Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen pėrmes
shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime,
mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė
cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim
dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e
Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės,
duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik
tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e
shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u
bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi...
nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni,
Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė
kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė
nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra
mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė
jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do tua
prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e
plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
SEJDI B
BERISHA
Hyrje
Sejdi
(Bajram) Berisha u lind me 10 qershor 1947. Qė nė shkollėn fillore, fillon
tė shkruajė poezi, tė cilat, sė pari i botohen nė gazetėn Flaka e
Vėllazėrimit tė Shkupit e pastaj, nė Pionieri dhe nė Rilindja pėr
fėmijė. Nga kėtu zė fill edhe zhvillimi i talentit tė tij edhe si shkrimtar
edhe si gazetar.
Si nxėnės i gjimnazit tė Pejės bashkėpunon me gazetėn studen.ore
Bota e Re, kurse qė nga viti 1970 bėhet bashkėpunėtor mjaft produktiv i
gazetės Flaka e Vėllazėrimit.
Nė vitin 1972, punėsohet nė Radiotelevizionin e Prishtinės,
respektivisht, nė Radio-Prishtina si korrespondent nga Peja, prej nga
raporton dhe informon opinionin e gjerė pėr ngjarjet dhe aktivitetet e
gjithėmbarshme nga ky rajon: Peja, Deēani, Klina dhe nga Istogu. Nė kėtė
detyrė, ai ishte gjithnjė deri nė korrik tė vitit 1990, kur policia serbe me
dhunė i dėbon nga vendet e tyre tė punės tė gjithė punėtorėt shqiptarė tė
RTP-sė (Radiotelevizionit tė Prishtinės).
Sejdi Berisha, gjatė punės nė Radio-Prishtina ka arritur
titullin e Redaktorit tė Kategorisė sė Parė dhe, pėrpos qė ka pėrcjellė
zhvillimet dhe ngjarjet nė territorin e Pejės dhe nė tri komunat tjera tė
cekura mė lartė, kohė pas kohe ka raportuar edhe nga ngjarjet dhe tubimet mė
tė rėndėsishme anė e kėnd ish Jugosllavisė. Ka qenė edhe reporter nė
manifestimet kulturore, siē ishte Festivali i Teatrove tė Jugosllavisė,
Festivali Republikan i Teatrove tė Kosovės, Serbisė dhe tė Vojvodinės dhe
Festivali i Teatrove Amatore tė Kosovės, tė cilat pėr ēdo vit mbaheshin nė
Trebinje tė Bosnjės dhe Hercegovinės, nė Kulla tė Vojvodinės dhe nė Ferizaj
tė Kosovės. Pėr punė cilėsore dhe profesionale, disa herė ėshtė shpėrblyer
dhe ka marrė mirėnjohje. Nė ndėrkohė, pesė vite ka qenė edhe
gazetar-korrespondent i Televizionit tė Prishtinės, kurse pas vitit 1980,
edhe gazetar i Rilindjes.
Ky krijues, publicist dhe kronist, nė nėntor tė vitit 1982 nxori
numrin e parė tė gazetės Peja dhe ishte themelues i Radio-Pejės (1981). Nė
vitin 1982 ishte edhe drejtor i kėtij institucioni me rėndėsi tė veēantė
informative dhe shoqėrore, por duke mos u pajtuar me koncepcionet e
udhėheqjes sė atėhershme tė Kuvendit Komunal tė Pejės, nėn patronazhin e tė
cilit ishte edhe Radio-Peja, e qė njė koncepcion i tillė nuk lejonte
hapėsirė pėr punė kreative, cilėsore dhe profesionale, tėrhiqet nga kjo
detyrė dhe sėrish kalon me punė nė Radio-Prishtina.
Sejdi Berisha ėshtė njėri prej punėtorėve mė tė mirėfilltė tė
kulturės nė Pejė dhe mė gjerė. Ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė
Kosovės dhe i Lidhjes sė Gazetarėve tė Kosovės.
KĖNGĖ E RE APO ELEGJI
!
