Njė ndėr paraqitjet mė interesante nė fushėn e
hipnozės, ėshtė fenomeni i sugjestionit posthipnotik. Kjo paraqitje
interesante ka zgjuar interesim tė madh jo vetėm ndėr magjistarėt e skenave
publike, por edhe nė psikologjinė moderne e sidomos nė qarqet e shėrbimeve
informatimeve duke e keqpėrdorur deri nė ekstremitet pėr qėllime tė llol-llojshme...
Sugjestioni posthipnotik, ose siē quhet edhe
ndryshe hipnoza e tempuar (kurdisur), pėrbėhet nga ajo, qė sugjestioni i
dhėnė gjatė gjendjes hipnotike, zbatohet mė vonė dhe atė deri sa personi i
tempuar ėshtė nė gjendje tė zgjuar, si dhe mund tė bindet qė asgjė nga
sugjestionet e dhėna ose veprimet e bėra tė mos i mbaj nė mend. Gjatė
kėsaj kohe, personi mbi tė cilin ėshtė zbatuar veprimi i detyruar (posthipnoza),
ndjenė nevojė tė papėrballueshme pėr ta kryer atė urdhėr, pavarėsisht se
kjo nė dukje tė parė duket diē e pakuptimtė ose edhe e palogjikshme, dhe
gjatė kėsaj as ai vet nuk di tė sqarojė motivin qė e ka shtyrė ta kryej
veprimin, por gjenė arsye tė ndryshme si p.sh. njė studenteje tė cilės i
ishte sugjeruar (nėn urdhrin posthipnotik) qė nė kohėn e caktuar ta hap
dritarėn, pasi e kryen saktė veprimin, arsyetohet me atė se ambienti ėshtė
bėrė i tendosur dhe duhet tė ajroset, ndėrsa studentja tjetėr, e cila
kishte hyrė me ombrellė nė amfiteatėr (poashtu nėn urdhrin posthipnotik),
arsyetohet se atė veprim e ka ndėrmarrė sepse nuk dėshiron qė tu pėrulet
rregullave dhe traditave dhe tė jetė konformiste.
Para zbatimit tė sugjestionit posthipnotik bien
nė sy dy momente: zbatimi me kohė i urdhrit tė dhėnė posthipnotik, si
dhe zbatimi i vetė urdhrit, pavarėsisht nga intervali kohor qė ka kaluar
nga dhėnia e tij. Gjithashtu ėshtė interesant edhe zbatimi i urdhrit tė
dhėnė nė kohėn e caktuar, pa pasur kurrfarė mjeti ndihmės pėr orientim
kohor, p.sh. edhe pse nuk ka orė e kryen veprimin nė kohė tė caktuar sipas
sugjerimit. Disa autorė janė tė mendimit se zbatimi i urdhrave posthipnotike
nė kohėn e saktė, ėshtė i mundur duke ju falėnderuar njė lloji ore
biologjike qė posedon truri i gjallesave tė llojit mė tė lartė, e cila
te disa ėshtė mė e zhvilluar e te disa mė pak, si dhe ndikon
pėrgjithėsisht nė mėnyrė tė pavetėdijshme. Si fakt ata e marrin shembullin
e shumė njerėzve tė cilėt mund tė zgjohen nė kohėn e caktuar pa pasur
nevojė pėr mjete ndihmėse.
Gjithashtu, sugjestioni posthipnotik nga
kėndvėshtrimi psikiatrik dhe psikologjik ėshtė me rėndėsi edhe pėr faktin
se vėrteton ekzistimin e ndėrdijes te njeriu. Nė kėto lėmi, posthipnoza
zakonisht pėrdorėt pėr shėrimin e sėmundjeve tė varėsisė si dhe disa
shprehive asociale.
Nė literaturė tė ndryshme hasim raste tė shumta
qė e vėrtetojnė ndikimin veprues tė kėsaj force tė pasfidueshme. Njė rast
interesant na jep prof. Bernheimi: Ai njė mediumi - epror ushtarak, i
kishte sugjeruar se nė javėn e parė tė tetorit do tė shkojė te mjeku
Liebeaulti, ku do ta takojė edhe kryetarin e shtetit i cili do ta dekorojė.
