Ai e
soditi nga larg vizatimin, pa thėnė asnjė fjalė. Pastaj, si vendosi syzet
optike, u afrua pėr tė parė mė nga afėr diēka nė krahėt e pėllumbit qė
mbante midis gishtash vogėlushi pesėvjeēar.
Qe njė fėmijė i bukur: brun, sy bojė deti e flokė kaēurrel. Le
t'a quajmė Petroninas kėtė tė pėrzgjedhur me aq kujdes nė tė gjitha kopshtet
e Tiranės.
Ideja nga njėra anė se, zogu fluturues tentonte t'i ikte nga
dora (gjė qė, kishte shumė tė ngjarė;) sepse djali, nga dashuria, por
sidomos frika mos i shkaktonte dhimbje shpendit, nuk e shtrėngonte dhe aq,
por dhe ngazėllimi fėminor nga ana tjetėr; ishin njėtrajtėsisht e dyanėsisht
tė pėrshtatura. Kjo pėrbėnte njė zbėrthim psikologjik tejet tė spikatur.
Detaje
tė tilla, piktori ishte kujdesur t'i pėrmblidhte me aq mjeshtri e
paralelisht, vetėm tek sytė dhe vėshtrimi i tė dy krijesave: Pėllumbit dhe
"Petroninasit". Secili vuante dramėn e tij.
Zogu qė tanimė e kishte humbur lirinė, rrezikohej nga prangat e
robėrisė, se ai, pas kėsaj, do tė mbyllej nė kafaz me shufra hekuri.
Kurse djali, nuk donte t'a humbiste shansin dhe kėnaqėsisė pėr
t'a pasur kėtė dhuratė a trofe, premtuar nga piktori, pėrpara se tė niste
pozimin me 'tė.
- Ēfarė shikon? - pyeti krijuesi artist kolegun e tij tanimė,
vizitor nė studio.
- Qarshtėrsisė pėr tė cilėn anglezėt pėrmbledhin atė shprehjen
"Visible Legacy".
Piktori tundi kryet dhe vetėm atė ēast, u ēlirua nga ajo
vetėndrydhje tek priste mendimin profesional qė do t'a ngopte me ajėr. Ai
moment e ktheu mjeshtrin nė pozitėn e kėngėtarit. Ndjeu nėpėrmjet tij,
duartrokitjet e spektatorit shqiptar qė i kishte munguar. Ai kuptoi qė
tjetri kishte rrokur thelbin e atij portreti. Esencėn dhe aromėn e asaj
finese pėr tė cilėn, i qenė dashur, jo vetėm net pa gjumė, por edhe ditė
tejet tė stėrgjatura pune sipas parimit:
"prish pėr tė ribėrė, ringriu pėr tė tejkaluar vetveten".
Kjo devizė mbante tė pacėnuar "gjedhen", ku qenė tė fiksuara
pėrfundimisht dy hollėsi: mprehtėsia dhe delikatesa. Tė shndėrruara, tanimė
nė detyrė.
Prandaj iu desh tė hapi dosjen me njė duzinė skicash, qė
gjithsesi, tregonin stadet nėpėr tė cilat kishte kaluar ai portret dhe jo
vetėm. Hapėsirat dhe vėndet e udhėtimit.
Ėshtė pėr tė qeshur, por, nė ndonjė rast, edhe vulėn nė doganat
ku kishte shkelur tė cilat, kontrolli mbi veprat e artit, nė mos ia kalonte
vėmėndjes pėr parandalimin e drogės, paralel me 'tė, ai do tė ecte.
Gjithsesi, kjo odise, s'ishte gjithaq kėnaqėsia, se sa krenaria
pėr kėtė punė qė dilte mbi tė tjerat, ndonėse "ditėlindja" e saj numėronte
dy dekada. Kjo e shtonte kujdesin qė, nė radhė tė parė, ky portret, nė mesin
e punimeve, tė mos u mungonte ekspozitave e promovimeve, kryeqyteteve tė
Evropės dhe tė zinte kryet e vėndit.
- Nė shumicėn e tyre, miku im, ėshtė nėnvizuar nė anglisht nga
ata qė e kanė parė, pikėrisht kjo shprehje qė sapo thatė: "VISIBLE LEGACY".
