Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - POEZI TĖ  ZGJEDHURA

Grup autorėsh

POEZI TĖ  ZGJEDHURA

 

nga:

 

Pėrparim  HYSI

Mehmet BISLIMI

Vjollca TIKU PASKU

Qazim SHEHU

Xhevahir CIRONGU

Dava NIKOLLI

Brahim IBISH AVDYLI

Hamit GURGURI

 

 

 

 

 

 

Pėrparim  HYSI

 

 

KOHĖ DJALĖRIE

 

Ah, kjo ditė me shi!

"...binte e binte shi"

Kadare

 

 

Ah, kjo ditė! Kjo ditė me shi!

Ky shi i rėndė qė bie me shtėmba

Seē mė kujton, mua, tani

Kur me mua qe ballė argjėnda.

Nė rrugė na zuri... vetėm tė dy

Dhe shiu ēurgonte-litar

Ēadėr nuk kishim as unė as ti

Shiu sikur do na hajė tė gjallė.

Vetėm nė rrugė (njeri?xhin-xhan)

-O burra tė futemi tek bunkeri!

Shiu s'na u nda... si  tufan

Shpėtim mund tė gjesh dhe tek "terri"

Terr ėshtė vėrtet tek bunkeri

Kiameti tė  bėhet: tė dalė ku tė dalė?

Por veē territ... u gjet mjaltė-sheqeri

U "thamė" me miken dhe shkuam nė djall..

 

 

KAM PIRĖ

 

Kam pirė raki "thatė" si njė pijanik

Gjuha mė ėshtė trashur, m'u bė kopaēe

Kam pirė, or miq, se jam ashik

Me miken jam  zėnė "esnafēe"

I thashė, mė tha... e sa rėndėsi

Ku mbahem unė pėr fjalė

Ia putha asaj syrin e zi

Por mė rrėshqiti si ngjalė.

Epo kėtė hiē nuk e prisja

T'ma hedhė ajo ēuditėrisht

Ndaj si ujė mė duket rakia

Gotat as i numėroj hiē.

Njė "betejė" humba, por jo luftėn

Tė marrė unė gjak nė vetull

E gjej unė vetėm  atė "ēupėn"

Dhe me tė rashė si i vdekur.

 

 

Ē'ĖSHTĖ AI REBELIM?

 

Ē'ėshtė ai rebelim, moj mike?

Si njė kalė qė nuk pranon frerin

Ah, ta dish! Ta dish, moj shpirte!

Unė pėr ty pranoj dhe  ferrin.

Se rebelimi zė e mė shtie ēikė

Si karshillėk pėr njė betejė

Rebelimin dua ta bėj zap dhe pikė

Dhe nuk kam se ē'shtoj mė tej.

Rebelimi  ėshtė si njė harlisje

Tė njė bime qė do dorėn e kopshtarit

Ndaj dhe unė, moj rebelja mike,

"Ia vura mėgojzėn kalit..."

 

 

KUR PRES MIKEN TEK SHELGJISHTJA

 

Kur pres miken tek shelgjishtja

Jam i tėri sy e veshė

Fshehur seē mė vjen mikja

Ia shoh buzėn qė mė qesh.

Erdh tinėzisht si firare

Nuk tė lėnė sytė e botės

Por mes nesh ka aq malle

Sa na luan ēargu i kokės.

Erdhi... erdhi. Eh, ēfarė ēasti!

Tė dy puthemi fshehurisht

Por mė tej, do thoni:-Ē'vajti?

Po... u dogjėm dashurisht.

 

 

DIALOG

 

I them asaj:- Tė dua!

Mė thotė:- Po bėn shaka?!!!

Besomė,- i them,- ti mua

Ajo veē qesh ha-ha...

Ha-ha si lozonjare

(Mė do... po dhe nuk mė do)

Tani s'e pyes hiē fare

Ngulmoj:- Po a jo?

E pashė qė uli kokėn

Sikur tak u fal

Tani as pyes pėr botėn

E puth miken me mall.

