Kėshtu "qorr me sy tė hapur" mė quajti mikja ime
dhe, po kėshtu, pa i luajtur asnjė fjalė po e vė si titull tė kėtij tregimi.
Ndodh qė, megjithėse sytė i ke nė ballė, ca
gjėra, po nuk i pe me vėmendje, zėre se nuk i ke parė. Jo mė kot nuk thonė:
sheh mendja dhe nuk sheh syri. Kėshtu, pėr fat tė keq timin, paska ndodhur
dhe me mua. Kur mora vesh, pothuaj, qe djegur Roma, por, sidoqoftė, unė po
e sjell ashtu e zezė mbi tė bardhė para lexueseve.
Kisha vjete pa u parė, me Inėn, tė cilėn e kisha
njohur qė aty nga vitet '80-tė. Njohja ndodhi pėr arsye pune, kur mua, sado
qė isha veē mėsues nė njė fshat jo larg qytetit, seksioni i arsimit mė
caktoi nė njė ekip kontrolli nė njė shkollė tė mesme tė njė qyteze nja 20
km nga qyteti. Pėr tė tjerat, mė mirė ndiqni se ē'mė shkruan ajo.
... ty, ndoshta, nuk tė kujtohet, por unė e mbaj
mirė mend kur erdhe me shpurėn e seksionit. Deri atėherė as tė njihja dhe as
tė kisha parė. Ekipi i kontrollit ishte i frikshėm dhe kėtė stres frike, ne,
femrat,e vuanim mė shumė. Ti ( siē morėm vesh, drejtorin tonė e kishe shok
dhe ky, tė paska thėnė, se nga 15 mėsuese, 7 prej tyre kishin sjell raporte
mjekėsore), meqė kishe mik drejtorin, na thirre ne, tė raporteve, dhe na
the: e kuptoj stresin tuaj, por ju siguroj pėr njė gjė: jo vetėm qė nuk do
kėrkojmė "asprėn", por do tregohemi aq luajalė sa do tė ēuditeni. Sidomos,
garantoj mėsueset qė japin gjuhė e letėrsi. Tri prej nesh, ishin tė lėndės
suaj. Dhe njėra qeshė unė. Tė sugjestionuar nga fjala jote, i grisėm
raportet dhe, kur mbaroi kontrolli, pėr ēudi, shkolla dhe drejtoria u lakuan
pėr mirė. Sidomos, u fol mirė pėr mėsueset e gjuhės dhe letėrsisė dhe,ashtu
siē na vlerėsove ti, zumė dhe ne qė tė vinim notėn mirė pėr ty.
Njėgojėsh thamė: - Sa i mirė! Por pėr tė qenė,
mė e drejtpėrdrejtė, unė atė "sa i mirė!" e thashė: Shumė i mirė! Kaq. U
bėnė konkluzionet dhe mė nuk u pamė. Ne qemė larg nga njėri-tjetri. Puna mė
nuk na lidhte dhe...
Unė me origjinė jam nga Berati dhe, kur shkova
pėr vizitė tek familja, takoj njė miken time, mėsuese e vjetėr gjuhe atje.
Meqė vija nga Fieri, muhabet pas muhabeti, kur mė thotė: - Moj a e njeh...?
Po si nuk e njoh, - iu pėrgjigja dhe shtova se
si tė kisha njohur. Por ē'kaq, - mė thotė ajo. Bobo, ē'ka bėrė ai nė
Elbasan, kur u diskutua pėr normat e vlerėsimit nė punėt me shkrim? U hėngėr
dhėmbė pėr dhėmbė, me sh. A... dhe, pėrfundimisht, i pamė qė u ulėn dhe
pinin kafe si dy miq tė mirė. Mua, tek tė lakonte mikja ime nga Berati,
sikur m'u drodh njė tel nė zemėr, po nuk e dhashė veten. Por, tė them tė
drejtėn, mė erdhi mirė. Me kėtė imazh dhe jetoja. As qė e dija, nė do
shiheshim mė.
