Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen
pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin
mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e
artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė,
edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė
hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė
shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha
sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si
njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė
zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi,
Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli,
Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė
pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit
tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA,
qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė
gjerė, do tua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me
kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė
shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
SABIT
RRUSTEMI
Hyrje
Sabit Rrustemi ėshtė i lindur mė 3 Prill 1959 nė Terzijaj, fshat nė afėrsi
tė Zhegrės, Komuna e Gjilanit. Shkollimin fillor e kryen nė Zhegėr, atė tė
mesėm nė Gjilan, ndėrsa studimet nė Degėn e Letėrsisė dhe Gjuhės Shqipe, nė
Prishtinė.
Nė vitin 1977 boton poezinė e parė ne revistėn "Zėri i rinisė"
tė Prishtinės.
Veprat:
"Ku i la lisat era", poezi, Rilindja, Prishtinė, libėr ky i
dorėzuar qė nė vitin 1981, redaktuar nga poeti i mirėnjohur Ali Podrimja.
"Besoj nė njė diell", poezi, Fjala 1992 Prishtinė.
"Variacione pėr lirinė", Rilindja, 1997, Prishtinė.
"Pika e zezė", pėrmbledhje tregimesh, Flaka e vėllazėrimit,
Shkup, 1993.
"Jetėshkrimi i Sylė Kopernicės", prozėn dokumentare 1994,
Shtėpia Botuese "Plejada" botues, Beqir Musliu.
"Natyrė me vaj", album poetik, Shtėpi Botuese Plejada, Prishtinė
me parathėnie tė Beqir Musliut.
Variacione pėr lirinė, poezi, Redaksia e Botimeve,
Rilindja, Prishtinė, 1997.
"Maska e mysafirėve", pėrmbledhje tregimesh, SH.B. Buzuku,
Prishtinė, 1997.
"Paqja e brishtė", poezi, Shtėpa Botuese Rozafa, Prishtnė,
2007.
"Shiu i buzėve tua", poezi, Shtėpia botuese Rozafa, Prishtnė,
2009.
"Antingere divina / Prekje hyjnore (pėrzgjedhje poetike
pėrkthyer nė gjuhen rumune nga Baki Ymeri), Bukuresht, 2009.
"Nėn qerpikun tend , poezi, T-KOM, Shkup 2009.
Zjarrmi e kthejlltė, poezi, Shtėpia Botuese Beqir Musliu,
Gjilan, 2011.
"Nė fytyrėn e njė gjethi", poezi, Shtėpia Botuese "Beqir Musliu",
2012.
"Murale shpirti", poezi, Shtėpia Botuese "Rozafa", 2013.
Stina e meseleve,tregime pop. , Shtėpia Botuese Beqir Musliu
Gjilan, 2014.
Grafite nėnlėkurore, poezi, Shtėpia Botuese Beqir Musliu,
2015.
I prezantuar, mes tjerash:
Nė vėllimin me tregime nga Kosova, Djepi i lashtė, Shtėpia
Botuese Naim Frashėri, Tiranė, 1982.
Nė Antologji e poezisė moderne shqipe, pėrzgjedhur nga
Ferdinan Laholli, Gjermani, 2003.
Nė antologjinė poetike pėr Kosovėn, Njė gur i ēarė, nga Ali
Podrimja, 2005.
Nė Antologji e poetike TEMPLUL CUVANTULUI / Tempulli i Fjalės,
Bukuresht 2009.
Nė Antologjinė poetike, Muza e mėmėdheut, nga prof dr. Agim
Vinca, Shtėpa Botuese EUGEN (Tiranė) dhe ARTINI (Prishtinė, 2012.
Ēmimet:
Gjatė veprimtarisė letrare prej 38 vitesh, ėshtė nderuar me
shumė ēmime letrare, si nė Kosovė, Maqedoni dhe nė Shqipėri mes viteve 1979
2015 tė.
Veēojmė:
Ēmimi i Parė i Mitingut tė 49 ndėrkombėtar tė poezisė, pėr
Librin mė tė mirė tė botuar mes dy mitingjeve, " Nė fytyrėn e njė gjethi ",
Gjakovė, 11 maj 2013.
Ēmimi vjetor pėr letėrsi pėr veprėn mė tė mirė letrare tė botuar
gjatė vitit 2013 nė poezi, "Murale shpirti", dhėnė nga Ministria pėr
Kulturė, Rini e Sport e Republikės sė Kosovės, mė 16 shkurt 2014 nė
Prishtinė.
