Sot, me ty, kam vendosur: tė pjesėtoj qė tė shumėzohesh!
A ske thėnė ti, mė i miri ndėr mė tė mirėt: dituria, kur ndahet me
tė tjerėt - shtohet!
Kur ndahet toka nė shumė hise - pakohet! Kur ndahen paratė
nė shumė pjesė - pakohen! Kur ndahet shtėpia nė shumė pronarė - hapėsira
zvogėlohet. Kur ndahet trupi nė shumė copa - njeriu vdes!... Kur ndahet e
kur ndahet e kur ndahet - gjithnjė pakohet, zvogėlohet, grimcohet, vdes e
zhduket! Vetėm ti, e madhja, e bukura, hyjnorja, dritėdhėnėsja,
freskuesja, erėmira, shijekėndshmja, vetėm ti, drita e jetės, me emrin
aq tė thjeshtė: DITURI, kur tė ndajnė njerėzit nė shumė pjesė -
shtohesh e rritesh, si lisat e malit prej njė fare!
E sot, kam vendosur: tė tė pjesėtoj, qė tė shumėzohesh!
***
Ka thėnė njė i urtė, moti doherė: njerėzit e paorganizuar
janė sikur zerot! Edhe njė miliardė zero tė rreshtohen njėra pas
tjetrės, e kotė: asnjė vlerė nuk kanė! Janė vetėm vija rrethore, qė nuk
shprehin vlera. Por, kur ndodh qė kolonės sė kėtyre vijave rrethore tu
dalė pėrpara njė numėr, eh, atėherė bėhet nami. Tė gjitha zerot
fitojnė vlerė. Po, qe besa, them unė, fiton vlerė edhe numri vetė pėr
vete. Sepse, po e zėmė, ishte njėsh i vetmuar, e tash para zerove tė paktėn
bėhet dhjetė, njėqind. E mund tė bėhet edhe njė miliard...
Sa e thjeshtė ėshtė jeta: midis hiēit e vlerės - njė hap!
Thjesht, njėmend, fare e thjeshtė ėshtė jeta! Pėr ata qė dinė ta bėjnė
jetėn - jetė.
E jeta - jetė bėhet me njohje. Njėherė njohje, pastaj
tė tjerat, si: zbatim, pėrdorim praktik i njohjes.
Artistėt janė si krojet. Asnjė krua nuk e pi ujin e vet. O
Zot, sa tė mirė janė njerėzit qė krijojnė.
Kroi qė pi ujin e vet shteron, mbetet baltak i ndyrė!
Kroi qė jep ujė tė freskėt, kroi qė freskon zemrat njerėzore, ai krua ėshtė
hyjnor.
A nuk janė krijuesit si krojet, si nėnat? Secilėn dhembje tė
fėmijės nėnat e pėrjetojnė si dhembje tė veten! Secilėn dhembje tė njerėzve
tė gjuhės e tė gjakut tė vet, krijuesit e pėrjetojnė si tė veten... Edhe
gėzimin. Pse tė mos nisemi sė bashku nė rrugėn e gėzimit?
***
E vogėl ėshtė zemra. Profesorėt e anatomisė thonė: afėrsisht
treqind gramė peshon zemra e njeriut. E vogėl ėshtė zemra. Nuk ka vend nė
zemėr edhe pėr dashuri, edhe pėr urrejtje. E vogėl ėshtė zemra. Mund tė
hyjė nė zemėr dashuria e gjithė botės. Ose: urrejtja e gjithė botės. Por, te
dyja nuk kanė vend nė tė njėjtėn zemėr!
E vogėl ėshtė zemra. Dashuria e urrejtja nuk bashkėjetojnė!
Njėra-tjetrės i thonė: dil jashtė.

Tė urtit e lashtė, moti, moti, moti kanė thėnė: njeriu
duhet tė jetė si reja mbi det, qė thith ujin e njelmėt e e lėshon ujin e
ėmbėl! Ēfarė zbulimi?! A nuk tė kam thėnė, miku im i mirė, se unė do tė
jetoj mirė pėr veten time, nė qoftė se jetoj pėr tė tjerėt? Hė, mė thuaj; tė
kam thėnė, apo nuk tė kam thėnė? Edhe kur kemi helm nė shpirt, nga
shpirti tė prodhojmė mjaltė.
***
Jeta nuk ėshtė zbulim,
por krijim.
Jemi mėsuar qė jetėn ta quajmė zbulim, sepse ne mungon
njohja.
Njohja krijon mundėsi tė pakufishme pėr ndėrtimin e jetės.
Njėherė, pra: njohje, pastaj: zgjedhje. Edhe
njėra, edhe tjetra janė nė kompetencė tė njeriut.
Pse thuhet (madje tepėr shpesh thuhet): kemi zbuluar
horizonte tė reja tė jetės?
Thuhet kėshtu pėr njė shkak tė thjeshtė: nuk i kemi njohur
deri tash ato horizonte tė reja tė jetės, prandaj kur ti njohim, na duket
zbuluam diēka tė re, diēka tė madhe.
E nuk kemi bėrė asfarė zbulimi, por, thjesht, kemi arritur
ti njohim.
Sikur nė atė anekdotėn e thjesht, kur po bisedonin njė kohė
tė gjatė dy njerėz. Njėrin e grinte nervoza, sepse nuk i kujtohej emri i
bashkėbiseduesit, derisa e pyeti:
-Qysh e pate emrin, bre mik?
-Ali - u pėrgjigj ai
tjetri.
- Heu , dreqi e marrtė,
po lehtė paska qenė. Emėr me tri germa.
Tri germa, por kur nuk i di, kur nuk i njeh, e humb njė mik.
Kur i njeh, kur i mėson, fiton njė mik.
Njėherė: njohja:
Vazhdon...
Pjesė nga libri i Daut
Demakut, SHENJAT PARA KTHESAVE
Autori ėshtė themelues
dhe udhėheqės i Qendrės sė Mendimit Pozitivnė Prishtinė.
dautdemaku@yahoo.com
mendimipozitiv@yahoo.ccom
|