Se ti e pate fajin. Se mė vėrvite "dorashkėn"
pėr dyluftim dhe unė, kur ka dasėm, nuk shkoj pėr shkarpa. Se dhe mua aq mė
hante hunda pėr sherr, sa kisha nevojė pė fre se sa pėr shtyrje. Se unė nga
mendimet dhe veprimet jam paksa napoleonian,qė, nėse iks predhė ėshtė nisur
pėr tė mė vrarė mua, edhe njėqind pashė nėn dhe, po tė fshihem, do mė vrasė
qė do mė vrasė. Se, siē kam vėnė re dhe nė raste analoge, sikur nė gene
kam pak gjak arab, se arabėt thonė:- Mos e kėrko aventurėn, por mos iu
shmang asaj, po tė doli nė rrugė.
* * *
Se ky "sherri" ynė filloi nė plazh, kėtu e dyzet
vjet mė parė, por blana e atij "sherri" nė faqen time ėshtė, ende, e
freskėt. Se ne kabinat i kishim, pothuaj, ngjitur dhe nė tė gjitha radhėt (e
kush nga brezi ynė nuk i kujton kėto radhė me brengosje!), hera sikur na
vendoste, sado nė njėsh kolonė, por pėrbri. Se ti, ngaqė doje burrin shumė,
u kishe dalė radhėve pėr zot. Se dhe unė nuk e haja thatė: ngaqė kisha
afeksion pėr time shoqe, i kisha marr vet pėrsipėr tė gjitha radhėt. Se sa
tė bezdisshme qenė ato radhė, s'kam pse ndalem mė shumė. Se shkoje nė radhė
dhe do tė qe si me fat, qė tė ktheheshe me mallin qė do bleje. Se qe si
rregull i pashkruar, por i pranueshėm nga tė gjithė: kish mė shumė njerėz nė
radhė, se sa mall qė tregtohej. Se kėshtu ndodhte tek radha e qumėshtit dhe,
ca mė shumė, tek radha e mishit. Se dhe, pėr ēdo tregoj mė poshtė, ka
ndodhur tek radha e mishit. Se pėr radhėn e mishit do ngriheshe mė herėt se
pėr gjithė radhėt e tjera dhe, kur ktheheshe nė shtėpi, me atė kg mish (kaq
ta bėje dhėmbin, nuk kishte mė shumė), tė dukej vetja sikur kishe bėrė njė
vepėr heroike. Se qemė mėsuar me kėtė jetė rutinė edhe nė plazh dhe, si nė
ato garat" mė i shkathti, mė i shpejti", kush e kush mė parė vraponim nė
korsinė e radhėve. Se radhėt mbaheshin (me trup, sigurisht) me aq rreptėsi,
sa askush nuk lėshonte pe. Se ishte plazh dhe ujtė e detit tė bėnte "lavazh"
tė stomakut qė kish nevojė pėr mish. Se qemė tė ndėrgjegjshėm pėr
disiplinėn, pothuaj, ushtarake nė mbajtjen e radhės. Se aty, tek radha e
mishit, qėlloi qė i shtati nga burrat tė isha unė dhe se e shtata nga gratė
tė ishe ti. Se, tek koteshim nė pritje tė ardhjes sė mishit, herė-herė
plasnin dhe muhabetet pa kripė dhe, ndonjėherė, edhe shpotitė. Se, siē mė
kujtohet, kish ndodhur qė tek radha e burrave paska hyrė njė grua. Epo natė,
or tunjatjeta, dhe nuk i ka parė shoqet kjo. Se nuk paska qenė fare kėshtu.
Se kjo qė qenka futur tek radha e burrave paska qenė finoke e madhe. Se e
kish parė qė nga radhėt burrave (po qenė burra me rrrrrrr tė fortė ata),
radha qe mė e shkurtėr dhe ajo sulm dhe atje. Se, kur i paskan thėnė, shoqe
kjo radha ėshtė e burrave, ajo qenka lėshuar nė sulm: - Pse burra jini ju?
Burrė ėshtė ai imi qė fle si pasha dhe pėr shtatė qejfe atje nė kabinė.
Kurse ju jini si ata qetė qė vret lopa. Se kaun qė e vret lopa, nė fshat e
therin. Se, sa dėgjoje, nga kėto (epo ku mbaroheshin ato), harroje fare qė
po shkriheshe qiri nė kėmbė duke pritur tė vinte mishi.

Se, sa erdhi mishi, i premė muhabetet dhe sy e
vesh u bėmė andej nga kasapi, Llahu.
