Si simbol i Beogradit, kryeqytetit tė Serbisė, ngrihet
madhėshtore Kolona Fitimtari i Kosovės (e pėruruar me 07.10.1928) kushtuar,
sipas medias sėrbe, fitores nė Fushkosovė mbi osmanėt. Statuja shpreh forcėn
ushtarake (kolona, trupi nudo i mashkullit dhe shpata) si dhe mbrojtjen
hyjnore (shqiponja).
Modeli i monumentit, e
ka origjinėn tek tradita e Pellazgėve tė lashtė, tė cilėt ngrinin shtylla tė
gurta mbas ēdo fitoreje. Kėtė fakt na e dėshmon Diodorit (Diodorus Siculus,
shk 1 pK) i cili pohon se faraoni Sheshoshi (Sesostri) ndėrtoi shtyllat nė
formėn e organeve gjinitale tė burrit, nė rastin e popujve luftarak, duke
besuar se mėnēuria e shpirtit tė ēdo populli do tė ēfaqet qartė nė brezat
pasardhės nga pjesa kryesore e trupit (1)

Natyrėn jo sllave tė
kėtij monumenti e dėshmon edhe mbulesa e kokės (fig.1), origjina e sė cilės,
lidhet me mitet Pellazge dhe nė tė gjitha format e saj historike, ka qenė
karakteristikė e veshjes tradicionale tė Shqipetarėve deri nė ditėt e sotme.
Sa e lashtė ėshtė mbulesa e kokės sė shqipetarėve?
Siē ka ndodhur edhe nė studimet e tjera pėr traditėn e Kombit
tonė, edhe kjo temė tė ēon nė periudhat mė tė herėshme tė historisė
njėrėzore. Pėr tė ndjekur kėtė rrugė dhjetra-mijė vjeēare, si udhė-rrėfenjės
do tė pėrdorim mjetet e mbijetuara nga ajo kohė e largėt: GJUHĖN
pellazgo-shqipe, gjetjet arkeologjike dhe mitet.
Mbulesa tradicionale e
kokės (sot e pėrdorur vetėm nga meshkujt) nė shqip emėrtohet Qeleshe, Plis,
apo Qylaf. Pikėrisht, tek dy emėrtimet e para do tė nis edhe studimi ynė.
Emėrtimi Qeleshe tregon se materiali i pėrdorur ėshtė leshi i bagėtisė.
Sipas legjendave popullore tė trashėguara nga periudha Ilire, Qeleshia
punohej prej leshit tė deles i shkelur (i shtypur me kėmbė).(2)
Punimi me leshin e deles
i Qeleshes, kishte njė domethėnie, sa historike aq edhe besimtare.
Nė kohėn kur njeriu primitiv, filloi « tė vriste mėndjen» duke
shfrytėzuar natyrėn jo vetėm pėr tu ushqyer, siē veprojnė kafshėt, mund tė
themi se nis edhe historia e NJERIUT tė sotėm. Njeriu, pohon Mircea Eliade
(1907-1986), ėshtė produkti pėrfundimtar i njė vėndimi tė marrė qė nė Krijim
(al principio del Tempo): tė vrasė pėr tė jetuar. (3) Materialet
arkeologjike tregojnė se kafsha e parė e zbutur prej tij ka qenė delja (para
8000 vjetėsh). Studiuesja M.Gimbutas (1921- 1994) pohon se delet dhe dhitė,
pėrbėjnė 90% tė kockave tė gjėndura nė shtresat neolitike.(4) Me delen nisi
edhe profesioni i bariut, emėr qė simbolikisht e mori mbreti nė lashtėsi (mbreti-bari)
dhe drejtuesit e besimit kristian (bariu i tufės sė besimtarėve).
Delja bėn pjesė nė tė njejtėn familje (caprinae) sikurse edhe
dhia. Mishi dhe qumėshti i saj janė njė ushqim qė sigurohej lehtė, ndėrsa
lėshi i dėndur, ritej shpejt dhe ngrohte shumė. Pėrgjithėsisht leshi i saj
ėshtė nė ngjyrė tė bardhė. Ngjyra e bardhė ėshtė zotėruese nė veshjen
shqipetare. Nė lashtėsi ngjyra, forma apo materiali pėr objekte tė
rėndėsishme, kishte njė domethėnie besimtare.
