Me 28 Maj 2010, pak kohë pas namazit të xhumasë,
në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare e Universitare të Kosovës në
Prishtinë, u bë promovimi i kompletit “Nexhat Ibrahimi vepra 1-10”.
Promovimi i kompletit “Nexhat Ibrahimi vepra
1-10”, të cilin e organizuan Bashkësia Islame e Kosovës dhe Shtëpia Botuese
Logos-A,Shkup, filloi n’ora 16:15, me këtë renditje:
1.
Prof. Fitim Flugaj – Mbajti fjalën e hapjes.
2.
Mulla Mastafë Dervisholli – Këndoi pjesë nga Kur’ani i madhërishëm
3.
Mr. Naim ef.Tërnava, Myftiu i Kosovës, mbajti fjalën e rastit.
4.
Mr. Qemajl Morina, veprimtar i shquar, ishte referuesi i parë,
i cili, kryesisht foli rreth biografisë dhe veprimtarisë së
Prof. Nexhat Ibrahimit.
5.
Mr. Sabri ef.Bajgora, Kryeimami i Kosovës, referuesi i dytë,
foli gjërësisisht rreth veprimtarisë së Prof. Nexhat
Ibrahimit.
6.
Adnan Ismaili, Drejtor i Shtëpisë Botuese Logos-A, nga Shkupi, ndër
të tjera, tha se: “Kompleti “Nexhat Ibrahimi vepra 1-10”, doli në 50
vjetorin e lindje së autorit dhe në 10 vjetorin e daljes së autorit-Nexhat
Ibrahimit, nga burgjet e Sërbisë, gjithashtu falënderoi Myftiun e Kosovës,
Mr. Naim ef. Tërnavën, si edhe Edi Agagjyshin, disenjatorin e kompletit, që
është vërtetë madhështor.
7.
Prof. Nexhat Ibrahimi, autori i kompletit, pakëz i emocionuar,
përshëndeti dhe falënderoi pjesëmarrësit në këtë promovim, në veçanti, Mr.
Naim ef.Tërnava, Myftiun e Kosovës, referuesit, Mr. Qemajl Morinën dhe
Mr.Sabri ef. Bajgorën, Kryeimamin e Kosovës, falënderoi organizatorët
Bashkësinë Islame të Kosovës dhe Shtëpinë Botuese Logos-A, si edhe
recensentët: Dr. Ismail Bardhi, Dr. Metin Izeti, Dr. Qani Nesimi.
Prof. Nexhat Ibrahimi në fjalën e tij, rrjedhshëm,
me oratori, ndër të tjera, foli me një vështrim kritik, rreth Islamit në
përgjithësi, rreth besimtarëve shqiptarë në veçanti, që mund t’i përmbledhim
me një fjali: ” Qysh jemi, ashtu punët i kemi…”
Për këtë promovim - kishte mjaft interesim, kjo
dëshmohet me
amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare e Universitare të
Kosovës në Prishtinë, i cili ishte mbushur përplotë me dashamirë të librit,
të diturisë, të kulturës islamike-shqiptare, djelm e vajza, studentë e
pedagogë, akademikë, si prof.dr. Pajazit Nushi, dhe qytetarë të ardhur nga
Shkupi, Prizreni, Gjakova dhe nga mbarë Kosova…
Pasi përfundoi promovimi, për rreth gjysmë ore
vazhdoi kokteli, bisedat dhe urimet për kompletin e Prof. Nexhat Ibrahimit…
KUSH ËSHTË NEXHAT IBRAHIMI?
Lindja, shkollim dhe edukimi
Nexhat Ibrahimi lindi me 10 Qershor 1960 në
katundin Zgatar të Opojës, në rrethin e Prizrenit.
