Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - NJĖ GRUSHT DASHURI

Shkruan: Xhevahir CIRONGU

      

NJĖ GRUSHT DASHURI

 

Librin me poezi tė autorit Adem Zaplluzha, "Njė grusht dashuri"  mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

 

            VARGU I POETIT ADEM ZAPLLUZHA SHPĖRTHEN EDHE TE HAIKU

 

            Nuk ėshtė njė rastėsi, qė poeti Prishtinas Adem Zaplluzha, ndryshe nga herėt e tjera, kėtė radhė na paraqitet me njė tufė buqetė poezish tė haikut. Ai ka derdhur gjithė gurgullimėn burimore tė shpirtit tė tij nė kėtė vėllim tė ri me poezi(Haiku).

            Pas shumė veprave tė botuara me poezi, kėtė radhė ky poet cilėsor dhe i ndryshėm nga poetėt e tjerė; na paraqitet me njė stil disi ndryshe nė vargėzim tė vargut poetik.                                    

            E themi kėtė, sepse ai sjell para lexuesit tė poezisė njė gjini tjetėr e cila kjo lloj poezie ėshtė pak e njohur te lexuesi ynė. Kjo lloj poezie  ėshtė shkruar mė shumė  nga poetėt Japonezė, dhe mė pas u pėrhap edhe nė vendet e kontinentet e tjera, pra edhe nė Shqipėri. Poetėt shqiptarė kanė shkruar dhe shkruajnė bukur haikun me fjalėn e bukur shqipe. Poezia haiku ėshtė varg i ēastit,ku poeti e lidh vargun me natyrėn qė e rrethon, e kėshtu shpėrthen sė bashku me ndjenjėn e brendshme tė tij. Kam lexuar varg tė haikut nga disa autorė  tė vendit tonė, dhe mė kanė befasuar me stilin e mėnyrėn e tė shkruarit. Ata kanė kėputur petale vargu nga haiku shpirtėror i tyre, qė kur i lexon librat me kėtė lloj vargu sa tė shkurtėr e tė ngjeshur me gjetje filozofike; s’ke se si tė mos emocionohesh. Aty, te ai varg plot ylbere, shpėrthen mendimi e fluturon drejt hapėsirės qiellore. Dhe jo vetėm kaq, por ėshtė nė kėrkim tė sė bukurės fjalė deri nė kozmos.                                                                          

            Nė kėto dy dekada tė shekullit XXI, poetė shqiptarė po e thonė fuqishėm fjalėn e tyre edhe duke shkruar vargun e poezisė nė haik. Ata janė shumė,  ne po sjellim vetėm disa emra prej tyre si, Milanov Kallupi, Muharrem Gazioni, Nebi Dragoti etj.

            Kėsaj armate poetėsh tė cilėt kultivojnė haikun e  qė shtrihen nė gjithė hapėsirėn shqipfolėse, i shtohet edhe njė emėr tjetėr qė kėtė radhė na paraqitet me varg haik, dhe ai ėshtė poeti nga Kosova Adem Zaplluzha. Vargu qė shkruan nė haik Ademi,pulson fuqishėm me vendlindjen e tij Prizrenin. Rrėnjėt e vargut poetik janė ngulur nga veriu deri nė skajin mė jugor tė Shqipėrisė, atje te deti Jon. Flladi i luleve pranverore,era e maleve tė bjeshkėve shqiptare,valėt e bardha tė Lumėbardhit tė Prizrenit,’’puthen’’ me kaltėrsinė e ‘’Baba Tomorit’’, dhe  ‘’shtrėngojnė duart’’ me detin Adriatik e ‘vallėzojnė’’ sė bashku me detin Jonian. Dhe pėr kėtė poeti shkruan kėshtu:

 

            ‘’Nė gjumin e Lumėmardhit,

            Ndjeva afshin

             E puthjes sė Jonit!’’