Kėtė sugjestion, eprorit ia kishte dhėnė nė muajin gusht. Edhe pse nė mes tė
atyre muajve ai atė e kishte takuar edhe disa herė, asgjė nuk i kishte thėnė
pėr urdhrin posthipnotik. Me tre tetor, tė premten e parė tė muajit, 63 ditė
pas sugjestionit posthipnotik, prof. Bernheimit i arrin njė letėr nga mjeku
Liebeaulti, i cili shkruan: S. sot nė orėn njė e dhjetė minuta erdhi tek
unė, pa pėrfillur askė u drejtua tek libreza ime. Atje, me shumė respekt, u
pėrkul dhe e dėgjova duke thėnė Ekselencė, pastaj e zgjati dorėn dhe tha:
faleminderit ekselencė. Kur e pyeta se me kė po bisedon, ai qetė mu
pėrgjigj: me presidentin e shtetit, natyrisht. F., dėshmitar i kėsaj
skene, mė pyeti se kush ėshtė ky i marrė, sepse ashtu e konsideronte. Ju
pėrgjigja se, S. ėshtė plotėsisht normal si unė dhe ti...

|
Rastet e tilla tė ndikimit posthipnotik janė tė
shumta. Secili hipnotizues ėshtė i njohur me efektin e tyre, njė rast tė
tillė po e cek edhe nga pėrvoja ime: Mediumi ishte njė fėmijė 11 vjeēar.
Atij i sugjerova se kur tė dalė nga gjendja hipnotike, pas 10 minutash, do
ti afrohet personit A. (person 35 vjeēar, pėr tė cilin mediumi kishte
respekt tė posaēėm) dhe tia kapė hundėn. Pas daljes nga gjendja hipnotike,
saktėsisht pas 10 minutash, mediumi i afrohet personit A. dhe ia kap
hundėn, por edhe pse e bėri njė veprim tė tillė nė praninė e disa vetėve,
ai assesi nuk mund tė bindej se e ka kryer atė veprim.
Edhe te posthipnoza kemi tė bėjmė me dy
kėndvėshtrime tė ndryshme. Disa mendojnė se mediumi i zbaton urdhėrat nė
gjendje normale, derisa tė tjerėt mendojnė se mediumi, nė kohėn kur duhet
ta zbatojė urdhrin, bie prapė nė gjendje hipnotike, e cila ka baza qė tė
jetė mė reale. Por, pavarėsisht nga kjo, se a ėshtė mediumi nė gjendje tė
zgjuar apo ėshtė prapė nė gjendje hipnotike, me rėndėsi ėshtė se mediumi, nė
te dy rastet, e kryen urdhrin e dhėnė.
Rast 1. Njė psikolog
amerikan shkon tek kolegėt e tij, tė cilėt punonin me hipnozė, dhe kėrkon qė
ta hipnotizojnė pėr tė parė efektin e saj. Kolegėt, pasi e hipnotizojnė, i
sugjerojnė se kur tė dalė nga gjendja hipnotike, nė shenjėn e dhėnė
pėrkatėse ai do tė shkojė e tė ulet tek karriga e cila qėndronte e veēantė
nė qoshe tė dhomės. Pas daljes nga gjendja hipnotike, biseda vazhdon me
tema tė ndryshme deri nė momentin kur ai e vėren shenjėn e dhėnė. Atėherė,
ai lėviz nga kolltuku ku ishte i ulur, dhe iu thotė kolegėve se i kishte
hipur njė ide e marrė, se duhet tė shkojė e tė ulet tek karriga nė qoshe tė
dhomės. Sigurisht se ju ma keni imponuar si posthipnozė, iu thotė ai
kolegėve, se duhet tė shkoj atje nė ndonjė shenjė tuajėn, por unė njė
veprim tė tillė nuk do ta bėj.
Kolegėt nuk treguan interesim pėr kėtė dhe
filluan prapė bisedėn. Por, kolegu i tyre assesi tė qetėsohet. Mė nė fund u
ngrit nga kolltuku duke thėnė: Nuk po mundem mė tė duroj, dhe drejtohet
tek karriga, derisa kolegėt e tij filluan tė qeshen.
Rast 2. Nė zyrėn e gjeneralit S.,
komandant i divizionit amerikan nė Pacifik, qėndronin komandanti dhe
psikologu pėr tė parė efektin e posthipnozės. Papritur, nė dhomė futet njė
ushtar i thjeshtė, duke e shtyrė adjutantin, kalon nėpėr dhomė qetė dhe
shkon tek dritarja, dhe, pa fjalė, heq kėpucėt duke e mbushur hapėsirėn e
dhomės me erė kundėrmuese. Pastaj, ai merr kėpucėt nė dorė dhe, ashtu me
ēorapė kundėrmuese del ngadalė jashtė. E shikuan orėn ishte saktė 12.
