Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 3 - Shefik Shkodra

SHEFIK SHKODRA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

SHEFIK SHKODRA

 

 

 

 

         

 

            Hyrje

  

          Ėshtė lindur nė Desivojcė tė Kamenicės. Shkollėn fillore e ka kryer nė vendlindje, atė tė mesmen nė Gjilan. Fakultetin Filozofik (Filologjik), nė Universitetin e Prishtinės.

            1972 – Nė shtator ka filluar tė punoj nė Gjimnazin e Vitisė, pėr t’u kthyer pas njė kohe nė Gjilan.

            1982 – Mė 30 gusht – ėshtė larguar nga puna si, “i papėrshtatshėm ideo-politikisht”.

          1983 – Mė 16 maj, ėshtė punėsuar (me “preferencėn” e organeve tė atėhershme), nė EK – Elektrodistribuimi nė Gjilan, Inkasant me normim. Lexoi orėt e rrymės elektrike. Inkasoi faturimet e rrymės.

            1990 – Mė 16 tetor, me njė vendim tė drejtorisė sė dhunshme serbe e larguan edhe nga ky vend pune. Po kėtė vit, bashkė me kolegė tė tjerė, pėr shkak tė gjendjes sė rėndė ekonomike dhe largimin e punėtorėve shqiptarė nga puna, themeluan Kuvendin e Degės sė Shoqatės Humanitare Bamirėse “Nėna Terezė”. Me 27 maj emėruan njė grup nga profile tė ndryshme pėr Kryesinė e Degės sė kėsaj Shoqate pėr Gjilanin dhe rrethinėn.

           1994 – Pas themelimit tė  Shkollės sė Mesme tė Mjekėsisė nga qeveria e atėhershme, inkuadrohet pėr Gjuhė latine ku edhe punoi deri nė shtator tė vitit 2010, kur “ekspertėt” e MASHT e hoqėn nga plan-programet kėtė gjuhė shkencore tė  kėsaj shkolle profesionale.

            1996 – U largua me vetiniciativė nga Kryesia e SHHB “N. Terezė”, nė Dega nė Gjilan.

          1999/2000 – Ishte drejtor nė shkollėn e Mjekėsisė “Asllan Elezi” pėr njė vit, nė Qeverinė e Pėrkohshme tė Kosovės.

            2011 – Nga fillimi i kėtij viti kalendarik ishte i papunė dhe pa pagesė. Ishin edhe dy vite deri nė pensionimin e tij sipas moshės. Nė maj tė kėtij viti (2011), pas shkuarjes nė pension tė njėrit nga punėtorėt e D. K. A., shkon nė vend tė tij, deri nė shtator tė vitit 2013, kur edhe pensionohet.

            Jeton i lirė dhe herė pas here merret me veprimtarinė letrare e publicistike

 

            Me letėrsi ėshtė marrė herėt si nxėnės. Kryesisht me poezi, por edhe me tė tjera. Vjershėn e parė e botoi mė nė “Jeta e re”, 1966. Shkruan edhe eseistikė e publicistikė.

            Librat e tij tė botuar janė: “Albania e Konicės – Pergamenė shqiptare” (studim) – Rilinda, Prishtinė 1995; “Demoniane” (rrėfejza satirike tė kohės), botim i autorit, Gjilan, 2001.“Shtjella” (poezi), bot. Era – Prishtinė 2006; “Erėverė” (poezi), bot. Era – Prishtinė; “Qėndresa nė mbrojtjen e Shqipėrisė Verilindore dhe Lam Hasan Shahiqi”, (monografi), Era – Prishtinė, 2014. Ka mjaft botime tė tjera me bashkautorė.

                                                                                                                            

                                                                                                                                         

 

 

 

 JEHONA E STINĖVE

 

E rigjete herbariumin palė nėn fletėn oker

tė lėnė kujtesė pėr mbėshtetje nė nėnkrese

pėr pak kohė deri nė vjeshtėn e kuqėrremtė

ende ftonjtė e verdhė nė rremb s’janė pjekė!

 

Vėshtirė tė rikujtosh tė plotė atė barė njomėsie!

