Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen
pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin
mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e
artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė,
edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė
hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė
shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha
sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si
njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė
zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi,
Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli,
Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė
pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit
tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA,
qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė
gjerė, do tua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me
kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė
shqiptare.
(www.sa-kra.ch)
Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
SELVETE
ABDULLAHU
Hyrje
U
lind mė 14 nėntor 1972 nė Prishtinė. Jetoi nė fshatin Varosh komuna e
Ferizajt ku kreu shkollėn fillore, ndėrsa shkollėn e mesme drejtimi
kulturologjiko - gjuhėsor, dega kulturolog -bashkėpunėtor e kreu nė Ferizaj.
Studioi nė Fakultetin Filozofik tė Prishtinės drejtimi Pedagogji dhe tani
ėshtė absolvente nė Kolegjin FAMA drejtimi Psikologji.
Me shkrime u mor qysh nga fėmijėria dhe nė saje tė kėtij
aktiviteti letrar e kulturor disa herė u shpėrblye pėr suksesin e arritur.
Poezitė e saj i lexoi nė orėt letrare dhe u botuan nė fletushka tė ndryshme
tė asaj kohe. Tani poezitė dhe shkrimet e saj janė botuar nėpėr gazeta tė
ndryshme dhe portale interneti.
Ndėr vite ajo u shqua pėr aktivitetin e saj letrarė, kulturor
e artistik nė manifestime tė ndryshme nėpėr Kosovė.
Nė vitin 2003 botoi librin e parė me poezi Emėrimi i ditės sė
nesėrme pėrmes Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės.
Kėtė muaj ajo doli me vėllimin e dytė me poezi Baladė e humbur
edituar nga Shtėpia Botuese Beqir Musliu nė Gjilan.
Tani jeton dhe krijon nė Zhegėr e martuar dhe nėnė e tre
djemve.
KULMI I FJALĖS
Pavarėsi e pritur gjatė
Madhėshti nė shekullin tonė
Ngjeshur me vuajtje arrite dikur
Si njė bredh stolisur nė festa tė fund vitit
Kush ishte nė jetė pati fatin tė festoj
Ditėt fillestare kalonin disi
Duke synuar majėn
Ne se dinim shijen tėnde
Piramidė e Keopsit
Ėndėrruar
Llogaritur pa komplekse
Tė etur pėr njė buzėqeshje
Tė uritur pėr dritėn e lirisė
Duke kėnduar kėngė pėr ty ilegalisht
Duke thurė vargje tė shpirtit
Bėnim apel pėr bashkim e liri
Brohoritjet tona qanin kordonėt e policisė
Dikur me shpresė e guxim
Pėr atdheun e robėruar
Pavarėsia ishte shpėtim
Kulmi i fjalės ishte betim
Pavarėsi
..
SHPRESA E NJĖ ĖNDRRE
Kam derdhur shumė lot pėr kėtė vend tė bekuar
Truall madhėshtor
Lot me shpresė tė njė ėndrre
Nė pritje tė fitores
Ngashėrim o fati i vendit tim
Koha s e shuan njė emėr
Duke lėnė pas veprėn e tij
Nėnė
Mė thuaj o nėnė
Cilin emėr e thoshim me frikė?
Shuar etjen e njeriut tė rraskapitur
Nga vapė e diellit tė gushtit
Nė arat e gjera tė punės
Ujin kėrkon
Drita doli fitimtare
E pa thyeshme nėnė
Thuaj nėnė se drita doli
Thuaj pa frikė.
PRESION I RĖNDĖ
Presion i ushtruar shumė kohė
Na kishin humbur toruan dhe udhėn nė oborr
Mua dhe njerėzve tė mi dikur
Duke prekur nė fise
Komb
Gjuhė e flamur
Gjaku na dilte i zi
Nga tė zezat e armikut
Ne kishim kokė
Por jo liri
Lirinė na e morėn ata
Nė zemrėn e copėtuar
Nga prushi
Zjarri mori flakė
Pėr ditėt e begata qė jetuam dikur
Kujtoj protestėn e pendės sime atė kohė
Kur fliste zemra e frustėruar
Mos na humbni toruan mua
E njerėzve tė mi
Mos na ngacmoni jetėn nė tonėn shtėpi.
REPUBLIKĖS
Njė kėngė nė natėn me hėnė
I kėndonte njė nėnė birit tė saj
Ne ju bashkėngjitėm njė kėnge
Duke bėrė thirrje Republikė
Nė vajtim mbanim atdheun e pushtuar
Vend i ndezur nė flakė para varrit
Duke mbyllur plagė tė pa shėruar
Vėmė gurė e bėnim mur
Tingėllonte nė urė tė shenjtė
Kėtu do vije drejtėsia dikur nė vend.
Dita kishte aguar vonė
Lindėm pėrsėri
Nata zuri yjet si njė kope nė errėsirė
Jo nuk kishim vdekur
Elitė e formuar me emrin Guri
Qė numėronte nė heshtje ditėt e pritjes
Duke mbajtur sekret planin atėherė
Dy lot rrėshqasin nė kujtim tė asaj kohe
Njė rini kthehej nga rruga
Vendlindja Thėrret
Arritur nė vendin e shenjtė
Pėr tė rėnė dėshmor pėr liri.
KOSOVĖ ME KOKĖN LARTĖ
Ngrite kokėn o vendlindje
Buzėqeshi hapit tė ri tė rrugės
Sa bukuri natyrore mban nė gjirin tėnd
Bashkė me njerėzit e tu bujar je vet begati.
Natės i ke thurur kėngė tė qeta
Nė pėrshėndetje tė ėmbla mėngjesore
Nė numėrimin e ngjyrave qiellore
Duke frymuar ēdo gjė nė ty
Ne tė duam vendlindje
Nė dritare nuhas aromė luleje
Mėsueset mbollėn pemė pėr nxėnės
Krijuesve u ke rrėmbyer zemrėn e fortė
Nė qeshjen pa sherr fėmijėrore
Ngrite kokėn e dashur Kosovė
Flamurit falja shqiponjėn
Buzėqeshi pėlhurės sė kuqe e tė zezė
Buzėqeshi betimit nė Kaēanik
Falja erėn e lehtė pranverore Ferizajt
O Kosovė e dashur.
|