Nėnė
Kėta djem tė ri
Sėrish po shkojnė
Do burgje janė mbushur
Atje nėpėr Evropė
E ekzil po i thonė
Nėnė...
Do djem e vajza
Kah po shkojnė
Po pse tash kėshtu
Kėto dhimbje
Kush po i shkakton
Zbrazjen e dheut
Edhe tė atdheut
Nėnė...
Shtėpitė sėrish
Po mbesin nėn dry
Edhe bari nė oborr
Ka nisė rritėn me hidhėrim
Nėnė...
Po pse tėrė kjo ikje
Kjo pa rrugėdalje
E shpirti po zihet
Me kurbetin-ilet
Nėnė...
Sot dhjetė autobusė
Nuk kanė bartur turistė
As nxėnės as studentė
Pėr nė ekskursion
Por zemra tė thyera
Qė nuk e dinė cakun
As vendin ku do ndalen...
Nuk e dinė lumturinė
As buzėqeshjen e tyre
Nėnė...
Sot Ty a ta kėndoj
Njė kėngė kurbeti
Por njė kėngė tė re
Dhembjeje e hidhėrimi
Dhe le tė na plasė zemra
Ty dhe mua
Le tė na digjet shpirti
Mua dhe Ty
Ndoshta kėshtu
Gjejmė ngushėllim
Apo rrugė tė reja
Pėr lindjen diellit
Pėr agun e patrembur
Nėnė moj...
Kah po shkojnė
Kėta djem tė ri
Medet apet
Nėnė...
Si ti pagėzoj kėto vargje
Kėngė e re
Apo elegji
Medet.
BALADĖ ILIRIANE...
Nė Zürich, Kapeshnicė e Jarinė
Nė Stuttgard, Lagje tė Trimave
Edhe nė Tamnik e nė Bernė
Mahallė tHadumit e nĒarshi tė Vogėl
Kudo Peja, Prishtina
Gjilani, Ferizaji e Gjakova
Nė Sent Galent pėrfundova
Kudo qė shkova
Vetveten e takova
Ec mė tej
Bruxel, Amsterdam, Paris
Shqiptarė tė Kosovės
Shqipėrisė e tė Maqedonisė
Nė mbarim e nė nismė
Nė Oslo, Malme edhe nė Helsinki
Tash e mė parė
Njerėz me derte e pėr mall
Kėrceva
Bėra hop deri nAngli
Gjithkund shqiptarė
Edhe nė Australi
Shqiptarė nė Egjipt, Turqi e Itali
Nė Amerikė e Kanada
Baladė lotėsh pa ia ndarė
Kudo qė shkova u pėrvėlova
Shqiptarė pleq e tė rinj pashė
Por tokėn e tyre nuk e takova
U ndala...
Mendova si fėmijė
Athua tėrė bota qenka Iliri
Por
Edhe pse me rraqe e jetė nė thes
Njeriu nuk vdes
Duke biseduar me vetveten
Si me njė tjetėr njeri
Me njė grusht dhe tė Ballkanit
Mbulova dhe globin pėrvėlova
E tash unė me vetveten
Nė Berlin, Londėr e nė Gjakovė
Nė Diseldorf e nė Gjenevė
Sėrish vendi im
Nė kthim
E putha vajzėn time
E cila ujitė kopshtin me lule nė Kosovė
DIELL NĖ SOFĖR...
(Edhe sot duke kujtuar MIGJENIN!)
Ju rreze dielli
Qė kotheret e bukės mi ngrohni
Nė sofrėn me dėrrasat e ēara
Qė duart e babait mi kujtojnė
Sė pari ma sillni
Bukėn pėr zogjtė e mi...
Por ma sillni edhe lumturinė
Nė darkė
Me ne rri nė sofėr
Se na trimėron
Me dritė pėr gjumin e ėmbėl
Pėr ėndrrat e bukura
Pėr mėngjesin e ri
O, diell
Qė kotheret e bukės
Nė sofėr mi ngrohė
DHE NĖ SHTRATIN TĖND...
