Pėrbehem nė Zotin: mos jetoni
sikurse jetojnė paganėt me mendje tė errėsuar, larg nga jeta e Hyut, pėr
shkak tė paditurisė qė ėshtė ndėr ta pėr arsye tė trashamanisė sė zemrės sė
tyre. Vetveten e kanė bėrė tė pandjeshėm, u dhanė mbas shfrenisė, nė mėnyrė,
tė shtyrė prej lakmisė, tė bėjnė ēdo poshtėrsi.
(Bibla, Efesianėve, 4:17-20)
( Pasha kohėn !
Njeriu me siguri
ėshtė nė humbje.
Pėrveē atyre qė
besojnė, porosisin pėr
drejtėsi dhe
kėshillojnė njėri-tjetrin
tė jenė tė
durueshėm.)
(Kuran-i,
103:1-3)
Pyetja mė e shpeshtė qė po
bėhet kėto ditė, nė fund tė muajit dhjetor, pra, nė fund tė vitit, ėshtė: Ku
do ta pritni Vitin e Ri?
Shpesh ndodh qė pyetja nuk
ēon te pėrgjigja, por te pyetjet tjera. Njėra nga pyetjet ėshtė edhe kjo:
Nga e ka prejardhjen Viti i Ri?
Viti i Ri e ka prejardhjen
nė Babiloni, Azi
Babilonasit paganė, 4000
vjet mė parė, e festonin ndėrrimin e viteve nė ditėn e Pranverės, kur Hėna
ishte e plotė, kur nata e dita janė tė barabarta, kur natyra rilindė mbas
dimrit tė gjatė
Prejardhja e Vitit tė Ri
nė Evropė
Viti i Ri nė Evropė, nė
gjithė hemisferėn perėndimore edhe pėrtej Atlantikut, e ka prejardhjen nga
Roma antike pagane, para 2000 vjetėve
Nė vitin 274, Imperatori
romak pagan, Aurelian, e shpalli ditėn e 25 dhjetorit: Natalis Solis
Invicti (Festa e Diellit tė Pamposhtur)
Kjo festė kremtohej nė gjithė
Perandorinė Romake pagane, e cila e ka prejardhjen nga hyu pagan i
iranianėve tė lashtė, i cili quhej Mithra.
Mithra, prej tė cilit
lindi religjioni: Mithraizmi, ishte hyu pagan iranian i dritės, qė besohej
se kishte lindur me 25 dhjetor! Kjo festė pagane kremtohej njė javė, prej 25
dhjetorit deri me 1 janar
Kurse 1 janari kremtohej pėr nder tė hyjnisė Janus,
hyu dyerve dhe hyrjeve, prej tė cilit ka prejardhjen emri i muajit tė parė
tė vitit-Janari, qė ėshtė dera, hyerja nė Vitin e Ri
!
Pra, kjo festė e lashtė
pagane, nė Perandorinė Romake, zgjaste njė javė. Njė historian perėndimor,
J.M. Wheeler, nė librin e tij: Paganism in the Christian Festivals,
(Paganizmi nė Festat Kristiane) ndėr tė tjera, shkruan:
Tė gjithė festonin dhe gėzonin,
puna dhe tregtia ishin pezulluar tėrėsisht. Shtėpitė ishin zbukuruar me
bredha, pisha, me dafina dhe me bimė e pemė me blerim tė pėrhershėm; midis
miqve shkėmbeheshin dhurata e vizita. Ishte njė periudhė gėzimi dhe
dashamirėsie dhe populli jepej pas ēdo lloj argėtimi
Pėrse gėzimi
dhe argėtimi?
Pse ndodhnin kėto? Pse
gėzoheshin, argėtoheshin
? Sepse popujt paganė evropianė besonin se kur
ditėt shkurtoheshin, e dita mė e shkurtėr bie me 21 ose me 22 dhjetor, ata
besonin se Dielli-zoti i dritės ishte sėmurė dhe porsa dita fillon tė
zgjatej ata gėzoheshin dhe festonin, duke besuar se Dielli-zoti i tyre po
shėrohet, po forcohet dhe se pranvera, vera, po afrohet!
Ky besim i verbėr pagan
ishte i pėrhapur ndėr popujt evropianė, por qė ka prejardhje nga egjyptasit
e lashtė paganė, tė cilėt e adhuronin hyun pagan Ra, hyu i agrikulturės, por
qė vjen nga besim pagan iranian i Mithras, hyu pagan kushtuar Diellit tė
pamposhtur
!
