Lebit MURTISHI
NĖ VEND TĖ NEKROLOGUT
(Tė ndjerit, Prof. Bajram Kurti Veprimtarit tė shquar tė
ēėshtjes Kombėtare)
Ti ike, Profesor!.. Tė mori helmi i zhgėnjimit,
siē mori njėherė Sokratin
Ike pas hire Martirėsh, pa ndjerė erė
Pranverash
Tė dogji malli i Dheut, qė kurrė nga gjiri s`tė
shqiti, as nėn zjarrmure tė ferrtė, as nėn stuhi tė acarta
Tė presin Odat e Besės, tė pret balli oxhakut,
ku fjalė Dheu ligjėrove, ku burrat tė falėn gjakun, ku nėnat tė dhanė
uratėn
Tė presin, Profesor, tė presin Odat Strugane,
tek vije si Gjok Mokrari me thasė librash ngarkuar
Tė priste dhe ime ėmė; ime ėmė qė tė thosh bir,
e mbushi me lot shaminė
Ti ike, Profesor, u bėre vet kėngė Dheu
Nuk do shkojshė mė Odė mė Odė tė gjejsh vargje
pėr Martirėt, nuk do gdhihesh gju mė gju me Loken e pėrmalluar qė ia fali
sytė Atdheut; nuk do mbajshė jetimė nė prehėr, nuk do t`ua puthėsh lotėt
Njė ditė Epik` e Lirisė, nė sheshet e gurtė
prizrenas, do mbjellė tufa zambakėsh pėr emrin tėnd tė pavdekshėm. Mė fal
Profesor, mė fal qė s`gjejė fjalėn e duhur, qė ndjehem pėrhershėm nxėnės,
dhe i tillė do tė mbetem karshi teje gjer nė varr. Mė ktheve ca vite prapa,
m`u kujtuan, orėt, ditėt, javėt, muajt, vitet, kur nė sytė tanė tė magjepsur
mbillje dritė, guxim, moral
E kam tė vėshtirė tė gjejė fjalė shpirti e tė
mbėshtjellė pėrmasėn tėnde. Pak ėshtė tė them Gjigant i Dijes, pak ėshtė tė
them Gjigant i Nderit, ti qė iu fale veē Atdheut, more me vete njė copė
Atdheu. Ndonėse edhe do tė vuaj, i lumtur jam gjer nė vdekje, se pata nderin
tė tė njohė, dhe gju mė gju me ty tė rri.
Ti ike, Profesor, tė mori helmi i zhgėnjimit,
siē mori njėherė Sokratin
Me mall shpirti, nxėnėsi yt,
Lebit Murtishi
Bern, 02.03.2011
Prof. Shefki MUQA & Begjet BERISHA
PĖRSHĖNDETJET E FUNDIT ME TĖ MADHIN BAJRAM KURTI, SHKRUAR
NGA KOLEGET E TIJ TĖ SHKOLLĖN E MESME JETA E RE NĖ THERANDĖ
Sot, nė ditėn lamtumirėse, ne po ndahemi nga
miku ynė i dashur Bajram Kurti, veprimtarin pėr ēėshtje kombėtare i cili nuk
reshti sė punuari nė shumė fusha pėr ti ndihmuar Kosovės nė ditėt mė tė
vėshtira.
Bajram Kurti, biri i Ukės dhe nėnės Zizė, u lind
nė Smolicė mė 10.02.1942. Pasi kreu shkollėn e mesme regjistrohet nė
fakultetin e Sarajevės, dega e gjeografisė. Pas kryerjes sė fakultetit
ushtron detyrėn e profesorit tė gjeografisė nė disa shkolla tė mesme, por mė
sė shumti punoi nė gjimnazin Jeta e re nė Therandė.
