Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 4 - Shaip Bllaca

SHAIP BLLACA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

SHAIP BLLACA

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

         Shaip Bllaca U lind mė 05. 05. 1954 nė fshatin Cernicė tė Komunės sė Gjilanit. Rrjedh nga njė familje qė e ka dashur dhe e do arsimin. Atdhedashurinė e ka pasur nė zemėr e shpirt.

            Shkollimin fillor e ka kryer nė vendlindje, shkollimin e mesėm e ka kryer nė Gjilan, e shkollimin superior pėr edukator nė Shkup, ndėrsa mė pas punėsohet nė njė shkollė fillore, ku punon afro njė dekadė. Meqė atėbotė ishte e lehtė tė mbetesh pa punė, me etiketime e diferencime,... kjo i ndodh edhe atij pėr njė vit, e mė pas gjen punė nė “Rilindje”, ku punon afro njė dekadė tjetėr. Edhe kėtu futen masat e dhunshme, ku sėrish mbetet pa punė... Nė kėto vite tė vėshtira pėr vendin, okupatori serb mbylli dyert e shkollave pėr nxėnėsit shqiptarė dhe e ndaloi financimin pėr tė gjithė punėtoret arsimorė. Atėherė formohet Kėshilli Republikan i Financimit nė Prishtinė, me seli edhe nė Gjilan, e Shaipi punoi aty gjer nė fillimin e bombardimeve tė NATO-s... Pas ēlirimit, nga viti 2001 punėsohet nė KK tė Gjilanit, ku punon edhe afėr njė dekadė dhe sėrish pushteti e lė pa punė si nė kohėn... Mė nuk interesohet te punėsohet pėr shkak tė moshės, prandaj vazhdon tė shkruaj.

            Ai qė nga fėmijėria e kishte pasion leximin. Nga cikli i ulėt i fillores filloi tė shkruajė vjersha pėr fėmijė, meqė kishte talent dhe ishte i pranishėm me vjersha nėpėr programet e ndryshme shkollore, revistat letrare pėr fėmijė e tė rritur, qė botoheshin nė Kosovė. Ka marrė pjesė nėpėr shumė manifestime poetike nė Kosovė e Shqipėri..., duke u shpėrblyer edhe me mirėnjohje tė shumta. Ishte pjesėmarrės i shumė konkurseve letrare...

            Shaip Bllaca ėshtė i pėrfshirė nė shumė antologji brenda e jashtė vendit me poezitė e tij. Shumica e poezive tė tij nga viti 1968 e tutje janė tė shkruara me pika loti e dhembjeje...

            Ėshtė i martuar dhe ka pesė fėmijė…

            Jeton e punon nė vendlindjen e vet.

 

            Librat e botuara tė autorit:

            -Edhe mua mė thonė i vogėl (Poezi pėr fėmijė)

            -Jeta ime (Poezi)

            -Mirėmėngjes jeta ime (Poezi)

            -Njė pikė loti nė vargjet e mia (Poezi)

            -Biseda me shpirtin (Poezi)...

 

 

 

 

 

TRI SHKRONJA ,,PSE’’

 

Pse lindėm me vaje!

Pse Nenat tona qajnė,

Shohin fėmijėn kur lindė,

Pse qan Nėna.!

 

Pse fėmija qanė kur lindė!

Vetėm Nėnat dhembjet ia dinė,

Pse Nėnave tona te ju dalin ,,Lotėt’’?

Lotėt e dhembjes i ka!

 

Pse Nėnat qajnė fėmijėt?

Ēdo lėndim tė fėmijės,

E ndjejnė te shpirti i tyre,

Dhembjen me fėmijė ndajnė.

 

Tė gjitha Nėnat duan gėzim,

E ndjejnė nė zemėr ēdo lėndim,

Lėndimin e kujt? Tė fėmijės

Po, tė fėmijės sė saj.

 

Pse Nėnat tė qajnė?

Po, qajnė prej gėzimi!

Shohim ,, Lotėt ’’ e tyre,

Janė ,, Lot ’’ skamje - mjerimi!

       

Pse krenohemi me numrin e lindjeve!

Kemi kaq banorė,

Me ndihmėn e Zotit; Kush i lindi?

Nėnat tona qė ju dalin ,, Lot’’.

 

Pse, a thua vallė fėmijėt s’janė tė njėjtė,

Tė njėjtė para Nėnės natyrė,

Pse, kush po i dallon,

Ata qė kanė sofrat plotė!

 

Pyes: Pse Nėnave tė ju dalin ,, Lot ’’

Ah, njė Nėnė me zemėr tė lėnduar,

Nga ofshamat e tyre,

Bukėn qė ngrėnė nga duart e tyre,

Perėndia do ti mallkoi!

 

Pse, tri shkronja ,, PSE ’’ lindem ? !

Pse Nėnat mallkojnė?

Tė gjitha Nėnat ndoshta JO,

Njė pjesė bukur e madhe PO.

 

 

NJERZIT E MIRĖ

 

Duhet gėzohemi o njerėz

Qė ka ende njerėz tė mirė,

Nga furtuna te mėdha

E shtyjmė edhe ndonjė ditė.

 

Shumė janė dhėnė njerėzit

Vetėm pas pasurisė materiale,

S’po mendojnė pas vetes

Tė lėnė njė vepėr tė mirė.

 

Te pasurit nuk po ngopen…

Pėr veten tė kenė me bollėk,

Thoshin dikur te menēurit

Kot rriten e bėheni si plep!

