Sakras Art Gallery

Ėshtė plotėsuar me 17 piktura aktuale tė piktorit Sabir Krasniqi (shkurt 2025)

Sekuenca filmike

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

TV KLAN

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

NACIONALE

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.AL

KOSOVARJA

Kulturė 8 -  PĖRSE ĖSHTĖ HARRUAR MONUMENTI I SKĖNDERBEUT...

Shkruan: Hysen S. Dizdari

Studjues i Historisė dhe Filatelisė

      

 PĖRSE ĖSHTĖ HARRUAR MONUMENTI I SKĖNDERBEUT I VLERĖSUAR ME MEDALJE ARI NGA AKADEMIA E ARTEVE: ”RRJEPIN“ NĖ SHĖN PETĖRSBURG

 

JETA DHE VEPRA E SKULPTORIT ATDHETARĖ : THANAS PAPA

Thanas Papa u lind nė vitin 1931, nė fshatin Paftal tė Beratit, nė njė familje me tradita patriotike dhe atdhetare.

Pėrfundoi shkollėn unike nė Berat, nė vitet 1945-1947, pastaj fitoi njė bursė shtetėrore dhe erdhi nė Tiranė, ku vazhdoj Liceun Artistik “Jordan Misja, tė cilin e pėrfundoi me rezultate tė larta.

Thanasi duke qenė nxėnės i talentuar i Liceut, nė degėn e vizatimit, pikėrisht mėsuesi i tij, skulptori Dhimitėr Ēani, e orientoi qė Thanasi tė vazhdonte studimet e larta.

Nė vitin 1951 Thanasi sė bashku me piktorin shkodran Jakup Keraj, fituan nga njė bursė shtetėrore pėr tė vazhduar studimet e larta studimet nė Institutin e Arteve “Ilia Efimoviē Rjepin” nė Leningrad (sot Shėn Petėrsburg) tė ish-Bashkimit Sovjetik.

Nė kujtimet e tij skulptori, Thanas Papa tregon se gjatė viteve qė po studionte nė akademinė e arteve, ai paralelisht vazhdonte dhe njė institut tjetėr: “Kur isha nė vitin e dytė tė fakultetit, me insistimin e njė pedagogu rus, u regjistrova nė Institutin e Mbrojtjes dhe Restaurimit tė Monumenteve tė Kulturės. Gjatė asaj kohe qė studioja aty, mė dhanė pėr tė punuar disa punė nė periferi tė Leningradit, nė njė godinė aristokrate, tė cilėn e kishte marrė pėrsipėr qė ta restauronte Inspektorati Shtetėror pėr Mbrojtjen e Monumenteve tė Kulturės sė Leningradit”.

Gjatė shkollimit lartė nė Shėn Petėrsburg ai ka restauruara 38 vepra tė ndryshme artistike.

Thanas Papa, nė qershor tė vitit 1957, pėrfundoi me rezultate tė shkėlqyera, Akademinė e Arteve: “Ilia Efimoviē Rjepin” nė Leningrad (sot Shėn Petėrsburg) dhe punimi i tij nė skulpturė, me monumentin e Heroit tonė Kombėtare: Gjergj Kastrioti Skėnderbeu  u vlerėsua me medalje tė art.

Ky monument madhėshtorė i Skėnderbeut, nė vitin 1959 u soll nga Rusia nė Shqipėri dhe sot ndodhet nė “heshtje” nė studion e skulptorit nė qytetin e Tiranės.

 

Thanas Papa duke punuar projektin e diplomės

 

Nė intervistėn qė pata me djalin e Thanas Papės, skulptorin e talentuar Besart Papa, me datėn 09.07.2025, me tregojė me dhimbje peripecitė qė e ndoqėn babain e tij, skulptorin e madh shqiptarė Thanas Papa, gjatė regjimit komunist ku nė 1966, ai u dėrgua si punėtor nė fonderinė e Uzinės “Dinamo” nė Tiranė, ku punoi pėr pesė vjet, deri nė vitin 1971.

Por saga e pėrndjekjes sė skulptorit tė madh, Thanas Papa, nuk i shpėtojė dhe monumentin i Gjergj Kastrioti Skėnderbeu i cili edhe sot, mbas 66 viteve ku u vlerėsua me medalje ari, qėndrine nė “heshtje”, nė studion e tij, m.gj.se duhet tė ishte vendosur nė disa sheshe tė disa qyteteve tė Shqipėrisė tė Kosovės e Maqedonisė tė Veriut.

