Shega
Shega ėshtė njė peme e vogėl gjetherėnėse,
frytet e sė cilės kanė njė lėng tė ėmbėl dhe me aromė tė veēantė. Lloji mė i
mirė i shegės ėshtė ajo mė e lėngshme dhe me ngjyrė tė kuqe tė fortė dhe me
lėkurė tė hollė. Rritet deri nė 5 m lartėsi dhe gjerėsi deri nė 3 m.
Mesdheu, rajoni nė tė cilin shtrihet edhe vendi ynė, paraqet karakteristika
klimatike dhe tokėsore mjaft tė favorshme pėr kultivimin e shumė bimėve, njė
pjesė prej tė cilave e kanė origjinėn pikėrisht kėtu. Kjo dhuratė, qė natyra
i ka ofruar banorėve te Mesdheut, ėshtė shoqėruar me njė kujdes tė
vazhdueshėm dhe punė tė veēantė qė kėta banorė kanė treguar nė kultivimin e
bimėve, nė mėnyrė tė veēantė tek pemėt frutore.
Studimet e ndryshme tė arkeologėve dhe zbulimet
e bėra prej tyre dėshmojnė pėr lashtėsinė e kultivimit tė pemėve frutore.
Nėpėrmjet njė materiali tė bollshėm arkeologjik ėshtė e mundur tė vėrtetohet
se fillesat e bujqėsisė sė kultivuar i pėrkasin periudhės sė neolitit dhe
ndoshta edhe mė parė. Herė pas here, pranė banesave tė ilirėve janė zbuluar
kopshtet ku tė parėt tanė kanė kultivuar peme tė ndryshme, kanė realizuar
punimin e tokės, kanė bėrė shartimet, krasitjet dhe pėrzgjedhjet e para tė
bimėve. Iliret kanė qenė shumė tė pėrmendur si mjeshtėr nė kultivimin e
bimėve tė ndryshme (gjė qė del qartė tek Gjeorgjikat e Virgjilit, Iliret
dhe Iliria, etj) , zeje tė cilėn ata e pėrhapėn nė vendet e Mesdheut si nė
Romė, Francė, Afrikėn Veriore, etj.
Nga libri mė i lashtė qė flet pėr historinė e
njerėzimit Bibla, na vjen njė mėsim shumė domethėnės : Kur Moisiu u ankua
tek Perėndia se vendi ku ai jetonte ishte i vėshtirė. Perėndia i tha : Unė
tė kam vendosur nė atė pjesė tė botės ku rritet ulliri dhe fiku !. Pra, me
gjithė kapricot qė paraqet, ky rajon ofron kushte shumė tė mira pėr rritjen
dhe zhvillimin e bimėve tė ndryshme, ndėr tė cilat edhe shega. I ndodhur nė
pellgun e Mesdheut, me shtrirje qė nga bregu i detit deri nė lartėsinė 2751
m mbi nivelin e detit, ku pjesėn mė tė madhe tė territorit e pėrbėjnė kodrat
dhe malet, mikroklima paraqet njė larmi mjaft tė madhe. Kjo fillon nga
bregdeti, me njė klime subtropikale, e vazhdon deri nė alpet me klimė malore
tė freskėt. Nė kėtė interval ka njė pafundėsi mikroklimash qė, nė kushtet e
tipeve te tokės, paraqesin avantazhe dhe mangėsi nga mė tė shumtat pėr
rritjen dhe zhvillim normal tė bimėve. Pemėt janė njė nga ato gjėra qė
njeriu i ka vlerėsuar qė nė fillimet e veprimtarisė sė tij si qenie e
shkėputur nga bota e kafshėve. Vlerat e frutave kanė bėrė qė njerėzit tė
kujdesen pėr pemėn gjatė gjithė sezonit, dhe kjo tė mos ndodhė vetėm nė
kohėn e vjeljes sė frutit, pėr tė prodhuar sa mė shumė.
