Një ndër krijimtaritë më të
lëvruara të letërsisë shqiptare, është edhe POEZIA. Gjini e letërsisë ku
bota e brendshme, ndjenjat më sublime, frymëzimi hyjnor... shprehen
përmes shkronjave të cilat krijojnë vargje... vargjet, pastaj, shpalosin
mendime, mendimet krijojnë energji, energjia ndez dritat e dijës, rrezet e
artë të së cilës i japin ngrohtësi zemrës, mendjes dhe shpirtit, e me këtë,
edhe kuptim dhuratës më të shtrenjtë, vetë jetës.
Që nga Lekë Matrënga e Pjetër Budi, kjo energji nuk u ndalë asnjëherë së
hedhuri farën e dijës, duke e kultivuar atë me dashurinë më të çiltër në
shpirtin e pastër e fisnik të popullit shqiptarë. Duke i mposhtur të gjitha
sfidat e kohës, kjo frymë e shpirtit të popullit, xixat e saja të arta, si
një pishtar i shpresës, u bartën gojë më gojë, mendje më mendje, zemër më
zemër... brez pas brezi... nga kokat më të ndritura të kombit si: Naimi,
Çajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... për të vazhduar tek Fishta, Konica, Noli,
Migjeni... e deri në kohën tonë, duke u kthyer ai pishtarë në flakadan të
përhershëm që tashmë nuk ka forcë në botë që mund ta shuaj fuqinë e zjarrit
të tij...
Dua ta falënderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirënjohur,
ADEM ZAPLLUZHA,
që me përkushtim të jashtëzakonshëm, vizitorëve të kësaj faqeje, por edhe më
gjerë, do t’ua prezantoj disa nga poetët më të njohur të kohës sonë, e me
këtë, do e plotësoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshëm të letërsisë
shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Përgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE
NIKO
POET GJIRITI
Hyrje
U
lind në qytetin e Gjirokastrës më 20 gusht të vitit 1955. Ai është diplomuar
si ekonomist ushtarak në universitetin e Tiranës. Ka botuar shumë libra në
gjuhën shqipe dhe greke. Është anëtar i lidhjes të shkrimtarëve e artistëve
të Greqisë dhe Shqipërisë. E kanë nderuar me çmimin.
Ka në botim librin e tij të shtatë me titull "Nga dashuria".
Jeton në Tiranë
NETËT PËRGJAKEN BRENDA MEJE
Mbase jeta e sjell e më nuk të lexoj
netët përgjaken me ty brenda meje
thikat e fjalëve nuk mund ti numëroj
kanë djegie helmi të shpejtë rrufeje
kërkova çastin që ja vlen në jetë
gratë e vërteta kuptojë gjithçka
kokulur në heshtje largohen vetë
janë tërmeti që gjurmë më la
e nevojshme të mendosh ç'thua
pa i thënë të gjitha që ndoshta di
mos pyet nëse ti më pëlqeve mua
e kaluara ime nuk njohu dashuri
kohë s'ke më braktis gënjeshtra
pa ditur se s'do më gjesh përsëri
kurrë nuk do të jem ajo të desha
duke qenë ajo që nuk e njohe ti
I SHKELA SYRIN HËNËS NË UJË
Sa s'munda të bëra me sy, krahë
malet po i marr tani deri tek retë
më bëjnë të çmendur e të marrë
më le më fillikat, errësirës pa jetë
nëse kërkoj do të kem ty përsëri
para se të vdes vargut mallimit
larg nga hëna çdo festë dashuri
ti ishe pjesa e fshehur e dënimit
i rebeluar nuk bëra asnjë marrëzi
në të tjerë planetë zgjohem e ik
le baba gjallë veten jetime, pse ti
pa pasur as një lidhje as për mik
syrin i shkela mbrëmë hënës në ujë
pash që rigoni nuk po bëhet qiparis