Ua bėn... sikur habitet

Por buza vesh mė vesh

Tani mua hiē s'mė pritet

(S'duroj qė t'mė "pėrqesh")

Me dy duar e zė miken

Ca puthje si kapar

E  fashiti ajo "habitjen"

"Hesapi" tani i qėruar.

* Poezi  nga vėllimi nė pritje "Kohė djalėrie"

 

Tiranė, 12 korrik 2016

 

 

 

 

 

Mehmet BISLIMI

 

 

PRITJE 

tek shtegu i rrugės sė Arbrit 
atje 
tė guri i betimit 
ku flamuri i lirisė ėshtė larė me gjak 
ku dikur ėshtė bėrė fuqishėm 
betimi i burrave 
atdheut 
mos me i hy nė hak 

koha 
zbehu fuqinė e fjalės 
pritja 
kohėn ka ngrėnė me dhėmbė 
nėpėr kohė 
ndarė e shkapėrderdhė

shokė 
shumė 
me shpirt sfilitur 
kush kėmbėzbathur 
kush kėmbėsor 
kush kalorės 
kush dėrmuar e lodhė 
kush i trashė 
kush armatosur e mendjehollė 
kush me taborre tė shpartalluara 
kush me pushkė lirie nė dorė 
nė pritje 
tė kushtrimit 
drejt rrugėve tė bashkimit 
tė guri i betimit 
si dikur 
betuar nė atdhe e flamur 

nga shpirti ynė i madh 
kemi dhėnė ditėt e motit 
ikėn ato 
nuk kthehen mė 
me besim tė madh 
para atdheut e zotit 
bijtė tanė 
mbrapa nuk e kthejnė 
fjalėn e dhėnė 
dalzotėsit e kėsaj toke 
janė ende gjallė 

nuk duam tė besojmė 
se 
do shteron liqeni 
se moti shi nuk do tė sjellė 
se bora nuk do bie nė stinėn e vet 
se breshėri nuk do vret 
se rrufeja aty ku duhet 
nuk do godet 
dikush hėngri fjalėn e dhėnė 
dikujt fjala nė fyt i mbet 
dikė do ta vras guri i betimit 
dikė mllefi i zhgėnjimit 

e saktė 
nuk po gjejmė njė pikė uji 
pėr tė larė faqezinjtė 
pusi i qytetit shteroi 
radhė e larjes u bė e madhe 
Kosova gjak ka 
pėr tė gjithė 
uji nuk ka 
janė aq shumė qė duhen la 

 

Shtator, 2016 

 

 

 

 

 

Vjollca TIKU PASKU

 

 

ELIKSIR MALLI

Njė sy i diellit u fik nė zemrėn time.
Errėsira  e dhimbjes  e zėvendėsoi.
Shandani i kujtimeve ndriēon  faqen e mermerit tė bardhė.
Nėnė, ku je ?
Prej shpirtit mė del njė psherėtimė e hirtė.
Manteli i dhimbjes mė mbėshtjell.
Pikėzat e lotit,si pikėza shiu mė derdhen nga shqekėzat e mallit.
A mundet shiu, mos tė prekė tokėn?
A mundet shpirti im mos tė qaj?
Ah, tė shndėrrohem nė grimca drite, 
me pulsin e bardhė tė puth nė ballė, 
tė zhvesh peshėn e vdekjes, 
vetėm njė ēast ..tė jesh gjallė.
Pėrjetėsi e heshtjes pėrvėlon shpirtin e malluar.
Qiparisat pėrcjellin fjalėt e thella tė tokės, 
nė tranzitet e pezullta tė qiellit.
A mundet era mos tė dėgjojė qiparisat?
A mundet shpirti yt, mos tė mė flasė?
Njė flladi i ėmbėl mė fėrfėrin lehtė nė vesh’tė dua bijė’.
Tulipani i hėnės sė qiellit,
lėshon njė petal loti tė bardhė nga lart.
Atje midis dy reve tė arta nėna buzėqesh.
Ah, tė ngjit shpirtin tim nė ylberin e reve,
tė puth, tė pėrqafoj, tė shkrij mallin nėnė.
Por, s’tė prek dot....
Je nė konturin e mozaikut parajsor.
E di…
Malli pėr ty do mė qėndrojė nė kraharor,
derisa ora tė mė koordinojė rrugėn tek ti.