Pėr hir tė kėtyre
cilėsive, kjo familje (delja, dashi, dhia ) zė vend tė rėndėsishėm nė
simbolet dhe mitet e besimit Pellazg dhe janė trajtuar krahas kaut, si
kafshė tė shenjta. Sipas studiuesit tė traditės shqipetare, Mark Tirta
(1935), dhia paraqitet me cilėsitė e hyjnisė sė pyllit (...) Gjahtarėt para
se tė dilnin pėr gjah nė vendet ku kishte dhi tė egra, laheshin dhe kryenin
njė sėrė ritesh. (5)
Dashi ėshtė pėrdorur nė
lashtėsi pėr flijime kushtuar Perėndive. (fig.b poshtė), huazuar nė mitin
kristian, ku Abrami flijon njė dash nė vėnd tė birit tė tij Isakut.(6)

Qė nė mijėvjeēarin e
VII-tė, gjatė periudhės sė bakrit e bronxit, figurinat e dashit tė
zbukuruara me figurat gjeometrike (V, zig-zaku,vijat paralele), pėrdoreshin
si objekte kulti tė Perėndeshės me kokė zogu (Perėndeshės Shqiponjė - shėn
im), nė hapsirėn Euro-Aziatike. Nė kulturėn ilire Vinka, figurina tė
Perėndeshės parahistorike kanė brirė tė dhisė (4500 pK). (7)
Nė pjesėn mė tė madhe tė
qytetrimeve tė lashta delja ishte njė kafshė simbolike qė mishironte forcat
e natyrės dhe lidhej me Perėndinė Hermes (Thot tek egjiptianėt e lashtė) i
cili mbahet edhe si shpikėsi i shkrimit. Herodoti (484-425 pK) tregon se
barbarėt, pėr shkrimin e librave, kanė pėrdorur lėkurė delesh dhe dhish. (8)
Nė pėrkthimin e Strabonit (libri VII kapitull 5) pėr gadishullin e Ballkanit,
nuk figuron emri i Dalmacisė, por emri Ardi (...) Nė gjuhėn baske, (qė ėshtė
gjuhė e trashėguar nga fiset pellazge-shėn im), ardia quhet delja. (9)
Ndėr fiset e njohur tė Ilirėve kanė qenė edhe Ardianėt, emėrtim i cili mund
tė ketė patur lidhje mė kafshėn hyjnore.
Pėrdorimi i leshit tė
deles dhe ngjyra e bardhė e saj (e ndriēimit hyjnor), dėshmonin rolin
SIMBOLIK, fetar dhe administrativ, tė vetė Qeleshes. Kjo vėrehet tek fakti
se nė pikturat e enėve tė qeramikės dhe skulptura e lashta, Perėnditė dhe
gjysėm-Perėnditė e Olimpit, qė ishin Mbretėr-Kryepriftėrinj, kanė mbi krye
Qeleshen e rumbullakėt apo nė formė konike, por jo njerėzit e thjeshtė (fig
a,b,c). Figura e Qeleshes, nė objektet arkeologjike tė periudhės romake,
pėrfaqėsonte fėmijėt e Zeusit- binjakėt Dioskurė, si simbol i origjinės sė
tyre mbretėrore dhe hyjnore.(10)

E thėnė mė qartė:
Qeleshja i shprehte popullit tė thjeshtė, tė drejtėn hyjnore tė Mbretit apo
Faraonit, pėr tė gjykuar, drejtuar dhe mbajtur rrėgullin tek nėnshtetasit e
tij. Sipas studiuesit tė besimeve tė lashta M. Eliade Rregulli shoqėror
pėrfaqėsonte njė anė tė rregullit kozmik. Qė nė krijimin e Botės, tė qėnit
mbret ka qenė njė akt hyjnor. Krijuesi ishte Mbreti i parė (...) Ai ia kalon
kėtė detyrė birit dhe pasardhėsit tė tij, Faraonit tė parė. Ky akt e
shenjtėroi mbretėrimin, si njė institucion hyjnor (11)
Qeleshja si simbol fetar
dhe mbretėror ėshtė hyjnizuar nė shumė objekte prej guri tė etruskėve (fig.a
poshtė): nė Marzabotto, Bologna, Pisa, Settimello (Firenze), Populonia,
Volterra, Orvieto etj. dhe fiset e tjera pellazgo-ilire. Qeleshe/guri janė
gjendur edhe nė Delfi, qė sipas studiuesve, pėrfaqsonin Perėndinė Apollon
dhe nė Tebė, Perėndinė Amon. Objekte tė tilla arkeologjike njihen edhe nė
qytetrimin babilonez dhe hitit.