Kjo ėshtė arsyeja e
paarsyeshme e pavetėdijshme, pse edhe sot e kėsaj dite, nė mijėvjeēarin e
tretė, nė shumė vende tė botės, kjo festė kremtohet me madhėshti, njerėzit
argėtohen, gėzohen, tranohen
!
Pėrse zbukurimi,
dekorimi?
Pėr nder tė kėsaj feste
pagane zbukurohen, dekorohen, shtėpitė, fshatrat, qytetet me bredha, pisha,
me blerim tė pėrhershėm, nga njerėzit e pėrkohshėm dhe populli, siē dihet,
siē shihet, jepet pas ēdo lloj argėtimi-deri te shfrenimi
!
Pėrse zbukurohen,
dekorohen shtėpitė, fshatrat, qytetet, me bredha, pisha? Sepse popujt paganė
tė Evropės, para krishterimit, besonin se pemėt e gjelbėrta, siē janė
bredhi, pisha, tė cilat tėrė vitin e ruajnė blerimin e tyre, ngjyrėn e tyre,
edhe nė dimėr, kanė diēka hyjnore
Popujt paganė
evropianė besonin nė qėndresėn e tyre, i adhuronin ato si krijesa hyjnore,
qė nuk do ti lėnė pasdore
!
Prandaj, porsa fillonte
dimri i dekoronin, i zbukuronin, duke menduar, duke besuar se, meqė ato i
qėndrojnė dimrit tė ftohtė e tė gjatė, do ti ndihmojnė edhe atyre tė
mjerėve tė qėndrojnė
!
A ka kuptim qė popujt me
besim monoteist, siē jemi edhe ne, shqiptarėt, qofshin tė krishterė apo
myslimanė, tė presim, tė kremtojmė, tė gėzohemi, tė tranohemi pėr njė festė
pagane, siē ėshtė Viti i Ri? Kėtė e gjykon Bibla, e gjykon Kurani, dy
Librat Hyjnorė, mė tė lexuara, mė tė pėrhapura, mė tė nderuara, nė rruzullin
tokėsor.

Shėn Pali, nė letrėn
dėrguar Efesianėve, ndėr tė tjera, shkruan:
Pėrbehem nė Zotin:
mos jetoni sikurse jetojnė paganėt me mendje tė errėsuar, larg nga jeta e
Hyut, pėr shkak tė paditurisė qė ėshtė ndėr ta pėr arsye tė trashamanisė sė
zemrės sė tyre. Vetveten e kanė bėrė tė pandjeshėm, u dhanė mbas shfrenisė,
nė mėnyrė, tė shtyrė prej lakmisė, tė bėjnė ēdo poshtėrsi.
(Bibla, Efesianėve, 4:17-20)
A keni menduar, si
besimtarė, ndonjėherė rreth kėsaj ēėshtje? Nėse nuk keni menduar, atėherė
shtrohet pyetja: Deri kur tė pranojmė, pa menduar, ēdo festė qė tė tjerėt na
kanė servuar - si njė sofėr e shtruar?!
Sidoqoftė, para nesh
ėshtė Viti i Ri, por jo pėr ta pritur, se ai vjen vet, jo pėr ta kremtuar,
jo pėr ta uruar, jo pėr tu gėzuar, jo pėr tu shfrenuar, por pėr tė
medituar!
Meditimi rreth Vitit tė Ri
do tė na ēon kah njė kuptim mė i thellė i jetės, i kohės. Koha, pėr tė cilėn
betohet Krijuesi i Madhnueshėm nė Kuran, ėshtė gjėja mė e ēmueshme pėr
krijesėn-njeriun.
Njeriu i sotėm, modern,
bashkėkohor, perėndimor, materialist, ėshtė i aftė pėr tė drejtuar, pėr tė
kontrolluar fuqitė e ndryshme natyrore, por qe de, ėshtė i pa aftė pėr tė
frenuar epshet e veta shtazore
!
Mos frenimi i epsheve
shtazore, duke qenė larg Zotit, duke mos pėrfillur udhėzimet e Tij, shumicėn
e njerėzve e ka tėrhequr kotėsia, marrėzia, shfrenia tė shtyrė nga lakmia
Nė etapa tė ndryshme
kohore, miliona njerėz pėr shkak tė mosdijes, lakmisė, grykėsisė,
padrejtėsisė janė shkatėrruar, janė asgjėsuar. Po tė kthehemi nė histori, do
tė pyesim me habi: Ku janė gjithė ato perandori?! Perandori shekullore, tė
fuqishme, qė dukeshin aq madhėshtore, por u shkrinė si me qenė flluska bore!