SHPIRTI SFERIK

Nė ēdo kupolė sferike tė shpirtit fshihen
ėndrrat.
Nė petalet e mėndafshta tė luleve 
fshihet lėmimi i rrezes.
Nė nėndetėsen e oqeanit tė pafundėsisė 
fshihet jeta .
Nė thjerrėzat e gjurmėve tė arta 
fshihet drita.
Nė qerpikėt e bardhė tė agimit 
fshihet thellėsia e ditės.
Nė ēdo lindje tė heshtur tė diellit 
fshihet njė dashuri.
Nė ēdo perėndim tė pėrmbytur tė diellit 
fshihet njė fund, pėr  njė fillim tė ri.
Nė ēdo pirg resh tė pakapshme 
fshihet njė zemėr.
Nė ēdo mjegull tė hirtė qė dridhet 
fshihet tym nikotine.
Nė ēdo shkėndijė rrozgė vetėtimash 
fshihet njė zemėrim.
Nė pėrkėdheljen e dritės sė ylberit
fshihet njė startim.
Nė copat e grimcave tė hapėsirės 
fshihet fati.
Nė shpleksjet e buzėqeshjeve tė rrėpirave 
fshihet njė miqėsi .
Nė brendėsinė e rrudhave tė shegės 
fshihet ėmbėlsia.
Nė farėn e hedhur nė emblemėn e gjallė 
fshihet lindja.
Nė bukurezėn e pushit tė puplave 
fshihet njė fluturim.
Nė aurorėn e pėrndritur tė shpirtit 
fshihet njė pėrjetėsi.

 


DITA DHE NATA

Qepallat e agut  pėrpėliten.
Shpirti i bardhė i ditės shpupuritet.
Ritet e pėrshkėndijave tė diellit vetėtijnė.
Vesa e petaleve pihet nga buza e hollė e rrezes.
Parfumi natyror pėrhapet si  unazė ajore  nė hapsirė.
Lulet derdhin pjalmin e sonetit qė thith bleta.
Nė kraharorėt  e gjelbėr pyjorė , zogjtė luajnė megafonin muzikor.
Fyelli I erės ruan  meloditė e tyre, nė kafaze kaltėrsish.
Jehona  mes  malesh  pėrcjell  murmurimėn e  pėrrenjve .
Tegeli ujor derdhet nė grykė lumenjsh si flokė nimfash.
Buzėt e burimit si njė fryt hėnor ruajnė paqen e ftohtė.
Dita luan me djepet boshė  tė reve te bardha.
Muzgu bie si qyp i mbushur e  thyhet  nė heshtje.
Me lėndėn e errėt, shtronė vigun e hapave tė natės.
Nata darkon me kokrra yjesh.
Thėrrimet  e saj  pėrkundin vegime ėndrrash  nė shpirtrat njėrėzorė.
Bebezat e syve ngjyhen me misterin e fshehtė tė fatit.
Ninulla xixėllonjash,kėndojnė dritėz,nė zemra lulesh.
Karuseli i kohės rrotullohet vazhdimisht.
Kokrriza ore bien nė brigjeve tė sahatit tė pandalshėm.
Lėvizja ėshtė jetė, qė dliret pa pushim nga bėrthama e kohės

 