Në katundin Zgatar të Opojës ka lindur në vitin
1821 Haxhi Ymer Prizreni, një nga figurat kryesore fetare-kombëtare të
historisë shqiptare; një personalitet me njohuri të thella fetare, letrare,
pedagogjike, filozofike, ushtare, politike…
Ka qenë hoxhë, imam, myderriz, professor, myfti,
haxhi, sufi, shejh, udhëheqës shpirtëror i tarikatit Nakshibendi-Uvejsi…
Ka qenë përfaqësues i Sanxhakut të Prizrenit në
Kuvendin Osman në Stamboll…
Ka qenë udhëheqësi ideor e drejtuesi kryesor i
Lidhjes së Prizrenit (1878-1881), organizata politike-ushtarake shqiptare, e
cila e zgjoi vetëtijen kombëtare…
Nexhat Ibrahimi pasi kreu mësimet fillestare, në
vitin 1974 resgjistrohet në Medresenë “Alauddin”, në Prishtinë, ku ishte
ndër nxënësit më të shquar, më të dalluar, ku sa kishte filluar me
shkruar...
Në vitin 1980, regjistrohet në Fakultetin e Shkencave Islame në
Sarajevë, ku diplomoi me 24 Tetor 1984.
Gjatë studimeve, në vitin 1981, kur shpërthyen
demonstratat në Prishtinë, Nexhat Ibrahimi u arrestua, u dënua dhe vuajti
dënimin prej 63 e diteve në Burgun Qendror të Sarajevës.
Akuza ishte: “Irredentizmi shqiptar dhe klero-nacionalizmi,
shfrytëzimi politik dhe ekonomik i Kosovës nga Serbia, e drejta e studentëve
për demonstrata, Kosova Republikë, etj”.
Diplomimi, shërbimi dhe burgimi
Nexhat Ibrahimi diplomoi me 24 Tetor 1984 në
Fakultetin e Shkencave Islame në Sarajevë. Në vitin 1990, në Kuvendin e
Shoqatës së Ulemave në Prishtinë, u zgjodh për anëtar të Kryesisë së
Shoqatës së Ulemave të Kosovës në Prishtinë, por aty, menjëherë, Kryesia e
Shoqatës së Ulemave të Kosovës, njëzëri e zgjodhi për kryetar.
Në vitin 1991, në Kuvendin e Bashkësise Islame të
ish-Jugosllavisë, në Sarajevë, u zgjodh anëtar i Rijasetit të Bashkësise
Islame të Jugosllavisë, me qendër në Sarajevë, por që përfaqësonte
Bashkësinë Islame të Kosovës.
Me 14 Dhjetor 1992, në Prizren, Nexhat Ibrahimi u
arrestua në krye te grupit politik ilegal, i njohur në atë kohë si “afera e
hoxhallarëve.”
Në këtë “aferë të hoxhallarëve”, Nexhat Ibrahimi u
dënua me 8 vjet burg.
Në vitin 1994 nga burgu i Prizrenit u transferua
në burgun e Dubravës së Istogut, ku u vendos në izolim, rreth tre muaj në
mbikqyrje të veçantë, për të vazhduar për tre muaj të tjerë, përsëri në
mbikqyrje të veçantë...
Në vitin 1999, në muajin maj, pasi u bombardua
Burgu i Dubravës nga forcat e NATO-s, kurse forcat paramilitare, policore
serbe bënë masakra mbi të burgosurit shqiptarë, ku vranë mbi 200 të
burgosur, , ata që shpëtuan, në fillim të muajit qershor 1999 u dërguan në
Serbi, kurse Nexhat Ibrahimi, me 17 të burgosur të tjerë, u dërgua në Burgun
e Qarkut të Zajeçarit.
Në burgun e qarkut të Zajeçarit, Nexhat Ibrahimi
qëndroi burrnisht në izolim, me pakëz ushqim...
Me 15 Dhjetor 1999, pas shtatë vitesh e një dite
burg të rëndë, Nexhat Ibrahimi u lirua, me disa të burgosur shqiptarë dhe
nën përcjelljen e organizatës “Kryqi i Kuq Ndërkombetar”, u sollën në
Prishtinë...
