Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen pėrmes
shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime,
mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė
cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim
dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e
Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės,
duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik
tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e
shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u
bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi...
nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni,
Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė
kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė
nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra
mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė
jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do tua
prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e
plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
PĖRPARIM HYSI
Hyrje
Pėrparim Hysi ka lindur mė 21 janar tė vitit 1943, nė fshatin Petovė tė
Fierit. Pėr njė periudhė tė gjatė kohe ka punuar si mėsues nė fshatrat e
Fierit dhe ne vitet 1996-2000 inspektor arsimi pėr gjuhė dhe letėrsi shqipe
pranė Drejtorisė Arsimore nė Fier. Ka kryer studimet pedagogjike nė Elbasan
dhe mė vonė pa shkėputje nga puna ka pėrfunduar studimet e arsimit tė lartė
pėr gjuhė letėrsi. Ka botuar katėr libra me poezi: Rektimat e dashurisė,
Prushi i dashurisė, Mė piku dashuria, Luftė me dashurinė. Ėshtė
anėtar i Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptarė-Amerikanė. Ka botuar librat nė
prozė: "Tregime","Faji" i Isakovskit, "Njė meshė pėr "Rrobaqepsin" e Konti
Monte Kristos", "Lotėt e Kumrisė" dhe librat me poezi:"Eh,si qenka
dashuria!","Kurthi i mallit","Kot s'jam i vdekshėm", "Njerėz qė dua" dhe
"Mbeta dashurive".Veē kėtyre nė "makzazinėn" e tij krijuese janė nė pritje
pėr botim qindra poezi dhe dhjetra tregime. Nė pritje pėr botim ėshtė njė
libėr me esse dhe pėrshtypje tė autorit pėr libra tė autorėve shqiptarė. Nė
pirtmėni pėr njė libėr mė vete, ėshtė dhe libri me pėrshtypjet e autorėve tė
tjerė pėr tė. Jam i pranishėm me krijimet e mia nė prozė e poezi nė shumė "website"
brenda e jashtė vendit.
Poezi tė zgjedhura
Po thanė...
Po thanė pėr mua:
-Si mėsues? Ēka! Mesatar...
Po ēfarė ka nė kėtė pėr t'u zemėruar?!
Po thanė:
Si poet? Shkruan shumė e pėr "lumė?!"
E pėrse do tė mėrzitem unė?
Po, nė thonė se dikė zhgėnjeva si njeri,
Atėherė, kush tė mė dojė, tė mė qajė me oi...
Koha
Koha, mė duket,se ka veshur pantofla
Dhe zė e reshperon pa u ndjerė
Po mua pse mė"bloi" nė mokrra?
Vallė, ē'ėshtė ky mister?
Dashuria dhe urrejtja
Dashurinė e kam tė shėndetshme
E ruaj atė prej "erozionit"
E kam atė tė pėrjetėshme
Dhe i bėj ballė "ciklonit".
Urrjetjen e kam bėrė dalje
Nuk lejoj qė diku tė mė bėjė "hije"
Gjithkush qė jetės mė ra "havale"
E harroj sim tė jetė j a s h t ė q i t j e..
Nė se...
Nė se lėvizja ėshtė jetė,
Unė jam mė i fortė se njė shkėmb
A s'kam ndryshuar kontinet?
Shkėmbi? Atje, nė vend...
Kafshimi
Brez pas brezi unė jam fshatar
Dhe ka ndodhur qė njė qen mė ka kafshuar.
Kafshimi i qenit mė dhėmbi njėēik
Por, mend u tėrbova, kur mė "kafshoi" njė mik.
Flokėt
Flokėt e mi: mė tė ashpėrit nė botė
Kurrė nuk iu nėnshtruan krėhėrit
Por koka ime? Eh se ē'kokė?"
Sa herė me tė i kam rėnė shkėmbit.
Po...
Po e harrova tė ligėn, le t'mė nxjerrin njė sy
Nė harrova tė mirėn, t'mi nxjerrin qė tė dy!
Jam krenar
Me njerėzit qė kanė halle dhe unė vuaj
Aq, sa pėr ta, mund dhe tė qaj
Njė njeri qė nuk di tė qajė, kurrė s'e bėj mik
Le tė bėjė dhe "vezė tė kuqe", ėshtė njeri i lig!
Politikanėt
Lėkurėn e kanė tė trashė: si prej bualli
Durojnė mbi lėkurė thumba e thumba
Nuk koriten prej asnjė skandali
Dhe hiqen para zgjedhėsve si pėllumba!
Faktet demaskonjėse i quajnė tė rreme
Janė fryrė nga shėndeti si mamutha
Me pak pėrjashtime, tė gjithė janė si vemje
Dhe ka prej tyre qė janė dhe skutha.
Bisedė me nanėn *
- Po ha, lum nana, a hajnė bukė aty, nė Amerikė?
- Po hajnė, moj nanė, si nuk po hajnė?!!
Po mirė, bir-o, a po mė digjon nji dekikė?
Po pėr ēafarė po rrinė atje kur dhe na bukė po hajmė?!!!
* pas kėsaj bisede, burri nga Tropoja, u gjet i vdekur nė lulishte tė New-Jorkut.
** poezitė janė shkruar nė Florida nga viti 2001- 2011
|