Nė kohėn e diferencimit famėkeq, ideo politik,
nėpėr tė gjitha shkollat e Kosovės, ra nė sy veprimtaria e tij
edukativo-arsimore pėr ngjalljen e ndjenjave patriotike duke folur me
admirim pėr gjeografinė e tė gjitha trojeve Shqiptare, e me dashuri tė
veēantė, pėr gjeografinė e Shqipėrisė. Organet e Komitetit Komunal tė atyre
viteve e trajtuan kėtė atdhedashuri si indoktrinim, prandaj profesori Bajram
ishte ndėr tė parėt qė u largua nga puna. Qė atėherė nuk pati rastin ti
rikthehet arsimit dhe i rriti tre fėmijėt e vet me vėshtirėsi tė mėdha
ekonomike. Megjithatė, aktivitetin e vet e drejtoi nė tė mirė tė Atdheut
duke iu pėrgjigjur rrethanave dhe nevojave qė kishte Kosova. Ishte nė ballė
tė aksionit pėr pajtimin e gjaqeve pėr komunėn e Prizrenit e mė gjerė dhe
kontributi i tij nė kėtė drejtim ishte tejet i madh. Gjatė luftės sė viteve
1998-1999 ranė shumė viktima dhe dėshmorė pėr lirinė e Kosovės. Kjo ngjarje
preku thellė dellin patriotik tė profesorit Bajram dhe iu pėrvesh punės pėr
tė mbledhur shėnime, shtėpi pėr shtėpi, nga tė gjitha trojet e Kosovės e mė
gjerė. Veprimtarin e tyre deri nė flijimin e jetės e ēmoi mbi gjithēka dhe,
nuk i la vetėm nė kujtesėn e popullit, por i skaliti si gur xhevahiri nė
pėrmendoren e njėzet vėllimeve me titull Gjaku i lirisė. Nga brenga se mos
e ka lėnė ndonjė rast tė papėrfshirė ai vazhdoi nė mbledhjen e tė dhėnave
dhe pėrgatitej pėr botimin e librit tė radhės. Edhe ditėn e fundit tė jetės
sė tij ishte nė shtypshkronjė me orė tė tėra... dhe nė kthim pėr nė banesė
iu ndėrpre jeta dhe puna pėr popullin tė cilit i pėrkiste e qė aq shumė e
deshi.
Profesorit Bajram nuk i shpėtoi pėrjetėsimit tė
njė figure tjetėr tė madhe tė kombit siē ishte profesor Qazim Berisha, tė
cilin, ish nxėnėsit i tij tė gjimnazit tė Prizrenit ku punoi rreth 30 vjet,
e kujtojnė si personalitet me shumė vlera universale. Profesor Bajrami e
respektonte shumė profesorin Qazim me tė cilin ka pas takime tė shpeshta dhe
kėtė thesar nuk e la nė heshtje dhe harresė, por e ringjalli me nxjerrjen e
librit me titull Ylli i pashuar nė plejadėn e heronjėve tė arsimit dhe
edukimit(ky libėr gjendėt pėr shkarkim falas nė faqen e internetit:
www.sa-kra.ch).
Shkarko librin
Veprimtaria kaq e gjerė e profesorit Bajram mund
tė kuptohet vetėm kur ta marrim parasysh se shpirti i tij ishte i pajisur me
shumė virtyte. Nė radhė tė parė ishte atdhedashės i flakėt dhe e donte
shumė jetėn. Ajo qė i jepte gjallėri dhe kuptim jetės sė tij ishte pėrkrahja
e madhe pėr tė vėrtetėn dhe lirinė. Nuk ka njeri qė tė mos e dojė lirinė,
por profesori Bajram e kėrkonte lirin pėr tė gjithė, jo vetėm pėr vete, dhe
tė vėrtetėn e donte mė shumė se miqėsinė. Veēanti tjetėr e tij ishte se, si
dėgjonte pėr njė lajm tė kobshėm qė i shkaktonte regjimi shfarosės i Serbisė
familjeve shqiptare, ai menjėherė lėvizte tek kėto familje dhe qėndronte aty
pėr t`iu dhėnė kurajo dhe forcė nė pėrballimin sa mė tė lehtė tė zisė.
Ai nuk ėshtė i vdekur pėr ne, sepse nuk jetoi
dhe punoi vetėm pėr vete. Janė talenti dhe guximi qė marrin duartrokitje,
dhe profesori Bajram i kishte tė dyja.
I qoftė i lehtė dheu i nėnės Shqipėri qė e deshi aq
shumė!
