E SHOH DASHURINĖ
TĖ SHKRUAR MBI KAMXHIK
rruazat e gjakut
klithin bishtit tė tij.
Nė trotuarėt ku
parkohen dhimbjet,
njė embrion kridhet
nė lulen e jetės.
SI VALĖ E
DETIT...
Nė kurmin e
mėngjesit shkelin cicėrimat e zogjve,
shfrenuar si
litarėt e njė anije nė bord.
Pėrkundin ankthin e
varur nė spango.
Shpėrfillje zogjsh.
Harlisje ninulle, qė rrėmben
duart plastike dhe
i fsheh nėpėr brima,
si tė vėrteta tė
mundshme tė fallsifikuara.
Nė fetusin tokėsor
mbillet fara e pafajsisė,
eshtrat e reve
kėputen si shkarpa dhe grisin pelerinat
e vertebrave tė
tyre, mbi horizontin rreze-munguar.
Nė ecje shoh shumė
hapa qė ngatėrrohen e bėhen nyje
rreth qėndrės sė
shpirtit, hapa qė nyjėzohen me ty,
nė ty,
pėr ty.
Nė vendin tim
thonė: kur nyja ngatėrrohet, pritet.
Unė them: kur nyja
ngatėrrohet, lėre valėn e detit
ta shpjerė vetė
anijen
ĒTĖ BĖJ ME TY,
ZOT?
Ēfarė tė bėj me ty,
Zot?
Tė kėrkoj vetėm kur
mbi mua
zėri i njė
papagalli i bėzan ajrit
me korda thuajse tė
ngjirura.
Kur dita tallazohet
mbi dorėn e shtrirė
timen,
unė grushtin ia
fsheh detit
dhe mbi gjoks
pėrplasen valėt.
Ēfarė te bėj, mė
thuaj, Zot?!
Kafshatėn e fundit
tė shpresės,
e gėlltita si
naforė
dhe ende e mbaj nė
stomak,
tė patretur.
NUK MUND TA
GĖNJESH DHIMBJEN
Nuk mund ta gėnjesh
dhimbjen
si fėmijėn kur
sdėshiron tė hajė.
Dhe as ta flijosh.
Nė fletėt e ēdo
libri mė tėrheq intriga,
parabola e fshehur
nė myshqe ndienjash
si zhardhokėt e
patates nėn tokė.
Nė gishtėrinjtė e
mi numėrohen ėndrrat.
Dhjetė nyjet e
fatit pėrfytin njėri tjetrin si oborrtarėt
nė funeralin e
mbretėrisė sė patrashėguar.
Tek heshtjen e
thyej ndėr dhėmbė,
pres zemėrngrirė
vendimin
pėr njė fund qė
nesėr mund tė pėrmbyset
dhe tė bėhet
fillim...
REKLAMA
Kudo qė udhėtoj
nuk mė ndahet
reklama
e lėngut tė
portokalltė.
Nentucket nectars
dhe Kevin
Youkilisnjė
buzėqeshje naive
dhe njė shkop
bejzbolli.
Prapa tyre,
ndėrtesat e xhamta
gėlltisin nė qėndėr
ngjyrėn nazike tė
ditės
Gjithēka
fshikulluar
me indiferencėn
ushtarake
tė manekinėve
subkoshientė,
qė mbi kapakėt e
rinj tė librave
syrin do nisin ta
pėrgjumin
me ėndrra boshe.
Poezi nga libri
"Pax Deorum"

|