Me 1 shkur të vitit 2000, Nexhat Ibrahimi filloi
sërish punën në Këshillin e Bashkësise Islame, në Prizren...
Krijimtari – që do shënohet në histori
Pas daljes nga burgu, që lënë pasoja e probleme shëndetësore, ai
me gjithë këtë, më shumë përkushtim vazhdoi me shkrime dhe botime, duke
dhënë një kontribut të shkëlqyer, jo vetem në shtypin fetar Islam, por edhe
në atë laik, periodik, si në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje, Maqedoni,
etj.
Bashkëpunimi me gazeta
Ai ka bashkëpunuar e botuar në gazetat dhe revistat e njohura si:
Gazeta “Besa”, Prizren, “Besimi”, Prizren, “Drita islame”, Tiranë,
“Besimtari”, Shkodër, “Impakt”, Tiranë, “Epoka e Re”, Prishtinë, “Elif”,
Podgoricë, “Koha Jonë”, Tiranë, “Rilindja”, Prishtinë, “Preporod”,Sarajevë,
etj.
Bashkëpunimi me revista
Përveç gazetave të lartëpërmendura, Nexhat
Ibrahimi ka bashkëpunuar e bashkëpunon me shumë revista, disa prej të
cilave janë: “Edukata Islame”, Prishtinë, “Dituria Islame”, Prishtinë,
“Etika”, Shkodër, “Familja”, Tiranë, “Fjala”, Prishtinë, “Jeta e Re”,
Prishtine, “Globi”, Shkup, “Glasnik”, Sarajeve, “Hëna e Re”, Shkup, “Impakt”,
Tiranë, “Flaka”, Shkup, “Mendimi Islam”, Prizren, Tirane – Prizren,
“Nacional” – Tetove, “Mendimi Islam”, Tiranë, “Nur ul-Kur’an”, Prishtinë,
“Studime Orientale”, Prishtinë, “Takvimi”, Prishtinë, Prishtinë, “Vjetari”
i Arkivit të Kosovës, Prishtinë, “Univers”, Tiranë, “Vepra”, Shkup, “Takvimi”,
Shkup, “Frymëzimi” Gjakovë, etj. etj.
Përveç kësaj veprimtarie publicistike, me shkrime,
studime të ndryshme, Nexhat Ibrahimi ka përkthyer e botuar mbi 90-të vepra
të zhanreve te ndryshme, ka shkruar e botuar mbi 30 vepra autoriale, ka
marrë pjesë në shumë simpoziume, konferenca të ndryshme shkencore, brenda
dhe jashtë Kosovës...
Pasqyrë
e veprave të botuara
1990:
1. N. Ibrahimi, Shkolla juridike hanefite, Prizren, 1410 / 1990, fq.78.
(separat)
2. N. Ibrahimi, Suzi Prizrenasi – dijetar e bamirës i shek. XV-XVI, Prizren,
1410/1990, fq.36. (separat)
3. N. Ibrahimi, Muslimanët në Ballkan në periodën paraosmane, Prizren,
1410/1990, fq. 34. (separat)
1992:
4. N. Ibrahimi, Aspekte islame, Prizren, 1413/1992, fq. 108.
5. N. Ibrahimi, Tre hadithe me përkthim e komentim, Prizren, 1413/ 1992, fq.
40.
1997:
6. N. Ibrahimi, Kontaktet e para të Islamit me popujt ballkanikë në
periudhën paraosmane, Shkup, 1997, fq. 102. Libri i njëjtë por me titull
tjetër: N. Ibrahimi, Islami në Ballkan para shekullit XV, botimi II,
Prizren, 1421/2000, fq. 102.
1998:
7. N. Ibrahimi, Shkolla juridike hanefite dhe karakteristikat themelore të
doktrinës së saj, Shkup, 1998,fq.162.; Bot. II, Prizren, 1421/2000.