FRY O ERĖ E FRYMĖZIMIT

Fry o  erė e frymėzimit,
se dua tė thith aromat e qiellit,
tė pi kaltėrsinė,
tė lahem me ujin e dritės,
tė fluturojė nė damarėt e ajėrt,
ku lindin e udhėtojnė retė ngadalė.
Tė ulem nė sofrėn e parajsės  ėmbėl,
e zemra ime tė formophet ėngjėll.
Nga krahėt vezullues ėngjėllorė,
tė shkul njė pendė,
nga thitha e dhimbjes qė regėtin,
tė rjedhė gjak i njomė frymėzimi,
melėvozhgėn e agut tė bardhė,
tė ngjyej pendėn,
me gjuhė engjėjsh,
tė ngushėlloj tokėn  kur i qajnė yjet,
se njėri prej tyre u shua,
t’i jap kurajo hėnės,
kur arin e limonit tėsaj
e kanė ngrirė tė zezat re.
Tė gdhend alfabetin e mirėsisė,
nė plugun e zemrave njerėzore,
tė kalit cilėsitė e botės.
Ti jap besim ujvarės,qė flokėt nuk u rritėn,
se dimri mban ujrat e ngrirė, 
pranvera s’duket askund.
Tė vijėzoj buzėqeshjet e grurit,
qė buka e vakteve te jetė e ėmbėl.
Fry e erė e frymėzimit,
diellin si portokalle do ta shtrydh,
me lėngun e tij tė ngrohtė,
 tė shkrij ngricė e acar.
e pranvera t’i puth e lulėzuar.
Fry o erė, pėrkule trupin e pemėve,
ndilli dragonjtė  e zjarrt,
ti bien hapsirave pash me pash,
nė fletėt e shpatullave tė qiellit,
tė fryjnė historitė e kohrave,
nė bėrrylat e harkuara tė tij ,
digjet vula e pakonjve,
larė me gjakun e heronjve.
Fry  o erė e frymėzimit,
jeho vallen e zanave nė livadh ,
sa tė pėlcasė gjiu i qelqtė i burimit , 
ngurosur brenda mes shkėbinjve nė mal, 
tė rjedhė ujė i kulluar pėr udhėtarin.
Fry o erė e frymėzimit,
mbi skitė hyjnore tė Krishtit mbi valė,
tė thėrras;
pini nektarin e ėmbėl tė besimit,
tė kundėrmojė dashuria ,
qė gjysma lulet tė ēelin tė plota,
petalet e dritės.
Fry o erė e frymėzimit,
nė kombin e ėndrrave,
flamuri i  shpresės tė pėrkėdhelė,
fytyrėn e kėsaj bote,
Muzgu  i ngrysur tė mos  marri orėt  e ditės,
e dielli tė mbjellė dritė nė zemrat njerėzore.
Fry o erė e frymėzimit,
pėrkund karficat e barit jeshil, 
mbi supet e tij tė brishtė sy fluturakė tė smeraldė,
tė fluturojnė duke u kapur krah mė krahė.
Fry o erė …ti shkul nga trupi , 
ēdo pend frymėzimit,nė ditė e mia….
kur  sytė t’mė mbyllen,
e goja t’mė lidhet  me  shami toke,
thellė  nė tokė, mbėshtjell me qefin  tė lastartė,
nė rrėnjė tė tij,
bari tė mė pėrkėdhel, e fėrfėrijė,
faleminderit nga zemra e gjelbėrt,
qė dikur shkruajte pėr mua me dashuri.

 

 

 

 

 

Qazim SHEHU

 

 

HARKU

 

Nė njė plazh qė zbrazet nga frika e njė cunami

Shetit hija e saj,

Deti puth tokėn me dallgė jargavani

Sikur mė thotė asgjė nuk do ngjajė.

 

Cunami mė vjen ndėrmend dhe, me siguri

Nga gjithė gjėrat qė mund tė shembė

Po tė zhbinte kėtė hije

Do mė jepte lumturi…

 

Marrėzinė e njė dashurie tė pashkulur

E ngre nė njė mallkim vrastari

Nė djall ti hije e papėrkulur

Si hark i skuqur farkėtari..