Ndėr objektet
arkeologjike hasen edhe Qeleshe-guri me simbolin e pellazgėve, shigjetėn dy
krahėshe (fig.c). Sipas studiuesit Petro Zhei (Shqipja dhe sanskritishtja),
simboli i shigjetės me dy krahė (fig.c), tregon NDARJEN e kryer nga ZOTI, qė
solli krijimin e Botės materiale. (12)

b) Qeleshja u pėrdor si simbol i
fėmijėve tė Zeusit, Dioskurėt (Castore dhe Polideuce).
Siē do tė vėrejmė mė
poshtė, jo vetėm elementet e pėrbashkėta tė gjuhės, riteve, simboleve apo
miteve, por edhe veshja nė objektet arkeologjike, dėshmon pėrkatėsinė etnike,
pėrhapjen apo ndikimin e fiseve tė caktuara nė hapsira tė ndryshme
gjeografike.
Mbretėrit, qė ishin nė
krye tė ushtrisė apo fiseve, kanė sulmuar apo kanė marrė arratinė, tė zbuar
nga rivalėt, drejt vėndeve mė tė pėrshtatshme. Kjo ēvendosje ka qenė e
PĖRHERSHME. Siē pohon Nikola Lahovari: Dihet tashmė se ka patur njė epokė,
nga mijėvjeēari III dhe IV, ku qytetrimet e tė njejtit trung shtriheshin nga
India deri buzė Adriatikut. Duke kaluar nėpėr Iran, Mesopotami dhe Egjipt,
nė atė kohė, njerėzit qė i pėrkisnin njė tėrėsije, tipeve tė njejtė fizikė
dhe qė flisnin gjuhė tė sė njejtės familje, banonin nė luginėn e Indusit,
Persi dhe Kaukaz, Mesopotami si dhe brigjet e Detit tė Zi dhe Egjeut,
Afrikės sė Veriut, Greqisė, Italisė, Francės, Iberisė dhe Anglisė. (13)
Ky fakt, na lejon qė pėr
Qeleshen tė gjurmojmė nė tė gjithė hapėsirėn Euro-Afro-Aziatike. Nga e majta
nė tė djathtė (fig.a,b,c,d poshtė), kemi tė pasqyruar Qeleshen shqipetare
tek Perėndia henore Men e frigeve, mijevjeēari i katėrt (Mesopotami); tek
statuja e gjetur nė malin Lykaion-Arkadi (Helladė); tek ēifti mbi varrin
etrusk (Itali); Faraoni (Egjipt) dhe Albani 6 vjeē i ditėve tė sotme.(14)

Siē vihet re Qeleshja,
nė lashtėsi pėrdorej nė Europė, Afrikėn Veriorė dhe Azinė e Afėrt, fakt qė
pėrputhet me tė dhėnat historike tė pėrhapjes sė fiseve pellazgo-ilire. Emri
Alban (fig.e) dhe Qeleshja, dėshmojnė trashėgiminė pellazge nga
para-historia deri nė shk.21. Nė mijėvjeēarėt e fundit pK, shikojmė se
Qeleshja nuk pėrdorej vetėm nga Mbreti-Kryeprift, rrethi i tij familjar apo
krerėt e ushtrisė, por edhe nga ushtarėt e fiseve me pėrkatėsi pellazge, siē
parqiten nė shumė relieve murale nė tė gjithė hapėsirėn mesdhetare.