Tjetrit i rrėqethi tėrėsisht kurmin ky zbėrthim qė bėnte fjalė
pėr hallkėn e ardhur nga e shkuara dhe qė duhet mepatjetėr tė lidhej me
ganxhėn e sė ardhmes.
Atė ēast, ėshtė pak tė themi se, krahėt e pėllumbit veshėn
plotėsisht kėnaqėsinė e tij. Vullneti pėr tė vazhduar karakterizimin, mori
hov tė ri, gjithashtu.
- Ti ke bėrė edhe portretin e munguar? - pyeti i ēmeritur,
njohėsi i pikturės dhe kritiku i artit tė saj, por qė fatkeqėsisht, s'kishte
patur rast tė njihte caqe tė tjera, veē kufijve shtetėror tė vėndit tė tij.
- Sigurisht, por nga e kuptove? - iu pėrgjigj pyetjes me njė
kontrapyetje piktori.
- Nga fakti se, shprehja angleze qė pėrdora unė nė vėndin e
duhur, vėrej me kėnaqėsi tė pėrkojė edhe me konstatimin e tė tjerėve. Ata
sigurisht, s'duhet tė kenė qėnė njerėz dosido, por estetė tė artit
vizatimor.
- Po, - tha piktori. Ėshtė e vėrtetė. Me tė njėjtat terma kanė
pasqyruar konsideratat e tyre edhe korifejtė e artit vizual.
- Domethėnė se unė kam tė drejtė tė deklaroj gjithēka mendoj
hapur?
- Po dhe pa asnjė dorezė. Ashtu siē edhe jemi mėsuar midis
shokėsh.
- Dėgjo atėhere mendimin tim tė zhveshur nga ēdo paragjykim, por
qė ecėn nė binarėt e shoqėrisė sonė:
- Nė kėtė portret, shoh vėshtrimin mė tė pastėr, mė tė kthjellėt
si dhe mė tė dėlirėt, qė shpreh: pafajėsinė fėminore, lirinė,
tejdukshmėrinė dhe sigurinė.
Veē kėtyre, duhet tė tonizoj se: dritėn dhe ndriēimin e merr
edhe nga njė dorzani qė s'mund tė mos lexohet pikėrisht nga ajo mospėrzierje
nė fėlliqėsitė e jetės qė e pėrjashton mosha me naivitetin kulmor tė saj.
Dhe hollėsisht e ndjej tek shoh edhe kėtė finesė qė jo vetėm flet, por
nėnkupton trashėgiminė e pastėr morale tė sė shkuarės sė largėt. Aty unė kam
lexuar edhe largpamėsinė e tė voglit pėr tė mbėrrijtur kė? Tė pamatėn! Tė
pėrtejmen! E pse jo: tė paarrijtshmen!
Se, jam i lumtur tė pohoj qė ia ke mbėrritur. Pėr kėtė tė
pėrgėzoj!
- Por... - dhe ai e ndali frymėn. Vėshtrimin ia hoqi pikturės
pėr t'u pėrqėndruar nė portretin e autorit tė saj:
- Ti ke ndėrhyrė nė tė vite, shumė vite mė pas? Po, apo jo? Dhe
nė qoftėse po, pse?
Piktori
pėr njė copė herė mbeti pa fjalė dhe tė dy, edhe pse, tepėr rrallė, ndezėn
nga njė Marlboro.
Ata bluanin secili nė botėn e tij.
Shtėllunga e atij tymi, shokut, nė vėnd qė t'ia kthjelltėsonte
shkakun e dyshimit tė sapo shprehur e mjegullonte tejet atė. Veēse, ky qe
ēasti, kur pranojmė atė qė jemi mėsuar tė themi se: pas ēdo turbullire,
patjetėr fshihet, ose shfaqet njė tejdukshmėri.
Veēse, ajo qė s'e pėrtypte dot ai, qe shenja e njė errėsire,
ngjajshmėrisht dhe nė mėnyrė dramatike, me njė yll vite dritė tė largėt,
tendencėn e tė cilit astrologėt duan tė na shpjegojnė pėr katastrofalen,
"vrimėn e zezė".
Pėr ēfarė i duhej kjo autorit qė kishte ndėrhyrė vite mė pas?
"Kritiku"-n, le t'a quajmė kėshtu shokun estet tė artit vizual,
kjo e shqetėsonte sė tepėrmi.