Historia
Emrin e saj mban qyteti i bukur nė Andaluzi, Granada, ndėrsa ndėr
mijėvjeēarė ėshtė konsideruar si simbol i pjellorisė, bollėkut, mirėsisė dhe
jetėgjatėsisė. Nuset e reja romake i ndėrthurnin me flokėt degėt e saj,
sidomos nė ditėn e dasmės, ndėrsa turket e hidhnin nė tokė dhe nė varėsi tė
kokrrave qė do tė binin, supozohej se do tė ishte edhe numri i fėmijėve qė
do tė sillnin nė jetė, traditė kjo qė vazhdojnė ta ruajnė edhe sot. Nė
Dalmaci ishte zakon qė dhėndri tė merrte nga kopshti i vjehrrit njė peme
shege, pėr ta mbjellė nė kopshtin e tij. Pėr grekėt e lashtė shega
konsiderohej si njė frutė i shenjtė, por edhe nė kohėt e sotme moderne ajo
vazhdon tė ketė njė domethėnie tė madhe pėr grekėt. Nė ditėt e rėndėsishme
tė kalendarit ortodoks grek, si pėr shembull pėr Krishtlindje apo Pashkė, nė
disa zona tė Greqisė ėshtė traditė qė nė tavolinėn e mbushur plot nė darkė
tė ketė edhe shegė. Nė kohėt e hershme ato u dhuroheshin Zotave, qė tu
dhuronin mė shumė pjellori tokave, pėr tė qetėsuar shpirtin e tė vdekurve
dhe pėr nder tė Dionisit. Po ashtu, shegėt pėrdoren gjerėsisht dhe nė dasmat
dhe funeralet greke. Kur grekėt pėrkujtojnė njė tė vdekur, ata shpėrndajnė "kollyva",
qė pėrgatitet me grurė tė zier, i pėrzier me sheqer dhe i zbukuruar me
shegė. Po ashtu, nė Greqi ėshtė traditė qė ditėn e dasmave apo pėr Vit tė
Ri, tė ēahet njė shegė nė tokė. Gjithashtu, kur dikush blen njė shtėpi tė
re, ėshtė traditė qė personi, i cili shkon pėr vizitė, tė ēojė si dhuratė
njė kokėrr shegė, si simbol i begatisė, pjellorisė dhe fatit tė mirė.
Shega konsiderohet edhe si simbol i ringjalljes dhe dashurisė sė zjarrtė. Jo
rastėsisht piktorėt e shekullit XV dhe XVI vinin shpesh njė shegė nė duart e
Jezusit fėmijė, duke aluduar pėr jetėn e re "tė dhuruar" nga Krishti, ndėrsa
pemėn e saj e pėrdornin si simbol tė ringjalljes. Edhe pse vendi i lindjes
sė saj ėshtė Azia, shega ėshtė kultivuar nė tė gjithė rajonin e Mesdheut,
Kaukaz dhe Lindjen e Largėt prej shekujsh. E pasur me vitamina dhe prej
mijėvjeēarėsh burim shpėtimi pėr popujt e territoreve tė thata tė Azisė,
ėshtė konsideruar si mbreti i frutave pėr shijen e veēantė dhe ngjyrėn e
bukur.
Edhe
pse frutat e saj mund ti shijojmė vetėm nė vjeshtė, shega pėrdoret edhe me
qėllim zbukurimi nė kopshtet e zonave tė ngrohta. Lulet e saj mund tė
pėrdoren edhe pėr tė dekoruar tavolinat dhe pjatancat e ndryshme. Por,
pavarėsisht traditės sė saj antike dhe domethėnies qė ka pėr shumė kultura,
shega me tė drejtė mund tė konsiderohet si njė thesar pėr organizmin tonė.
Kokrrat e saj janė tė pasura me vitaminė A, B, ndėrsa plotėson rreth 50 pėr
qind tė nevojave tona pėr vitaminė C. Hipokrati e cilėsonte si ilaēin mė tė
mirė pėr gripin, ndėrsa egjiptianėt e katėrmijė viteve mė parė tregonin se
kishin zbuluar vetitė terapeutike tė lėngut tė saj. Nė Evropė, nė fillim tė
shekullit XIX, lėkura e shegės pėrdorej shumė pėr tė kuruar tenjėn dhe nė tė
vėrtetė analizat e kohėve tė fundit kanė treguar se pėr virtytet qė tė parėt
tanė i atribuonin asaj, kishin plotėsisht tė drejtė.
Lėngu i shegės mund tė quhet edhe ilaē i ēmuar pėr zemrėn. Sipas njė studimi
izraelit, pirja e njė gote me lėng shege ēdo ditė do tė parandalonte nė
formimin e pllakėzave nė enėt e gjakut, duke ulur kėshtu rrezikun pėr tu
prekur nga arterosklerozat. Autorėt e kėtij studimi shpjegojnė gjithashtu se
efektet e lėngut varen nga aftėsia e organizmit pėr tė pėrthithur dy gjene
qė aktivizohen nga substanca oksiduese, tė cilat forcojnė muret e enėve tė
gjakut. Eksperimenti i kryer mbi qelizat njerėzore tė marra nga arteriet
koronare dhe te minjtė me nivele tepėr tė larta kolesteroli nė gjak, kanė
treguar se lėngu i shegės pengon veprimin e ELK-1 e p-JUN, qė janė dy gjene
tė njohur pėr favorizimin e formimit tė pllakėzave nė enėt e gjakut dhe
ndihmojnė pėr aktivizimin e substancave oksiduese.