Qeleshja ishte pjesė e
veshjes sė luftėtarėve dhe qėllimi i pėrdorimit tė saj ka qenė gjithmonė
besimtar: Mbrojtja hyjnore e pėrdoruesit dhe ėshtė paraardhėse e helmetės sė
mėvonshme metalike, si tek fiset ilire, galo-kelte, etj. Nė periudhat
para-historike, por edhe nė ditėt e sotme, simbolet e besimit pellazg kanė
patur njė vend tė rėndėsishėm, nė veprimet ushtarake. Kėtė na e dėshmon edhe
njė ngjarje historike: Nė vitin 1715, feldmarshalli prusian Schulenburg, i
kėshillonte autoritetet veneciane, qė ta bazonin ushtrinė e tyre tek
elementi shqiptar: edhe nė rast se do duhej tė rekrutonin ushtarė nga
kombėsi tė tjera, kėta duhet tė mbanin kapelė shqiptarė. (15)
Cilėsimi vetėm pėr
kapelėn dhe jo veshjen, dėshmon se ajo luante rolin e mbrojtjes hyjnore tė
dorės sė Zotit, qė ndikonte nė moralin, si tė luftėtarėve edhe mbi
kundėrshtarėt (fig.a,b,c poshtė).

(16) Nga e majta:
Luftėtare hitite; beteje tė fiseve sarmate (Rossolani) banorėt e lashtė tė
Europės qėndrore; Helmete e Kultures Golasecca; Monedhe romake 108-107 pK.
nė tė majtė ndodhet njė shpatė, e cila poshtė dorezės ka njė qeleshe ku
varet njė yll/kryq (Zoti-mbrojtja hyjnore). (17)

Nė foton (fig.a lartė)
kemi njė skulpturė kokė pa trup, e shk7-6 pK, e emėrtuar Daun. Siē
shihet, Qeleshja ėshtė e njejtė me tė Faraonit, Menhotep III nė Egjiptin e
lashtė (fig.b). Kėto skulptura -Kokė, shprehin nje shkalle tė re nė besimin
e pellazgėve: hyjnizimin e trurit. Sipas M.Eliade, shpirtit ne trupin e
njeriut nuk shikohej mė tek zemra, por tek truri. Koka, si burim i forcės
hyjnore u bė keshtu nje objekt kulti. (18)
Dauni janė njė nga popullsitė e lashta tė krahinės sė Pulies (Itali),
por legjendat e tyre tregonin se Dauno, ishte bir i mbretit tė Arkadisė (Helladė)
qė u hodh pėr tė pushtuar toka nė Italinė qėndrore. (19) Origjinėn
trako-ilire, e dėshmojnė edhe kokat e ngjashme tė gjetura nė krahinėn e
Panonisė dhe Trakisė (Helladė). Sipas studiuesve, shumica e kėtyre kokave me
qeleshe u pėrkisnin femrave priftėresha.
Megjithėse nė shumė
skulptura tė fiseve etruske, maqedone, trako-ilire dhė fiset iliro-trojane
tė Azisė sė Vogėl dhe deri nė dinastitė e para tė Egjiptit vėrehet Qeleshja,
ēuditėrisht, studiuesit e lashtėsisė dhe tė arkeologjisė, nuk e zbulojnė
kėtė lidhje me mbulesėn e kokės nė veshjen tradicionale tė shqipetarėvė tė
sotėm. Krahasimi - thekson K. Nieri-shpesh lejon tė dallosh lashtėsinė e
herėshme apo mė tė vonėshme, tė disa fakteve kundrejt tė tjerave (20)
Studiuesi O. Rexhepi (Preshevė),
vėren se Veshjet e luftėtarėve tė ruajtura nė rasat e Mikenės dhe nė poēeri
janė po ato veshje tė sotme kombėtare shqipetare, fustanella dhe plisi.