- Po piktorin?
2.
Piktorit tani do t'i riktheheshin, jo vetėm fjalėt, mbase edhe
vuajtjet shpirtėrore tė cilat, si nė artin e tė shkruarit, janė konstante,
madje tė pandėrprera e ndofta, tė tejskajshme,
Ai hapi njė tjetėr dosje ku kishte "gjedhen" e njė tjetėr
portreti "kok". Shkoi e vendosi nė krah tė tė parit. Dhe u largua nxitimthi.
I menjėhershėm ishte edhe reagimi i shokut tė tij tė fushės:
- Uau! Ē'ėshtė ky bandit i frikshėm? Ku e ke qėmtuar ? Mos vallė
ke qėnė, siē edhe kam lexuar pėr Fortesėn e ngrijtur, te ai Ishulli Shkėmbor
nė Gjirin e San Franēiskos? Ti paske qėnė nė ALKATRAZ ?!?
Piktori vuri pak buzėn nė gaz. Ishte njė e qeshur me dhimbje. Mė
shumė njė nėnqeshje dėshpėruese. Si njė turfullim qė s'ishte pranė
kapardisjes, siē jemi mėsuar tė shohim tipa ironik e sarkastik pas saj. Jo.
Nė tė, pėrpara se tė lexohej vuajtja, ndihej ulėrima dhe revolta
bashkė qė akuzonte. Kė? Mos vallė kėtė padrejtėsi qė ofron vetė
jeta?
- Po. Bandit dhe i frikshėm ėshtė. Nė burg e kam qėmtuar. Por jo
nė Ishullin Shkėmbor tė San Franēiskos. Pra, jo nė ALKATRAZ. Por diku, nė
njė nga burgjet tona tė sigurisė sė lartė.
Tjetri vuri sėrish syzet pėr tė parė mė mirė. Dhe iu afrua
pikturės, ashtu siē bėri edhe mė parė me atė portret aq tė bukur tė
vogėlushit "Petroninas".
Lexoi nė 'tė ngjashmėrinė dhe e mori me mėnd se kėtu bėhej fjalė
pėr tė njėjtin portret nė kohė dhe vėndet tė ndryshme.
Ja pėr ēfarė i duhej ndėrhyrja autorit. Ja ku fshihej ai i
ashtuquajtur yll vite, shumė vite dritė larg qė paralajmėronte shuarjen:
"vrimėn e zezė".

Brėnda vetes "kritiku", mendoi pėrgjėrimin e mė pas thirrjen:
mos durosh, o Perėndi, qė lejon tė tilla fate!
Por, nuk foli.
Klithi me tėrė forcėn e trupit dhe shpirtit tė tij delikat prej
artisti:
- Thuaj qė s'ėshtė e vėrtetė! Thuaj se ėshtė thjeshtė njė
ngjashmėri krejt rastėsore, ashtu siē shėmbėllejnė me patjetėr fėmijėt e njė
nėne! Thuaj, i poshtėr! - dhe i afruar tashmė pėrpara hundės e shtrėngoi pėr
fyti shokun e tij piktor pėr tė shtuar:
- Pse s'flet? Apo ėshtė sajesė pėr tė bėrė sensacion, siē i
pėlqen borgjezisė kapitaliste ku je zhytur edhe ti, pa menduar gjatė, por
symbyllur?
Po, si
mund tė fliste ai pėr atė personazh kur sytė i qenė mbushur me lot dhe
grykėn, pėrveē kapėrdimit tė tyre, ndjente edhe dorėn e kolegut si njė
ganxhė, mors a djall qė po e shponte me brirėt e tij?
Kur mė nė fund, u ēlirua nga shtrėngimi i atij laku, resiti me
tė pasmen e pėllėmbės sytė dhe pa se shoku i tij i ē'tensionuar tanimė, po
vinte nėn gjuhė tabletėn e zėmrės. Sytė e tij qenė me lot.
Piktori i afroi karrige dhe pėr t'a ndryshuar disi gjėndjen, i
tha:
- Ti qė je me zemėr dhe ke ndjeshmėrinė e njė ēunaku si
"Petroninasi" qė ka frikė t'a shtrėngojė njė pėllumb se mos i shkakton
dhimbje, deshe tė mė godisje mua! Hajde e mos beso pastaj, sa pėr tė qeshur,
ėshtė.