8. N. Ibrahimi, Islami në trojet iliro-shqiptare gjatë shekujve, Shkup,
1998, fq. 300; botimi II, Shkup, 1999, fq. 300; bot. III, Prishtinë, 2000,
fq. 300.
2000:
9. N. Ibrahimi, Paragjykimet ndaj Islamit gjatë shekujve, Prizren,
1421/2000, fq. 18.
10. N. Ibrahimi, Imam Ebu Jusufi dhe Imam Muhammedi, Prizren, 1421/ 2000, fq.
62.
2001:
11. N. Ibrahimi - Përgatiti, shkroi dhe përktheu, Mevludi në gjuhën shqipe,
Prizren, 2001/1422, fq. 150.
2003:
12. N. Ibrahimi, Islami dhe muslimanët në tokat shqiptare dhe në Ballkanin
mesjetar (sh. IX-XIV), Shkup, 2003/1424, 145 fq.
2004:
13. N. Ibrahimi, Dimensione kur’anore, Shkup, 2004, fq. 78.
14. N. Ibrahimi, Islami dhe kriza e identitetit, Shkup, 2004, fq. 178.
15. N. Ibrahimi, Aspekte të marrëdhënieve islamo-kristiane në Mesjetë,
Prishtinë, fq. 67.
2005:
16. N. Ibrahimi, Kronologji e historisë islame dhe e popujve muslimanë në
botë, Prishtinë, 2005, 156 fq.
17. N. Ibrahimi, Imami dhe xhemati, Shkup, 2005, 44 fq.
18. N. Ibrahimi, Bazat e etikes islame, Shkup, 2005, 240 fq.
2006:
19. N. Ibrahimi, Islami si provokim global, Shkup, 2006, 370 fq.
2007:
20. N. Ibrahimi, Imam Ebu Hanifeh dhe Imam El-Maturidiu perla te akaidit
islam, Prishtinë, 2007, fq. 47.
21. N. Ibrahimi, Suksesi i garantuar – Edukimi i drejtë, Prishtinë, 2007, fq.
72.
Pasqyrë e veprat të përkthyera:
1983:
34. Ebu Hanife, Kitab‘ul-vasijjeh, Prishtinë, 1983,
(Edukata islame).
1984:
35. Ebu Hanife, Fikh‘ul-ekber, Prishtinë, 1984, (Edukata islame).
1985:
36. Imam El-Maturidiu, Traktati mbi besimin islam, (me koment), Prishtine,
1985-1986, Edukata Islame.
1986:
37. Imam El-Gazaliu, Ballsami i lumturisë, fq. 50. (I botuar në disa
revista).
1987:
38. M. Mahmud, Prej dyshimit deri në besim, Prishtinë, 1987, fq. 114; Disa
botime.
1988:
39. Muhammed A. Draz, Agjërimi i ramazanit, Prishtinë, 1988, fq. 62: Disa
botime.
1989:
40. El-Mevdudi, Muhammedi a.s dhe Kur’ani i shenjtë, Prizren, 1409/1989, fq.
120.
41. Imam En-Nesefiu, Akaidi i Nesefiut, (me koment), Prishtinë, 1989,
(Edukata islame).
1990:
42. Et-Temimi, Parimet e besimit islam, (bashkëpërkthyes), Prizren, 1410/
1990, fq. 24.
43. M. Mahmud, Dialogu me mikun ateist, Prishtinë, 1990, fq. 164. Disa
botime.
44. M. Ikball, Poezi te zgjedhura, bashkeperkthyes, Prizren, 1410/1990, fq.
36.
45. Vexhi Demiraj, Filozofet muslimane, Prizren, 1410/1990, fq. fq. 64.
46. En-Neveviu, Dyzet hadithe, Prizren,1410/1990, fq.102. Disa botime.
47. Gjozo, Mbi varrin e Muhammedit a. s., Prizren, 1419/1990, fq. 22.
48. Sharofi, Edukata fetare e morale, I, Prizren, 1410/1990, fq. 23. Disa
botime.