(21)
Por historia e Qeleshes nuk mbaron kėtu! Objektet arkeologjike,
dėshmojnė se ajo ka patur njė para-rendėse mė tė herėshme, e cila nuk kishte
lidhje mė figurėn e shenjtė tė deles dhe formėn gjysėm-sferike qė i vishet
mitit tė Vezės, por mė mitin e ORIGJINĖS sė NJERIUT. Pėr kėtė fakt, na
ndihmon po gjuha pellazgo-shqipe: emėrtimi Plis, i pėrdorur nė Malėsinė e
Shqiperisė, Kosovės dhe Malit tė Zi. Ky emėrtim ėshtė edhe mė i lashti.
HISTORIA E PLISIT
Fjala PLIS nė gjuhėn shqipe emėrton njė copė dheu, qė shkėputet
kur hapet brazda pėr mbjellje apo ndonjė punim tjetėr. Kur filloi tė punohej
toka dhe tė mbilleshin bimėt e egra, qė shėnoi lindjen e agrokulturės (afro
para 7-8000 vjetėsh) dhe vėnd-banimeve tė pėrhershme, atėhere ka lindur edhe
hyjnizimi i dheut. Etruskėt e Tarkuinės (Tarquinia, Itali), njė fis pellazg,
e shikonin fatin e tyre tek plisi i njė toke tė punuar nė orėt e para tė
mėngjesit.(22) Siē pohon albanologu Hahn (Johann Georg von Hahn,1811-1869):
Pellazgėt e kohės para-historike, ishin bujq tė mirė, mjeshtėr tė zot dhe
tek ata kulti fetar ishtė mjaft i zhvilluem. (23) Nė kėtė periudhė lindi
edhe miti i Dhemitrės.
Nga toka buronin lumenjt
qė me ujin magjik ushqenin bimėt dhe gjallesat e tjera dhe nga thellėsia e
saj, rrėnjėt lartėsonin pemėt e pyllit drejt qiellit. Toka lindte natyrėn
pėrreth, por edhe trette nė gjirin e saj ēdo gjė, sigurisht edhe njeriun qė
ecte mbi tė dhe ushqehej me prodhimet e saj. Mund tė pohojmė, vėren M.
Eliade, sė disa mite njiheshin nga njerėzit paleolitikė: nė rradhė tė parė
mitet kosmogonike dhe MITET e ORIGJINĖS (origjina e njeriut, e kafshėve dhe
e vdekjes etj) (24) Ėshtė interesant njė e dhėnė e Hahnit: "Mė duket se kam
kėndue te njė vjershėtor i vjetėr, se krijesa e parė e botės asht delja, e
cila ka dalė nga Toka" (25)
Njeriu i lashtė, njohu
fuqinė krijuese tė Dheut dhe e quajti Mėmė-dhe, siē e emėrtojnė edhe sot
shqipetarėt vėndlindjen e tyre, por edhe disa popuj tė tjerė europianė, duke
bėsuar sė prej saj kanė lindur. Pellazgu, babai i parė i popullit Pellazg,
mbret nė Argolidė. Sipas legjendave dhe miteve ishte Njeriu i Parė qė jetoi
nė botė dhe nė Arkadi, kishtė lindur nga dheu. (Vojtech Zamarovskż
,(1919-2006), Heronjtė e Miteve Antike f260, 1983) (26)
Vetė dy emėrtimet e
lashta tė fiseve tė para, lelege dhe pellazge, nė gjuhėn shqipe shprehin
mitin e origjinės se tyre. Sipas studiuesit Niko Stillo (Toskėrishte
Etruskishte): Emėrtimi Lelegė, do tė thotė «lindur tė lindėses tokė » dhe
«Pellazgė» do tė thotė pjellė (dial.ēam femijė) «e lindėses tokė» (tė lindur
nga toka-shėn im) (27) Nga ajo kohė para-historike, tek shqipetarėt ka
mbetur emėrtimi FARĖ pėr njerėzit e njė fisi, i pėrjetėsuar nė Egjiptin e