Tjetri nuk foli. Piktori nxorri celularin dhe pėrpara se tė
porosiste dy kafe ekspres, mori edhe pėlqimin e shokut qė miratoi me tundjen
e kokės. Se e dinte qė nuk i bėnte mirė, ēdo lėvizje, qoftė edhe e folura.
Tani, tė qetė qė tė dy shokėt, tek gjerbin kafenė, mund tė
flisnin mė shtruar e mė . . . , pa zhurmė:
- Banditi qė sheh nė portretin e dytė, siē edhe e ke kuptuar,
ėshtė po ai vogėlush i portretit tek mban midis gishtėrinjsh dhe jo tek
shtrėngon, njė pėllumb.
Viti i Mbrapshtė '97, e gjeti emigrant nė Greqi. Kishte shkuar
tė punonte pėr tė grumbulluar paratė dhe kur tė blenin njė apartament, tė
shpallnin martesėn. Por, sqe e thėnė!
Banditėt i pėrdhunuan tė fejuarėn dhe ai kthehet nė vėndin tonė.
Kėtu nisi Tatėpjeta.
U fut nė njė bandė i maskuar, a i tjetėrsuar pėr tė zbuluar prej
tyre emrat e vėrtetė tė katėr maskarenjve.
Kur i gjeti, ata ishin ndarė dhe kishin formuar tri grupe tė
ndryshme, ashtu si llojet e gjarpėrinjve, a kuēedrave qė shumėfishojnė kokėn
kur u pritet e para.
I katėrti, qė ishte edhe i pari i tyre, kishte ngrėnė njė thikė
nė bark, autorin e tė cilit do t'a merrte vesh mė vonė.
Piktori heshti.
- Dhe?
. . . . . . .
Tė dy ndezėn edhe nga njė tjetėr Marlboro.
- Dhe?- pėrsėriti pyetjen shoku.
- Dhe..., s'ėshtė vėshtirė tė merret me mėnd se automatiku i
"Banditit", likuidoi tri personat e kėrkuar.
Tė tjerėt, tė keqkuptuar, likuiduan njėri-tjetrin.
Akuza: larje hesapesh. Kur duhej tė ishte vetėm hakmarrje dhe
mund tė dėnohej mė pak se burgim tė pėrjetshėm.
- Ishte identik siē e ke hedhur?
- Orgjinal, me ndonjė pėrjashtim qė ma dikton arti. Por edhe me
njė mangėsi qė mė pengonte aftėsia.
- Dhe cila na qėnka kjo?
- Njė lloj deliri, tė cilėn do t'a kuptosh mė vonė.
- Si e njojte?
- Nuk e njojta. Mė njojti vetė "Petroninasi". Zaten, kjo aftėsi
e tij, bėri qė vetėm me pėrshkrim, tė identifikojė kriminelėt pėrdhunues.
Prandaj thashė: mė njojti vetė edhe pse kanė kaluar plot dy dekada.
- Ēudi. Me gjithė atė peshė mbi shpinė dhe tė ketė njė kujtesė
kaq shėmbėllore?
- Ėshtė pranuar nga tė gjithė se i vogli e njeh tė rriturit. Ky
i dyti, ndryshon mė pak nė krahasim me tė parin. Veē kėsaj, kėtu ndikon edhe
ajo qė thamė: deliri.
- Dhe?
- Mė foli vetė. Unė po kaloja nė koridorin e gjatė tė burgut ku
pata shkuar pėr tė pėrzgjedhur...
- Si nė kopshtin e "Petro Ninit", - e ndėrpreu shoku.
- Pikėrisht ashtu. Isha bashkė me drejtorin nė hapėsirėn ku tė
dėnuarit kishin dalė pėr ajrosje. Mua mė tėrhoqi vėmėndjen njė tip. Ai me
qesen e zezė tė plehrave, shkoi pranė kazanit pėr t'a hedhur. Nga mėnyra se
si e kreu kėtė veprim, kuptova veēantinė: vėmėndjen deri nė mani pėr tė
groposur diēka. Qe ajo sjellje e njeriut i cili, nga urrejtja, kujdeset t'ia
shtypi kokėn armikut tė tij. Kur ia tregova kėtė pėrshtypje shoqėruesit tim,
ai mė tha:
- Ashtu ėshtė. Urrejtja pėr keqbėrėsit te ky tip, ėshtė kthyer
nė mani dhe i ka ērregulluar trurin.