49. A. Izetbegoviq, Islami sot dhe neser – Deklarata islame, Prizren,
1411/1990, fq. 77; Disa botime.
50. A. Izetbegoviq, Kundërthëniet e Marksit dhe dështimet e marksizmit,
Prizren,1410/1990, fq.8.
1991:
51. Imam El-Gazaliu, Rruga deri në shpëtim, (me koment), Prizren, 1411/1991,
fq. 62.
52. Ramiq, Hutbe te zgjedhura të Muhammedit a.s., bashkëpërk., Prizren,
1411/1991, fq. 126.
53. Kaleshi, Kontributi i shqiptarëve në diturite islame, Prizren,
1411/1991, fq. 120.
54. R. Garodi, Islami dhe kultura, Sarajevë, 1411/1991, fq. 166.
55. Imam En-Nesefiu, Akaidi i Nesefiut, (me koment), Prishtine, 1989,
(Edukata Islame).
56. Imam El-Gazaliu, Ballsami i lumturisë, fq. 50. (I botuar në disa
revista).
57. M. Mahmud, Prej dyshimit deri në besim, Prishtinë, 1987, fq. 114; Disa
botime.
58. Muhammed A. Draz, Agjerimi i ramazanit, Prishtinë, 1988, fq. 62: Disa
botime.
1992:
59. F. Sheta, Martesa islame, bashkëpërkthyes, Prizren, 1992, fq. 22.
60. En-Neveviu, Dyzet hadithe dhe shtojca e Ibni Rexhebit, Shkup, 1413/1992,
fq.126.
61. M. Abdulvehhab, Tre themelet dhe argumentet e tyre, Shkup, 1992, fq. 36.
62. Jasini në transkriptim e përkthim shqip, Prizren, 1413/1992, fq. 64.
63. Ulfe Azizussamed, Islami dhe Krishterizmi, Prizren, 1412/1992, fq. 78.
Disa botime.
64. Imam Homeini, Mesazhi drejtuar M. Gorbaçovit, Prizren, 1992, fq. 24.
1993:
54. Izetbegoviq, Deklarata islame, Shkup, 1413/1993, fq. 70. Disa botime.
1995:
55. El-Mevdudi, Sistemi i jetës në Islam, Prizren, 1415/1995, fq. 68.
1996:
56. En-Neveviu, Rijad‘us-salihin, bashkëpërkthyes, Shkup, 1996, fq. 645.
57. Grup autoresh, Jeta familjare islame, Prizren, 1416/1996, fq. 96.
58. K. Silajxhiq, Texhvidi (bashkëpërkthyes), Prizren, 1416/1996, fq. 48.
59. En-Neveviu, Rijad ‘us-salihin, bashkëpërkthyes, Shkup, 1996, fq. 645.
Disa botime.
1997:
60. M. Mahmud, All-llahu xh. sh., Tetovë, 1997, fq. 82. Botimi II, Prizren,
1421/2000, fq. 82.
61. El-Behij, Imani – besimi në All-llahun xh. sh., Shkup, 1418/1997, fq.
116. Botimi II, Prizren, 2000/1421. fq. 116.
62. M. Hanxhiq, Hyrje në shkenën e tefsirit, Shkup, 1997, fq, 70.
63. M. Hanxhiq, Hyrje në shkencën e hadithit, Shkup, 1997, fq. 66.
64. Corbin, Historia e filozofise islame, I –II, Shkup, 1997, fq. 446.
1998:
65. A. Bulaq, Islami dhe demokracia, teokracia e totalitarizmi, Shkup,
1419/1998, fq. 220.
2000:
66. Si ta njohim artin islam, Prishtinë, 2000, fq. 64.
67. Gj. Shushnjiq, Fuqia dhe pafuqia e shkencës në kritiken e religjionit,
Prizren, 2000, fq. 46.