Autori gjatė veprimtarisė sė tij 38 vjeēare nė fushėn e
krijimtarisė letrare, ėshtė nderuar edhe me njė varg mirėnjohjesh si dhe
medaljesh, brenda e jashtė Kosovės, ku veēohen , Medalja e bronztė pėr poezi
e vitit 2007 dhe 2008 si dhe Medalja e argjendtė e vitit 2010, nga Akademia
Europiane e Arteve, me seli nė Bruksel.
Statusi/ pėrgjegjėsitė
Sabit Rrustemi jeton dhe krijon nė Zhegėr. Ėshtė i martuar, baba
i pesė fėmijėve.
Aktualisht drejton Ars Clubin Beqir Musliu, njė asociacion
alternativ i shrimtarėve nė Kosovė, me seli nė Gjilan, brenda tė cilit
asociacion ėshtė dhe Shtėpia Botuese Beqir Musliu si dhe revistėn letrare
kulturore AGMIA.
S' JAM PĖRMALLUAR AQ PĖR TY
Stina qė e dua mbushė javėn
atė gotė me verė tė zezė shpie
e ti nuk mė trandė me njė buzėqeshje
Dehem
pa e afruar te buzėt
kėtė lėng me aromė vetmie
A
cakėrrohet mungesa
ritmi i njė urimi qė grimcohet mes dhėmbėsh
Pa ty s them kurrė gėzuar
E
ti vonohu sa tė duash
fshihu thellė ku nuk tė prekė as harresa
Pastaj shfaqu befas kur unė pritjesh
shkrihem vargjeve
lexoma dhimbjen qė se rrėfeva
Barėrat articiale mė ngacmojnė
vetėm hapat e tu kur vijnė kah unė
mė rinojnė
Ajo dorė e butė e shkriftė kur mė prekė
S jam pėrmalluar aq pėr ty
sa pėr atė muzikė qė mdrithėron
sa herė tė kujtoj
NĖSE JO TY KĖ TJETĖR DO TA KISHA DASHUR
Ti qėllove ajo Ėndrra qė unė do duhej ta harroja
S' di pse aq etshėm symbyllas tė kėrkoja
Stinėve tė pėrgjumura moteve tė qullura me shi
Kėmbėt sa nuk mė ranė pas ecjeve kah ti
I dėrmuar udhėsh fjeta n' kashtė e n' dru t' thatė
Duke tė kėrkuar pėr ditė e duke tė pritur pėr natė
Mė qortoje pėr ndjenja thoshe je veē fjalė
Kur fshehurazi lėshohesha drejt teje ngadalė
Dhe tash aq mė bėn pse shmangesh pse fshihesh
Me shpirt tė trazuar si unė patjetėr ndihesh
Sa nė dritare sa te porta kund nuk zė vend
Tė gjitha rrugėt e mia pėrfundojnė trupit tėnd
Madje dhe ato shtigje tė pashėnuara nė hartė
Ku nė njė pjesė tė qenies sime tė kam bartė
Si krojet nėn hije tė syrit me buzėt prej loti
Qė shpeshherė m'i thau e m'i vėrshoi moti
Stinėve qė ndėrroheshin pa mė gjunjėzuar
Pse t'u dhashė njėanshėm hiē s'jam penduar
Kot shtiresh sė jashtmi larg skenės aktron
Nuk tė duartroket kush si unė nuk tė afron
Ėndrra qė e shihja e s' mund ta prekja qėllove
Sa herė nė pikėn mė tė thellė tė natės mė zgjove
Atė kohė e sot si i pėrhėnur pres e kėrkoj
Dėshirash digjem pėr t' parė e rrallė tė takoj
I zhgėnjyer kthehem kah vetja e nuk e gjej kund
Dehem e zhdehem gotave pa ju ra nė fund
Se e di ajo Ėndėrr prapė ka pėr t' mė trandur
Nėse jo ty kė tjetėr kėshtu do ta kisha dashur
JAM AI ĒFARĖ MĖ DOJE TI
Nė Dymbėdhjetė tė Ditės sė shtunė
qyteti im dhe i yti sillet nė qendėr rreth rrotullimit
nėpėr drama e kahe tė ndryshme shqyejnė gomat
ne harrojmė kėpucėt kėmbėt vendnumėrojnė
Sa herė prej xhepit nxjerr telefonin shtyp numrat
valėt mbrapsht m'i kthejnė dėshirat