 

 

KUSH JE TI…

 

Herė herė mė vjen e mė ulet para

Njė vizitore imagjinare,

Ėshtė koha qė ikėn me tė katra

Kjo sojleshė kusare…

 

Dhe pa ca njerėz s`mund tė jetė,

Ndryshe kohė s`do ishte,

Njerėzit morėn krahė reshė

Dhe humbėn nė ujėdhishte.

 

Por shpesh retė m`i sjellin

Pranvera qė ēel lulet njė nga njė,

Dita qė shtyn diellin

Pėrpikmėrisht, pa zė.

 

Dhe kujtesa del nga vetja

Si njė rreth i pashtėrnguar,

Ajri mėrmėron nėpėr shpendra

Nga frika e njė gjarpri tė helmuar…

 

 

LE TĖ FRYJĖ ERA

 

Le tė fryjė era dhe tė grinden dragonjtė

Kuēedra nuk do vijė,

Nė kėtė hapėsirė qė i ngul thonjtė

Nė mishin e kujtesė

Ajo asgjė s`mund tė gėlltisė.

 

Edhe gjendet njė vrimė nga mund tė dalė

Inati i saj verban,

Dy tre lule tė mbetura i kositi

Gjuha e saj tek i pėrlan.

 

Dhe dy tre vėshtrime

Si shkėlqim i teneqes nga shiu pas,

Dridhet zbrazėtia, era ikėn,

Me tė ftohtin e saj asgjėsues,

Tani e ngre veten dhe ėshtė aq e rėndė,

Si njė i mbytur rėnė nė pus…

 

 

KY DET

 

Ky det ka thellėsinė qė nuk e thotė

Shfryn e shfryn e s`e ngre

Pėrmasėn e saj tė plotė

Veē tmerrin e saj rrėfe.

 

Diku,nė fund mirė do jetė

Nė rrėnjė tė filizave ujorė,

Ku shkumėzon Poseidoni me rrufetė

Qė i shprish me dorė…

Dhe kripa qė del nga shkuma

Djersitjen e tij na rrėfe,

Anijet nga larg sjellin gjumin

E mavisė qė u deh…

 

 

ĒASTI

 

Nga lumturia qė mė fal njė ēast

Prej ngecjes sė ditės sė mbaruar,

Ndajnatės i rri larg

Muzgut tė mjegulluar…

 

Aq tė pastėr dua ta kem

Sa e harroj natėn

Domosdo ajo vjen e thellon

Ēastin.

 

Aq e prirur.

Pėr tė gazmuar

Qetėsinė qė kujtova se kisha.

Ndėrsa shket nėpėr duar

Dhe s`i mbledh me gishta

Coprat e tij tė praruara…

 

 

 

 

 

Xhevahir CIRONGU

 

 

NĖ BRIGJET E SHPIRTIT   

 

Lamtumirė, o mik i dashur

Ike pa mė folur si flladi i erės,

Nėpėr rrugėt e grisura tė botės.  

U  tretėn mendimet  nė ēdo fjalė

Ashtu, mbi qepallė tė pėrgjumura,

Lumturia e dashuritė qėndisur nė shami.

Por, prapė o mik i dashur ti erdhe

Me lamtumirėn e diellit – dashuri,

Si dallgė deti vrapuan tek unė

E qėndruan nė brigjet e shpirtit tim.

 

 

PUTHJET ATY NGELĖN

 

Vėshtrova tutje nė horizont mes reve

Dhe zgjata si shtizė krahėt t’i prekja ato,

Ashtu, pa dashur m’u thyen si njė pasqyrė

Mendmet dhe ėndrrat tek ajo re.

 

Pse vallė ndodh kėshtu te ty o njeri?!

Sa herė ėndėrron pėr tė puthur ato re,

Tė treten mendimet e tė humbasin nė horizont,

Eh, kėshtu qėnka thėnė,  nesėr do bėhemi dhe.

 

Prapė, tutje vėshtrimet i ndala te ajo re

Si dy tė dashuruar nga larg ne u pėrqafuam;

Dhe zjarrin e dashurisė atje mes reve

Asaj  dhe mua nė kaltėrsi puthjet aty ngelėn.