 

Ėshtė e vėrtet,duhet ditur gjithė

Mos u bėni te keq-bėhuni te mirė,

Matja e njeriut s’ėshtė pasuria

Me mė vlerė ketė jetė: Ėshtė ,,DITURIA’’.

 

 

NĖNA

Nė tė gjithė shekujt, moj nėnat tona,
Keni qenė e jeni, burim i jetėve tona,
Brezat vijnė e shkojnė, ju  nėnat tona,
Mundin tuaj pėr ne, brezat pėrkujtojnė.

Ju Nėnat shqiptare, tė mirat Nėna,
Keni qenė tė arta, me duar tė argjendta,
Ju Nėnat shqiptare, na rritėt me shumė mundime,
Nga brendėsia e zemrės, shkruan zemra ime.

Me ndihmėn e Perėndisė, ju Nėna na lindėt,
U rritėm me qumėsht...bukė misri Kosove,
Ju nėnat  shqiptare, na rritėt me mundime,
Ju na edukuat, qysh nė fėmijėri,
Tė jetojmė me nder nga djersa e ballit,
Duke nderuar mė shumė dijetarin.
 

Ju nėnat tona na mėsuat,
Tė nderojmė mikun, mbajtjen e besės,

Tė duam arsimin, ta duam kulturėn,
Mbi tė gjitha atdheun tė duam.

 

Fjalė mė e bukur,  se fjala ,,Nėnė ''

Sikur Dielli qė lindė e shndrinė si Hėnė,
S’ka zė e emėr mė tė bukur se fjala ,,Nėnė '',
Sikur bilbili ne degė, nė tokė ėshtė fjala ,,Nenė''.

 

Gjithnjė do t’ju kujtojmė me mall e dashuri,
Duhet ditur tė gjithė, para emrit ,, Nėnė ''

Domosdo na duhet tė pėrulemi

Sepse ne gjithmonė  jemi fėmijė.

 

 

ME FLAMUR TĖ SHQIPES

 

Nesėr do tė vi,

Atė tokė tė vizitoi,

Unė biri yt,

Po digjem me mall.

 

Ndryshe me mėsove,

Nėna ime e dashur,

Ėndėrruam pėr ty,

Shqipėria ime e shenjėt.

 

Kaloi njė shekull,

E, sa do tė shkojnė,

A do ti bashkojmė tokat,

Tė parėt qe i kanė lėnė.

 

Ismail Qemajl Bej,

Nė Vlorėn heroike,

Erdhi Isa Boletini,

Nga Kosova kreshnike.

 

Besėn qė tė dhamė,

S’do tė shkelim kurrė,

Nė Vlorė tė bashkuar,

O sot o kurrė.

 

Njė shekull jete shkuan,

Tė ndarė nga Evropa,

Po, shumė i copėtuan,

Kėto trojet tona.

 

Me flamur nė Krujė,

Epoka e Skėnderit,

Vazhdoi nė Vlorė,

Nga Ismail Qemajl Beu.

 

Nė Kosovėn e Isės,

U ngritėn bijtė e vendit,

Nga Bacė Adem Jashari,

Me Agim Ramadanin.

 

Kruja e priti Skėnderin,

Vlora Ismail Qemajl Beun,

Prekazi Adem Jasharin,

Zhegra e Gjilanit,

Agim Ramadanin.

 

Kėta kolos tė shqipes,

Qė kishin shumė shokė,

Populli nė trojet e veta,

Kurrė s’do ti harroi.

 

 

SYT SHOHIN

 

Ngado qė shkova, pash shumė tė pikėlluar,

Si te vendi im Kosova, mė shumė askund,

Askund s’lotova!

Kur shoh vendin tim, sa shumė heronj,… varre…

Lotėt nuk mė ndalen, pėr kėtė Kosovė!

 

Foleja ime, vendi im i shtrenjtė ,

Kujt po i zėnė rrugėn, populli im i vuajtur!

Kur tė shikosh vendin, pas luftės sė fundit,

A thua kėshtu sakrifikuam, populli pėr tė vuajtur!

 

Pėr festa po vijnė, nė Kosovė mėrgata,

Sa gjallėri ėshtė jeta, pėr kėto festa,

Djersa e kurbetēinjve , mbijetojmė shumė familje,

Gėzojnė shumė engjėj, pėr festa e Gėzime.

 

Nga kėto tė shkruara, urojmė kurbetēinjtė ,

Kudo qė i kemi nėpėr botė, - ,,Zoti i Bekoftė’’ .

 

 

KĖNGA E VALLJA

 

Kėnga ėshtė ushqim,

Ushqim pėr shpirtin,

Kėndon edhe atėherė,

Kur nuk tė kėndohen

 

Nganjėherė i shtrėnguar,

Qė tė mos kėndoni,

Kėnga del nga zemra,

Me lot e me vajė.

 

Kur jam nė vetmi,

Kėndoi e vallėzoi,

Ēdo lėndim tė shpirtit,

Me kėngė e kaloi.

 

Kėnga e vallja,

Janė ushqim pėr mua,

Sikur buka e kripa,

Poezitė i shkruaj.

 

Kėngėt e mia,

Askush si dėgjon,

Ėshtė zemra ime,

Qė kėndon pa zė.

 

Kėndo moj zemėr,

Zemėr e lėnduar,

Vetėm kėnga jote,

Ajo mė shėron mua.