-Ka vrarė?
- Po. Dhe jo njė po tre veta.
Unė nuk fola.
Ato ēaste m'u dukėn shekspiriane veprimet e tij. Dhe pikėrisht
personazhi vrasės qė ngrihet somnambul dhe shkon tė lajė duart nga gjaku.
Kėtij njeriu i kishin mbetur akrepat e sahatit nė krimin e tij dhe me
siguri qė kėto veprime i kryente nė pavetėdije.
Prandaj unė tunda kryet pa folur.
- Edhe pėr mua, do t'ia vlente t'i skicoje portretin pikėrisht
kėtij njeriu.
Dhe ashtu do tė ndodhte.
Pesė minuta mė vonė, teksa ecnim nė mesoren e atij mjedisi,
kinse tė shpenguar, dėgjova njė zė qė mė foli:
- Zoti Piktor, do tė mė bėni njė portret?
Unė u shtanga.
Jo se e njoha menjėherė. Por, se e mora me mėnd se kush mund tė
ishte dhe do tė mbetesha pėr ca ēaste si i ngrirė.
Shtangia e menjėhershme, ashtu siē do tė mė mpikste gjakun nė
damarė dhe do tė ndjeja vėshtirėsi nė frymėmarrje, do tė mė thante edhe
pėshtymėn nė gojė qė m'u shndėrrua nė xhelatinė.
Manjaku i plehrave, qe pikėrisht, ish "Petroninas"-i pesėvjeēar
qė ia kisha bėrė portretin dy dekada mė parė.
Dhimbja ime pėr 'tė, u shumėfishua; dėshpėrimi dhe tortura,
gjithashtu.
Ai e kuptoi efektin e kėsaj pėrplasjeje. Dhe, nė mos pėr t'a
shpėnė deri nė skaj ofshamėn, bashkė me 'tė edhe mė tė thellė rėnkimin; por
ndofta edhe pėr tė mė e lehtėsuar vuajtjen dhe ndriēimin mendor nga ky
shokim, tha:
- Jam "Petroninasi". Ai vogėlushi qė mė dhurove pėllumbin dhe qė
pozova dy dekada mė parė.
Mua m'u hapėn sytė dhe m'u kristalizua gjithēka. Ai pėrsėriti:
- Do ma bėni portretin?
- Po. Por, pa kėnaqėsi. Me dhimbje.
Kėto ishin fjalėt tona tė para dhe unė nisa tė hedh nė letėr
kėtė portret Banditi. Ti ke tė drejtė kur thua se mund t'i ngjajė habitatit
nė burgun e atij Ishulli Shkėmbor e famėkeq nė Gjirin e San Franēiskos,
ALKATRAZ .
Pas
kėsaj historie, si pas njė tragjizmi planetar, ka mbetur edhe njė tjetėr
detaj.
-Ēfarė?
- E fejuara e "Petroninasit" tė shndėrruar nė bandit e gjeti
kapon e pėrdhunuesve tė saj dhe si tė ishte Sharlota e Revolucionit francez,
qė vrau Maratin, nė momentin intim, i ēau barkun me thikėn e fshehur nė
ēorape dhe . . .
Kur pa se tjetrit lėshoi njė klithmė egėrsire, u pendua dhe e
flaku tutje kamėn-vrasėse. Por, gaboi.
Njeriu - shtazė, i vuri tė dy duart nė fyt.
Ajo rezistoi pėr pak sekonda dhe kur e pa se krimineli - gjarpėr
kishte ende forcė dhe po e mbyste, i vendosi nė sy me tė gjithė forcėn
gishtėrinjtė me thonjtė e saj tė gjatė.
Kaq
duhej qė verbimi tė bėnte qė egėrsira-kriminel, tė shkėputej dhe tė dergjej
nė agoni i verbuar.
Vajzėn
e kishte zėnė gjaku i krimit, por mundi t'i telefonojė policinė.
Drejtėsia jonė e klasifikoi si "larje hesapesh" dhe, ky
rast-vetėgjyqėsie u dėnua me..., "Burgim tė pėrjetshėm"!
Athinė, Mars,2016!
|