 

Ecim deri te liqeni i qetė me emėr melankolik

faqja e tij e mbushur “pasqyra tė thyera” ari

ndryshon fytyra prej atij gjethit tė blertė n’degė,

janė lėshuar kurpnaja* mbi stome reshin gjethe

 

Jehona nga pylli gris velin e thurur tė soditjeve!

 

Qiellit egėr me peshė pėrlajnė retė njėra-tjetrėn 

dita dy orė duket e shkurtėr si niset rruga e re,

lehtė ikin zogjtė dikah pėrtej vijės horizontale

s’di a kthehen mė tė njėjtė sė largu nė kėto vise?!

 

Ajo ushtimė shurdhėsie vjen grykės sė gjerė!

 

E kuptoj i nderuar shkundjen pluhur ndėr mote –

shtatorė-tetorėt i mbledhin tė gjitha tė lashtat,

pak trishtueshėm ngjyra dhe simfonitė e erės,

shikues tė rinj tashmė ulen nė karrige tė vjetra!

 

Dashurinė s’e harron shpirti – gacė e mbuluar n’hi!

 

Ah vjeshta! e dashur me sokake e dritare pa perde

e gumzhimė zėrash shtigjeve t’imazhit nė fėmijėri,

ji krenar me dhimbje-gėzimet e gėrvishtura jeshile

tash e sheh veten pėrmendėsh me njė trastė nė krah!

 

Pranverė e verė botėra me ndjellje tė pamposhtura!

 

E gjithmonė tė rrinte nė mend autoportreti pa rėndėsi,

doje njė kohė ta nxirrje e ta shihje si s’e njohe kurrė

po njė tjetėr fletė fėrfėllimė tė pėrshkoi gjithė pėrbri

era tė merrte si pré tė hidhte pa tė pyetur kush di ku!

 

Qėndisma mjeshtėrie shtroheshin dhe mbi kėneta!         

 

 

MASHTRIME POETIKE

 

Ēdo  herė kur doje t’i kallxoje letrat pa hile

sytė t’i merrte drita imagjinare nėn ndėrdije

ta ndėrronte velin e ligėsive me hije tė shenjtė –

dehja mbetej nga ai delir moshe si diē ekzotike,

 

Thasė letrash mbushje pėr kantanjerė irritimesh! 

 

Pa shtruar tryezėn e tė pagatuar doje ushqim

si pėrrua shiu e kėndoje kėngėn – bukė pa pjekė

urishėm e pak kohė ruaje pėr lojėra pagane n’bjeshkė

dhe ti n’ekstazė rinore kaliroje atin me kraht fluror,               

 

Pa e parė aq tė rėndė atė barrė qė kanoste mbi kokė!

 

Po prej here nė herė unaza tė mbeti fort ndryrė

krejt nė atė guacė loje e pėrseritshme nė vargoj

dhe kot, nuk u takove me bashkudhėtarin kurrė

as s’ke mundur t’i thuash se tė ka bėrė hile nė jetė!

 

Nuk beson se ėshtė fryma e jote kudo qytetit?!

 

Shėnoj nesėr lum’ tė gjitha grafitet e pėrndara,

fotot rrugėve si rastėsi e pa rėndėsi pėr hyrje,

ēpengoj peizazhet mos ka plasa dhune e ankthe,

le tė fluturojnė tiktaket kudo qofshin tė vizatuara.

 

Ruaje atė ritėm dhe hapat e kėrcėnuar ndėr zalle!

 

 

SHTĖPIA E ORĖVE

 

Tė gjithė poetėt kanė nga njė ngarkesė si samari

s’ėshtė aq banale, malli ua djeg gjysmėn e thirrjeve,

sa herė i ndjekin si bishat e ēartura deri te bregu

 nuk largohen mėsa nga dashuria pėrreth njerėzve!

 

Ndoshta edhe kur do tė ringjallet dridhja e telit

pėr njė jetė tė qetė qė ne nuk do ta trashigojmė,

shqetėsime kemi mbledhur kahdo-kudo rreth vetit 

mė shumė pėsherėtimat ishin frymėmarrja jonė!

