Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen pėrmes
shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime,
mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė
cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim
dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e
Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės,
duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik
tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e
shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u
bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi...
nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni,
Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė
kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė
nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra
mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė
jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do tua
prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e
plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
SABILE
KEĒMEZI - BASHA
Hyrje
Lindi nė Koretin tė Dardanės (Kamenicė). Shkollėn fillore e kreu nė
vendlindje, kurse gjimnazin nė Dardanė. Ėshtė femra e parė nga Kosova
qė mbaroi Fakultetin e Shkencave Politike nė Beograd
mė 1977. Studimet pasuniversitare i vazhdoi nė
Universitetin e Prishtinės nė Degėn e Historisė. Magjistroi mė 1980 dhe
doktoroi mė 1984 (ishte femra mė e re qė u bė doktore e shkencave nė
Kosovė).
Botoi mbi 200 njėsi bibliografike zhanresh tė
ndryshme, nga ato shkencore, publicistike, trajtesa, vėshtrime, shqyrtime,
fejtone, poezi pėr tė rritur dhe fėmijė, tregime, drama, romane, ese etj.,
pėr tė cilat mori shumė mirėnjohje, shpėrblime dhe ēmime letrare. Mori
pjesė nė tubime tė ndryshme shkencore nė Kosovė dhe jashtė. Ishte redaktore
pėrgjegjėse pėr hapėsirėn etnike shqiptare nė territorin e ish-Jugosllavisė
nė revistėn Bota shqiptare, qė botohej nė Tiranė
(1991-1993).
Qysh nga fėmijėria shkruan poezi e prozė pėr tė
rritur dhe pėr fėmijė. Mė 1987, nė Akordet e Kosovės, u shpėrblye me
Pendėn e artė pėr tekstin mė tė mirė tė Akordeve.
Ėshtė anėtare e Kryesisė sė Shoqatės sė
Shkrimtarėve tė Kosovės. Nė vitin 2001-2004 ishte deputete e Parlamentit tė
Kosovės. Aktualisht merret me probleme tė historiko-politike tė kohės mė tė
re. Sabile Keēmezi-Basha ėshtė anėtare e Akademisė Evropiane tė Arteve e
cila ėshtė themeluar nė vitin 2002, me seli nė Luksemburg.
Qė nga viti 1978 punon nė Institutin e Historisė
tė Kosovės dhe ka titullin e kėshilltarit shkencor.
Gjer mė tani ka botuar kėta libra:
Botime shkencore:
1. Programet politike tė Lėvizjes Kombėtare
Shqiptare 1878-1990, Instituti i Historisė, Prishtinė, 2013.
2. Veprimtaria atdhetare ilegale nė Anamoravė
1945-1968, I. Instituti i Historisė, Prishtinė, 2013,
3. Vlerėsime politiko-historike, Brezi81,
Prishtinė, 2012,
4. Sulejman Krasniqi-Veprimtaria atdhetare,
Shoqata e tė Burgosurve politik,
Prishtinė, 2012
5. Monografia "Gjilani me rrethin"
(bashkautorė), Gjilan 2012
6. Ekspozitė Shtypi i Lėvizjes Kombėtare
Shqiptare (945-1999), 26 nėntor,
2012. Kuvendi Komunal-Gjilan
7. Kontributi atdhetar i Hyrije Hanės, Libri
Shkollor, Prishtinė
2011.
8. Kosova nė shtypin e mėrgatės shqiptare
(1945-1990), III , (Qindresa
Shqiptare; Krahu i Shqiponjės; Kosovarja e Re ),
Libri Shkollor,
Prishtinė
2011.
9. Kosova nė shtypin e mėrgatės shqiptare
(1945-1990) II (Lajmėtari i
Lirisė; Pėrpjekja Kosovare), Libri Shkollor, Prishtinė
2011.
10. Tė burgosurit politikė shqiptar nė Kosovė
1945-1990, Logos-A,
Shkup, Prishtinė
, Tiranė
, 2010.
11. Shtypi ilegal shqiptar nė Kosovė
(1945-1999), I , Prishtinė
, 2009,
12. Organizatat dhe grupet ilegale nė Kosovė
1981-1989, Prishtinė
2003.
13. Lėvizja patriotike shqiptare nė Kosovė
1945-1947, (ribotim) , Shkodėr
1999.
14. Lėvizja ilegale patriotike shqiptare nė
Kosovė
mė 1945-1948, Prishtinė
1998.
15. Zhvillimi historik i PKJ-LKJ-sė nė Kosovė
mė 1945-1966 (nga viti
1945 deri te Plenumi i Brioneve), Instituti i
Historisė, Prishtinė
, 1987.
