Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Parapsikologji 2 - PARAPSIKOLOGJIA

Shkruan: Sabir KRASNIQI

      

PARAPSIKOLOGJIA

Shkencė qė troket nė dyert e tė sotmes

 

 

Botimin e dytė tė plotėsuar, tė librit “Parapsikologjia - shkencė qė troket nė dyert e tė sotmes”, tashmė mund ta shkarkoni falas nė vegzėn e mėposhtme

 

Shkarko

 

ose nė sektorin

 

„Literaturė“

 

 

  

           Materiali i botimit tė parė tė kėtij libri (nė vitin 1996) ėshtė punuar me makinė shkrimi. Shtypshkronja (nė Prizren) ku ėshtė botuar libri, gjatė luftės nė Kosovė, ėshtė djegur e bashkė me tė edhe i gjithė materiali i librit tim. Mua mė kanė mbetur vetėm disa ekzemplarė tė formatit klasik. Kjo ka qenė edhe arsyeja pse ky libėr nuk gjendej nė sektorin e literaturės pėr shkarkim falas.

            Pas njė pune disa mujore, kam arritur ta pėrshkruaj librin, ta pėrpunoj e plotėsoj me materiale aktuale, dhe ta pėrgatis pėr shtyp. Pėrveē botimit klasik, pėr web faqe e kam pėrgatitur edhe nė format pdf., tė cilin mund ta shkarkoni nė vegėzat e mėsipėrme.

            Nuk mund tė mos i falėnderoj tė gjithė bashkėpunėtorėt, lexuesit, vizitorėt e nderuar, tė dashur e tė ēmuar tė web faqes www.sa-kra.ch, pasi ata janė shkėlqimi dhe fryma e kėsaj dritareje. Ata mė motivojnė, ma shtojnė vullnetin, pėrkushtimin... qė unė ta shpėrndaj sa mė shumė farėn e dijė, farėn e dritės hyjnore, pa asnjė kushtėzim, tek tė gjithė ata qė duan t'i shijojnė kėto rreze tė arta, t'i  ngrohin zemrat dhe shpirtrat me to, ta pasurojnė dhe ndritin mendjen me produktin e diturisė.

            U jam mirėnjohės pėrjetėsisht!

 

            Sabir KRASNIQI

 

 

 

FJALA E RECENSENTIT

 

            Libri „Parapsikologjia” i autorit Sabir Krasniqi mė ėshtė dhėnė pėr vlerėsim, ndonėse me profesion jam mjek dhe posedoj vetėm dije elementare nga lėmi i psikologjisė dhe parapsikologjisė. Do tė thosha se libri nė fjalė ėshtė libėr pionier, sidomos nė lėmin e parapsikologjisė, meqė gjer mė tani nuk ka ende diē tė shkruar nė gjuhėn shqipe. I bėrė nga autori me kureshtje tė madhe pozitive, ky libėr do tė mund t’u shėrbente, jo vetėm individėve tė ndryshėm, por edhe atyre tė cilėt merren tani ose edhe do tė merren nė tė ardhmen me psikologji e parapsikologji, kurse autorit do t’ia shtojė kurajėn pėr hapa tė tjerė nė kėtė drejtim.

            Ky libėr, ndėr tė tjera, paraqet edhe njė dritare pėr shkencėn shqiptare nė fushėn e parapsikologjisė, meqė ėshtė i pari i kėtij lloji nė gjuhėn tonė. Ai, sado qė ėshtė libėr i karakterit alternativ-shkencor, me punėn e mėtutjeshme tė autorit nė fjalė ose edhe tė autorėve tė tjerė, ėshtė udhėrrėfyes qė nė tė ardhmen tė marr formėn e njė libri shkencor. Me rėndėsi ėshtė se autori i cili e ka hartuar kėtė libėr, nuk ėshtė ndalė vetėm tek literatura tė cilėn e ka shfrytėzuar, por nė tė njėjtėn kohė ai nuk ka ngelur duarkryq. Nė fakt ai edhe vet ka eksperimentuar nė kėtė lėmi dhe pėrvojėn e vetė e ka cekur nė kėtė libėr.

            Duke pasur parasysh se tani afro njė milion shqiptarė nga Kosova dhe viset tjera shqiptare janė vendosur nėpėr vende tė ndryshme tė Evropės Perėndimore, e cila aktualisht paraqet djepin e kulturės, artit dhe shkencės, do tė ishte mirė qė secili prej nesh, duke u bazuar nė shembullin e Sabir Krasniqit, tė bėjė diē brenda mundėsive qė ka, nė kuadrin e profesionit dhe prirjeve qė posedon. Vetėm kėshtu do ta zbusim sadopak dėmin dhe tragjedinė e madhe, e cila e ka kapluar popullin tonė nė kėto kohėt e fundit.

            Sa i pėrket fenomeneve parapsikologjike, ato ajanė prezentė nė mbarė njerėzimin, tek tė gjithė popujt, duke mos e pėrjashtuar edhe popullin tonė, por puna ėshtė qė brenda kėtyre fenomeneve, duke i studiuar mirė ato, tė ndahet ēfarė ėshtė nė bazė psikomateriale, ēfarė ėshtė e pasaktė, ēfarė ėshtė gėnjeshtėr ose edhe fantazi e sėmur e individit ose grupit, i cili pretendon se merret me parapsikologji. Pėr tė mos ndodhur shkarje tė tilla, duhet qė idetė e ndryshme mbi kėto fenomene tė vėrtetohen me eksperimente, siē ka bėrė pėrpjekje edhe autori i kėtij libri.

            E pėrfundoj vlerėsimin tim pėr kėtė libėr duke i dėshiruar autorit (S.K.) suksese tė reja dhe punė tė mbarė nė kėtė lėmi.

 

Me respekt

Dr. Xhevat HASANI