Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen pėrmes
shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime,
mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė
cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim
dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e
Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės,
duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik
tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e
shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u
bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi...
nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni,
Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė
kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė
nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra
mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė
jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do tua
prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e
plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
QAZIM
D. SHEHU
Hyrje
Qazim D. Shehu u lind nė Kostenjė tė Librazhdit mė 01.12.1962.
Pas mbarimit tė Universitetit tė Tiranės mė 1985 ka punuar
mėsues nė gjimnazin e Librazhdit, ndėrsa tani kryen detyrėn e mėsuesit nė
vijimėsi nė gjimnazin Ibrahim Rugova, Kamėz, Tiranė. Merret me krijimtari
letrare qė herėt, poezi, kritikė letrare, publicistikė, tregime, etj.
Ka botuar kėto libra me poezi:
Fjalėt e mėngjesit,1987,
Fund shpirti,1994,
Kush e shpiku dashurinė,1998,
Pėrmendore nė shpirt,1999,
Nė ndodhtė tė duhemi,200,
Zogu i lumit,2001,
A isha unė Adami yt,2003,
Ti mė thėrret dashuri,2005,
Pikėllimi i yjeve,2006,
Fluturputhje,2007,
Mund tė jeshė ti,2011,
Sytė e ditės,2012.
Si dhe vėllimet me tregime:
Sa kushton njė legjendė2004
Njė monument nė ecje,2005
Tė jetė Ana,2008
Rusianka,2009
KRESHTA
Bien kambanat e kreshtave mbi male,
Me tinguj drurėsh tė ngrirė,
Fyejt e barit nė livadhe,
I shprushit njė mall i lirė.
Si sfungjer mbajnė njė re,
Thith tingujt e barit,
Nė majė vėshtrimesh lodrojnė,
Kambanat e mallit
TRILL
Ēukėrmimin e kalit tek dheu i shprishur
Ėndėrrova.
Ē`kėrkonte ky kalė prej tokės,
Mos dashurinė qė zbriste jehonės?...
NISJE
Rrėzohet heshtja nė supe tingujthyer,
Angullima e qenit shqyen fytin e agimit,
Diku po buron njė ngjizje e papėlqyer,
Ditėn do ta kemi tė pėrkryer
SHTEGTIM
Lodhur nga shtegtimi i gjatė midis rrugėve pa mbarim,
Eci.
Asnjė rrugė s`e kam pėrkryer.
Gishtat e diellit me mjaltė dėshirash,
Ngjyej.
Nuk e di nė cilėn skutė do i plagosė ato gishta,
Mbase aty ku kutėrbojnė pamjet e trishta...
PĖR NE
Mbi kokėn tonė hapet qielli,
Zog i ngrirė nė fluturim, dielli
Pėr dashurinė tonė ndrin,
Udhėt e kryqta verbon.
Pėr ne ,tokėn me rreze shpon,
Ta gjejė ku guduliset mė shumė,
Hapin tonė mos verė nė gjumė
KORDĖ
Pa pushuar bie hija e trazuar,
Lėkund thumbin e njė kambane,
Dhe i vė njė kordė tė shtuar
Me njė britmė zane.
DY-ZI..M
Marramendje ndjej, vrik ēohet,
Njė zė i brendshėm.
Hija e trishtimit vėrtitet,
Skajit tė rrejshėm.
Tė hedh njė hap nė hije,
Josh ajo me tepri,
Nė anė tė kundėrt tė shtrihem,
Drita mė aty s`rri.
LUG
Lugut tė mundimit pikoi djersė e kotė.
Ec tani dhe pėrfytyro turbinat.
Kanalet gjigande qė mbushen tė plota,
Mundimit tė tokės i mblodhėn shirat.
E VERDHĖ
E verdhė hėna, e verdhė xhelozia.
Pyjet nė vjeshtė tė verdhė mbeten.
Hėna, vjeshta, xhelozia, tė tria,
Pėshtyjnė tė verdhėn dhe vetveten
|