Por
vetitė e saj magjike nuk mbarojnė kėtu. Shkencėtarėt, pas studimit, zbuluan
se njerėzit qė pinin dy gota me lėng shege tė shtrydhur nė ditė, prej vitesh
kishin rregulluar me 21 pėr qind presionin e gjaku. Pėr mė tepėr, ata
vėrtetuan se njė gotė mbulon rreth 50 pėr qind tė nevojave tona pėr
vitaminėn C.
Po
ashtu, njė tjetėr studim i bėrė nga "Jonsson Cancer Center", nė
Universitetin e Kalifornisė nė Los Anxhelos, ka zbuluar se tė pish ēdo ditė
njė gotė lėng shege ndihmon edhe nė ngadalėsimin dhe pėrhapjen me shpejtėsi
tė kancerit tė prostatės. "Ėshtė shumė shpejt pėr ti kėshilluar pacientėt
tė pinė lėng shege pėr tu shėruar, por nė mund tė themi me siguri se
ndihmon qė sėmundja tė mos pėrparojė shpejt", thotė Allan Pantuck, autor i
studimit.
Statistikat e dala janė akoma provizore, megjithatė shega u zgjodh nga
kėrkuesit, falė pėrmbajtjes sė lartė tė antioksiduesve dhe polifenoleve, si
frutė qė ka substanca me veti mbrojtėse pėr organizmin. Sigurisht qė asnjė
nga kėrkuesit nuk mendon se lėngu i shegės mund tė pėrfaqėsojė njė kurė
kundėr kancerit tė prostatės. Por ai ka njė domethėnie tė madhe pėr tė
vonuar ose parandaluar nevojėn pėr terapi tė tjera shtesė, qė japin efekte
anėsore si pėr shembull lodhje, depresion dhe impotencė", pėrfundon Pantuck.
Lėngu i shegės shuan etjen, nxit oreksin dhe ndihmon nė tretjen e ushqimit.
Me shumė sukses pėrdoret edhe nė sėmundjet e stomakut dhe tė zorrėve, ėshtė
freskues dhe mėnjanon helmet e organizmit. Ai mund tė pėrdoret edhe pėr
heqjen e njollave dhe rrudhave tė fytyrės. Lėkura e saj, e pasur
me taninė, akoma edhe sot pėrdoret nė Afrikėn e Veriut si ilaē pėr diarrenė.
Nė Lindje pėrdoret edhe si mjet pėr tė ngjyrosur lėkurat.
Por
pėrveē qėllimeve mjekėsore, shegėt pėrdoren pėr tė bėrė ėmbėlsira apo
koktejle tė ndryshme. Edhe "Granada" e famshme, bazė e shumė koktejeve, mė
pėrpara pėrgatitej duke zier pėr disa minuta lėngun e shegės me mjaltė,
ndėrsa sot i shtohen edhe agrume dhe esenca aromatike. Nė vende tė freskėta
dhe tė thata, shegėt mund tė ruhen edhe pėr njė javė.
Pėrdorimi i tyre ėshtė i ndryshėm nė kuzhinė dhe varijon nga pjatat e
kripura e deri tek ato tė pastiēerisė. Nė disa vende shoqėrojnė shpesh njė
salcė tė pėrbėrė nga kėrpudha,vaji, kripa dhe piperi. Fetat e bukės tė prera
hollė, tė lyera me lėng shege, mbushen me kėtė lloj salce mbėshtillen dhe
pastaj futen nė furrė pėr tu pjekur. Shega gjen pėrdorim tė shumėllojshėm
edhe tek tortat, reēelrat, akulloret dhe marmelatat e ndryshme. Gjithashtu
pėrdoret edhe pėr zbukurimin e pjatave.

Fruti i besnikėrisė bashkėshortore
Shkrimin e parė pėr shegėt e gjejmė nė njė legjendė tė veēantė tė shkruar
nga poeti latin, Claudius Claudianus, nė vitet 330-404, nė "De raptu
Proserpinae", kur Persefoni, vajza e Demetrės dhe Zeusit, u rrėmbye nga
Plutoni, ndėrsa mblidhte lule nė brigjet e njė liqeni dhe u dėrgua nė
banesėn e tij, pėr tu bėrė gruaja e tij. Aty tregohej se si Persefoni, me
dėshirė tė Plutonit, kishte ngrėnė disa kokrra shege, simbol tė dashurisė
dhe frutė i besnikėrisė bashkėshortore, duke u bėrė nė kėtė mėnyrė
bashkėshortja e tij.
