duke qenė si tė thuash pre e ndonjė
shqetėsimi, stresi, ai ēast ka kaluar pa e vėrejtur fare dhe nuk kam bėrė
asgjė, apo nuk kam qenė e vetėdijshme se ai ēast ishte nė mes nesh... se ai
erdhi, mu ofrua, porse indiferenca ime e bėri tė shkoi atė moment nė
pėrjetėsi... dhe atė pa u hetuar... E prapė tash kur jam ulė mu nė prag tė
kėtij viti, po i kėrkoj ato ēaste! Dua qė vetėm ato tė ma kenė mbushur kėtė
vit... dhe pyetja e radhės ėshtė: A kishte mė shumė rreze dielli, apo copėza
akujsh?! Kishte mė shumė vranėsira, apo mjegull?! A piku ndonjė copėz
ėndrre, apo ra nė dremitje mė tė thellė?! Isha e zgjuar, apo fjetur?! Ēfarė
afirmimesh i kisha dhėnė ndėrdijes sime?! Ishte ngrirė loti nė qerpikė, apo
buzėqeshja kishte shndritur?! Mora diēka, ēka nuk dhashė, apo dhashė diē dhe
nuk mora asgjė? Sa stinė i kishte ky vit? Apo gjithė viti ishte vetėm njė
stinė?!!!

E pra, tė fillojmė me hapin
e parė e tė rikthehemi pėr pak ēaste prapa nė kohė... Dhe para se tė fillojė
kėtė udhėtim nėpėr shkallėt e kohės marr frymė thellė:
Ēfarė mund tė shkėpus nga
muaji i parė i vitit, pra, nga Janari. Ah, po. Mund ti veēojė disa rreshta!
Pikėrisht kėto fjali qė e pėrbėnin njė letėr, ishin burimi i njė miqėsie
hyjnore. U lidhė njė urė qė bashkonte pastėrtinė me qetėsinė, sinqeritetin
me njerėzinė... gjithēka do tė ishte e pastėr si njė kristal... dhe asgjė e
mjegullt... Gjithēka shumė njerėzore... dhe asgjė e mbėshtjellė me dyshime,
rezerva... Po hapeshin dy ditarė tė jetės... dhe vazhdojnė tė shfletohen...
e lexohen...
Muaji shkurt 2009. Nuk
festova e vetme. Tė gjithė u bashkuam nė vallėzim zemrash. Po e festonim njė
vjetorin e ėndrrės sonė shekullore qė ishte bėrė realitet. Nė kėtė muaj
ishte urimi:. Gėzuar!
Muaji Mars! Vendtakimi i
dimrit me pranverėn! Pėrshėndeten, duke ia lėshuar radhėn njeri-tjetrit.
Edhe mua mė takoi me shumė pikėpyetje! Dhe kur koka mė rėndohej nga kėto
pikėpyetje tė mėdha, dilja nė natyrė, nė gjirin e saj doja ta merrja atė
pushimin qė ma jep ajo sepse unė e ndjej, e ndjej thellė nė shpirt
madhėshtinė e saj... Luhatesha para njė udhėkryqi tė jetės: Tė nisem apo
jo? Ishin pikėrisht miqtė e mi qė mė shtyn tė hyja nė kėtė shteg jete... U
nisa... Hapin e parė e bėra... Hyra... Jeta ėshtė sprovė... Nuk ėshtė e
thėnė gjithherė tė nisesh me buzėqeshje...
Muaji prill dhe muaji Maj
mė solli shumė pritje, drithėrima, buzėqeshje nė rrugėn qė veēse isha
nisur... Festova! Nė muajin Maj po ashtu njė javė e kisha tė mbushur me
gėzime, qeshje. Isha e shkrirė nė dashuri, mall...
Muaji qershor dhe korrik po
e kurorėzonte punėn time qė tashmė ju kisha pėrveshur me shumė zemėr...
Mora pėrgjigje! U gėzova! ...Po ashtu nė muajin e kallinjve, isha afėr aurės
sė njė qenie tė pėrndritur...
Erdhi muaji Gusht pėr tė
cilin e kisha rezervuar pushimin tim psikik dhe fizik. Gjithė kėto copėza tė
lodhjes qė mė kishin goditur i mora me vete dhe u ula buzė detit. I rrėfeva
valėve tė detit shumėēka tė pathėnė... I tregova edhe ngjyrat qė e
pėrshkojnė brendinė time... Ishim vetėm unė dhe deti! Askush nuk po e
dėgjonte kėtė dialog. I rrėfeva shumėēka. Ndėrsa valėt e tij si dhuratė ma
falėn qetėsinė, frymėzimin, paqen... i mora sepse kisha shumė nevojė pėr to.
Nė muajin shtator u ktheva
pėr ta nisė betejėn e re, nė rrugėtimin e ri aspak tė lehtė. Po nisesha nė
kėtė betejė tė re me shpresėn se duhet tė dalė - tė dalė e suksesshme...
Erdhi muaji Nėntor. Ky
ėshtė muaji prej tė cilit vazhdoj ti numėroj e ti festojė vjeshtat e mia...
Por, ky muaj ma solli nė
dorė njė ėndėrr qė e kisha kur isha nė moshėn e artė tė fėmijėrisė. Dhurata
me e veēantė nga njė qenie e veēantė mu dhurua. Jeta ime atė ditė e kishte
emrin Lumturi... Imagjinata V ishte pėrmbledhur e pėrgatitur e tėra.
Kėshtu quhej ėndrra ime e jetėsuar.
Dhe tash erdha kėtu pra nė
muajin dhjetor... dhe ēfarė mund tė them pėr kėtė Vit?! Ah, po harrova tju
them se rreshtat qė u nisėn nė muajin janar, vazhduan rrugėtimin duke u
pėrkundur me aromėn e kėndshme tė pranverės, duke valėzuar me vallen e
kallinjve, duke shkelur nė gjethet e zverdhura tė vjeshtės e deri kėtu ku
jam duke i shikuar kristalet e borės. Shumė e bukur kjo rrugė qė tė besohet
se ėshtė e vėrtetė! Por, jam dėshmitare unė... Se gjithēka qė ka burim
pastėrtinė, njerėzinė, ka jetė tė gjatė... dhe kur kėto dhurohen nė mes
qenieve njerėzve ato vetėm se shumėzohen.
Dhe ēfarė tė them krejt nė
fund tė kėsaj faqe tė jetės: Gjithė ditėt e kėtij viti i pėrshėndeta me
afirmime pozitive: Dashuria e Zotit e mbush shpirtin tim...
Mund tė them se jam e
buzėqeshur pėrderisa i shkėputa kėto qė i pėrmenda...
Andaj, unė me kėtė vit do
tė ndahem e buzėqeshur, dhe po ashtu me buzėqeshje do ta pėrqafojė edhe
Vitin e Ri 2010!
Uroj dhe lutem qė tju
buzėqeshė zemra tė gjithėve nė vitin qė po na troket.
|