Kur erdhi demokracia, ndodhėn dhe pėrmbysje dhe
nė arsim. Specialistėt mė tė mirė zunė e quheshin formatorė. Ti ishe mėsues
nė fshat dhe nė fshat banoje. Unė kisha kohė qė isha mėsuese nė qytet. Pėr
ēudi, ti qė ishe nga fshati qe caktuar nga Departamenti i Arsimit si
formator pėr qytetin. Fieri qe rreth i madh dhe, veē teje, pėr gjuhė-letėrsi
qenė dhe dy formatorė tė tjerė dhe, sado nga qyteti, ato qenė formatore pėr
fshatin. Tek mbaje leksion pėr "punėt me shkrim" unė, ndoshta, isha e vetmja
qė njihja "luftėn" tėnde me kryenispektorin e MA, z.A... Ke parė, e merrja
si njė kredit qė mė takonte vetėm mua. Kur flisje, mes tjerash, thoshe:"...
ju, mėsuesėt e gjuhė-letėrsisė jini mė tė ngarkuarit nė shkollė, se, veē
tjerash, jua hanė shpirtin punėt me shkrim". Dhe ne na ngrohte fjala jote.
Mua pak mė shumė. Po ti as qė ishe kthyer nga kjo anė. Po pse do ktheheshe,
xhanėm? Me status unė isha, prej kohėsh, e martuar dhe ti ca mė i vjetėr nga
unė. Pas dy vjetėsh si formator, ti fillove punė si inspektor pėr rrethin.
Dhe, ja njė ditė prej ditėsh, tė erdhi radha qė t'mė kontrolloje nė njė orė
mėsimi. Bobo! Dhe tani qė po tė shkruaj, sikur po dridhem. Mė erdhe nė njė
orė leximi. Qe "Kumbullat matan murit" tė Ernest Koliqit. Sado njė tregim i
bukur, por unė lėshova djersė tė ftohta gjatė gjithė orės. Dhe nuk mė doli
ora pėr tė realizuar ato dreq kėrkesa qė ka njė orė leximi letrar. Qeshė e
ndėrgjegjshme pėr dobėsitė e mia dhe, tek prisja ndėshkimin e merituar,
gjatė analizės, ti, pa mė lėnė qė tė shpjegohem mė the: - Moj mėsuese, e di
se ēfarė tė gjeti? Kur kam qenė i vogėl, kam patur njė ves tė keq:
kumbullat, sado me bėrthamė, i kapėrdija. Mirėpo, ashtu si dardha e ka
bishtin prapa, njė ditė prej ditėsh njė bėrthamė mė mbeti shul e shul nė
fyt. Hidhu pėrpjetė nga e keqja dhe shokėt, duke mė marrė si njė shakaxhi
dhe aq, as qė e vinin re qė, pėr pak, po ikja nga kjo botė. Veē njė shok qe
i mėnēėm: mė jep njė grusht pas qafės dhe bėrthamė kėrceu mbi tokė. Sa u
gėzova qė shpėtova sikletit dhe, qysh atėherė, edhe qershitė i qėroj me
politesė si ato zonjat spitullaqe. Unė, sado e skuqur nga halli qė mė kish
zėnė, mezi e mbajta tė qeshurit. Ti as mė shikoje mua (duket tė kish marrė
prej dore fėmijėria), por e zbraze: - Kumbulla tė mbeti nė fyt, moj mėsuese,
se Ernest Koliqi, sado shkrimtar i madh, tregimin e ka shkruar gegėrisht
dhe, sa shpjegove fjalėt dhe i shkrove nė dėrrasė, ra zilja. Kėshtu, - tani
po flisje shpenguar, - u ndodh lojtarėve tė shahut: x- lėvizje pėr y -
kohė, nuk i realizojnė dhe humbin ndeshjen. Tani (epo shyqyr qė u kujtove qė
jam gjallė), u ktheve nga unė, mė pe mirė e mirė, dhe the: unė jam si ai
ushtari qė vij nga fusha e luftės. E di seē ėshtė njė orė mėsimi. Nuk ke
pėrse skuqesh fare. Dhe, kur lexove akt-kontrollin, lexove:"... mėsuesja
Ina N..., ėshtė racionale; di tė gjallėrojė orėn e mėsimit dhe nxėnėsit e
ndjekin me kėrshėri...". Ti lexoje dhe mua ajo "kumbulla qė tė kish mbetur
ty nė fyt", kish fluturuar si nė pėrrallė dhe kish mbetur shul e shul mu nė
fytin tim. Kushedi se si do qeshė bėrė nė fytyrė?

Kur ike, mė dhe dorėn..., unė, sado qė ta
shtrėngova mė shumė se sa duhet, si shenjė falnderimi, ti nuk u tundove
fare. Ore, je njeri apo jo? Unė nuk e doja veten. -Po si nuk e vė re,
xhanėm, qė unė, tanimė, jam bėrė tjetėr?