lashtė tek emri Faraon (fara+(j)on, dmth prej fisit tonė). Ky emėrtim
diktohej pėr tė bėrė dallimin midis popullsisė vendėse tė Egjiptit dhe
sunduesve pellazgė. Sipas Herodotit, egjiptianėt qė kishin origjinė vendese,
ishin tė vetmit qė nuk lejoheshin tė hynin nė asnjė tempull. (28)
Hyjnizimi i Tokės nuk
lidhej vetėm me idenė e lindjes sė njeriut, por edhe tė RILINDJES sė tij
mbas vdekjes brenda saj. Kjo dėshmohet nga pėrdorimi qė nė kohėt mė tė
herėshme, tė ngjyrės sė kuqe (simbol i gjakut dhe i jetės), me tė cilėn
lyheshin kockat e tė vdekurve. Nė rast se mė pėrpara i linin tė vdekurit nė
njė guvė tė shpellės, tani njeriu bujk i fuste nė dhe, me bindjen se do
tė rilindnin pėrsėri. Kėtė e dėshmon edhe modeli, nė formėn e mitrės tė
varreve me njė zgjatim pėr tė dalė. Siē pohon M.Eliade, nė periudhėn
Neolitike, pėr paraardhėsit tanė, jeta mbas vdekjes vijonte nė botėn e
nėndheshme. (29)
Ky besim, e bėnte varrin
tė shihej si njė vend i shenjtė, traditė qė ėshtė trashėguar nė malėsitė
shqiptare nė Veri dhe nė Jug edhe sot, ku respektohen jo vetėm varret e tė
parėve, historia e tė cilėve njihet pak a shumė nga populli, por dhe varret
e vjetra, historinė e tė cilėve nuk e njohin fare. (30) Hahn tregon edhe njė
zakon qė kanė patur fiset e origjinės pellazge, si armenėt, frigėt dhe
dardanėt e Europės, tė cilėt jetonin nė banesa nėn tokė (Straboni, VII,
f316) (31)

Nė objektet arkeologjike
shohim figurina qė ju blatoheshin Perėndive, qė mbanin mbi kokė njė copė
dheu-Plisin (fig.1,2 poshtė, nisur nga e majta). Pėr ta bėrė mė tė qartė
simbolin mitik, kjo pjesė lyhej mė bojėn e zezė, siē ėshtė ruajtur nė foton
e dytė (Hyjnesha nga Siria dhe Iraku (periudha Halaf...). Me kėtė shenjė
dėshmonin pėrkatėsinė e fisit tė tyre tė lindur prej dheut dmth prej
fiseve pellazge. Forma konike (fig.3) si e fėmijėve tė Zeusit, binjakėve
Dioskurė apo e Aleksandrit tė Madh ėshtė ruajtur tek shqipetarėt e sotėm
(fig.4) tė zonės sė Labėrisė dhe Ēamėrisė (Molosia e lashtė). Nė skulpturėn
e Perėndisė tokėsore Serapi, Plisi(dheu) ėshtė i zbukuruar me bimė; tek
Perėndėsha Astarte, copa e dheut ka formėn cilindrike(fig.5,6) e cila
ėshtė forma e qeleshes mė e pėrhapur tek popullsia shqipetare (fig.7). Sot e
gjejmė si mbulesė tė kokės, po nė ngjyrė tė zezė edhe tek priftėrinjtė e
Kishės ortodokse (fig.8).
Vendosja e copės sė dheut mbi kokė, ishtė njė ide e njeriut
primitiv qė e praktikonte mbi figurinat prej balte, tė cilat liheshin nė
altare apo vėndet e shenjta. Praktikisht, njeriu e vendosi mbi kokė, shumė
mė vonė, nė kohėn kur mėsoi ta pėrpunojė leshin e deles (kur filloi
artizanati) gjithmonė pėr tė treguar origjinėn e tij hyjnore. Gjurmėt mė tė
lshta tė pėrdorimit tė Qeleshes janė gjendur nė mijėvjeēarin e tretė pK.
Vazhdon...
(2)
|