 

 

ESHTRAT E PĖLLUMBIT

 

Eca, ashtu ngadalė mbi atė lėndinė

I vetmuar  dhe me plagėn  -  trishtim,

Edhe gjethet e pemėve ishin zverdhur si dylli

Qė tė dy, as vet s’e dinim ē’kish ndodhur

Njė tragjedi fshehur ajo lėndinė mbante nė gji.

 

Ishte kohė e largėt qė kish ndodhur, sigurisht

Rėkonte toka dhe eshtrat nga ajo tragjedi,

Njė korb i pashpirt i zuri  besės  pusi

Ah, atij pėllumbi tė paqes i vrau

Tė shtrenjtėn – Liri!

 

Kohėt e largėta  si hekuri ishin ndryshkur

Sigurisht, edhe lulet aromė s’kishin mė;

Te eshtrat e pėllumbit tė paqes

Lotin e hidhur dhe ngushėllimin e fjalėve

U linin eshtrave ēdo ditė aty.

 

U lutem, hapeni atė varr pėllumbi

Kėmbanat e shekujve aty dėgjohen edhe sot,

Te  hapi im,  koha histori na  thėrret

Pėllumbi dėshmor ka vetėm jetė.

 

Hapeni atė varr o njerėz tė mirė

S’e nė eshtrat e gjoksit tė atij pėllumbi;

Do tė gjeni tė shkruar me gjak

Fjalėt plotdritė:Atdhe, shqiponjė e Liri!

 

Durrės, 09. 06. 2016

 

 

 

 

 

Dava NIKOLLI

 

 

MIRDITĖ

E ndiej frymėmarrjen tėnde
pėrmes gjakut tim, Mirditė!
Pėrmes mallit qė nuk shuhet,
e flakė mė ndez nė shpirt.

Njė ėndėrr e bukur mė solli atje ...
Mbi lulen e grathtelit jemi shtrirė.
Tek kuvendojmė e qeshim me nge,
si rreze dielli shpirtit m’i hedh dritė. 

E pėrmalluar tė putha yllin mbi ballė,
Mirdita ime, qė mė vjen me yjėsitė!
Te Kroi i Zanave bashkė jemi ndalė,
me ujin tėnd tė bekuar t’i lajmė sytė. 

Tė ēmallemi me lulezambak tė bardhė ...
Mirdita ime, Mirditė!


NOSTALGJI

Nė thinjėn e bardhė kėrkoj fjalė e vargje pėrditė.
Me trokun e ditė-netėve tė mia u flas pa pushim.
Mallin kėrkoj, si Diogjeni pėr tė dhėnė dritė,
kjo dritare horizonti tė rrijė hapur gjer nė agim!

Flokėt gėshtenjė kthehen si gjethet vjeshtake.
Lėndinat me lule u thanė fjalėve rebele tė rinisė.
Nostalgjia e sertė i flet shpirtit tim tė pėrflakur.
Ē’m’i zgjojnė ėndėrrat rinore vargje tė dashurisė!

Mos u habitni kur t’mė shihni lėndinave tė Olimpit,
kur mbi fletė tė bardha hedh fjalė radhė-radhė!
Aty u rikthye malli rinor nė kėrkim tė diellit,
mė bėn princeshė nė shpirt, edhe se flokėbardhė!

Stinėt e mia ndriēojnė sinorėt nostalgjikė.
Mitin e rreshtoj fletėve tė ditarit tim drithėrues.
Mos mė quani mėkatare, kur ndaloj tek Divi!
Tek hyjnesha Afėrditė ...Tė gjallė i dua, mitkrijues!


JAM LOT

Jam lot,
jam plagė ...
Jam edhe dallgė.

Mbi shkėmbinjtė e mi rrah pa pushim,
ofshamės sė shpirtit,
shėllirėn pėr t’ia tharė.
Atė mal kripe dua t’ia shemb shpirtit tim.