 

            Duhet tė theksojmė se poeti nuk lė pa pėrmendur edhe qytetin e vendlindje sė tij. Ashtu, si gjithė poetėt e tjerė tė cilėt kanė shkruar pėr vendlindjen e tyre tė dashur, edhe poeti Adem Zaplluzha nuk e anashkalon atė, por hedh vargje tė ėmbla edhe nė haik pėr qytetin e lindjes, sepse ‘’oksigjeni’’ i frymėzimit poetik ėshtė aty te vendlindja. Midis tė tjerave ne shkėputėm kėto vargje diamantesh qė poeti ka ditur tė pėrshkruaj aq bukur nė tre vargshin e shkruar te haiku i kėtij vėllimi tė parė nė varg haik. Natyrės sė bukur qė ka qyteti i Prizrenit, nuk i shpėton dot edhe syrit e ndjenjės sė poetėve, historianėve apo vizitorėve tė ndryshėm kur shkojnė aty nė kėtė qytet me vlera tė shumta historike e atdhetare. Mė konkretisht, poeti shprehet me kėto vargje: 

 

            ‘’Qyteti im

            Me zambakė tė bardhė, Pranvera nė adoleshencė’’.                                                                   

 

            Poeti bėhet grusht ndaj gjithė dėshirave tė jetės. Nė kėtė rrugėtim tė pandalshėm ai trupėzohet si njė metal, qė kurrė s’jepet ndaj vėshtirėsive, por ecėn me vrullin e erės sė shpirtit deri te shpirti i gruas, te kjo qenie njerėzore qė ripėrtėrinė shoqėrinė e shkrin akujt e sė keqes duke mbjellė lumturinė. Burimi shpirtėror i potit na rrėfehet qartazi nėpėrmjet vargut edhe tė haikut. Prandaj, ai ka zgjedhur tė vendosi gurė tė bardhė  nga shpirti i tij nė kėtė vėllim edhe titullin ‘’Njė grusht dashuri’’ me haik. Vargu qė ka nė vetvete trio, e qė nė vargun e tretė na jep forcėn dhe kuptimin filozofik, tė bėn qė ta lexosh disa herė poezinė e shkruar nga ky poet;  qė tashmė ka njė pjekuri klasike nė ndėrtimin e vargut nė gjithė gamėn e botimeve me poezi. Ai vjen i freskėt edhe me kėtė buqetė tė haikut nė kėtė vėllim tė parė. Diku, mes poezive tė tjera, ai shkruan: 

 

            ‘’Njė lule buzėvarur,

             I hapi petalet

            Pėrpiu mjegullat’’.                  

 

            Apo:

 

            ‘’Njė grusht dashuri

             Nė shpirtin e gruas,

             I shkrin kallkanėt!’’

 

            E megjithatė, vetė poeti bėhet zog e fluturon. Ai ēan mjegullat e kohėve tė shkuara e tė tashmes, dhe si njė meteor ecėn i vetėm hapėsirės qiellore, me njė kusht pėr tė kapur e shkruar vargun poetik. Poezia ėshtė jeta e vetė poetit Adem Zaplluzha, qė nė fund tė fundit u thotė edhe tė tjerėve, e nė veēanti lexuesit tė poezisė, se poezia tė mban gjallė edhe kur je larguar nga kjo botė fizikisht. Metaforat e gjetura, krahasimet, figurat e tjera letrare qė janė ‘’mbjellė’’ nė haikun e shkruar tė poetit Adem Zaplluzha, s’ke se si tė mos ndihesh i plotfuqishėm e tė ecėsh i qetė nė rrugėn e  qumėshtit nė hapėsirėn qiellore. Mė konkretisht shkruan:

 

            ‘’Njė zog nė fluturim,

            I pyet mjegullat

            Pėr rrugėn e qumėshtit’’.

 

            ...Dhe poeti e mbyll vėllimin poetik haiku ‘’Njė grusht dashuri’’ me kėto vargje dritėjete:

 

            ‘’Nėse arrin Tė bisedosh

            me gjethet,

            Shndėrrohesh nė lule!’’.                                                        

 

            Me kėto vargje tregohet qartė, se jeta jonė ėshtė njė gjethe qė gjelbėron  nė stinėt tona, por mė e rėndėsishme ėshtė kur arrin tė bisedosh me kėto gjethe, tė cilat janė vitet tona, sepse njė ditė ato do thahen, por bashkėbisedimi i shndėrron vitet nė lule qė s’vdesin kurrė, pra kjo lule e ka emrin mirėsi!

            Autorit i urojmė suksese tė tjera nė krijimtarinė letrare. 

   

 Durrės, 25 03 2014