 

Si dehje n’areolė lehtė pranojnė brenga gjithėfare

dhe i lėpijnė e i lirojnė lotėt pėr shėrim tė helmeve

kur zemrat e nėnave bymehen e ritmi nė ēast prishet

e lajnė trupin ngadale nė prroje ngusht Orėt e malit!

 

Secili ka njė yll nė kupė tė qiellit dhe i rri pėrmbi

verės, vjeshtės a dimrit netėve t’errta e tė kthjellta

sytė i dėrgon atje qė ta sheh tė Bukurėn e dheut

e ta sjellė njė pjesė tė asaj bote nė tokėn tonė!

 

 

QĖNDRESĖ E PĖRBALLIME

 

S’tė ka shkuar ndėr mend pėr arat e palėruara

Qet bėrlykeshin kur ua theu zgjedhėn tjetėr kush

Mėzati shqelmonte ende pa provuar barrėn e t’atit

E ti meditoje nėn hije, a do tė jetė krejt kjo e vėrtetė

 

Njė kėngė ėshtė kėnduar e joshė shpėtimin e qenies!

 

Ka ditė mė ka marrė malli pėr verėn qė po ikė

S’tė dukej se stinėt ndėrrojnė me lule nė ballė

Fėmijėri e rini tė djegura s’e zė kurrė fluturėn

Tė gjithė i mendonin qershitė e freskėta nė degė

 

Po krejt u shėnua si argėtim i netėve tė vona!

 

Ka ditė si sot s’tė vjen njėsoj nxehtėsia e trupit

I largon petkat moti tė vjetruara xhepat shqyer

“Ani, ta rrjedhin mėrzinė e moshės n’pėrshkim!”

Ishte ngushllimi i njėrės nga mendjelehtat e kohės

 

dhimbja e vuajtja janė mė tė adhuruarat s’t’i merr askush!

 

Ka ditė kur i njehėsoje robėritė e vevetes n’tespih

I ēove tė fala edhe tė paharrueshmes mikes n’largėsi

E i rrėfeje atė qė tė kujtohej nga ajo pasdite e blertė

Ende kur trupi tė kullonte qumshtė nėne pėr rritė

 

Dikė nė mesin tonė e treti dheu i kėsaj toke si hiē!

 

E ka ditė s’e vėren marrėzinė pėrreth kėmbėve sillet

Duke tė injoruar nėpėr kalim gjuhėn e fėlliqtė

Kur tė lėnė si gjėnė e gjetur mbi harresė pluhuri –

Ndonjė panlaver kur i fryn hundėt si zotėriu mistik

 

E shkurtėr ėshtė koha pėr ditarėt e tė gjallėve?!

 

Aq shumė ditė ka nėpėr kalim me tė gjitha ndodhitė

Gjithaq shtigje qarqe e rrugica shumė larg vetvetes ishe

E s’i ngjajnė kėsaj tė sotmes jo me aq ves e kėnaqėsi

Ndonjė lugat a i ardhur kozmosit vidhte duaj drithi

 

E do ndryshimin e rrethit por jo dhe tė shpirtit tė vet!

 

Ka ditė e netė tash pėrrallat e hershme si tė vėrteta

Po na i tymosin para hundėve magjitė magjistarėt

Veē pa dėnime po sillen nėpėr konaqet e dashurive –

dikush vetė krijon rrapllima nė sokake e sheshe qyteti!

 

E me gjithė ngarkesat i marrim krejt si do dorėzanė!

 

Nuk e di si m’u kujtua fletorja e vjetėr varė mbi derė

Para pesė dhjetsheve nėpėr mote ishte zverdhė

sikur kishin humbur kuptimin dhe fjalėt n’radhė

shkrimi shkarravinė e rastit krejt n’oksidim ka mbet’

 

Shenja ishte vėrejtur pėr dėshmi – paqe e liri doje!

 

Dėgjo Erėverė pėr ditarin e rėnkimeve pa kapakė

nėpėr borė e shi, e shpirti nė dhėmbė qė s’ka dalė

edhe kujtimi pėr largimin e hidhur tė vjen i mirė

kur as gjumin gjumė s’e kishe shti nė sy aq rehat

 

mos harro tė reshurat e t’et mbi kokė e shpinė!