Jam lot i rritur vit pas viti
brenda vetes.
Jam lot i dallgės sė rrahur
nė grykė ciklonesh,
ngulur mes lindjes e vdekjes.

E shoqėruar nėpėr dhimbje motesh,
jam loti qė pikėrroi mbi tė miat stinė.
Njė lot i madh,
nė gji tė gurit bardhė.
Nė pikėrrim tė tij pagėzova dashurinė.
Jam loti,
dalėngadalė,
i kthyer nė valė!


KĖTĖ BOTĖ

Nuk dua ta shoh kėtė botė maskash!
Plagėt e dhimbjeve tė saj s’i duroj dot!
Fjalėn e urtė nuk e dua vetėm fasadash ...
Pėrkėdhelja dėshiroj t’ma ushqeje kėtė botė.
Vetėm kurorė dasmash dua tė mė shohin sytė,
tė lumturuar, nė hark ylberi pėrditė!

Gjethen e krolofiltė e dua nė katėr stinė.
Flladin e lehtė fresk nė korrik e gusht.
Valėza lozonjare dua t’ma lexojė magjinė,
kurorė dhuratash pėr miqtė e mi tė ngushtė!

Kėngėn dua t’ua marr zogjve nė fluturim.
Nėpėr ujvara si pulėbardhat dua tė notoj.
Shiun dua ta ndal. Nuk dua krismė as bubullimė.
Krojet e bjeshkės me shtojzovalle t’i rrethoj.

Ngjyrat e ylberit, me Div e Zana dua t’i kaloj!
Anija e shpirtit tė m’i presė dallgėt e detit,
ditėt e errėta nė prehėr algash t’i fundos.
Dua t’i bėj ballė jetės, ciklonit, tėrmetit...
Kėtė botė tė nxirė nga llumi ta shfaros! 

Vetėm pėr fėmijėt nė gjithė botėn,
do t’i dėshiroja gjithė ditėt e vitit nė lumturi.
Femrės kurorė me lule t’ia shtrojnė tokėn.
Pėrqafime dua t’u pėrcjell pėr filizat ardhmėri!

Xhepat e ndėrgjegjes, shpeshherė dua t’i kritikoj.
Verbėria nuk dua tė m’i gjejė asnjėherė tė grisur.
As skamja nuk dua tė m'i lėndojė!
Mjegullnajat tė m'i pėrpijnė, kurrėsesi nuk i lejoj!
Shpresa ėshtė mikja ime, me mua udhėn ka nisur,
mėngjeset e mbrėmjet tė m’i ndriēojė...

 

 

 

 

 

Brahim IBISH AVDYLI

 

 

RRĖFIMI I PARĖ

 

Mos u merzitė,

mos u merzitė-

 

askush nuk dėshiron

t`i kuptojė tė dhėnat!

 

Ti, i thua

e ata, tė tjerat i gjėjnė

pėr tė mbluar faktet...

 

E tė them edhe njėherė

qė tė mos merzitesh

me ēfaqjen e fatkeqėsisė

rreth teje-

 

qindra forma i gjejnė

pėr tė mbuluar

tė vėrtetėn!...

 

Paēin faqen e zezė,

do tė pėrplasen

me tė drejtėn-

 

drejtėsia,

e vėrteta dhe faktet

janė dėshmi

pėr gjurmėt e tua!

 

 

NJĖ RRĖFIM TJETĖR

 

Mos u mėrzitė,

mos u mėrzitė

 

se merzia

tė dėrgon nė monotoni

 

e monotonia

ėshtė bjerrja e kohės

deri nė infinitin

e fjalėve!...

 

Ato,

dalin dikund

pas kodrės sė ditėve

 

kur ndoshta

ke kaluar

edhe pėrtej jetės,

 

e nuk ndjehet

askund gjallė

 

Ora e jote!...

 

 

PĖRPLASJA E DHEMBJES

-H.M.

 

Shpirti i ri nė trupin e vjetėr

mė qanė, rėnkon e gjėmon

deri nė fund tė qenies sime.