Pse nxiton ujė
Nga bukuria e ujėvarės rrėshqet
Lumit tė qetė i bashkohesh
Si loti faqeve tė kujtimit
Rrėmbyeshėm ikėn
Duke lėnė gjurmė heshtjeje
Shkėmbinjve me shikim shekujsh
E mbi ta shkruan fjalėn fjalės
Dhe nė shtratin e lumit
Bėhesh spektator i brigjeve
Pastaj
Kush e di sa kah ikėn
Ndoshta
Nė lot shndėrrohesh
E syri nė burim ėndrrash
Tė gurgullimės sate
NGA DRITARJA IME...
(Elegji e pashkruar por e plasur...)
Nga dritarja ime
Sa shikimet mė janė pėrvjedhur
Dėshirat nė ėndrra mė janė shndėrruar
Zėri mė ėshtė shpėrndarė si plasje zemre
Nga kjo dritare
Zogun e lumturisė e kam thirr
Bukurisė sė tokės lutur iu kam
Pėr bimėn e shėndetshme
Nga dritarja ime
Nė fllad vere jam shndėrruar
Qershizat pėr ti pjekur
Nga kjo dritare
Pėr ēdo ditė babanė e kam pėrcjellė
Pėr nė fushat e blerta kur nisej
Nėnėn kur i milte bardhoket
Nga dritarja ime
Me pėrrallat e gjyshes
Rritėn e shtatit e kam mashtruar
Nga kjo dritare
Nė vapė vere kur mbyste vetmia
Me zukatjen e mizave bėja histori
Deri nė dritare mbillja lule e selvi
Nga dritarja ime
Krenohesha me bereqetin e arave
Qė nganjėherė pėrcėllohej nga kripa e syrit
Qengjat i kam parė duke lozur padjallėzisht
Nga kjo dritare
Parė e kam tretjen e gjetheve nė vjeshtė
Dėshmitar i ngjyrės sė tyre jam
I kam pikturuar edhe gjurmėt e rrotave
Tė karrocės sė drunjtė
Qė e tėrhiqnin baloja e murroja
Edhe fėrkemet e thundrave tė tyre nė baltė
Nga dritarja ime
Gjithēka kam parė
Tinėz e kam parė
Edhe pėrcjelljen e gjyshit pėr nė varr
Edhe qyqen duke kėnduar
Nga kjo dritare
Krisma pushkėsh kam dėgjuar
Edhe gjurmė gjaku kam parė
E kam parė lindjen e foshnjės
Nė ditėn e parė tė pranverės
Nga dritarja ime
E kam parė pėrmendoren
E lartė deri nė qiell
E kam pėrjetuar edhe lamtumirėn
E sime motėr
Nga kjo dritare
Kam parė rrjedhėn e lumit tė dhembjeve tė mia
I kam kėrkuar gjurmėt e jetės
Qė askund nuk i gjeta
E, nė tėrė kėtė ankth
Pashė se si kapakėt e dritares
Ishin afruar pėr tu mbyllur
Vetėm shikimi dhe trupi
Mė kishin ngelur puthitur me ta
Dritarja ende qėndronte hapur
Kapakėt e saj i ngjanin ēerenėve
Tė njė dyqani kėpucėtarėsh nė mbrėmje
Nė sokakun e ngushtė tė qė qytetit tė Krujės...
Nga dritarja ime
Me vite e vite
Muzat si fėmijėn mė kanė ushqyer
Kėngėn ma kanė praruar
Nga kjo dritare
Me sytė dhe zemrėn time
E kam parė vdekjen e poetit
Qė kullonte plagė atdheu
Nė kėtė dritare
Tash ka ngelur vetėm hija
Nuk di e kujt
Tė cilin kudo e kėrkoj por dot nuk e takoj
Kėtė shėtitės tė ēmendur dhe tė llastuar
Qė assesi nuk rri nė mua
Nga dritarja ime
Ndoshta Ju do ta shihni atė djall
Dhe atė qė unė ende e kėrkoj..
|