Psikologu e kishte urdhėruar: Nesėr nė ora 12, do tė futesh nė zyrėn e
komandantit pa pyetur askė pėr leje. Do tė shkosh tek dritarja dhe do ti
zbathėsh kėpucėt. Pastaj me kėpucė nė duar do tė dalėsh jashtė. Kėtu nuk
duhet fantazi e madhe qė nga gjithė kjo tė dalė pėrfundimi se pėr ēfarė
qėllimesh mund tė pėrdoren kėta persona!
 |
Edhe ju, lexues tė nderur, qė pretendoni tė
merreni me aplikimin e hipnozės nė praktikė padyshim qė do tė takoheni me
rastet e posthipnozės, pasi qė ēdo sugjestion i dhėnė gjatė gjumit hipnotik
zakonisht finalizohet me efektet e veprimit nė posthipnozė. Sugjestionet e
dhėna duhet ti formuloni nė mėnyrė shumė precize pasi, siē e kemi cekur
disa herė, efekti i tyre ėshtė i paparashikueshėm. Gjithnjė duhet ta keni
qėllimin e caktuar se pėr ēfarė e aplikoni atė. Pėrjashtohen rastet kur keni
tė bėni me ndonjė shoqėri tė ngushtė me qėllim argėtimi. Gjithnjė mundohuni
qė mos tė jeni ju faktor i ndryshimit tė ndonjė vetie tė personalitetit tė
individit, pasi qė mė kėtė ju ndikoni nė sovranitetin e tij.
Edhe gjatė aplikimit tė posthipnozės nė shoqėri,
si atraksion argėtimi, duhet tė keni shumė kujdes nė zgjedhjen dhe
formulimin e sugjestionit, pasi qė sugjestioni i gabuar mund ti kushtojė
shumė mediumit. Gjithashtu, duhet ta keni parasysh edhe karakterin e
individit. Kėtu po e cekim vetėm njė rast ku individi i pafajshėm nė duart
e njė hipnotizuesi sharlatan pėrfundoi nė klinikė. Nė njė paraqitje
publike, hipnotizuesi e merr nga publiku kėtė individ pėr tė demonstruar
aftėsitė e tij hipnotike dhe pėr tė krijuar atraktivitet nė sallė. Atij i
sugjeron se po e ndjek njė qen i tėrbuar, kėshtu qė ai fillon tė vrapojė i
tmerruar nga frika nėpėr podium, derisa publiku qeshte i ngazėllyer. Edhe
pas daljes nga gjendja hipnotike (pasi qė hipnotizuesi nuk ia kishte fshirė
atė sugjestion nga ndėrdija), ai ballafaqohet me atė dukuri tė frikės, se
dikush po e ndjek, deri sa mė nė fund kėrkon ndihmė nė klinikėn psikiatrike
ku trajtohet njė kohė tė gjatė si i sėmurė psikik.
Procesi i posthipnozės zhvillohet kėshtu: Pasi
ta keni futur mediumin nė gjendje tė rėndė hipnotike, me anė tė ndonjė
teknike tė cilėn ju e preferoni, ia sugjeroni atij sugjestionin e dėshiruar
p.sh.: sa herė qė do ta ndieni se po ju fillon dhembja e kokės, ju
automatikisht do tė bini nė njė gjendje si kjo tani dhe do tė numėroni deri
nė tre. Pastaj, prapė do tė jeni nė gjendje normale dhe ēdo gjė me ju do tė
jetė nė rregull. Do tė jeni i qetė, i disponuar dhe i kthjelltė, pa dhembje
koke. Kėto qė po ua them do ta regjistrojė ndėrdija juaj, ndėrsa vetėdija
nuk do tė dijė asgjė. Regjistrojeni nė ndėrdije kėto qė ua thash. Kur tė
dilni nga kjo gjendje, vetėdija juaj asgjė nuk do tė mbajė mend nė lidhje
me sugjestionet e dhėna, ato do tė veprojnė nė mėnyrė tė pavetėdijshme. Do
tė veprojė ndėrdija juaj...Ka raste kur mediumit i jepet edhe shifra me tė
cilėn ai vetė mund tė hipnotizohet dhe ti pėrsėrisė sugjestionet e
caktuara, por, pėr to do tė bėjmė fjalė nė pjesėn - Autohipnoza.
|