Se, sado ju, gratė, pėrpiqeshit ta futnit nė
kular, Llahun, kėtij i qe regjur lėkura dhe as qė tundohej nga pekulet
tuaja. Se filloi shitja e mishit dhe, kur po afrohej radha jonė (tė shtatėt,
de), plasi dhe sherri. Se, sikur doli nga fundi i dheut, njė nga ato tė bėra
me dorė. Veshur si pėr sfilatė, me njė tualetė qė binte nė sy dhe me njė
paturpėsi qė, sa tė grricte nervat aq dhe tė vinte poshtė me atė portret aq
impozant, ēau mes radhėve si njė gjeneral madhor shtabi mbi njė regjiment
ushtarėsh dhe, kur u afrua tek Llahu (kasapi qė nuk ua varte teneqenė fare
grave), foli: - Mė bėj njė kg mish, por kėtu (aty qe gjithė tule) dhe,
ndėrsa Llahu zbatoi urdhrin si njė ushtar i bindur para komandantit, ajo
hodhi lekėt dhe, si mori pakon e mishit, u largua me tė njėjtin pompozitet.
Se, sa mori rrugėn nga kish ardhur ajo, plasi sherri me Llahun e mirė.
-Po ti, - se qenė gratė ato qė vunė ulėrimėn,
de, - mos e ke mallin e babait qė jo vetėm i dhe pa radhė asaj edepsėze, por
ia zgjodhe tule!!! Se i ndukeshin dhėmbėt dhe i binin pėr tokė. E shaj e
mallko. Ne, burrat, ashtu zė e nėn zė. Kurse Llahu (epo ky nuk fliste
kurrė), ua ktheu: - Pse unė e kam fajin apo Perėndia qė ia kish bėrė tėrė
nishanet si me porosi. Se, kur tha kėshtu Llahu, vullkani i ankesave sikur
u fashit, Se, sikur nuk kishte ndodhur asgjė, vazhdoi sipas radhės dhe
shitja. Se ne, qė tė dy, pothuaj e morėm nė tė njėtėn kohė mishin.
Tek po u afroheshim kabinave, ti e zbraze: -
More, - the ti, - unė sikur tė njoh pėr tė gojės, po si nuk u ndjeve, kur
ajo "edepsėska" bėri atė ynerin e bukur.
Se mė kujtohet mirė qė tė thashė: - Sije, ajo "edepsėska"
ishte e bukur. Qe si prodhim jashtė serie dhe unė, para tė bukurės, bie nė
gjunjė dhe dorėzohem. Se, kur flas, hajde dhe mė mbaj mua. Se e vazhdova dhe
mė tej ligjėratėn dhe tė thashė: - Se dhe unė, po tė isha kasap, kėshtu do
kisha bėrė: do ia jepja mishin pa radhė dhe do t'ia zgjidhja. Se, moj Sije,
kėtė do kisha bėrė dhe me ty, se je si njė lule e ēelur. Se, kur pashė qė tė
mbulojė njė tė kuq sikur kishe bėrė faj, vazhdova: se pas lindjes sė fėmijės
sikur ke fituar njė kthjelltėsi qiellore dhe, o Zot, lutem si mund qė t'i vė
buzėt e mia mbi ato tė tuat qė janė si luleshege. Se unė e kisha kaluar me
kohė Rubikonin dhe turpin e kisha ngrėnė me bukė. Se, tek vazhdoja me ato
pekulet e mia nė adresėn tėnde, pashė qė ti gati po dridheshe nga gjithė
kjo trysni sulmesh. Se tė ndodhi si me atė lulen e brishtė qė befas goditet
nga njė breshėr kokėrrmadh. Se, sado qė po ēapiteshim me hapabreshke,
pothuaj kishim arritur para kabinave. Se, kur mė the, mirė u pafshim, e mbaj
mend mirė qė ta ktheva: -Ardhsh mė e bukur se sa sot!
* * *
Se e mbaj mend mirė: se qe mbasdite dhe unė isha
vetėm nė kabinė. Se nuk e di se si e kishe mar vesh qė imeshoqe me gjithė
fėmijė kish shkuar pėr vizitė. Se, kur trokiti dera dhe e hapa, u rrėfeve
ti, moj lule e ēelur. Se, kur mbylla derėn, fole :- Kam ardhur tė marr mish
pa radhė... Se... po a ka kuptim pėr ta vazhduar mė tej?!!!
Tiranė, 7 gusht 2015
|