Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegëza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZËRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRË

ZËRI I AMERIKËS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHËNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturë 3 - Popull i tradhëtuar

Shkruan: Koço DANAJ

      

POPULL I TRADHËTUAR

 

 

Libri  i autorit Koço Danaj "Popull i tradhëtuar", u ofrohet të interesuarve për shkarkim falas në sektorin

 "Literaturë"

 

 

 

            Në vend të prologut

 

            A mund të thuhet se urrejtja dhe dhuna e shekullit të 20-të, janë thjesht shëmbëlltyre e thelbit tonë të pashmangshëm? Po qe se kjo nuk është e vërtetë, atëhere si shpiegohen fatkeqësitë që kanë pllakosur sot botën dhe si mund të krijojmë një koncept më të thellë dhe të aplikueshëm? Çfarë aftësish kemi për ta realizuar këte¨? A është e mjaftueshme forca njerëzore apo mos vallë? ” Glen Tinder

 

            Vija politike që ndoqën politikanët shqiptarë gjatë periudhës 1991-1996 pati një fund tragjik, nje fund te turpshem. Në muajt shkurt-mars 1997, pushteti shqiptar per here te pare ne historine moderne te shtetit shqiptar, vendosi gjendjen e jashtezakonshme e pas kesaj, shteti shqiptar, pushoi së qëni. Elementët e tij bazë, që janë ushtria, policia dhe financa u shkatërruan plotësisht. Mbeti vetëm një pushtet i arnuar, i sakatosur, që u quajt qeveri e pajtimit kombëtar e cila kishte fuqi në Tiranë dhe përreth saj. Për të mbajtur rendin dhe qetësinë në Shqipëri, klasa politike shqiptare e pluralizmit e djathtë dhe e majtë, thirri në ndihmë forcat shumëkombëshe.

            Janë shkruar me qindra analiza, janë dhënë me qindra opinione pse ndodhi një gjë e tillë. Janë bërë me qindra aluzione dhe supozime, që nga përzierja e fuqive të huaja dhe e shërbimeve të ndryshme sekrete, e rebelimit komunist, e mafies etj. Por opinionet dhe aluzionet janë të kota dhe nuk i japin përgjigje çështjes kryesore që shtrohet para çdo shqiptari. Ajo shtrohet në formën e dileme të madhe që qëndron pezull në ndërgjegjen e çdo shqiptari, në ndërgjegjen kombëtare: Edhe në kohën e Ahmet Zogut kishte rebelime, përzierje të shërbimeve të huaja, dhe në kohën e Enver Hoxhës kishte të tilla, por asnjëherë nuk u vu në pikëpyetje ekzistenca e shtetit shqiptar. Si shpiegohet që kjo ndodhi në kohën e “ demokracisë ”, në të cilën, sipas politikanëve shqiptarë nuk ka armiq? E dyta në gjithë historinë e shtetit shqiptar, gjëndja e jashtëzakonshme nuk u vendos as në kohën e monarkisë, as të komunizmit, por u vendos në kohën e demokracisë, kur gjithë propaganda europiane dhe botërore predikon krijimin e rendit të ri botëror dhe avantazhet e tij. Si shpiegohet një gjë e tillë? E treta: Populli shqiptar as në kohën e monarkisë e as në atë të komunizmit, nuk është ndodhur në pragun e luftës civile.

            Në pragun e kësaj lufte ai u ndodh vetëm në kohën e demokracisë. E katërta : Si shpiegohet që deri në datën 13 mars 1997, kur populli kryengritës ishte në këmbë dhe në llogore, numëri i të vrarëve ishte vetëm 27, ndërsa pas kësaj date kur frenat i morën në dorë politikanët, pra kur u krijua qeveria e ashtuquajtur e “ pajtimit kombëtar ”, numëri i të vrarëve arriti me mijra vetë ? Dhe, e fundit, në kohën e demokracisë, një popull i tërë ngrihet në revoltë kundër pushtetit të tij, duke kërkuar në fillim në rrugë paqësore dhe më vonë me mjete dhune dorëheqjen e këtij pushteti. Analiza dhe përgjigja shkencore e çështjeve të shtruara më lartë, do të jetë me interes të veçantë jo vetem per shpiegimin shkencor te ngjarjeve qe ndodhen ne Shqiperi ne pranveren 1997 por akoma me shume, ato do te jene me interes për një rishikim tërësor të predikimeve dhe propagandës së bërë deri më sot ndaj të kaluarës së Shqipërisë, ndaj historise se saj, ndaj të sotmes dhe veçanërisht ndaj së ardhmes së saj.

 

            Pjesë nga libri "Popull i tradhëtuar"