 

gjėmė e lotė pas kthesės nė pėrcjellje s’dua t’i ndiej mė

s’ishte krejt dobėsi Erėverė! Klima ish’ e tillė atėbotė

veē kėnga e shėnuar ishte e ruajtur pėrvuajtė me dashuri!

 

 

KUJTIME E MALLĖNGJIME

 

Sa shumė i shtrije duart pėr pėrqafime tė reja

mėngjesi i hershėm tajiste kaltėrsi pėllumbi

ngjyra s’ishte e errėt as dritė – mesi si oazė –

vegla e mjeshtėrisė mjaftueshėm vetė fliste

nė nisje vrull deri te skuta qė s’ishte pa ende

 

Me njė copė blerimi nė mes zemre ngjitė

i shihshe retė kah migrojnė nė largėsi

atje ikte syri sikur i bartte kraharori im

e sikur ua kishe varė zullumin nė qafė

gjymtyrė tė pangopura nė ecje pa cak

si delet me kambana e me nga njė shenjė

leqet e kėmbėve zbath si mbi prush kallė

pika shiu rigonin shtigjeve gjurmė pluhuri

pėr ta zbutur ashpėrsinė e trojeve tė thepisura –

prapė e dashur ėshtė kėnga dhe kur s’tė lanė

nė konakun e vetmisė tė bėjnė trenat pikti

kėshtu kur nis rrugėt e shpejta lakadredha

sėrish i pėrshėndet thneglat nė tė purpurtė

ngjyrat verore stolisin hark qiellor ylberi

sa shum kallte e digjte si eshka muret e thata

fjala tė vė me gaz nė buzė kur je vetmitar

s’e di diēka me vlerė sikur ta vjedhin nė kllapi

s’i kam treguar askujt nė jetė as pėr frikėn

qė mė silleshin gogolėt netėve fėmijėrore

si njeri i madh i pjekur para mocanikėve

dhe u rrėfeje padashur rrugėn e kalldėrmeve

si kishin ngjarė ndjekjet muhagjire me vaj

si netėve mesjetare ēuditshėm sillej rrota n’kthesė

           

                           ***

 

Sa gjatė e dashuroje kolovajzėn e drunjt me afsh  

Aty te ajo dega tash e tharė mbeti njė copė jete

me gjithė frikėn nga i padijshmi Bregut Tufakut

nuk harrohet nga ai horr deri nė frymėn e fundit

pastaj si nė rrėshqitje me pahir kah dritat e natės

tevona i krehje jelat e mbetura gėmushave fjolla

nė ikje skajeve qarshisė shėnojnė orėt do hapa

 

si do grafite nė ēdo mur shtėpie nė kėnde rruge

ende gjenden lojėrat e kliēkave dhe shtagave

birat rreth diellor dhe cirri ku bie topthi i drunjtė

rrėmisht vringėllonin e pėrziheshin nė ndėrrime

guxhari mbetej me topthin e ngurtė krejt djersė

si nė lėmėn e gjerė kur mblidhej drithi dikur

hidhej n’erė rrotull e kuajt rreth mullarit shkumė

ndahej kokėrra nga mėshtjellėsit me aq lėkura

qėrohej mėllefi krejt fije-fije nga mundi e krrusja

e i merrshe ngryk gjithė kafshėt e gjalla si n’faj

kuajt, delet, dhitė, thitė, qentė e macet lėpise

vetėm pėr t’ua mbyllė gojėn sa herė do gojtarėve

tė mos hingėllinte, blegėrinte, virrte, miaullinte, ciaste

pėr njė gaz rasti tė dikujt qė shtėpia guduliste

jo padashtas fikėsoje mendjen nė tė nesėrmen –

a thua jemi rreshtuar njėri pas tjetrit tė gjithė?

aq kohė u tret si dacit gjumash qė i ikė nė ėndėrr

pije ujė tė kthjelltė krejt njė lumė si nė zhuritje

pije e pije o kurrė etjen pa e shuar sa e gjatė nata

mbi shkallėt flurore qė ngriteshe kur doje vetė

prapė krejt botėn mund ta shihje e ta pėrshėndesje!