Djali i Thanas Papės, skulptori i talentuar Besart Papa

 

Ky ėshtė i vetmi monument i Skėnderbeut i vlerėsuar me medalje Ari nė tė gjithė botėn dhe sot nuk ėshtė i vendosur nė asnjė qytet shqiptarė.

            Sa dhimbje! Sa turp pėr ne shqiptarėt!

Shtojė pyetjet:

Pėrse kjo heshtje? Pėrse ky nėnvlerėsim?

Pėrse harrohet e pėrbuzet ky monument madhėshtorė i Heroit tonė Kombėtarė Skėnderbeut, i vlerėsuar me medalje ari, nga njė Akademia e Arteve me prestigjioze nė botė?

Ku janė sot elita e intelektualėve shqiptarė?

Ku janė skulptorėt, piktorėt dhe shkrimtarėt shqiptar?

Ku janė Profesorėt dhe studentėt e Universiteteve shqiptare?

Ku ėshtė shoqėria civile?

Pėrse nuk e kanė parė e vlerėsuar monumentin madhorė tė Heroit tonė Kombėtarė, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, as Ministria e Kulturės nė Shqipėri dhe Kosovė, qė prej viti 1991?

Ku ėshtė rinia shqiptare?

Ku janė sot shqiptarėt patriot dhe atdhetarė?

Pėrse ne shqiptarėt po e humbin sot, edhe memorien tonė Kombėtarė?

Pėrse? Pėrse?... Vetėm heshtje dhe heshtje pa fund?

Medalja e Artė pėr monumentin e Heroit tonė Kombėtar: Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, e vlerėsuar nga Akademia prestigjioze e Arteve: “Rrjepin” nė Shėn Petėrsburg

 

Skulptori i Madh, Thanas Papa, ka ndėrruar jetė nė vitin 2022, por ai gjithė jetėn e tij, gjithė artin e tij nė skulpturė ja kushtoi, vendit tė tij, atdheut tij, Shqipėrisė pa parė interesat e veta materiale.

 Gjatė karrierės sė tij artistike, ka realizuar mbi 250 punime, nga tė cilat 140 janė tė njohura dhe tė regjistruara, nė Sektorin e Studimeve nė Galerinė Kombėtare tė Arteve. Po kjo galeri nė fondin e saj, ka 6 skulptura tė skulptorit Thanas Papa, ndėrsa 10 tė tjera, janė tė vendosura nė muzeume tė rretheve, kurse 38 vepra tė tij, basoreliev dhe statuja, janė tė vendosura nė pjesė tė ndryshme tė vendit.

Thanasi Papa ka marrė pjesė me punimet e tij edhe nė ekspozita ndėrkombėtare, si: nė Moskė, Bukuresht, Sofje, dhe Aleksandri, ku fitoi ēmimin e 2-tė ndėrkombėtar me portretin nė bronz tė heroit tė popullit “Kajo Karafili” dhe ēmimin e 3-tė ndėrkombėtar me monumentin “Zgjimi i Afrikės”. Pėr kėto vlerėsime e ēmime, shtypi ndėrkombėtar e ngriti nė majė pėr profesionalizmin e tij artistikė.

Pėr nder tė jetės dhe veprės tė skulptorit Thanas Papa, nė vitin 2023, atelieja e punės ku ai zhvilloi aktivitetin krijues pėr mė shumė se 66 vite sot ėshtė kthyer nė muze me emrin “Art Museum Thanas Papa” dhe ėshtė cilėsuar nga vlerėsuesit dhe kritikėt e artit si muzeu i parė i skulpturės nė Shqipėri.

Sot ėshtė detyrė e shtetit shqiptarė, por edhe e ne tė gjithė shqiptarėve kudo qė jetojnė e punojnė, nė Shqipėri, nė Kosovė, nė Maqedoninė e Veriut, nė Mal tė Zi dhe diasporė qė tė vlerėsojmė veprėn e trashėgiminė kulturore tė skulptorit atdhetarė , Thanas Papa dhe veēanėrisht monumentin i Heroit tonė Kombėtare: Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, i cili u vlerėsua me medalje ari dhe sa mė shpejtė duhet tė vendoset nė qendrat e disa qyteteve shqiptare si nė Shqipėri dhe nė Kosovė.