Sot, sikurse dje,
njerėzit qė nuk kanė besim nė tMadhin Zot-jetojnė kot! Ata e presin me pa
durim Vitin e Ri, duke shpresuar, duke besuar se Viti i Ri ju sjellė
begati!
Me kohė, bota e
kapitalit, e tregtisė, e biznesit, me reklama, me dredhi, joshje e mashtrime
prej ēdo lloj pisit, kėtė e kanė kuptuar dhe pėrgatitjet pėr Vitin e Ri, qė
moti, ata i kanė filluar. I kanė filluar dhe do ti pėrfundojnė pėrgatitjet
tė organizuara mė bukur se ēdo herė, sepse me fitime tė mėdha, si asnjėherė,
e shpėrblejnė vetveten menjėherė
!
Nata e Vitit tė Ri
Pėr natėn e Vitit tė Ri
thuhet se ėshtė nata mė e gjatė, nata mė e mrekullueshme. Po, por kėtė e
thonė tė gjithė ata qė janė nė gjendje tė trullueshme!
Nė tė vėrtetė, jo vetėm
qė ėshtė nata mė e trullueshme, duke pirė- pije alkoolike e narkotike, duke
kėnduar, duke vallėzuar, pa rend e vend, pa kurrfarė sjellje, duke hėngėr
deri nė vjellje, duke luajtur bixhoz, lotari duke bėrė edhe ndonjė marrėzi
!
Pra, nata e Vitit tė Ri bėhet jo vetėm nata mė e trubullueshme, ajo bėhet
edhe nata mė e mjerueshme, mė e mallkueshme, mė e dėnueshme
! Pse? Sepse kjo
ėshtė njė festė pagane, e cila urohet pothuajse nga mbarė bota, por tė
gjitha urimet janė tė kota! Urojnė, urojnė, urojnė, derisa e teprojnė,
derisa urinojnė dhe pse ata ashtu nuk mendojnė, nuk besojnė
!
Ka shumė qė do tė
thonė, ėshtė e drejta jonė, jemi nEvropė, jetojmė nė liri, nė demokraci dhe
e gėzojmė tė drejtėn tė kremtojmė, ta presim Vitin e Ri!
Po, me siguri, keni tė
drejtė ta pritni, tė kremtoni, por njė ditė do tė vajtoni
! E drejta juaj
nuk do tė thotė se po veproni drejt. E drejta juaj, nė kėtė rast ju bėn tė
huaj! Nė qoftė se dėshironi tė jeni si tė tjerėt, atėherė kush do tė jetė
si ju?
Me pak fjalė, kjo
ėshtė e Vėrteta, e Vėrteta: Pse pritja, kremtimi i Vitit tė Ri ėshtė
kotėsi, ėshtė marrėzi? E Vėrteta, siē thoshte Shileri, nuk pėson nėse dikush
nuk e beson.
E Vėrteta ėshtė
Zoti. Zoti ėshtė Krijues, Furnizues, Dhurues. Prandaj, tė gjithė kemi nevojė
pėr Zotin. Zoti nuk ka nevojė pėr ne. Kush vepron mirė, shpreson mirėsi
nga Mirėsia e Tij, jo nga Viti i Ri. Kush
vepron keq, por pendohet, shpreson se do tė falet dhe qetėsohet, rehatohet
I varfėri shpreson tė pasurohet, i sėmuri tė shėrohet, i papuni tė
punėsohet, i burgosuri tė lirohet
Zoti ėshtė i vetmi
Krijues, i vetmi Furnizues dhe i vetmi Dhurues pėr gjithēka. Ai Krijon,
Furnizon, Dhuron nga oqeani i pashtershėm i Mirėsisė dhe Bujarisė sė Tij, jo
Viti i Ri.
Nė Kuran, All-llahu i
Madhnueshėm urdhėron e thotė:
Kush nuk beson barrėn e
mosbesimit e ka kundra vetes (30:40)
Pra, kush nuk beson, ai ėshtė
kundėr vetes. Ai qė ėshtė kundėr vetes e ka krijuar burgun e vet. Nė burgun
e vetė, vetvetja nė kėtė jetė i duket mė e largėt se ēdo planetė
(Autori ėshtė studiues i
religjioneve)
|