* Ju bëheni ai/ajo për të cilën PO MENDONI më shumë.
* MENDIMET ... BËHEN ... GJËRA ....
* Shikojeni veten të mbuluar nga bollëku, do ta kini.
* Po njerëzit, fatkeqësisht, janë të prirur të mendojnë për
atë që nuk e dëshirojnë.
* Mendoni për gjërat që doni, mendoni me përqendrim të
madh... Përqendrohuni! Ligji i tërheqjes punon.
* LIGJI I TËRHEQJES THOTË: Ne do t’ju japim gjërat për të
cilat mendoni dhe në to jeni të përqendruar...
Mos u përqendro në ato që nuk dëshiron të të ndodhin.
* Ne (vetë) tërheqim NJERËZIT, NGJARJET dhe SITUATAT
(shëndetin, pasurinë, lumturinë, veturën, shtëpinë e bukur, personin e
dashur (binjak)...
* Jeta është manifestim fizik i mendimeve që ke në kokë.
* Je Mikelangjelo i jetës tënde. Davidi
që gdhend – je ti. Me MENDIMIN tënd.
* Çdo gjë që ndodh në jetën tënde, duke përfshirë edhe
atë që nuk ju pëlqen – e keni tërhequr ju.
* Kontrollojini mendimet tuaja, do ta kontrolloni jetën
tuaj.
* Bëni gjëra që ju bëjnë të ndiheni mirë. Kryesorja: të kemi
ndjenja të mira, të ndiheni mirë...
* Çfarëdo që po mendoni apo ndjeni sot, me atë po e krijoni
të ardhmen tuaj.
* Mendimet dhe ndjenjat tuaja – krijojnë jetën tuaj. Do të
jetë gjithmonë kështu.
* Sa më shumë të ndiheni mirë, do t’ju tërheqin gjërat që do
t’ju ndihmojnë të ndiheni mirë.
* Jeta është absolutisht fenomenale, zbato sekretin!
* Mendo llambën e Aladinit. Aladini duke e fërkuar atë, doli
xhindi nga ajo dhe i tha Aladinit t’i thoshte 3 dëshira. Kozmosi është
xhindi gjigand: Ti je Aladini, që ia komunikon dëshirat. Ti kërkon.
* Kërko, të jepet – thotë Bibla

* Janë tre hapa:
1. KËRKO! Çfarë doni? Jepi urdhër universit! Universi
është katalogu yt. Ti zgjedh.
2. BESO! Beso se ajo që dëshiron, do të realizohet.
Nuk është nevoja të dini – si. S’ka dyshim. Ka Besim. Unë e di dhe e kam të
qartë se do të ndodh. Dhe do të ndodh.
3. MERR! Merr me falënderim. Ji mirënjohës. Do të
ndihesh mirë.
* Sido që të ndiheni – të lumtur apo si në burg – është
realiteti juaj. Vetë e keni krijuar. Ligji i tërheqjes u bindet gjithmonë
mendimeve tuaja.
* Ne po e bëjmë jetën që është rezultat i mendimeve dhe
ndjenjave tona të mëhershme.
* Mos u përqendro në ANKESAT e tua. Do t’i merrni gjërat në
të cilat përqendroheni.
* Falënderimet për mirësitë, mirënjohjet... Jo vetëm t’i
mendosh si rutinë, transmetoji ato!
* Parafytyrojini dhe do t’i realizoni dëshirat tuaja.
* Transmetoja universit dëshirën tënde. UNIVERSI THOTË: kërkesa
juaj është urdhër për mua. Thuaje atë që dëshiron, po ajo duhet të jetë
e besueshme...
* Ne jemi krijuesit e universit tonë. Kjo (që është) është
dëshira jote.
* Si keni për t’ju pëlqyer të tjerëve, nëse s’i pëlqeni
vetvetes.
* Rashë në dashuri me veten, tërë bota mund të bjerë në
dashuri me mua.
* Kur ankoheni (për gjëra të caktuara), ato (gjëra) do të
shtohen.
* Të tjerët s’mund të krijojnë lumturinë tonë. E krijojmë
vetë ne. Gëzimi ynë ndodhet në vetë ne.
* Trupi ynë është produkt i mendimeve tona.
* Hape veten për të ndjerë bollëkun e universit. Mos e
kufizo vetveten me mendimet negative.
* S’kemi DASHURI, nuk jemi MIRËNJOHËS, bëjmë jetë në
STRES... Pasojë e pashmangshme është SËMUNDJA. Stresi është tendosja
e zinxhirit. Një hallkë do ta lëshojë gjithsesi... Shëndeti është një nga
to.
* Sëmundja nuk mund të jetojë në një trup të shëndoshë në
pikëpamje emocionale.
* Mos u përqendro tek ajo që nuk shkon mirë. MENDIMET
NEGATIVE dhe STRESI janë SËMUNDJE. Hiq mendimet negative dhe stresin, trupi
shëron veten. Shërimi juaj vjen nga brenda.
* Njeriu shndërrohet në atë për të cilën mendon.
* Ne fatkeqësisht i shohim gjërat që nuk i duam, u japim
energji dhe ato bëhen realitet.
* Energjia rrjedh aty ku shkon vëmendja. Hiq mendimet prej
asaj që nuk ju pëlqen. Universi është katalogu. Ai ka për të gjithë.
Universi i ka të gjitha me bollëk.
* Nëse mendon se mundesh apo nuk mundesh, në të dyja rastet
ke të drejtë.
Prandaj, assesi:
nuk mund ta bëj - se nuk kam kohë...
nuk mund ta bëj - se nuk kam para...
nuk mund ta bëj - se nuk kam fuqi... Nuk... nuk... nuk...
por:
mund ta bëj - se kam kohë...
mund ta bëj - se kam para...
mund ta bëj - se kam fuqi... MUNDEM dhe DUA.
* Ndiqni lumturinë tuaj... Ndiqni entuziazmin tuaj, ndiqni
pasionin tuaj...
* Shikojeni veten me gjërat që dëshironi.
* Unë meritoj të jem i lumtur...
Unë meritoj të jem i pasur...
Unë meritoj të jem ...
Unë jam krijues i fatit tim.
* Askush s’mund ta jetojë jetën time
ta përjetojë lumturinë time
ta këndojë këngën time
ta shkruaj historinë time....
|