 

Zogjėve tė malit nuk mund t`u ngjaj

pamundėsinė e kam tė ngjashėm

tė bėhesha dallgė me erėn

 

e pėrtej bjeshkėve tė dhembjes

tė derdhja vrushkuj lotėt e mallit

mbi trupin tėnd!...

 

A ėshtė kjo zemra qė lėgon

midis dy maleve tė mėdha tė kohės

 

andej vjen kjo furtunė

e hidhet nėpėr rrugėt e mundimit,

 

qyteti i shfrimit po i pėrjeton

suferinat e dhembjes

vetėm unė i sillem rrotull

nėpėr dėborėn e fluskat e ndjenjave!...

 

Athua, tensioni yt i lartė

tė shkaktoi tragji-dramėn nėpėr rrugė

apo veturat qė tė pėplasėn…

 

Ēudi, nuk kam fjalė

as pėr fundin e dramės

 

derisa liqeni im pėrplaset brigjeve!...

 

 

SINQERITETI TRĖNDAFILOR

 

Tri herė tė kėrkova falje

me fajin tėnd

Dielli u ndal e buzėqeshi

ironinė pėr tė ndalur.

 

Njeri thjeshtėzimi

dukesha i ultė

mė shumė ultėsohesha-

 

Shkelzeni i lartė e uli kokėn

bardhėsinė e borės tė mos e prishte,

 

e ti nuk e kuptoje

se thjeshtėsia mė ulte hijen

e heshtur prisja mbi male

tė zbadhėte dashuria

nė mėngjesin tjetėr,

 

ftohtėsia e natės i kishte strukur

ndjenjat fisnike tė dashurisė

moti, nėpėr sgafellat e maleve...

 

Tė katėrtėn herė e zgjove mllefin

tė mė akuzoj

pa faj nė ndjenja

derisa unė

trėndafillat e bukur tė fushave

t`i dėrgoja me mall...

 

Tani e ke rastin tė ulėsh sytė

e tė shikosh rrjeshtat e pėrlotura

tė shiut tė shpėrthyer tė befasisė

anė e mbanė

qytetit tė dhembjes,

 

lulet janė shembur pėr dhé

nuk mjafton tė kėrkosh falje

 

pak presin

tė dridhura

me petalet pėrmbys

t`i prekė dora e jote

 

dhe kurr nė jetė

tė mos dyshosh

nė sinqeritetin e tyre

trėndafillor!...

 

 

 

 

 

Hamit GURGURI

 

 

CKA DO MĖRGIMTARI

 

Me mallin e lotėt, sa janė lumė,

Bota e huaj i duket shkumė,

E kėndon vehtėn, mjeri unė,

Nė kthim nuk kėrkon shumė.

Gjakon, mallkon dhe kėndon,

Tė humburėn aq larg kėrkon,

Asnjė e ligė ,as nuk e befason

Dhe pak, pak gjėra, kėrkon.

Pamje tė lirė, nė mal e kodėr

Ndonjė kėngė e valle me lodėr,

Njė pėrqafim e pritje nė votėr,

Njė mirėseardhje nėm atė sofėr.

 

 

FLAMUJT BINJAK

 

Kaluan dekadat, po edhe shekuj shumė,

U turrėn zaptues, gjakpirės me zullum,

Me shqipėn e zezė i qėndisur njė flaumr,

As nuk u pėrkul, as s`u dorėzua kurrė.

Nė fund tė dymijėvjeqarit, sėrish u la nė gjak.

Kur ogurzinjtė e shtynė, thanė: ik, ti je plak!

Flamurit i lindi vėllau, se tėrė bota i dha hak.

Na u bėnė dy flamuj, si dy vėllėzėr binjakė.

Ani, se sot nė cdo shkrep e nė cdo gur,

Valvitet krenar edhe njė tjetėr flamur.

Nuk ėshtė mė, i vetėm, ai flamur gjak

Sa i ka hije, pėrkrah edhe vėllau binjak.