Botime letrare:
1. Kėmisha e atdheut, (poezi), MKRS, Prishtinė,
2013
2. Metaforė iberike, (poezi), Prishtinė, LSHK,
2011
3. Kujtesėn e ka kapur skleroza (poezi), LSHK,
2011
4. Kodi i pritjes (poezi), LSHK, Prishtinė, 2010
5. Anatomia Iubirii (poezi), Bukuresht, 2009
6. Nata pa kornizė (roman), Prishtinė, LSHK,
2008
7. Malli pėr Itakėn (poezi), Prishtinė, LSHK,
2008
8. Hadi (dramė), Prishtinė, LSHK, 2005
9. Ėndrrat e trishta (poezi), Prishtinė,
Rilindja, 2000
10. Kohė epileptike (poezi), Prishtinė, Jeta e
Re , 1996
11. Dy lule ka mami (poezi), Prishtinė,
Pionieri,1993
12. Nusja e gurtė (poezi), Prishtinė Rilindja,
1989
NUSJA E GURTĖ
(Ura e Fshejtė)
TĖ MĖ GJEJĖ NĖ NJĖ PĖRRALLĖ
Nė urė duvaku i nusėrisė
Ēkumbon e trazon botėn
Shekujt sfiduan njėri-tjetrin
Nė urė duvaku i nusėrisė
Fėmija qumėsht kėrkon nė vaj
Urata e ktheu prapė nė legjendė
Tė na gjejė prapė nė njė pėrrallė
Zogu thirri tri herė emrin e nuses
Ajo prapė nė urė mur
E nuhati si lulen nė legjendė
Ku mbeti duvaku i nusėrisė
ZOGU I ZI
Duke u fshehur nga shenjtėria
Ēdo gjė kėtu ishte si dikur
Ajo shqeu lėkurėn e legjendės
Dhe doli mbi Urėn e Fshejtė
Vėllai i vogėl pa njė ėndėrr
Nė urė u shikua me sytė e lodhur
Asgjė nuk pa mė, as mua, as urėn
Duvaku i nusėrisė valėvitej
Ura merrte oshtimė tė vdekurish
Zogjtė kėndonin ninullėn e zjarrtė
Pėr fėmijėn qė sditi ēėshtė ēudia
U rrokullisė nėpėr djep e zbriti
Nė qemerin e urės e pa tė ėmėn
Dhe tha :Lėreni aty ku ėshtė
Ajo prej aty mė jep gji amshimi
Zogu i zi doli nga guri akull
U fal tri herė dhe fluturoi pastaj
Tė gjitha unė i pash, vaj-
Ura e Fshejtė mė lulėzoi nė dorė.
MOS E PREK
Ēdo gjė ndodhi pastaj
Mos e prek se tė ngrihen duart
Nė shikimin tim zgjohet murimi
Gur mė gur mė ndėrtojnė trupin
Mbi trup rrėzon Ura e Fshenjtė
Tė emėrtoj edhe ty si vėllain e vogėl
Ētė bėjė unė nė kėtė ligėsi
Merri flokėt e mi e thur njė urė
Nė tė mund tė shkelėsh vetė i treti
Legjenda do tė falė prapė kokėn
Pėr tu kthyer njėherė nė konak
Fėmijės gji pėr ti dhėnė e bekuar
Mbylle kėtė ditė se nuk po mė zė.
ĒMURANĖ E BUKUR
Sonte mos qaj, sonte
Pėr ēudi aq shumė i ngjason asaj ure
Veli i nusėrisė e mbulon tė tėrėn
Ēmuranė e bukur nė themel tė urės
Sonte je krejt akull
Mblidhi fėmijėt tė mos qajnė pas meje
Unė ende nuk dola nga legjenda
Ēdo gjė mund tė ndodhė sa tė mos kthehem
Duvakun tim nė themel tė urės mos e kėrko
Brigjet duan edhe viktima
Shikohu nė sytė e mi e vdis edhe ti
Ura e Fshenjtė do tė na ringjallė sėrish
Ndoshta nė ndonjė legjendė tjetėr
Siē e gjetėm nė kėtė urė Nusen e Gurt
KALON EDHE KJO
Kalon edhe kjo
Unė do tė jem unė
Ti nuk do tė jesh ti
Ai nuk do tė na njohė fare
Kalon edhe kjo
Horizontet do tė jenė tė ndritshme
Arat do tė bėjnė bukė
Nėnat fėmijė mė shumė
Kalon edhe kjo
Dhe ēdo gjė do tė ketė peshėn e vet.
ĒKA TĖ BĖJĖ ME LIRINĖ
Tė kėrkoja gjerė nė fund tė trupit
E nė tėrė gjeografin e vatanit
nė stinėt kallkan
nuk tė njoha...
Kur erdhe
Tė pash me sytė e mi
Tė kuqe
Tė blertė
Linde me thermė
Tė prita nuse me bajrak
Unė, ti e liria
Ende nuk jemi njohur
Me huqet tona
Mė thuaj imzot
Ēfarė tė bėjė me lirinė
Nė kėtė ditė tė madhe
Unė e ajo
Dashuri tė panjohur
ĖSHTĖ PLAKUR PRITJA
Njė ditė, koha noprane
Ma vodhi edhe pritjen
E unė me gjymtyrė tė shqepulta
vrapova pas saj
Mė thanė lėre tė iki
Unė qava si stinė apokaliptike
Mė thanė, imzot
Mė thanė
Ėshtė e plakur pritja
Nga pritja
duke pritur
nė pritje
Nuset, grisėn duvakėt
Dhe thanė
Merrni tė gjitha
Por... pritjen...hėm...
Jo
Se do tė thyhet
Nė miliona copėza
Ėndrrat stramastik
Thanė nuset
Nė natėn bojė alli
|