Dervishi
Kėtė rrėfenjė nuk e kam tė pėrjetuar. Ma ka
treguar babai qė ishte bektashi dhe kėtė dervishin bektashi e kish njohur,
kur jetonim nė Skrapar, se nga Skrapari ishin prindėrit e mi.
Dervishi kish shkuar nė njė gosti dhe, tek
pritej qė tė shtrohej darka, kish thėnė para gostiarėve dhe tė zotit tė
shtėpisė:- Dėgjo ti i zoti i shtėpisė, por ta dėgjojnė dhe tė tjerėt. Unė
pėr darkė nuk dua bukė, por vetėm njė pulė tė pjekur!!! Or, baba dervish,-
ia kish pritur njė besimtar hokatar,- po qenke keq nga mideja zotrote?! Po
unė, po tė kem njė pulė tė pjekur pėrpara pėr darkė, mė ngrėntė goja njė
mut, nė kėrkoj gjė tjetėr... Tė gjithė ranė pėrmbys nga tė qeshurit dhe qysh
prej asaj darke, dervishi e preu atė kėrkesėn si ekstra.
Dy Dervishėt
Kėta tė dy kanė emrin Dervish. Nga besimi dhe
kėta qenė bektashi. Por ē'do rrėfej pėr ta, nuk ka tė bėjė me besimin, por
me kondicionin e tyre a mė tepėr huqin. Qė tė dy qenė nėpunės para
nėntėdhjetės dhe qenė kushėrinj. Pra, me raste bėheshin familjarisht me
njėri-tjetrin. Prej natyre, qenė hokatarė tė mėdhenj dhe, kur bėheshin
bashkė, njėri hidh e tjetri prit, si nė atė garėn: mė i shkathti, mė i
shpejti. Qė tė dy, i kam njohur nga afėr dhe, ē'ka do sjellė pėr ju, e kam
nga goja e tyre. Pėr tė qenė mė i drejtpėrdrejtė me lexuesin, pėr t'i
dalluar, njėrin po e quaj Dervishi i madh ( nė fakt, qe mė i moshuar nga
tjetri) dhe tjetrin, Dervishi i vogėl. Tė dy banonin nė qytet, por nė lagje
paksa larg nga njėri-tjetri.
U sėmurė Dervishi i madh dhe Dervishi i vogėl i
thotė tė shoqes:- Merr njė trastė (asi kohe nuk kishte qeska nė dyqane) se
do shkojmė tek Dervishi se ėshtė i sėmurė, nė shtėpi. E mori trastėn e
shoqja dhe, tek ecte krah tė shoqit, kur u afruan tek pazari, i thotė:- Hė,
do kthehemi qė t'i blejmė ndonjė frut apo jo? Lėma mua kėtė punė,- tha
Dervishi i vogėl.
Vazhduan rrugėn, hapėn deriēkėn e oborrit
(Dervishi i madh kishte shtėpi pėrdhese) dhe, kur hynė nė oborr, Dervishi i
vogėl hipi nė portokallen e vetme qė kish Dervishi i madh. E mbushi atė
dingas dhe bashkė me tė shoqen hynė tek i sėmuri. Ky qe vetėm nė shtėpi (e
shoqja nuk qe aty). Sa hynė brenda, Dervishi i vogėl, tha:- Epo tė shkuara!
Mandej, i zgjati trastėn me portokalle. I madhi, sado i sėmurė qė qe, nga
goja qe brisk. Ore, maskara,- i foli gjysėm me tė qeshur dhe gjysėm me tė
ngjeshur,- po portokalle mė bie ti mua, kur portokallen e kam nė oborr.
Aha, mos u mėrzit,- ia priti po me shpoti i
vogėli,- se, kur tė iki, i marr me vete unė.
Dhe kėshtu bėri vėrtet. Kur u ngrit i sėmuri pėr tė dalė nė oborr, hodhi
sytė mbi portokall dhe dha britmėn:- Opo tė di se ē'mall je, por tė lumtė
ty, kur nuk e mbajta trastėn. Fjala mori dhenė dhe dy Dervishėt jepnin e
merrnin qė t'i nxirnin "bojėn" njėri-tjetrit.

Unė dhe babai
Prej natyre, babai im, ishte gazmor. Tė skuqte
duke tė vrarė dhe me pambuk. Kurrė nuk e harroj kur mė bėri pėr ujė tė
ftohtė vetėm me njė fjalėgoje. Qeshė goxha, aty nga dyzet vjeēėt. Babai
kishte dalė nė pension dhe mu para pallatit ku banonim, kishte marr sėpatėn
dhe po ēante dru. Unė bėja sehir si tė isha njė snob anglez. Aty pari kalon
njė i moshuar sa babai dhe, pasi pėrshėndeti, shkėmbeu kėtė bisedė me
timatė.
- Hazis, ēfarė po bėn?
-Po ēaj dru se ėshtė ftoht.
- Po Papi ? ( kėshtu mė thėrresin tė gjithė tė
njohurit)
Dhe imatė, flakė pėr flakė:- Pse kur do ma shohė
hairin Papi apo kur tė vdes?
Mua sikur mė zuri pallati dhe, i turpėruar deri
nė majė tė thonjėve, vrapova dhe hyra brenda.
Xha Myrtja
Xha Myrtja ka qenė njė plak shumė i zgjuar dhe i
kishte dukė fjala. Unė e kisha zakon qė ēdo mbasdite, pasi lija punėn, e
kaloja tek prindėrit. Njė pasdite, ballė pėr ballė me xha Myrten.
-Ku je nisur, tė keqen xhixhaj tyja?
- Tek babai e nėna.
- Sikur nuk po tė shoh gjikafshė nė duar?!!!!
Unė i zėnė gusht, i them: - Ore xha Myrte, pse
tė vegjėl janė prindėrit e mi? Dhe ai, flakė pėr flakė:- Digjo dhe ta kesh
nasijet nga una. Pleqtė janė si fėmijtė. U vjen mirė qė dhe njė karamele po
t'u shpiesh. Po ju, ēunat, jini pak zullapėr. Kurse cucat (ēupat) t'i falė
Zoti. I ke parė motrat e tua kur vijnė. Me duarėt plot. Andaj thonė nė
Myzeqe, tė keqen xha Myrtja tyja:- Kush ka pulėn, i ha vezėn. Kush ka
gjelin, i ha gėlasat. Dhe, vėrtet, qė ma preu huqin.
Tiranė, 6 shkurt 2015
|