PARALAJMĖRIMI I FATKEQĖSISĖ
Yjet shndritnin nė qiell. Ajri kudo ishte i ngrohtė.
Mendova, deri nė mėngjes teren. Pra, rreth orės 2:00 - 2:30 pėrderisa
ndodhesha brenda dhe e kisha mbyllur derėn e shtėpisė, u bėra gati tė flija,
kur papritur i dėgjova nga oborri dy zėra tė panjohur burrash qė thėrrisnin:
...o na mbyti shiu, shi i madh po bie, o na mbyti shiu, merrni ēadrat,
shi i madh po bie, merrni ēadrat me vete, merrni ēadrat.... shi i madh po
bie... |
...E enjte e viti 1982. Mė kujtohet qartė.
Rreth orės pesė e mėngjesit, e pėrcolla tim shoq dhe dajėn tim tė cilėt sė
bashku duhej tė udhėtonin me kamion diku nė Kroaci. Iu urova rrugė tė mbarė
dhe u ktheve nė punėt e mia shtėpiake...
Kėtu po e ndėrpresim pėr njė ēast rrėfimin e H.
Xh. e cila jeton nė Prizren sė bashku me fėmijėt dhe tė shoqin B. Xh. Qė
rrėfimet tė kenė njė lidhshmėri nė mes tė realitetit tonė dhe atij paralel
pėrparėsi do ti japim tregimit tė B. Xh.
...Pra, pasi shoqja mė pėrcolli mua dhe dajėn e
saj, u nisėm nė rrugė. Unė e drejtoja kamionin. Mė vinte mirė qė e kisha njė
bashkudhėtarė se rruga e gjatė ėshtė e mėrzitshme. Nuk nguteshim, ashtu qė
pasi pushuam nė disa vende dikur rreth orės 2:00, pas mesnate u ndodhėm nė
magjistralen e Adriatikut para se tė mbėrrinim nė Split. Jashtė ishte stuhi
e vėrtet dhe binte shi i madh. Duke vozitur, isha nė shpejtėsi diku 75 -80
km/h, e vėrejta njė automobil tė vogėl luksoz qė ecte pas nesh. Ishin
turist, siē dukej nga shtetet e jashtme, dhe mua nė njė qastė mu duke se
vozitėsi voziste duke i mbyllur sytė kohė pas kohe! Mendova, nuk ėshtė mirė
qė ky voziste nė kėtė gjendje, mund ti ndodh diēka. Dikur ai dha shenjė qė
tė tejkaloj, nė tė vėrtet vazhdimisht sinjalizonte frexhoja e majtė e
veturės prapa nesh, mirėpo nė atė moment filloi tė mė tejkalojė. Posa e
vėrejta nė njė kthesė njė kamion tė madh nė anėn e majtė pėrballė nesh,
rrugėn e tė cilit ia kishte zėnė vetura duke e tejkaluar kamionin tim. Ta
shpejtoja shpejtėsinė e kamionit nuk guxoja, ngase nuk kishte kohė qė tė
anėsohet vetura e rrezikuar, tė frenoja nė vend po ashtu nuk guxoja se ishte
kohė me shi. Nė anėn e djathtė e vėrejta njė parking tė vogėl dhe vendosa tė
hy nė tė. E tėrė kjo ka zgjatur vetėm disa sekonda. Hyra nė parking, ia
lėshova rrugėn automobilit, ai shpėtoi, por ne filluam tė ballafaqohemi me
vdekjen sy me sy. Nėpėr atė parking hymė me shpejtėsi 60-70 km/h. Ishte buzė
greminės sė detit. Pėr fat pranė rrugės ndodheshin disa shtylla me hardhi tė
rrushit tė cilat na ndalėn dhe na shpėtuan nga vdekja e sigurt. E tėrė kjo
ka ndodhur nė shpejtėsi tė rrufeshme brenda disa sekondave...

....Fėmijėt kishin rėnė nė gjumė. Unė kisha
edhe pak punė, edhe pse ora ishte diku rreth 2:00 -2:30 pas mesnate. Gjysmė
ore mė parė dola nė oborr dhe vara njė faculetė dhe njė palė ēorapė nė tel,
tė cilat i lava para se tė flija. Ishte kohė e mirė. Yjet shndritnin nė
qiell. Ajri kudo ishte i ngrohtė. Mendova, deri nė mėngjes teren. Pra, rreth
orės 2:00 - 2:30 pėrderisa ndodhesha brenda dhe e kisha mbyllur derėn e
shtėpisė, u bėra gati tė flija, kur papritur i dėgjova nga oborri dy zėra tė
panjohur burrash qė thėrrisnin: ...o na mbyti shiu, shi i madh po bie, o
na mbyti shiu, merrni ēadrat, shi i madh po bie, merrni ēadrat me vete,
merrni ēadrat.... shi i madh po bie...
Desha njėherė ta hap derėn e tė shohė se kush
ndodhet nė oborrin tonė dhe ēka kėrkon, ēfarė ēadrash (!?), por u frikėsova
kur mu kujtua se koha jashtė ishte e kthjellėt dhe se kurrfarė shiu nuk
binte. Mu kujtua po ashtu se nuk ėshtė mirė qė natėn tė pėrgjigjem nė zėra
tė panjohur. Unė besoja nė kėtė, nė diēka duhet besuar. Frikėsohesha,
fillova tė bie shahadet (mantra), tė gjithė fėmijėt flinin. E zgjova dikur
nga gjumi vajzėn mė tė madhe e cila i kishte rreth 20 vjet. Edhe ajo i
dėgjoi zėrat tė cilėt nuk pushuan gati gjysmė ore. Derėn e kam hapur vetėm
nė mėngjes kur u zgjova. Dhe nė oborr nuk gjeta kurrfarė gjurme, as nga shiu
e as nga njerėzit e panjohur.
Pasi u kthye im shoq nga rruga ia tregova kėtė
ndodhi tė cilėn ia pohoi edhe vajza e madhe, ndėrsa ai mbeti i habitur pėr
disa ēaste. Habia e tij sikur kaloi nė mua kur edhe ai ma rrėfeu ndodhin e
vet nė rrugė. Disa ditė mė vonė shkova te njė hoxhė - grua, ia tregova edhe
rrėfimin tim edhe tė shoqit tim, ndėrsa ajo mė tha: ti e ke shpėtuar burrin
tėnd, pėr kėtė ndoshta nuk je e vetėdijshme, por sikur ta hapje derėn dhe tė
pėrgjigjeshe nė zėrat e panjohur, do tu ndodhte diēka tragjike...
Prej nga erdhėn ato zėra? Ēfarė lajmėrimi
parashikues kishin? Pse janė aq konfuze dhe tė pakuptueshėm... ēka jeni
duke bėrė... apo ...merrni ēadrat, shiu i madh na mbyti..?! Pse
nuk guxojmė tė pėrgjigjemi? Tė besojmė apo tė mos besojmė!? Ne ekipi i
Mjellmės, sado me rezervė, kemi vendosur qė tė besojmė, nė fund tė fundit,
asgjė nuk humbim. Po ju?...
|