Plutoni ėshtė djali i madh i Kronit dhe vėlla i Zeusit e i Poseidonit, tė
cilėve u ra pėrgjegjėsia tė drejtonin botėn. Si hyjni i plotfuqishėm i
nėntokės, ai pėrfytyrohej nga tė lashtėt me njė skeptėr me dy maja dhe me
njė ēelės nė dorė. Pėr nder tė tij, njerėzit ndėrtuan shumė tempuj dhe nga
mė tė njohurit ėshtė ai i Elides, qė hapej njė herė nė vit dhe ku mund tė
hynin vetėm orakujt e Hadit e askush tjetėr. Riti tradicional i lutjeve pėr
Plutonin ishte gjunjėzimi dhe rrahja e tokės me shuplakat e duarve. Flija mė
e preferuar e kėsaj hyjnie ishte demi i zi. Tempujt e Hadesit qarkoheshin me
qiparisa dhe nėpėr oborre mbilleshin lule narcisi. Pushteti i tretė, ai i
nėntokės, mė i mistershmi dhe mė pak i eksploruari, iu dorėzua Plutonit.
Plutoni mori njė tė tretėn e pushtetit tė Kronit dhe i takoi tė ishte i
plotfuqishmi i nėntokės sė pasur nė minerale, por tė errėt dhe tė frikshme.
Pėr kėtė arsye, asnjė nga hyjneshat nuk pranonte tė jetonte me tė. Persefoni,
e bija e Demetrės dhe e Zeusit, ishte e pėrzgjedhura e tij, tė cilėn vendosi
ta rrėmbente.
Pėrzierja magjike
Lėng
shege me kivi. Pėrzierje fantastike, antikancerogjene dhe energjike. Qė tė
dyja pėrmbajnė sasi tė konsiderueshme tė vitaminės C.
E domosdoshme
Natyra na ka bėrė shumė dhurata tė arta. Shega pėrmban minerale shumė tė
rėndėsishme dhe vitamina tė domosdoshme pėr organizmin tonė.
Pėrdorimi i shegės nė mjekėsinė popullore
Nė mjekėsinė popullore pėrdoren frutat dhe
lėvozhgat e tyre, lulet, farat, rrėnjėt dhe lėvorja e degėve dhe e rrėnjėve,
e cila ka shije te athet dhe ere.
Shega me farat e saj te kuqe si rubin ėshtė njė
frutė i shijshėm por edhe shume i vlefshėm pėr organizmin e njeriut. Ajo
ėshtė konsideruar si frutė i fertilitetit.
Lėngu i shegės pėrmban mesatarisht 12 pėr qind
sheqer, acide organike, pektine, vitamine C etj. Lėngu dhe vaji i nxjerre
nga farat e shegės ėshtė njė antioksidant i fuqishėm. Vetėm 30 minuta pas
marrjes se lėngut te shegės aktiviteti ynė rritet me 32 pėr qind. Lėngu i
shegės shuan etjen, nxit oreksin dhe pėrmirėson tretjen e ushqimeve. Ai
pėrdoret me sukses nė sėmundjet e stomakut dhe te zorrėve, ėshtė freskues
dhe mėnjanon helmet e organizmit. Lėngu i shegės jep rezultate nė luftimin e
paraziteve qė zhvillohen nė zorre.
Lulet e shegės pėrmbajnė tanine dhe kanė veti
rrudhėse e tonike; ato rekomandohen nė dhimbjet e barkut, nė hemorragji, nė
hemorroidet, si dhe pėr gargara (shpėlarje tė gojės) kundėr ėnjtjes sė
bajameve dhe acarimeve tė mishrave tė dhėmbėve. Kuron :
Merren 20-30 gramė lule shege nė njė litėr ujė
dhe vihen tė zihen pėr gjysmė ore. Nga ky ēaj merren 2-3 gota ēaji nė ditė.
Edhe lėvozhga e frutave tė shegės ka veti regjėse.
Lėvozhga e thatė, para se tė pėrdoret, duhet tė
vihet nė ujė pėr disa orė qė tė zbutet. Ēaji i lėvozhgave tė shegės pėrdoret
kundėr diarreve, si dhe pėr luftimin e krimbave parazitarė tė zorrėve.
Lėvozhga e frutave tė shegės lufton me sukses
amebat, tė cilat e dobėsojnė shumė organizmin, e veēanėrisht te fėmijėt. Pėr
kėtė merren lėvozhgat e njė kokrre shege, vendosen nė njė enė prej balte dhe
zihen nė gjysmė litri ujė derisa tė mbetet gjysma e sasisė sė ujit. Pasi
ftohet lėngu, pihen dy gota likeri nė ditė, njė nė mėngjes e njė nė darkė,
gjithmonė para buke, pėr 10-15 ditė. Pa pėrdorur tjetėr ilaē, organizmi do
tė ēlirohet nga amebat.
|