Therand, Shkurt 2011

Nijazi BASHA
KUJTIMET E MIA ME PROFESORIN E PAHARRUAR BAJRAM KURTI
Ishte njė kohė dhe moment qė me tradhtoi shpresa
ime! Ishte dita e 14 shkurtit 2011 kur e ndjeva vetin tė humbur... Atė qė
humbi familja e tij, e humba edhe unė, atė qė e humbi kombi, e gjithė
shqiptaria, e humba edhe unė...
Rruga e profesorit qe e pathyeshme... Sa herė qė
kamė qenė nė shėrbim tė tij, jam befasuar me punėn e palodhur, mė dukej se
ishte mė vital se sa unė, mė energjik, mė i guximshėm, mė i disponuar, mė
trim, mė i vendosur, mė i lumtur dhe mė i sinqertė se ēdo kush tjetėr nė
kėtė botė. Mė ka ndodhur qė tė jam dy ditė e dy net, sė bashku me profesor
Bajram Kurtin, dhe nė asnjė mėnyrė nuk kam mundur tė vėrej tek ai lodhje ose
shenja bezdie a mėrzie. Kudo, qė kamė qenė me tė, ka krijuar atmosferė
gjallėrie... shumėkush m'u ka falėnderuar qė ua kamė sjellė profesorin nė
shtėpitė e tyre... ishte personalitet qė nuk njihte lodhje dhe, po qe
nevoja, punonte 24 orė pa pushuar.
Kam pasur kontakte tė shpeshta me profesorin, e
nė veēanti vitin e fundit tė jetės sė tij. Pėr mua qe njė nder i madh tė jem
afėr profesorit. Njėherė, nga kureshtje, e pata pyetur profesorin si ka
mundėsi qė gjatė kėsaj periudhe kohore tė ketė punuar kaq shumė vepra, me aq
shumė pėrkushtim e sukses, nė ato kushte teje te dobėta materiale qė ndodhej
(minimum financiar)! Profesori tha: "Unė nuk i qesė vetės pengesa,
pėrgjegjėsin time e vazhdoj deri nė fund."
Profesor Bajram Kurti pėr mua ishte akademi nė
vete: akademi kombėtare, akademi shkencore, akademi morale. Pėr mua ishte
simbol i patriotizmit, i punės sė palodhur, i suksesit, i qėndrueshmėrisė, i
pathyeshmėrisė, i guximit, i trimėrisė... simbol i vetėbesimit dhe
vetėflijimit. Synimet e veta i vazhdonte me vendosmėri dhe i realizonte deri
ne fund, pavarėsisht pėrkrahjes apo ndihmės sė tjerėve. Profesori nuk dinte
tė ankohet pėr asnjė problem tė vetin personal, por as familjar, problem i
vetėm pėr tė ishte vuajtja e popullit, ēėshtjet e pazgjidhura kombėtare,
realizimi i synimit shekullor - bashkimit natyral tė trojeve shqiptare.
Profesor Bajram Kurtin e njohė qė prej vitit
80-tė, dhe nuk mbaj mend qė kjo mendje e ndritur, tė jetė ndalur pėr ndonjė
ēaste sė punuari pėr ēėshtjen mbarėkombėtare. Dashuria dhe vullneti pėr
atdhe e bėri shumė mė tė fuqishėm. Unė e pata fatin qė tė jem afėr
profesorit... unė humba njė mėsues gjenial, kurse populli ynė humbi shumė mė
shumė! Pėr mua Bajram Kurti ishte pjesė e fuqishme e shpirtit tė Adem
Jasharit dhe gjithė dėshmore tė tjerė. Jam shumė i sigurt se profesor Bajram
Kurti ėshtė njė prej figurave mė tė mėdha tė kombit shqiptarė, njeriu i cili
tėrė jetėn e tij e shkriu pėr ēėshtjen kombėtare, sakrifikoi veten, familjen
dhe nuk ndaloi sė vepruari deri nė rrahjen e fundit tė zemrės. Profesorit tė
madh dhe tė paharruar, familjarisht i jemi falėnderues pėrjetėsisht pėr
dashurinė dhe respektin qė na ka dhėnė, pėr diturinė, vullnetin e guximin
me tė cilat na ka ushqyer vazhdimisht... Do tė mbetet figurė e paharruar dhe
e ndritur pėrherė nė mendjet dhe zemrat tona!
Nänikon ZH, shkurt 2011
|