Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - Nėse kam ditur tė guxoj

Shkruan: Flori BRUQI

      

NĖSE KAM DITUR TĖ GUXOJ

 

 

/poezi…pėr krijimtarinė letrare e publicistike nė kohė…

vėshtrime kritike…letra…/

 

 

 

Librin e autorit Flori Bruqi “Nėse kam ditur tė guxoj” mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

 

 

          

 

            ZIGMUND FROJDI DHE NDIKIMET E TIJ NĖ TEORITĖ SEKSUALE SI DHE NĖ LETĖRSI

 

            Frojdi u ulё kёmbёkryq dhe te tregimi “Mёsuesja e Pianos”, ku njė grua nė moshė tė avancuar dashurohet marrėzisht me njė adoleshent, tė cilit i jepte mėsime nė piano, ose te novela “Hakmarrja e Penelopёs”, ku ndodhin perversitete tė tilla seksuale, tė cilat vajza Filomenė i percepton nė mėnyrė dramatike. I tillё ka qenё ndikimi i Frojdit nė botkuptimin tim shkencor dhe nё veprat e mija.” Sa herё kujtoj tė kaluarėn, para syve mё del biblioteka modeste e tim eti. Tё shumtё ishin librat qё mbushnin raftet. Midis tyre “Tre contributi alla teoria sexsuale” i Zigmund Frojdit, shkruar nё vitin 1905, dhe botuar nё italisht nё vitin 1921. Im at e kishte blerё nё librarinё e Lumo Skendos.

            E kisha tё vёshtirё ta kuptoja atё libёr, pasi jo vetėm njohuritё e mija nё gjuhёn italiane ishin nё hapat e para, por dhe e pamundur tё kapja thelbin e problemeve. Megjithatё ai hyri nё subkoshjencёn time pёr tё qёndruar nё pёrgjumje deri nё vitet e fakultetit. Por asnjё pedagog nuk merrte kurajon t’na sqaronte rrolin e madh qё luante Frojdi dhe psikoanaliza frojdiane nё zbulimin dhe mjekimin e njё sёrё sёmundjesh, qё lindnin nё thellёsi tё materjes trunore dhe qё manifestoheshin nё trajtёn e neurozave. Nga ana tjetёr, asgjё nuk mё pengonte tё kёrkoja e tё thelloja dijet e mija, por ishte e pamundur tё shtija nё dorё libra tё tij apo tё psikoanalistёve tё tjerё si Fromm, Serain, Morgan, Jung, Breuer, Maeder, Bahofen, Sharko, Niēe, etj. Frojdi nё kohёn e tij donte tё provonte se neurozat (dukuri qё ēonin nё disekuilibёr individual) vinin nga ndrydhja e dёshirёs seksuale, sepse seksi ishte tabu, dhe sikundёr thotё Cvajgu “instiktet nuk lejojnё t’i shtypёsh dhe ёshtё e kotё tё supozosh sikur i shtyp. E shumta mund t’i ndrydhёsh duke i kaluar nga vetёdija nё pavetёdije. Por ato duke ju nёnshtruar kёsaj shmangje tё rrezikshme, grumbullohen nё thellёsi tё shpirtit dhe duke fermentuar vazhdimisht, krijojnё shqetёsim nervor, ērregullime dhe sёmundje.”Sa herё e kam takuar neurozёn histerike nё praktikёn mjekёsore.

            I joshur nga Frojdi dhe teoritё e tija, duke e parё histerizmin si pengesё tё jashtme ose tё brendshme, si njё mangёsi nё plotёsimin e vёrtetё tё kёnaqёsive erotike, qё Silvia V. Finzi e konsideron patologji tipike femёrore, kёtё aspekt interesant tё jetёs e trajtova nё dy tregime. Njё fshatare nga rrethi L, rreth njёzetedy vjeēe, prej katёr vitesh e martuar, shfaqte shenja tё ēuditshme. Ku e kishte bazёn ajo dukuri neurotike? Tek i shoqi, minatorё nё njё minierё kromi.

            Ai vinte rradhё nё shtёpi, i lodhur sa nuk kishte fuqi tё qёndronte nё kёmbё dhe harronte qё gruaja e priste. Kёshtu nusja e re e gjeti rrugёn e zgjidhjes, manifestime e shenja neurotike, tipike pёr klinikёn e histerisё. Ajo mori kurajon, dhe ashtu sikundёr e pёrshkruan tradhёtinё e gruas Anton Ēehovi te tregimi “Hakmarrja e njё gruaje”, iu dha mjekut, duke plotёsuar nevojёn fizike dhe kёnaqёsinё shpirtёrore.Rasti i dytё ishte njё grua nga Azia e Mesme, qё qёndronte mbyllur brenda katёr mureve tё apartamentit ku banonte. Ajo ishte e re nё moshё, ndёrsa i shoqi midis tё pesёdhjetave ose tё gjashtёdhjetave dhe nuk arrinte tё kuptonte se ēfarё ajo donte, e i trembur kёrkonte ndihmёn e mjekut. Nё rastin e parё kishim tё bёnim me njё ēift nё moshё deri tridhjetё vjeē, kur seksi bёhet ēdo natė dhe ēdo mėngjes; kurse nё rastin e dytё, gruaja ishte nё moshёn qё e kёrkonte bashkimin gjinor dy herё nё ditё, ndёrsa i shoqi qёndronte midis dy periudhave kohore, kur seksi bёhej sipas mundёsisё ose Zoti e di se kur. Kёtё aspekt tё jetёs nuk e kam pranuar si stimulim, por sikundёr thotё Frojdi “si sёmundje tё shpirtit, si mё interesanten, sepse ёshtё mё plastikja nga tё gjitha dhe dёshmon se krizat e kulmet e saja janё pasojё pёrmbysjesh tё brendёshme dhe duhet tё kenё shkaqe objektive”.Rasputini, fshatari nga Pokrovskoje nё Uralet e largёta, mё mbёrthente me forcёn e tij hipnotizuese.

 

            Pjesė nga libri "Nėse kam ditur tė guxoj"