68. Muslimani i vogel, I, Prizren, 2000, fq. 50. (për fëmijë)
69. Muslimani i vogel, II, Prizren, 2000, fq. 50. - - - - - -
70. Muslimani i vogel, III, Prizren, 2000, fq. 50. - - - - - -
71. Muslimani i vogel, IV, Prizren, 2000, fq. 62. - - - - - -
72. Ibn Hazmi, Sherimi i shpirtrave, Prizren, 2001/1421, fq. 93.
73. Muharrem Omerdiq, Përçarja dhe pasojat e saj, Prizren, 2001/1421, fq.
43.
74. Hasan Kaleshi, Sofi Sinan-pasha dhe xhamia e tij, Prizren, 1422/ 2001,
fq. 34.
75. N. Ibrahimi - Përgatiti, Mevludi shqip, Prizren, 2001/1422, fq. 150.
76. Andrew Rippin, Historiku i tefsirit të Kur’anit, Prizren, 2001, fq. 38.
77. Hutbeja lamtumirëse e Muhammedit a. s., Prizren, 2001, fq. 20.
2002:
78. Muhammed Asad, Islami në udhëkryq, Prizren, 2002/1423, fq. 117.
79. Grup autoresh, E vërteta rreth vehabizmit dhe vehabistëve, Tetovë,
2002/1423, fq.76. Bot. II, Prizren, 2002/1423, fq.75.
80. Ahmed Fuad El-Ehwani, Filozofia islame, Prizren, 2002, fq. 156.
2003:
81. En-Nesefij, Besimi islam sipas Imam En-Nesefiut, Prizren, 2003, fq. 88.
82. Muhammed Asad, Rruga për në Meke, Shkup, 2003, fq. 503.
83. Imam Maturidiu, Jeta, vepra dhe mësimi, Prishtinë, 2003, fq. 96.
84. N. Smailagiq, Halifet besimdrejtë, Prizren, 2003, fq. 40.
85. M. S. Kayani & H. Murad, Djaloshi guximtar - Aliu r. a., Prizren, 2003,
fq. 28.
86. Imam Nevevi, Rijadus-salihin, ribotim, Shkup – Prishtinë - Tiranë, 2003,
fq. 506.
87. Haki Sharofi, Edukata fetare dhe morale, ribotim, I-II, Shkup, 2003, fq.
2004:
88. Ser Thomas W. Arnold, Historia e përhapjes së islamit, Prishtinë, 2004,
fq. 501.
2005:
89. N. Ibrahimi, Fikh’ul-ekber – parathënia, përkthimi dhe komentimi,
Prishtinë, 2005, 120 fq.
2006:
90. Ibn Tejmijje, Kitab ‘ut-tewhid (Monoteizmi islam), Prishtinë, 2006, fq.
fq. 80.
91. Mid’hat Shamiq, Si shkruhet vepra shkencore, Shkup, 2006, fq. 350.
92. Muhammed Ikball, Ripërtëritja e mendimit fetar në islam, Shkup, 2006, fq.
240.
2007:
93. Seid Ramadan, E drejta islame – Burimi dhe zhvillimi, rreth fq. 220.
2008:
94. Grup autoresh, Fundamentalizmi islam - ç’ështe ky?, rreth fq. 280.
95. N. Ibrahimi, Vepra të zgjedhura të Imam Vehbi Ismailit, 1-27, Shkup,
2009.
Përveç gjithë
këtyre veprave, Nexhat Ibrahimi ka të gatshme për botim edhe rreth 50 vepra
të tjera, autoriale dhe të përkthyera. Fjalët e mija janë të tepërta, to
kota, sepse Nexhat Ibrahimin e njeh tërë bota…!
Sot, Nexhat
Ibrahimi është në moshën 50 vjeçare, por, mjerisht, për shkak të
paragjykimeve, ende i injoruar nga bota intelektuale shqiptare….!
|