-Dale, - thashė,- po do mė shohėsh. Kisha njė
mėsim tė hapur dhe kė mund tė pyesja mė shumė se sa ty? Trokita, si me turp
tek zyra dhe, kur ndjeva zėrin tuaj qė mė the "hyr", tak dhe "kumbulla mė
erdhi nė fyt". Kėshtu, me "kumbullėn nė fyt" u futa nė zyrė dhe ti, pa mė
pyetur pse kisha ardhur, ma pate: - Kumbull, po ē'tė ka gjetur?!!! Duket
doli kumbulla nga fyti, po mė mbuloi turpi nga kėmbėt e deri tek koka. Dhe
ti siē je vet i ēiltėr, mė ēlirove me fjalėt qė the: - Pa ulu aty, pėrballė
dhe mė trego. Nuk e di nė mė kish ikur skuqja, po, kur more vesh hallin tim,
mė tha: - Duhet ta zhvillosh orėn e mėsimit me ēiltėrsi sikur nuk ke askėnd
nė klasė veē nxėnėsve. Kėshtu ēlirohesh nga emocionet dhe vepron lirshėm.
Kaq. Asgjė mė. Duket, mendova, as qė i hyj nė sy. Ēfarė? Mos ėshtė qorr me
sy tė hapur?!!! Por...
Jo. Nuk mbaron me kaq kjo histori. Ti po na
merrje nė provim pėr testimin e vjetėrsisė. Qemė gati 70 mėsues dhe mbi 60%
e tyre ishim gra. Tek mora tė pėrgjigjesha, sipas radhės, ti the: - Oh, po
ti je ajo, mikja e vjetėr! Je ajo, kumbulla... dhe, pėr tė mos lėnė vend pėr
keqkuptime pėr auditorin, u shpejgove se si qe historia. Mua, nga sikleti,
pėrsėri erdhi "kumbulla" e mė kėrceu nė fyt. Po ti kishe vetinė qė ta hiqje
sikletin si me dorė dhe, tek mė pyete (sa pėr sy e faqe), mė vlerėsove me
shumė mirė. U bėra si me krahė dhe, tek do ikja, tė dhashė njė shikim shumė
domethėnės. Por... E, ē'por? Siē ishim dhe mbetėm. Unė vazhdoja me
"kumbullėn" nė fyt.
Ngjarjet o rrokullisėn me shpejtėsi. Erdhi lajmi
qė ti do ikje nė Amerikė. Tė erdha pėr vizitė me gjithė timshoq dhe, si ike,
as qė u pamė mė. Siē kam llogaritur, atje qėndrove 12-vjet. Koha ka bėrė tė
sajėn. Gjatė kohės paske shkruar dhe libra dhe vazhdon tė shkruash. Kot nuk
thonė: mali me malin nuk takohen, po njerėzit takohen njė ditė.
U takuam plot pas 12-vjetėsh. Ke ndryshuar, me
domosdo. Po dhe unė, kam ndryshuar. Tek u takuam, fare pa pandehur, e vura
re qė po mė shihje me sy tjetėr.
Ti mė dhe njė nga librat e tua dhe unė tė
thashė: - Kam shkruar dhe unė njė libėr me poezi. Tė nesėrmen ma dhe
librin, tė paketuar me kujdes, dhe mė the: aty brenda ėshtė njė letėr. Tė
lutem, lexoje nė shtėpi.
E hapa pakon me kujdes dhe, mu nė mes tė librit,
ishte njė letėr e shkurtėr qė, nė "vija tė trasha", mė thoshte: "... ore
qorr me sy tė hapura! A nuk e ke vėnė re qė kam kaq kohė qė tė dua? Kur do
ta vėsh re apo kur tė bėhem si njė oshaf e thatė. Sa vura re, mbi ty, sikur
ke vėnė proteza. Me proteza as "oshafin e thatė" nuk e kafshon dot mė...
dhe, ca nga vapa afrikane e kėtyre ditėve tė nxehta korriku dhe, ca se "jam
qorr me sy tė hapur", vuaj dyfish dhe mė duket vetja si ai bullari
mitologjik qė jeton dramėn e syve tė mbyllur. "Kumbulla" tani ėshtė shul e
shul nė fytin tim dhe zor se do ta nxjerr prej andej. Sidoqoftė, nga pala
tjetėr, zaret janė hedhur, po do shoh "qorri", vallė?...
Tiranė, 22 korrik 2015
|