Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegëza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZËRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRË

ZËRI I AMERIKËS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHËNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturë 5 - PREKJA E PIKËLLIMIT

Halil XANI & Xheladin MJEKU

      

PREKJA E PIKËLLIMIT

Monografi, poezi dhe përkujtime

 

 

 

Librin e përgatitur nga H. Xani dhe Xh. Mjeku, "Prekja e pikëllimit" mund ta shkarkoni falas në sektorin

 

„Literaturë“

 

(Falënderoj përzemërsisht hartuesit e librit)

 

 

 

            MIQTË PËR MIKUN

 

            Me dëshirën që të kryejmë një detyrë që befas na shtroi si obligim situata e krijuar, kur u dha kumti i zi se nuk frymon në mesin tonë miku dhe krijuesi i letrave shqipe Adem Berisha, duke na lënë fjalën dhe veprën e tij prej krijuesi dhe veprimtari të shquar në qështjen kombëtare, një grup miqësh e bashkëveprimtarësh iu qasëm një pune jo edhe aq të lehtë për të përjetësuar veprimtarinë e tij, duke përmbushur një obligim që ndienim për këtë krijues të palodhshëm e shumë entuziast për moshën që kishte, që fati e deshi t’i ndërpritej aktiviteti i tij në gjysmërrugë.

            Me të mësuar për ngjarjen nuk pushuan shkrime e telefonata, për të ngushëlluar sekush mikun a shokun, familjen a bashkëveprimtarët që prej kohësh kishin bërë kontakte të shumta rreth bisedave për jetën, krijimtarinë dhe problemet jetësore e politike që ishin preokupime të tyre. Por, jo vetëm kaq, ata nuk hezituan që të hedhin idenë e ngritjes së një monumenti të përjetshëm prej fjalëve, vargjeve dhe mallit për mikun e tyre, që tashmë e kujtojnë për veprimtarinë e tij, për bujarinë dhe zemërgjerësinë prej fisniku. Idenë për një ndërmarrje të këtillë e hodhi Halil Xani, për ta mbështetur pastaj edhe të tjerët, si Xheladin Mjeku, Agim Metbala, Xheladin Hamza e deri tek miqtë nga diaspora që kontribuan në financimin e botimit të këtij libri të veçantë dhe të një rëndësie të shumëfisht, kur kemi parasysh përfshirjen e materialeve që janë bërë këtu. Tashmë kjo inisiativë përfundimisht po bëhet realitet, me nxjerrjen në dritë të këtij libri me shumë shkrime e dëshmi tjera, që në një mënyrë paraqet një monografi për autorin dhe, poashtu është edhe libër me përkushtime poetike e dëshmi me fotografi të ndryshme, ku dëshmohet se Adem Berisha ishte i afërt me miqtë dhe nuk hezitonte të gjendej në gëzime e hidhërime, në aktivitete kulturore e përurime librash, pavarësisht kohës dhe vendit ku zhvilloheshin ato.

            Adem Berisha, ashtu sikur i bashkonte të gjithë miqtë në një kuvend mendimesh e idesh me urtinë dhe fjalën e ëmbël për të gjallë, ashtu i bashkoi këtu në këtë libër, me shkrimet përkujtimore dedikuar emrit dhe veprës së tij, për të mbetur përgjithmonë Libri i dashurisë dhe dhimbjes për mikun e tyre që i deshi dhe i respektoi në çdo kohë, poaq sa edhe miqtë, me konsideratën e tyre të pakursyer shprehën dhimbjen, mallin dhe krenarinë për mikun e tyre, që tashmë e kujtojnë në mënyrën më të bukur, duke sjellur evokimet dhe gjithçka kishin për të thënë e kujtuar për te në këtë përmbledhje shkrimesh e fotografish, si një bibliotekë dhe galeri nën të njëjtin kulm, të pagëzuar me emrin simbolik ‘Prekja e dhimbjes”, që flet bindshëm për frymën e mesazhin që përshkohet këtu.

            U bashkuan miqtë dhe bënë një monument përkujtimor për mikun e tyre që aq shumë i deshi dhe e deshën deri në çastet e fundit të jetës, do të ishte konkludimi më i përafërt i kësaj që u tha dhe u bë për ndriçimin e emrit dhe veprës së Adem Berishës.

 

            Nga Hartuesit e librit