Sytė marrin arratinė
I
mbetur mes harresės e vonesės
gazeta e ditės nuk ngushėllon
as ēaji i gjelbėr
Vera nuk vjen pa ty as buzėgazi im
Vetėm vetmia vallėzon nė tavolinė
dhe gishtėrinjtė e mi
I
braktisur shpresash se mund tė tė shoh
pėrmidis qendrės e nxjerr veten
monotoninė e ditės shtyp nėn thembra
si nuk tė harroj njė ēast ime zemra
Me njė dorėshkrim tė ri
e me tė njėjtėn dashuri
kur pėrnjėmend sapo tė harrova
mė shfaqesh ti
Dita kthen ngjyrat e veta nė sytė e mi
dejtė ringjallen gjaku gjuha
Buzėgazi yt mė ēkodon si me magji
Nuk jam ai i njė minute mė parė
jam tjetėr njeri
jam ai ēfarė mė doje ti
U
shporrėn retė
furtunat me shi
mbetėm tė vetėm nėn qiellin e kaltėr
nėn diellin dashuri
Qyteti kaloi Trembėdhjetshin pa njė infarkt tė ri
I
falem ēastit
asaj buzėqeshjeje tė ėmbėl
qė me njė tė prekur u memorua nė sytė e mi
TI QĖ VETEN TĖNDE E KTHEVE TEK UNĖ
Humba si shiu i kėsaj vere
shtatit tėnd tė blertė rrėshqita pėrngadal
deri te sythat e rrėnjėve tė posanisura
Aty ku ti puthė etshėm dheun e trupit tim
pėrmes njė buzėgazi me ngjyra pranvere
Mbeta nė rrethrrotullim
me orė me muaj e me njė mal ditėsh tė ikura
gjurmėt e hapave tu duke i kėrkuar
Kah shkove nė ē' anė ktheve
nuk tė pashė
Brenda asaj qiellnaje tė kaltėr sysh
fluturoi busulla ime
fluturoi e ra Hijes sė Madhe tė Ēepurit
As Ora e Mirė s' e gjen mė
as Djalli vetė
Nuk jam mė kėtu
brenda kėsaj lėkure qė mė mbėshtillte mė parė
e vertikal mė mbante falė eshtrave
Pashė t' Lumin Zot mos mė pėrpive
pėrmes atij shikimi ngazėllyes
asaj fytyre qė rreth e rrotull po shndritė
Se si mė duket qė aty diku
mes mollėve tė bardha verore mbetur kam
duke u katrithur trupit tėnd
Herė ngjitem kah ai Krua i Mirė
herė zdirgjem nėn atė Breg Venere lajė sytė
e tė shoh se si nė pikė tė natės bėnė dritė
Tregomė ku mbeta nxirrmė nga ajo humbellė
ku hyj e mbes me mijėra vjet
Asgjė mė nuk lėviz Orbitės sime pos Teje
askush
e ti mė fsheh thellė e mė thellė
O
fshihmė e bėj ē' tė duash se vetja ime s' jam unė
jam Ti
Ti qė vetėn tėnde e ktheve tek Unė
( 25
qershor 2015 )
U
PĖRZJARR AKULLNAJA SI VETĖ DASHURIA
(varianti 2)
S' dua ta mbaj mend erėn qė fryu e shfryu pyllnajės sate
e i zdeshi pullazet e mia
erėn qė na i thau buzėt nėpėr porta dritare
gozhdave tė ngulura nėpėr trarėt e pritjeve
aty ku shpresa nuk vdiē as e fundit
se ti u shfaqe pėrmes njė reje
hapėsirave tė etura
Dėshirat e pathėna i ndjeva si pikuan mbi ty
pikė pikė deri nė rrėnjė
dhe atė avull kėnaqėsie pashė
si gufoi prej teje e u ngjitė kodrave tė zhveshura
kah ajo kupė e kaltėr qė na rri mbi koka
E
dashur
pėrjetėsisht vetėm erėn e trupit tėnd kujtoj
tek dridhė dejtė e trupit tim luginave tė thella tė shpirit
atė erė qė shfryu e u zbut mbi mua dėshirash
krejt pika pika
E
mbiu pastaj ajo e ėmbla e dridhshmja e ėndėrrta
buzėve tua e buzėve tė mia
U
pėrzjarr akullnaja si vetė dashuria
(5
prill 2015)
|