modestinë kartë identiteti kam lënë
mungesa jote bërë gungë në kurriz
FATI DHE UNË
mua fati më morri për ortodoks
si Krisht të ri më ka mbërthyer
nuk prita të bëhet prapë deti kos
të ha me lugë ushtari të thyer
ËNDËRROJ, LËRMË
Lërmë ngjyrës, plagëve të pendimit
të zbuloj çdo pjesë, pak të zbuluar
të kërkoj flokëve të qiellit, vetëm sytë
çdo gjë njerëzore më ka masakruar
thyej në ajër çdo shkëmb mendimi
dete e qiej të ti copëtoj, petale trupit
të kërkoj pozicionin, ku fle misteri
ç'veshur më ç'vesh, sensin e turpit
perëndi poetësh, tek ty ka banuar
lërmë të ik, të humb, o djalë more
ylber të ngjallem trupit të zbuluar
ngjyrë hëne të qesh, në la minore
fantazi, dorë e zgjatur fëmije, je
flokë erërash, sytë inxhi fshehin
melodi e heshtur, simfoni, puthje
mbresa dashurie kurbetin qeshin
NËNAT SKLLAVE, KËRKOJË
Mbollën dashuri netëve pa gjumë
kërkojnë arsyen e humbjes së besimit
veshët ju dëgjojnë, vetëm zhurmë
protezat ju lëvizin prej dobësimit
ritën lule , e shpohen nga gjemba
dhe pse të thyera ngelën diamante
çdo të thyer e ngjit heshtur koha
burgosur në shtëpi , jetojnë fillikate
dhanë dritë, krahë, gjak duke shitur
çdo dhuratë floriri, dhanë edhe trupin
ngelën pragut, zarfe dimri duke pritur
të gënjejnë veten, ëndrrat edhe gjumin
ngelur vejane,janë më vetëm, më skllave
pa të drejta të bëjë një xhiro një dashuri
ngushëllohen lotëve, në foto pas mesnate
burgosur nga të pjellat, fillikatet, perëndi
E GËNJEVA NËNËN
Oh moj kolonjare
për thëllëzë të mora
ty nuk ta ndjen fare
që të dashurova
gënjeva atë nënë
që digjet si qiri
bir ti ngrije zënë
vjen nusja në shtëpi
po moj nënë, do vijë
i ardhtë pas qafe
ka harruar, shaminë
dhe merret me llafe
nënën ç'e gënjeva
për ty moj virane
po të pret tek dera
dhe e bëj hajvanë
oh, moj kolonjare
më humb si gjyshe
ja erdhi në dritare
tjetër dallëndyshe
FIKE DRITËN BIRI I NËNËS
Fike ,fike dritën më dëgjon?
fasule kemi?-
pyet plaka
mblidh dru, balleta, më kupton
më jep një dorë të ngrihem
kockat më shpojnë u mplaka
mos harro nesër
të marrësh kripë, bukë
vere një patate të piqet
shpirt nuk shoh nëpër rrugë
shkretëtirë,
i shkretë qyteti
fike të thashë, sonte do të dalë hëna
e shkruaj vargje romantike
s’po marrim frymë nga taksa
më dëgjooon fike!
fike dhe dil përjashta
biri im më jep një gotë ujë të pi
ilaçet që s’mund ti ble
mjaft , shko të flesh biri im
dritën ,dritën fike të lutem
prapë e harrove
më dëgjon,
me dollapin po flas deri tani
fike dritën ,u shtrenjtua jeta
ma ulën prapë pasionin e urisë
kam kohë që si ndjej këmbët e mpira
nuk di në nesër do të kemi bukë
e hekurt sitna e demokracisë
taksa, taksa po mendoj vdekjen
jetojmë në një botë gënjeshtrash
çfarë të them për sistemin
merr një e përplase për tjetrin
fike dritën dhe futu brenda
fatin arnojmë leckash
mos përmend emrin tim
mbylle derën,
mos ikë prej menteshës
mos e kalo masën
lehtë-lehtë hajde, biri im
për fukaranë s’ mendon njeri
po i bëjnë vapën
na bënë si lecka këmbësh...
lutem të vdes shpejt
nuk dua të jetoj të pa jetuarat
fike biri im, dritën
dhe le të shuhet jeta ime
si të pa mbjellat, arrat
|